| E enjte, 05.12.2013, 08:05 PM |
Aromë artistesh
Nga Bardhyl Selimi
Të martën,
me 3 dhjetor, u ndodha në një promovim libri kushtuar artistes Drita Pelinku. Veprimtaria
organizohej nga fondacioni "Nermin Vlora-Falaski", kryesuar nga zonja
Zenepe Luka. Pronari i bar-restorant "Piazza" që kishte vënë në dispozicion
lokalin, i përshëndeti të pranishmit dhe dëshmoi respektin dhe vlerësimin që ai
Aktorja Roza Anagnosti recitoi poezi të pëlqyera nga Drita, ndërsa sopranoja Shqipe Zani këndoi një arie të cilën e kishte përzgjedhur posaçërisht për miken e shtrënjtë.
Rajmonda Bulku, Margarita Xhepa, etj shpalosën anë të ndryshme të personalitetit të artistes.
Një diskutante tregoi përkushtimin e Dritës ndaj brezit të tretë të grave të cilave u sugjeronte të ishin vazhdimisht aktive.
Një mysafire nga Ulqini tha se se ka qenë e lumturuar sa herë ndiqte edhe fshehurazi shfaqjet e aktores së madhe kombëtare.
E bija, theksoi se, ndërmjet dy dashurive të mëdha të nënës, asaj për artin e skenën dhe asaj për familjen, shtriheshin shumë dashuri të tjera, ato për miqtë, për librin, muzikën, për lulet etj.
Gjatë karierës së saj relativisht të gjatë, zonja Drita i ka dhuruar spektatorit shqiptar personazhe të shumënumurta të dramave kombëtare dhe botërore, por edhe ka dhënë vlerësime kritike për kolegët e saj përmes shkrimeve në revistën "Skena dhe Ekrani" dhe gjetkë, deri vonë, (ka shkrime në vitin 2011, pak para se të ndahej nga jeta).
Kushdo do të ishte i lumtur të kalonte një jetë prodhimtare dhe të suksesshme si ajo!