E merkure, 01.05.2024, 09:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjovalin Muzhani: Ndjeva ngrohtësinë e familjes - Nata e Shën Kollit

E enjte, 05.12.2013, 07:00 PM


Ndjeva ngrohtësinë e familjes: Nata e Shën Kollit

Nga Gjovalin Muzhani

Ishin ditet e para te mujit dhetor me nji te ftohet te theket. Nji mobilizim i madh total me detyra te shumta, qe na kishte lane Partia e Drejtoria e shkolles per ti krye ne shkolle e fshat. Ishim fute ne shkollen e re te Reçit Poshtem te Malsise se Madhe  pa u perfundue. Qellimi qe ne interresin tone, qe te mos njitena ma per rrugen malore 45’si shkalle te Qafgrades, e quejtem rruge mundimesh tue bajte ne shpine teshat e ushqimet. Duhej bajte baza materjale per ne shkollen e re.

Baj si hamajt banka, drrasa te zeza, etazhe rafte se bashkut me nxanes i uleshim poshte gjith frige ne ato rruge shtigje te keqija teposhte te thikta mos te rrezohena e sakatohena. Preukopimi i jone qe i madh e me pergjegjesi shtetnore, mos te damtohen mjetet e sidomos me ruejt nxanesit se do te na gjete belaja…Un si mesues biologjije kishe ma shum baze materjale e rraqe te shumta. Te gjitha keto do te sistemohen ne vendin e vet, se shkolle e re donte paraqitje. Klasat do te ketheheshin ne gjendje normale per mesim, me vishtiresine se dikush lyej e diku sovato e shije e pastro çdo dite…

Pa lene barren e rande temen ma detyruene me ba dekorin e shkolles re. Do tu zbukuroshin klasat e korridoret e gjata 40m ne dy katet. Me dhane pak beze e me forcat tona siq u thonte. Ne ket vale punet kishe nji jave qe nuk shkojshe ne dreke me hanger buk te shtepia e mesuesvet se rruga mbante 30’, tue me ike nji ore nga dita e shkurte e dhjetorit. Mendova se po kryej pune heret, por puna s’ka orare. Nji punetore qe hangri dreken me fali dy veshe rrush te vogla qylek (i kishte ruejte ne hi te fresket), kje dreka e jeme. Kure ke shum pune ora fluturon shpejt, tue harrue lodhjen. Perfundova oren 8,30 te mbramjes, fika kandilin e mbylla shkollen. Ishte nji  nate e ftofte dhetorit, koha e mire, qielli ne kalteresine e tije, vezullojshin yjt mbi velin blu qiellore. Hana e plote ndriçonte me rrezet e saja naziqe, mbi bukurite natyrore te peisazhit te Reçit, naten ne vegimet  e zbeta te ndriçimit Hanore. Tue pa landeshafin (ambienti) Malin e Sukes se Gjate, si ne erresim bjeshke, barriera malore e Malit Beteratit. Shtriheshin fusha, livade, e zaje e prrojna me hapjen panorames se zallishts Fushes Postopojes. Hije rande dukeshin geshtejat e Moslit, te Ulnikajvet e pylli i dushnajes ne rrugen per nga Maçovila. Un tue ece ne melankonine e kesaj nate te qete, mendojshe si e ka begatue Zoti ket vend te bukur me te mira plot. I dermuem nga lodhja me zi tue ece kambet si zharg merrijta te shtepija e mesuesevet. Porsa merrijta, mesuesi Isa Kadija me lajmeroi: llogaritari i kooperatives Kol Gjergji me la porosine se kure do qe te vijne mesues Gjovalini, sado vone, te vije tek shtepia e jeme pa tjeter me me takue, se kam nji pune me shum randesi!?...

Pritova boll per me shkue, ishe mjaft i lodhun. E kishe me detyre ne rrespekt me shkue. Qe hera e pare qe me kerkonte per pune, nuk mund te ja prijshe. Kol Gjergji qe nji njeri i rrelle, nji xhenan burre fisit qe nuk e kishte shokun. I urte, i meçem, i matun, fjale paket, besnik e keshilltare. Ishte me tu gjete prane, ndiente kenaqesi me ta krye nderen pa kreni, i gjindeshem per mue, si thote malesia mos me u vra per gjak. Po ecshe ne vetmine e nates se kthjellet, nen driten e voket te hanes, qe ndriste si veres. Cigma e ftofet e nates dhetorit me pershkonte me drithme trupit…Ndoshta se ishe pa hanger. Ne vetmine e nates pa mu nda madhi per familjen…Ne ecjen vetmitare, me kapi nji merzi e deshprim jetet…A jetohet ma deri kure keshtu rreth 20 vjet rrugash nder fshate, pa asnji kusht jetese, shpesh edhe pa hanger? Me minimumin e kushteve jetike…Bjerret jeta e hupet rinia ne terrnaje!...Larg shtepise gjith jeten pa shprese!...Me u nda per se gjallt me familjen e Un me nji nane kuk vetem te shtepija, qe dishrohet per mue, tha madhit...Mu drillte buza e goja kure e permendeshe emnin e saje…Dy vjet ma para vdeke edhe baba…Ne kulm te dishprimit thojshe me za disfatist: o Zot pse me linde qytetare? Te kishe le ma mire fshatare n’injorance…

Hana qe ndriçonte rrugen e livadet, shof se pa pritmas me turr e vrap, po me sulet nji qen i rrepte fshatit me vrap si rrufeja drejte meje. Qellova prane gardhit e shof vehten rrethue prej 4 qejvet si te terbuem…Keputa nji ferre nga gardhi dhe po luftojshe me keto si bisha ne dalje zot te vehtes. Mjaft u frigesova se po me shkyejn…Ka ndigjue Kol Gjergji lehjen e qejvet te fshatit, dhe me doli perpara me mi largue, qe me prini rruges deri te shtepia. Sa shum u gezuene kure me pane robet e shtepise, qe na dolen perpara me nji fenere ne dore. U pershendetem dhe me shtine ne dhomen e madhe te guzhines. Ne ballin e guzhines ishte ndertue me mjeshteri oxhaku i madh me forum i ndezun ne perflakje mbushe me dru e prush, qe me ngrohi e me rrin-ngjalli shpirtin…

Nuk mund te pershkruej pritjen e perzemert ne buzeqeshje te gezueshme qe me priten robet e shtepise, si me qene djali tyne lirue nga ushteria. Me uruene mirese te ka prue Zoti, Un me shprehjen mirese ju gjeta. Nana e Koles nji grue fisnike me bani vendin me u ule prane votres, mbi shilte rrethue ne jesteke. E tha Zoti me pushue trupi i jem i rraskapitun mbas 12 ore pune te lodheshme me  barkun thate…Me thane mbaji kambet kambe-turqisht, qe nuk dijshe u mesova e shpejt vertete me kaloi lodhja. Shtepia e madhe me rob boll mu kenaqe. Qe gezimi shtohej se kishin ardhe dy bijat te martueme ne Bajze e Vukpalaj me femije me bujte tek daja Kole.

Qene grumbullue nji tube femije me te shtepise. Te gjith rrijshin urte ne shilte tue u nxe per lezet per-rreth oxhakut te madh, qe rreflektonte drite e nxehtesi. Edukata patriarkale ne ket shtepi bekue Zoti, rrijshin urte femijte ma mire se ne klase gjate mesimit. Kola me tha dreshta se nuk po vjen sondete per darke e sa shum u gezueme qe erdhe. Sa hyna ne ket konak tue pa kallabllekun, shpejt ju kujtova se harrue nga punet e shumta, çenka  nata e Shen Kollit. Ketije shejti te madh te mbrekullivet, te cilin e feston Bota  kristjane, deri maxhypet e Shkodres ja ndezin qirin ne rrespekt. Kola tha se prandej te lajmerova se kam pune me shum randesi, mos me te ba dam. Besa ishalla nuk kujtohen se kush i duron kritikat me pasojat e luftes knder fese!?...

Baba i Koles nji burre kreshnik i rralle kanunore i pa kund shoq. Ishte ulun perballe oxhakut qe e kishte ndeze ne perflakje me dru lisit te thate e cunga, ruejte posaqerisht per ket nate te lumnushme…Drute tue u djege ne kambe vue mbi kale te forumit. Nxirte prush nga votra e madhe e shtronte me mashe te gjate prushin e ndezun…Sipri kishte vue ferrlikun ne kamalec tue e pjeke, per kadale me kujdesin ma te madhin, qe e kishte vertete zanate. Zgjue heret qe para ores 7 te nadjes,  ishte nji tradite e fshatit e quhej ferrliku i Shen Kollit. Ishte hera e pare qe e shifsha! Pastrue delmen fute hunin nga fundi deri te koka. Ky hy si bosht mbeshtetej mbi kamalec drunit. Ferliku u sillte me nji si doreze si mullini i kafjes ne kaverdisje. Me rrotullimet e ngadaleshme te vemdndeshme e te vazhdueshme ferliku piqej me kujdes, tue u pjeke mishi e skuqe ma mire se ne furre. Kajhere e sperkaste me pupel tue ja lye siperfaqen e mishit ne pjekje  me tlyen, qe kaverdisej ne skuqje ne undyren e vet, qe profumante ne shijen e mishit te skuqun, ne pjekje me arome me ta que gojen lang…Baba i Koles tue rrotullue ferrlikun pa nderpremje i tha : po ti more Kole pse nuk me ke diftue se vjen zotni mesues Gjovalini? Se do te kishe shti ne barkun e ferrlikut nji pule me nji grusht tlyen mbrenda, me ja vue me hanger. Kjo duket se ishte ndonji specialitet tejet i veçanet!

Pas ores 9 Kola mbylli 2 dritaret e guzhines me perde te trasha, te mos depertonte drita e kandilit perjashta. Fuksat e nanes parti, vigjilonin se cila familje feston Shen Kollin per me e rraportue!? Masat ndeshkimora do t’ishin: pushim nga puna ose interrnim, se qe ndalue rreptesisht feja…

Ora 10 te darkes ferliku qe gati. U shtrue sofra. I zoti i shtepise nga rafti nxori nji qiri te punuem vete me dylle bletesh se nuk kishte qira, ndalue shteti ateist. E ndezi tue vue ne mes te sofres.

Premtoi urate, vertete u permadhova !dy lot me rrollen, me kujtoi madhin e familjes seme…Stajanica nxori buken misrit nga qethi, vale tue qite avull n’aromen e vet. Thej buken ne copa tue na i vue para. I zoti i shtepise ne pjata te veçanta bilurit na ndante copa mishit te ferlikut te pjekun me kujdes. Ma vuene koken e ferrlikut para, Un se mora si n’zakon qe i takon Shkodres.

U justifikova se nuk e kam hanger kurr. Me zgjolli nji tulice te mire nga kofsha e skuqun e rreshkun. E tham me turp, mu pershkonte nder mend te mija, si hera e pare qe e shifshe, mu dukte mish e gjak i pjekun si njerz te pyellit. Mungese mishi thohesh n’diktature: n’dyqani ka kasap e jo mish. E prevova s’po dijshe me shijue! Qe marrija e jeme i pa mesuem si qytetare. I zoti i shtepise Gjergj Kol Nikaj u kujtue, u ngrit ne kambe mori nji pjete te lame bilurit (prcelanit ). Me nji si piru te gjate hoqi lekura te skuquna nga ferliku me mish, i vuni ne pjate porcelanit perpara me i hanger. Kure i kam provue, qene nji gja kaq e mire shum te shijshme, qe nuk i kishe hanger kurr ne jeten teme. Ishte nji specialitet i rralle, shum te shijshme, ma te mira se pulat e skuquna ne tlyen, vertete u kenaqa, s’kishe hanger ne jete teme mish ma te kenaqeshem!... Lodhe e pa hanger i shijova me shum shije, tue e perla krejte pjaten. Deshti me me shtue i thashe se jam ngi nuk mundem ma. Ferliku i qingjit, kjo gjelle mjaft e shijshme qe e pa harrueshme per mue ne krejte jeten time...

Baba i Koles nji burre shum i mire si thohet:” 400 derhemsh”, sojnik i fisit te permendun te Kol- nikajvet, fisi ja dha emnin lagjes Ulnikaj te Reçit poshtem. Ky njeri kaq i mire mos me ju gjete shoku. Zoti e kishte vue ne prove perpara se ta merrte ne Parrize, vuente shum e shum tash sa vjet  me semundjen me dhimbje te tmereshme “nervi facialis.” Se si duronte ky shpirte njeriut, me ket torture shnjerzore!?…Ket nate ishte ne krize, tane kohen e ferkonte faqen ne dhimbjen e tmershme, qe tha se tesh nji jave nuk me jane nda dhimbjet, mu çmende…Njashtu me durim teper te madh 15 ore tue pjeke ferlikun. Mbi jetonte ne saje te vullnetit shum te nalte ndrite Zoti, tue pjeke ferlikun qe e kishte vertete zanate. Per çudi njaty kah ora10 e darkes i pushuene dhimbjet me qetesime.

Thote me zemer-bardhesi: shyqyr qe erdhe more Zotni mesues per ket nate Shen Kolli e paske pase kamben e mbare, mi pushove e qetesove dhimbjet! Ju pergjegja: asht Nata e Madhe e Shejtit Shen Kolle qe ti paqesoi dhimbjet, me hanger e me fjete i qete…Rakija e mire shtrue ne sofer, me meze djathe, veze e mish te pjekun. Te gjith po hajshim me knaqesi e shije. Rakija e mire, pjeke me kujdes na shijonte. Ne sofer u ulem mashkujt, grate bijat e shtepise, e vllai i vogel i Koles, Luigj Nikaj, ma vone do te bahet shef arsimit te Koplokut. Djale i rralle, shum i mire, me burrni, stonante ne ket detyre. Shpejt u zevendesue me te rrepte. Baba i Koles me bujarine e zemres tha gezueshem: patme qefe qe erdhe, ha pa marre, si me i pase prue vete ushqimet, na zbardhe faqen qe erdhe mik.

-Me shikjoi nder sy e tha se due me te diftue nji si prralle qe ka ndolle vertete. Ne nji fshat, banoret ishin ne dy besime, qe e kalojshin ne harmoni vllaznore. Ne nji livad djerr, vjen nji familje e rame perpa ju dijte rodi (fisi). Vllaznimi i fshatit ja ngriten shtepine krejte fale. Ndihmen ma te madhe ja bani kujshija familja e nderueme e Nik Dedes. Shtepi e pritun e daji. Familja e rame e Zeke Muratit duket kishte kene pa taban, repacakesh, me grindje e ngaterresa, ngatrroi krejt fshatin tue e ba lamsh...Ne fshatin perbri, tue pre lande pa leje Zeka, zihet e shahet, qe pushka e trimit e qiti dekun…Thane: çka ka lype e ka gjete. La shtepine shkrete, gruen e semure me ligecine dhe nji djale te vogel. Grueja e Zekes nga semundeja, fukaralleku, dhe idhnimi ne krye te vjetes vdes. Ju dhimbet te gjithvet se qe grue e mire e shkretnoi konakun, tue lane djalin jetim…Kujshija Nik Deda si burrat e motit ne ndere e burrni e mori djalin e vogel mbete jetim per me jetue me robet e vet. Bani edhe dreken dhe ceremonine e vorrimit te grues se Zekes si per nji rob shtepije te vetin.

Nik Deda kishte tri vajza krue ne krue ne rritje, te mira e te bukura, me ba be ne ndere te tyne. Kishte dhe nji djale moshatare me djalin e Zekes. Pretashi e deshti djalin e Zekes si vllaun e vet,  dhe u bane probatina.U rrit ne gjirin e familjes si biri i tyne, tue e mbajte me veshje te mire, me he e pije, nuk e lodhshin per pune, u mbante si mik, se qe jetim. Maza e tamlit u ruente per te, tue e mbajte: si edhin ne drrase.Te dy si shoke vllazen u rriten shpejt si plepi. Djali i Zeke Muratit u ba i mire e i bukur. Por: çka lene prej micet gjuejne mije thote populli. Ky filloi lojnat e harushalleqet, gadi me çue dam edhe Pretashin, por qillue i ndalun i meçem. Pretashi i dhane mbas punes u semue me T.B.C. Semundja perparoi e mbeti rande ne shtrat ne agonie e vdekjes po lengonte tesh sa kohe. Nji here nuk shkoi me e pa e ngushllue si vllane. I tregojne Pretashit se probatini ka fillue me shnjerzue e me luejt me motren e madhe,  ky nuk e besonte se jana probativa!…I pa besi ja tundoi e turpnoj edhe dy motrat me te vogla!?….Ne agonie e vdekjes shkoi me e pa nji dite!?...

U mrekulluen te gjith, ne vend qe ta ngushllonte e kafshoi ne faqe tue e gjakose, i tha: çka nuk mujta me ta ba se gjallit! Ne vend qe ti lypte te falun dhe hallallin e mbrame! Te nesermen Pretashi vdiç siq u tha nga idhnimi, ne lule e rinise 25 vjeçare. Ju dhimbet te gjithvet, u qa me lot zemret, perveç probatinit (djalit te Zekes)! Nik Deda tue pa se ky soj syz , po ja len marren ne dere. Mendoi me burrni mos me e vra, se tash e vrasin gjinahet dhe e nxori nga shtepije me teshat e veta. Djali i Zekes u zue tue vjelle e burgosen. Te pa besit dhe burrit te lig mos i beso se nuk ka i gram burrni e ndere. Ju kujtova ku e kishte fjalen me ju ruejt te keqit e lajkatarit, me keshillonte si i ri qe ishe, per te miren teme. E falnderova ne rrespekt per shembulltyren edukimin moralizuese... Oxhakut i shtruene dru lisit te thate e cunga rruejt per ket nate te lume. Nga nxehtesia e prushit qe perflakte ngrohtesi, me te kenaqe shpirtin…Oxhaku asht dhuntija ma e madhe e shtepise fshatare. Te nxene ne mira-kande, ti shkrine eshtnat, kure i sjedhin shpinen mjekojne reomatizmin…Praktik me gatue stajanicat. Tullat qe nxehen e rreflektojne nxehtesine disa kohe, ne mbramje kure dojne me fjete mbulojne prushin me hi, ne mjes vejne gjeth dushqesh te thata, i fryjne me tub e ndezet zjermi.

Kjo shtepi tipit kulle dy kateshe tipike e malesise mbi 100 vjeçare. Shkalla e hymjes ne shtepi me gure te skalitun, hymja direkt ne guzhine, dyshemja shtrue me drrasa geshtejet qe nga te lamit e pastertija dukeshin si me i pase dhane boje bezhe. Ane e kand mbretnonte pastertia. Ne njenin kand te oxhakut nji sergji (palica) ne mure ku lejshin kuti duhanit e paketa cingaresh per miq, takamet  me ba kafen alaturka: xheze, dollap e mullini kafes. Ne majte t’oxhakut te palica vue fenere, kandila e bishtuke per ndriçim. Ket nate feste guzhina ndriçonte nga dy kandila, njeni N°11 e tjetri N°8 me pasqyre vare ne mure drite boll qe shtohej prej Oxhakut se drute vue ne kambe mbi kale te oxhakut, kape flake e ndriteshin si flakada. Tymi, bloza e vjetersia e kishin nxi tavanin e guzhines kurum te zi, si mi pa lye me zyft. Muret ly me gelqere te bardhe spikateshin nga kontrasti ne bardhesi. Nji stjoll i madh punue me çimeto perballe dritarja nga kopshti. Kusija, fultere, kupajna, legena e buljera prane stjollit e vlagu me mbushe uje e safa afer. Ne afersi nji çarranik ne ruejtje te ushqimeve. Nji sergji ne mure pjata biluri, alumini, e kupaja drunit, luge, piruj e thika. Tepsijat madhesishe te ndryeshme e sita me rralle vare ne mure. Majtas maxhja me gatue buk e qethi me rreth prane oxhakut me pjeke buken. Ne vargue te oxhakut kusija tue vlue e zie mishin ne pupa.

Ne kenaqesine e ambjentit familiare ve mendjen nder femijte qe rrijshin urte, kambe turqisht mbi shilte tue u kenaqe ne nxehtesine e rreflektimit te oxhakut ne mira-kande. Ishte Diella, vajza e vogel e Llesh Rushes, Profesorit te letersise te shkolles mesme Bajzes. Diella bukuroshe ne moshen ma te kandeshme femijnore nji vocrrake bionde, bardhoshe, floket krrela krrela derdhe per-rreth ballit, tue u zgjate rreth qafes si kunore buklesh ngjyre kanarine. Me ato faqe te kuqe si qerrshija, syte e bukur ne kaltersine e qiellit, vezullojshin si naten qe ndrite xixilloja. Ishte ne moshen ma te kenaqeshme tre vjeçare. E kishin veshe bukur, me shkue per feste te Shen Kollit te baba gjyshi. Veshe kustumin e bukur karakteristike te malesise se madhe, me xhyblete tane kolla kolla, çorapet e bukur qendise me lajle e lule, mbathe opanget e reja lekure te kuqe. Gjoksin zbukurue xhueli e xhingla e pare verdhoshe lidh me zingjir t’arte. Nji shami me ornamente lule lidhe hijshem per mbi krye, mbeteshin zbulue ne hijeshim te ballit si bukleha krrelat e arta. Dukte ne hijeshi si nji nuse e vogel e bukur“bor bardhe”si kukull e mrekullueshme, thue se e ka krijue modelisti ma i miri…Me qilluene pak karramele ne xhep, femijve tjere ja holla nga larg, dhe Dielles i thashe se hajde e merre. Ky femije-kukull, e bukur, e qeshun, e dashtun ne bardhesine e zemres femijnore, vjen gezueshem nga Un. E ula ne prehen, ndjeva aromen femijnore, qe me kenaqesi po hante karramelen. Me rroku tue me perqafue dhe un ja putha faqen, tue shijue flladin e aromes te femijes. Ne ket andje te bardhesise se zemres me thote: zojush mesues a din me tregue prralla? Se edukatore Mrici na ka tregue prrallen e “Tre kecavet”.Un moj shpirte i kam harrue prrallat, se mesoi nxanes te rritun. Jam kene mesuesi i nanes tande Vitores. Ka mesue mire, edhe ti me mesue mire? A din ndonji kange me kendue? Po kamgen e Shen Kollit a din me e kemndue? Femije ma te rritun thane nji-zani qe e dijme, e cila u kendue si kori se bashkut ne ket familje te bekueme:

Sa hiqmet e mrekulli

qi ka ba Shejti Shenkolle

difton qiella me lumni

gjith dyrnjaja se prane tuj foje…

Dy lot madhi me rrollen faqeve, u preka thellesisht ne ndjesite melankolike te madhit familiare…I tregova se ky Shejt i mrekullivet, qe ja fali emnin fshatit Shen Kolle te Bregut te Mates ne Lezhes. E begatoi ket fshat me pasuni e te mira plot. Nji vend prodhues, tue ba fshataret jetese te mire n’mirakande. Nji mesues i klases se dyte te fillores nuk i vinte kanga, se e kishte zanin e marrun nga duhani qe nuk pushonte kurr tue e pi. Si ta kalonte oren e mesimit ma shpejt, ju thonte nxanesavet : kush din me kemdue nji kamge? Nji nxanese me drojtje qon doren, del para klases per me kendue! Kendoi kamgen e Shen Kollit! Nxanesit e ndigjuene me kenaqesi…Mesuesi qe kishte ba dokumentat per me hy ne Parti, e zuni me presh ne dore, sepse qe edhe familje e prekun. E rraporton ne mbrehje te vigjilences rrevolucionare te luftimit te fese. Urgjent kje thirre prindi me femije te Sekretari i Partise, ne pranine e mesuesit rraportues! Ne urdhun Segretari i Partise i thote: pse me e kendue kangen e Shen Kollit ne klase? Na kena ndalue fene e mbylle kisha e xhamija? Prindi po e dijme qe Partija ka ndalue fene. Te gjith Shen Kollesit e dijme me e kendue kangen e Shen Kollit. Mesuesi vete i ka thane del e kendoje ! Gjithmone kem porosite vajzen me e ndigjue mesuesin. Faji del i mesuesit, qe e vuni para klases me kendue e ti mesojne edhe kange tjera…

Nana e Koles tha kan ardhe kohna te keqija, fuguren e Shen Kollit e kam mbeshefe ne arke!

At nate nuk mujta me hanger ma, qeshe ngi me pjaten e pare, qe shijen e saje nuk do te harroi. Mbasi nderruene disa sahana, ishe ngi nuk i preka. Ne fund  na sollen nji legen te madh aluminit zane kosin mbrenda, ngri nji copet. Maza sipri ngri e trashe si e seltjazhit. Na serviren (shprazen) nder pjata 4 garuzhda plot, kur bite mbi pjate kosi ngri si mase kompakte si xhelatinoze, bardh si bora, ne pjate bilurit rrinte si shkrepa boret me u pre me thike. E perlava me shum shije, qe i ambel ngri si me pase dale prej frigoroferit. Tane jeten teme nuk hangra kesi kosit, se ne Shkoder qe blehet tambli i skermuem dhe bekohet me uje kanalit asht spirilang, kur vlon s’ven as maze.

Erdhi mes nata, shtruene me fjete ne dushek te veçanet.Teshat kjene te pastra si ne familje teme. Rashe me fjete me kasavetin mos te me hajne pleshtat, morrat apor çimrrat? Me te vertete nuk kishin sepse mbashin nji pasteri shembullore per tu lavdrue, meritonin flamurin e pastertise…

Te nesermen porsa merrijta ne shkolle 8 vjeçare ora 8 te mjesit, ne prezencen e mesuesavet Drejtori i shkolles me pyeti: pse te kishte thirre mbrame Kol Gjergji? Ju pergjegja: se kishte dashte me e ndihmue me punue do evidenca per Ministrine e Bujqesise, se do ti dorezonte sot. Fola keshtu, se qe ndalue feja, dhe mue si arsimtare me biografine e forte qe kishe (na quejshin te prekun) me gjente belaja...Kjo nate e madhe e Shen Kollit ma mbajti sekretin pa asnji pasoje ne miresi…

- NJE  ‘DIV’ I  FSHATIT  Reç ne Malsine e Madhe

Nder lartesite e Sukes se Gjate, si nji kunore malore ndane Lohen me Reçin si barrjere. Nji mal i zveshun me konstruksion kalkare ne gri te thimte. Ne mes te shkembejvet gerveshet e rritet sherbela aromatike, me ato lulet naziqe blu ne vjollce ne hijeshine ambjentale. Sherbela nji bime me vlara te medhaja ne mjekesine popullore, bleta merr mjalten e sherbeles dobi pruese te shujtes njerezore. Mbi keto shkembej gelqerore si ne te thimte, ne shpatin V-L.shtrihen pak shtepi banimit fisi i Delajvet si fillestare te hymjes ne Reç Qafgrade, jane 2-3 shtepi te veçueme. Banoret e kesaj faqe mali ngriten shtepijat e banimit me guret e nxjerruna nga Suka e Gjate. Me shum mund e djeres krijuene kopshtije te vogla tue terracue rranze-malin e mbushe me dhe te bajtun. Ne brigjet mbollen fajleta, per te mbeshtete pjergullat e rrushit rragazi e qylek, tue mbjelle edhe ndonji fik prodhues dhe mandin e bardhe n’oborr.

Ketu leu dhe u rrit edhe fshatari Nikoll Delaj. Kalitun qe ne femijni me pune e munde. Kishte gruen e semure me nji tube femije pllakose vorfenija ne skamje te thelle...Te ulunit e pare trgon legjenda te cilet ndertuene shtepija kesolla, rrethue me gardhe ndertue ne ket qafe. Me kalimin e kohes vendi u quejt ne asimilim: Qaf-grade si ne kuptimin shtepijat ne qafe me gardhe. Nikoll Delajn e kishte fale Zoti nji burre qe kishte linde per pune e munde, orvajtjet e tija  me stermundim ndertoi shtepine e banimit me gure te nxjerrun vete, per jetese. Nikolla qe njeri mjaft i mire me zemer bujare, edhe pse i vorfen nga dy dhomat qe kishte njenen ja liroi mesuesevet te shkolles per banim, pa shperblim.

Ne jeten e vishtire te ushterise qe shfrytezue shum Nikolla, per pune nder tunele si skllavi, per 4-5 rracione buk...Ne kohen e lire te ushterise bajshin mundje ushtaret, te cilin nuk kishte djale nanet me e rrezue me shpatulla per toke, qindronte si nji Herkul i pa mposhtun, e kishte per kreni malsore mos me ju dorzue kundershtarit. Fale Zoti nji force te jashte-zakonshme kje njeri i veçanet tejet i rralle. Kure u lirue nga ushterija punoi ne kooperative bujqesore Reç. Puna e detyrueshme kooperativiste s’falte kerkend pa e shfrytezue deri ne palc.Vete kuptohet ne menyre te veçanet ne maksimum dhe Nikollen. Per 2500 fryme qe kishte kooperativa e Reçit u donte me zveshe kollomoqin per buken e banorevet te fshatit. Per çdo dite ne rrahjen me dru, qe punojshin 5 vete tue zveshe kollomoq per furre te bukes. Nikolla si nevojtare u vue ne ket pune, tue ba vetem punen e  5 vetevet tue ju dhane 5 norma ne dite, punonte si skllavi. Nuk mjaftonte kjo, dhe u shfrytezonte aty ku ishte puna me e randa. Paraqitet rasti me zhgule nji geshteje te madhe 300 vjeçare per te ndertue nji rruge kalimi. Lidhet geshteja me kavo çelikut e terheq nji traktor stalinjec (ish tankesat e Stalinit) e nuk mund ta zhgulte. U vue edhe i duti stalinjec terhiqshin se bashkut e s’mund e zhgulen geshtejen, tue ja lane marren geshteja dy Stalinjecave... Nikolla tue pa ket pune qe nuk ecte ju tha: ma leni se e nxjerri un! U svesh si gladiator tue punue si skllavi, mbasi punoi ket pune te stermundimeshme la ne djeres, si nji Div e nxori geshtejen nga toka mbas 6 ore pune teper te mundeshme…Mandej e bani dru per furre, u mbrekulluen nga kjo pune voluminoze!...Kure ngarkonte bidonat e medhaj aluminit me uje per baxhen e djathit te Moslit, kapte bidonin me nji dore, ose dy per nji here per sejcilen dore, u mbrekullonte kush e shifte ket njeri perbind!?...

Nji kamjon Skode e ngarkonte me thase geshtejash tue bajte nga dy thase nji heresh me te dyja dyrte, thue se jane strajca, qe peshojshin 70-80 kg. sejcili. Nikolla banonte sipri shkolles 100 m.largesi siper ne mal. Me thote nji dite: ti Zotni mesues njifesh me oficerat e zborit e te dojne shum. Mi ban rixha e me ja lyp do llokume (mima), se due me ba nji guve te madhe, si govade ne mal mbi shkanb nji copet mbi shtepi, per me grumbullue uje, me vadite kopshtin e ma tub rrubinet uje per shtepi...Nikolle bash nji ket pune nuk mund te baj se asht me rrezik shum dhe lene ket pune. Nikolla gjate pushimevet te veres, qe s’kishte femije ne shkolle, mos te rrezikoheshin nxanesit, kishte punue dy muje. Mojin gusht ndigjojshin do mine qe zbrazeshin ne malin mbi shkolle.

Fillimi i shtatorit ora dy e drekes, s’kishte asnji femije ne shkolle, ishe vetem, ndigjova nji shperthim te forte. Vjen me vrap pa fryme e me therret nipi i tije Nik Delaj. Mesues i ka shperthue mina ne dore Nikolles e asht plagose mjaft rande, ka mbete per dhe sa gjalle!?...U trishtova mjaft! Marr shpejt fasho, jodio, alkol e ngas te vendi. Pava hatane, shum u trishtova, mbete rate per toke shtri sa gjane e gjate, syte e mbyllun nga gjaku qe rrillte, dukej si i pa jete la ne gjak, gjithkahe neper gjoks e ftyre...Ai trup si gladiatorit i zveshun e  mbulue gjaku!... Gjithkahe ne ftyre i rrillte gjaku, dhe gjoksit, u dukte si i vdekun mbulue gjaku syte, nuk levizte e reagonte. Me ndihme te madhit Zot e korrajo fillova mjekimin i trishtuem e tmeruem sa nuk mendohet...Ndalo rrjedhen e gjakut lidh me fasho e pambuk. Mbaroi jodia e fashat e alkooli. Shkyva nji kemishe te vjeter, mjekova me raki e duhan te grime, ne dhjetra plage rrjellese te gjakut, s’pushonte gjaku si tue vlue!...Shum u trishtova e tmerova si nji i plagosun rande lufte…Dora e tije madhoshe, çdo gisht e kishte me plasje gjakut. Besonje me te vertete nji gisht i tije ishte sa me bashkue tre te mijet. Ishe ba si i marre, çka te mjekojshe me perpara, hera e pare per mue!...Lajmerueme me telefon ambulancen. Ndreqen nji shkalc te forte forme tabutit, 6 burra te forte me zi e ulen ne Reç te Poshtem. Tue shkue n’spital me thote: Zotni mesues s’ta harroi kurr ket sherbim, mi radit 4 mina e ta mbaroi ket pune?...

Kaq volum punet kishte ba ky shpirte njeriut, thue se ka punue nji rrepart komplet ushtarak. Edhe inxhinieri ma i miri nuk kishte dijte me e projektue ma bukur, se per mjeshteri lenja atije! Nikoll Delaj ne vend qe te ishte nji „hero i punes socialiste“ky proletare i fshatit socialist, ju shfrytezue mumdi e jeta deri ne palc per kooperativen tue punue si skllavi vorfanjaku i mjere. Vdiç ne vorfni te madhe te skamllekut, me ta kepute shpitin...tue lane nji prush femije e gruen semure...

Mbet nji hero i punes pa lapidare…Te ja thona uraten : Pushofte ne paqe ne lumnine e Parrizit…



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora