E premte, 19.04.2024, 08:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Manifest i dytë për forcë

E merkure, 04.12.2013, 08:58 PM


Manifest i dytë për forcë dhe këmbëngulje

Nga Gjon KEKA

Nëse një komb rritet mbi vlerat e tij, mendimin e shëndosh dhe frytdhënës, ai është një komb që ka si pikëmbështetje pronën e aparatit të lashtë të familjes,  shoqërisë,  kulturës shpirtërore e materiale, politikës dhe elitave të gjithkohshme intelektuale e akademike dhe me këtë ai automatikisht tregon për ekzistencën e tij për vizionin dhe rrugën drejtë të ardhmes.

Por nëse një komb apo një pjesë e tij fillon të rritet mbi iluzione, mbi ideologji dhe vlera të huaja apo pushtuesish ajo mbetet pa pronën e saj, pa aparatin e familjes me identitet real dhe një shoëri e politik coroditur që ecën drejt rrënimit.Pra një shoqëri apo pjesë e një kombi që injoron ekzistencën e tij është shoqëri apo pjesë që e dëmton trupin dhe shpirtin e kombit dhe e futë atë në pranga të huaja dhe i jep një nojë ideologjike që e largon në një distancë të madh atë nga themelt e lashta të tij.

Megjithkëtë në këtë shekull timoni që kanë mbajt kombet secili për veten e tyre në duar ka pësuar ndryshime në udhëtimin e tyre,  p.sh kombi ynë ende nuk e ka njohur orën e tij të ndryshimeve nga brenda,  rrahjet e pulsit të kësaj kohe po dëgjojm por kuptimin brenda zemrës së kombit tonë për të filluiar ndryshimet rrënjësore mbesin pa lëvizur së pari drejt ringjalljes apo daljes në dritën e natyrshme të tij e pastaj edhe të rrugës për brezat sidomos atë të rikthimit në familjen e lashtë europiane.

Duke njohur rrugën e gjatë në histori të kombit tonë i cili është i vetmi vend i lashtë i familjes europiane i cili ka pas një rrjedhje të gjakut më të cmuar të sakrificës për ruajtjen e vlerave të tij, identitet dhe shpirtit rrënjësor të kombit të tij. Atëherë duke parë nga kjo frymë është e natyrshme që ne sot duke u mbështetur në monumentet historike shqiptare(Monumenta historica Albaniae), të nxjerrim në dritë vlerat tona të cilat disa janë mohuar,  injoruar dhe disa kanë mbetë pai ofruar dritën e shkencës për ta zbuluar ato që ne të kuptojm themelet e lashtë të historisë sonë.Ne të gjithë që merremi me hulumtimet në fushën e njhojes së historisë së lashtë të kombit tonë do të duhej të jemi të kënaqur në qoftë se ata sado pak kemi ndihmuar që të sjellim në dritë fitoret e kohëve të kombit tonë, dhe nuk kemi lënë që në mesin tonë të ketë bindje krejtësisht të errëta, as nuk kemi dashur që të themi se ja i dimë pak dhe kërkojm të dimë edhe më pak, por jo,  ne kemi dashur dhe kërkojm të dimë edhe më shumë për veten tonë të kaluarën tonë dhe rrënjët e kombit tonë të lashtë arbënor.

Nisur nga kjo mund të nënvizoj se të dimë më tepër për Iliriën, pra për të kaluarën tonë,  për atdheun e Aleksandrit,  Pirroës, Gjergj Kastriotit etj, do të thotë të dim për veten, për të ndërtuar veten mbi këto vlera të përjetshme dhe për t'i dhënë po të njejtën frymë kombëtare e patriotike dhe të dijes e atdhedashurisë brezave, që e ardhmja e kombit tonë të jetë e lartësuar në dritën e zhvillimit dhe të jetës së frytshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Duhet thënë edhe këtë jemi mësuar të lexojm se vendi ynë ishte si një tokë e panjohur për botën (Terra Incognitia) por në fakt kjo nuk është fare e vërtetë, ne ishim tepër të njohur madje fryma jonë kombëtare e lashtësisë dhe e rrënjeve ka prekur katër anët e veshëve të botës,  por fatkeqësisht kemi qenë gjithnjë pre e gojëve të ujqëve grabitqar,  e ideologëve të errësirës që kanë shpërndar iluzionet dhe gënjeshtërat në botë duke pemnguar në këtë mënyrë njohjen e kombit tonë në tërësi dhe lashtësisë së tij.Kjo është bërë sepse ata duke qenë ardhacak,  pushtues barbar, donin të ndërtonin mbi lashtësinë tonë trupin e tyre,  pra trupin e huaj që jo vetëm se nuk është i natyrshme,  por që e deformoj edhe imazhin e këtij gadishulli të lashtë europian.E gjithë kjo bëhej që jo vetëm të mos zbulohej lashtësia e jonë si komb themeltar në familjen europiane,  por në anë tjetër edhe për shkak të pasurisë që Zoti kishte dhënë vendit tonë, si argjend,  ari, bakër, hekur etj, që në fakt e bënin akoma më të pasur këtë tokë dhe me lakmues të shumtë pushtuesish.

Po ashtu duhet nënvizuar se kombi ynë jo vetëm se është i lashtë, por ai dokumentohet fuqishëm se jetoj dhe dha fryte edhe në kohëne Homerit,  jo rastësisht ekzistenca e jonë e lashtë i ka tronditë shumë fqinjë të cilët jo vetëm se nuk e dinë pse janë aty,  por edhe se ata po ta zbulonim ne të gjithë lashtëisën tonë do të mbesnin ke kocka në gojë dhe do iknin prej nga kanë ardhur.është vërtetuar se jemi qe tremijë vjetë në këto troje, ndërsa ekzistenca jonë e lashtë daton edhe më herët se këto tremijë vite, por se gjurmët i kanë quar pothuajse të gjithë historianët deri këtu gjë tregon udhëtimin e gjatë deri të mbërritja te burimi, te rrënjët e lashta të shpirtit të kombit tonë.

Ndërkaq sot në shekullin XXI jemi mësuar tani të dëgjojm për teza të cilat në fakt që moti kanë vdekur, por që disa ideolog dhe megaloman, si dhe mbetje osmane duan t'i riaktualizojn, por një gjë e tillë do të thotë për kohën tonë dhe këto teza të vdekura të tyre,  njësoj sikur ata të flisnin nga një qenë i ngrodhur dhe asgjë më shumë.sepse e vërteta i ka rrëzuar që moti për tokë këto teza të cilat tanim janë të vdekura përgjithmonë.

Ajo që i ka dëmtuar dhe akoma i dëmton kombet themeltare është historia e gabimeve njerëzore,  e marëzive dhe e urrejtjes, kjo për shkak të ncoioneve të gabuar, për shkak të mungesës së zellit dhe dashurisë njerëzore dhe të kombeve njëri me tjetërin dhe pikërisht i ka zbeh lavdinë njerëzimit dhe kombeve.

Njerëzimi nuk ka ardhur ende në vetëdije se kombi ynë jo vetëm se është vërtetë i lashti i këtij kontinenti,  por edhe rrënja që ka dhënë fryte më të mëdha brenda familjes dhe civilizimit europiane,  anipse sot kemi një mosnjohje, një dyshim dhe devijim dhe kjo jo për fajin e të tjerëve por për atë se ende në trojet tona ka mbetje të huaja ideologjike që po i zënë diellin si kombit tonë ashtu edhe kombeve dhe popujve tjerë për të parë dritën e lashtë të kombit tonë brenda familjes së përbashkët europiane.

Por ajo që është tepër e rëndësishme të potencojm është se drita në fakt është e pranishme,  madje edhe në qoftë se ajo na duket si mjaft e re, ajo është drita që ka ndricuar etërit e kombit tonë dhe qiellin arbënor.Prandaj jo rastësisht shpesh kam nënvizuar se tani është koha, sot,  që shqiptaret ta rigjejn per here te dyte europen thelle brenda qenjes se tyre.Nga kjo duhet kuptuar se pikërisht qëllimi i kohës është që të edukojë njerëzit,  kombet dhe shoqërinë moralisht falas, për të njohur veten dhe rrugën e tyre me një ndërgjegje që nuk e vretë të kaluarën dhe as se dëmton të ardhmen e brezave,  por i jep kuptimin e natyrshëm udhës së lashtë të kombit tonë drejtë të ardhmes.

Sidoqoftë tani duhet kuptuar edhe këtë se liria politik nuk eshte momenti i parë nga e cila koha apo historia e ndryshimeve në të gjitha popujt apo tek një e vetme mund të matet në peshën e saj. Por është liria kombëtare momenti i parë, mbështetja e natyrshme e shtyllës kurrizore të kombit,  më saktësisht themeli i zhvillimit të përgjithshëm të jetës dhe historisë së tij.

Me pak fjalë po përfundoj këtë shkrim sikur Gëte do të thoshte për pjesën e parë të kësaj historie kombëtare se :Njerëzit donin të shkruanin diçka tjetër më tepër se sa një libër .Megjithatë .Ajo ishte një manifest i kohës së madhe për liri dhe pavarësi,  po kështu duhet të jetë edhe ky manifest i dytë për forcë dhe këmbëngulje,  dhe i treti i rendit dhe ligjit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora