E merkure, 01.05.2024, 01:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Markokaj: Guri Murg

E enjte, 05.12.2013, 07:47 PM


GURI MURG

…!

Guri Murg = Përmëndore

Për Merturin është lavdi

Kështjellë për "dragoinjt"

Shton fletë në histori....

…!

Nga Gjon Ndue Markokaj

 

Bijtë e shqipes s'i mbajnë "çallmat"

Lisat u përulën,pylli filloi t'rënkojë

Turqit, kërkojnë nizâmë e lypin armët

Zogjtë ulen kokën e s'po këndojnë...,

 

Ato, "t'malit" njoftojnë djelmninë

Toka e Shqipës s'i pranon turqit!

I njoftuen "dragoinjt" n'male

Bijtë e Shqipës i ngjeshën armët

 

"Gjëmoi bjeshka, gjëmoi vrrini"

U ngriten trimat e Merturit:

T'udhëhequr prej Mân Avdisë

Sadik Gjergjit, Prel Tulit e Deli Tahirit

 

Guri Murg, turqvet u çon fjalë:

Këtej s'kaloni, s'shkoni n' Shalë

N'Shkoder s'bini pa u farue krejt

"Dragoinjt" s'u lëshojnë t'gjallë!

 

Me njimijë nëndëqind e dhjetë:

Gurin Murg e mbrojnë "dragoinjt"

Dallkë e madhe n'vrri e n'bjeshkë

Luftojnë trimat e Merturit...

 

Rreth e rrotull, Gurit Murg

Fërshëllejnë krizmat e armevet

Gjëmojnë malet në t'katër anë

Mërtursit s'dorëzohen përsëgjallit

 

Shtreziqja i përcillte:

Piskamë e murmurimtë

Gjer n' Gurin e Fushes Madhe

Turqit u bënë: "pikë e pësë"

Bjeshkës Kaponit e Karronit

 

"Ora e Mërturit", i vigjëlonte:

S'i dorëzon Merturi armët!

Jânë trima e vala s'i përvëlon

Ata lufta kurrë s'i mposht!

 

Guri Murg - kala barutit

Qënder mbrojtje fortesë gurit

Luftojnë trimat e Merturit

Shkëmbi është djepi që i rriti.

 

Hera e parë për Dergutin

Që gjindej në gjëndje t'tillë

Mërturi e shtangu n'vënd

Këtej s'kaloni asnji i gjallë!

 

Erdhen n'ndihem Shosh e Shalë

Me prijës: Mehmet Shpëndin

Qun Nikën e Marash Delinë

Ushtrisë Pashës ja prenë hovin

E këthyen mbrapa "me bisht ndershalë"

 

Guri murg "zëmra" e Merturit

Për shqiptarët u bë fortesë

Prej armiqvet ai s'kapercehet

As rrufeja s'e shkërmoqë!...

 

Guri Murg = Përmëndore

Për Merturin është lavdi

Kështjellë për "dragoinjt"

Shton fletë në histori....

./.

-Nga libri “Shkëmbi është djepi që më rriti”-

(Per ZemraShqiptare, nga Washington state, USA, 5 dhjetor 2013)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora