E shtune, 27.04.2024, 07:04 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Blerja e votave nga pushteti i PDK-së

E hene, 18.11.2013, 09:02 PM


Devijohet traseja e rrugës në fshatin Bokshiq

Blerja e votave me asfalt nga pushteti i PDK-së në Klinë

Nga Florim Zeqa

"Nusja e mirë me syrin qorr apo rruga me pikë të zezë"!

E nisa kështu shkrimin, jo për të zgjuar kurreshtjën e lexuesit, por më qëllim të tërheqjës së një analogjie të thjeshtë mes të bukurës dhe të shëmtuarës.

Padyshim së korrupsioni është ndër dukuritë më të shëmtuara të pasluftës në Kosovë. Ky virus i keq shoqëror për fat të keq ka përfshirë të gjitha segmentet e jetës institucionale dhe shoqërore.

Rregullimi i infrastrukturës në vendet rurale; të rrugëve, ujësjellësit, kanalizimeve, ndërtimit të shkollave, etj, është i mirëseardhur dhe ndikon drejtëpërdrejtë në mirëqenjen e qytetarëve, ...por jo rrallë ndodhë që shkaku i dhënjës së mitos (ryshfetit), korrupsioni të bëhet edhe "mollë sherri" mes banorëve të një fshati apo lagjëje.

Asfaltimit të rrugës për Bokshiq, rrugë kjo që vjenë nga Klina dhe pret të lidhet më Gllogjanin, respektivisht më rripin asfaltues të Lugut të Baranit, pos bokshiqasve, asfaltimit të kësaj rruge ju gëzuan edhe shumë fshtra tjera për rrethë. Është ky një vazhdim i projektit të filluar që në vitin 2004 (i mbetur në gjysmë shkaku i mjeteve financiare!).

Tani pas tetë viteve, vazhdimi dhe përfundimi i kësaj rruge në kohën e fushatës zgjedhore, nga shumëkush është cilësuar si një projekt për blerjën e votave, mirëpo kur kihet parasysh numri i vogël i votave të marrura në këtë fshat nga na e pushtetarëve, në kohën kur kostoja e blerjës së votës është shumë e ulët (më pak së 20 euro) e menjanon këtë mundësi!

Janë interesa tjera këto, për të cilat nuk dua të flas tani, nuk dua të flas për koston e kësaj rruge, as për cilësinë e punimëve, trashësinë e asfaltit.. janë gjëra që shifen dhe do ti dëshmoj koha, por dua të ndalem tek projekti i rrugës.

Në momentin kur hartohet projekti i një rruge, projektuesi (i përgjegjëshëm) në radhë të parë studion mundësinë evitimit të kthesave dhe lakimeve të panevojshme, uljën e tapjetave dhe zgjerimin e ngushticave në rrugë më qëllim të qarkullimit sa më të mirë dhe parandalimit të fatkeqësive në komunikacion.

Për habi, projektuesi i kësaj rruge në disa raste ka bërë të kundërtën, vijën e drejtë të rrugës e shëndërroi në vijë gjarpërore, duke e nxjerrë rrugën nga shtrati i drejtë i saj (për motive ryshfeti dhe korrupsioni) për të legalizuar uzurpatorët e rrugës, ...ndërsa në anën tjetër të rrugës uzurpojnë në mënyrë të paligjshme pronën private të tjetrit.

Rasti më enklatant ka ndodhur në aksin rrugor mes familjeve Zeqa dhe Uka, më ç'rast dikush këtyre të fundit u ka legalizuar uzurpimin e rrugës më puseta dhe gypa të vendosur paraparakisht në rrugë nga ana e tyre.

Projektuesi (urdhërdhënësi i tij) në vend mënjanimit të tyre zhvendos rrugën në drejtim (shumë afër murit) të shtëpisë së familjës Zeqa. Kjo ka ndikuar në acarimin e mardhënjeve tradicionalisht të mira mes këtyre dy familjeve, më një fjalë ka hapë një plagë dhe ka shëmtuar një rrugë!

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është zgjidhja e këtij konteksti pronësor të shkaktuar për interesa personale të dikujtë, ...do të jenë rrugët ligjore që do të përcaktojnë trasenë ligjore të rrugës, por qëllimi është tek parandalimi i së keqës së nesërme që mund të sjellë ky lakim i rrugës.

Pikërisht kjo pikë (e zezë) e lakimit mund të bëhet shkak i fatkeqësisë fatale për familjen (Zeqa) që banon aty afër, të cilëve nga çasti në çast mund t'ua "prish" gjumin përplasja e ndonjë makine në murin e shtëpisë. Ky lakim i rrugës do të jetë rrezik permanent për kalimtarët dhe ngasësit e makinave.

Më mirë është të paguaj dikush sot koston finaciare dhe morale të këtij "gabimi" se sa nesër ta paguaj dikush më jetë, ...kur kjo rrugë të lidhet më asfalt më atë që vjenë nga Lugu i Baranit, do të bëhet arterija më e frekuentuar rrugore në këtë anë të rrafshit të Dukagjinit, ngase shkurton distancën kundrejt vijave tjera rrugore për afro 20 km.

Andaj më këtë rast u bëjë thirrje; kuvendit komunal, shërbimit katastal, prokurorimit, gjykatave dhe shërbimit policor në Klinë që të shkojnë në këtë fshat, të bëjnë ekspertizën e duhur dhe të marrin masat e mënjëherëshme për rikthimin e rrugës në vendin e vet, mos ta hudhin topin tek njëri-tjetri, por te veprojnë bashkarisht në zgjidhen e këtij problemi më pasoja afatgjata.

Nëse s'mund të bëjnë gjë tjetër, le ta vendosin në këtë pikë (të turpit) mbishkrimin "Pika e zezë", siq vendoset në çdo aks rrugor më shkallë të lartë të rrezikut.

Për moszgjidhjen e këtij monstruoziteti korruptiv, përgjegjegjësia pos ndaj shkaktarëve, do bie edhe mbi autoritetet e sipërpërmendura komunale.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora