Mendime
Florim Zeqa: LDK, koalicion vetëm më popullin
E marte, 12.11.2013, 08:31 PM
LDK, koalicion vetëm më popullin e Kosovës
Nga
Florim Zeqa
Edhe në këto
zgjedhje u dëshmua se mungesa e profilizimit të subjekteve politike ishte pëngesë
për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore.
Mirëpo e
njëjta gjë nuk po bëhet pëngesë për lidhjen e koalicioneve për balotazh dhe pas
procesit zgjedhor!
Lidhja e
koalicioneve të panatyrshme për balotazh po shkakton lajthitje tek elektorati,
zhgënjim dhe thyerje shpirtërore...subjektin që deri dje akuzonin për hajni,
keqeverisje, korrupsion, krim të organizuar e ftojnë apo shkojnë mbështetje dhe
bashkqeverisje, duke krijuar kështu një "mishmash" të pandershëm
politik !
Nga
koalicionet e deritanishme vrejmë subjekte të caktuara politike që herë ngrehin
majtas e herën tjetër djathtas, duke dëshmuar mosprofilizimin dhe pavendosmërinë
e tyre politike, që të rikujton qasjen e akademikut të dështuar; "shituni,
por mos u shitni lirë".
Një qasje
e tillë jo vetëm që është e gabuar, nuk i shërben të ardhmës së vendit, mirëqenjes
së qytetarëve dhe as vet subjekteve politike.
Si do që të
ndodhë një gjë është e kjartë, balotazhi do të përcaktoj kryetarët e 24
komunave të Kosovës, në shumicën e të cilave kandidat për kryetar janë nga LDK-ja,
partia e parë politike në vend.
Suksesi i
arritur i LDK-së në zgjedhjet e 3 nëntorit, është shprehje e vullnetit të shumicës
së dalur në votime (rrethë 45 %), apo përkthyer në elektoratin shqiptar i bie
rrethë 35 % të votuesve të dalur të në zgjedhje besimin i dhanë LDK-së dhe
kandidatëve të saj për kryetar dhe asambleistë të komunave të Kosovës.
Për të përmbyllur
suksesëshëm edhe raundin e dytë, LDK-së në radhë të parë i duhet ndihma e
qytetarëve dhe aleatëve tradicional të saj (subjekteve aleate të saj nga vitet
e '90-ta) dhe iniciativave të reja qytetare, që kanë duart e pastra, vizionin
pro-përendimor, qartësinë e veprimeve të tyre në të ardhmën dhe guximin për t'u
përballur më luftën e pakompromis kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe
dukurive tjera negative.
Ndryshimi
i shumëpritur në Kosovë tashmë ka nisur dhe është i pakthyeshëm. Hapërimi drejt
ndryshimit pozitiv do të vazhdoj tutje, pavarësisht përmbylljës së ciklit të balotazhit
për kryetar komunash.
Marrja e
shumicës së komunave nën qeverisjën e LDK-së do të ndodhë, mos sot nesër gjithësesi,
mirëpo nuk do të jetë shumë e rëndëshishme marrja e një komune ose humbja e një
tjetre sa do të jetë e rëndësishme shtrirja e vizionit rugovian sa ma thellë dhe
sa ma gjerë, respektivisht ngritja e saj në piedestalin më të lartë.
Lidhja që
ka krijuar LDK-ja më popullin është koalicioni më i madhë dhe më i fuqishëm,
garanca më e fortë e ndryshimit substancial në vend.
Ruajtja
dhe ngritja e këtij koalicioni është i mundur më mbrojtjën e linjave programore
të saj, vizionit dhe synimit që ka populli Kosovës për ç'rrënjosjën e
korrupsionit, krimit të organizuar.
LDK-ja,
si parti dhe trashëgimi e vlerave rugoviane është shëndrruar në simbol shprese
për ndryshim, ardhmëri dhe jetë dinjitoze në ketë vend.
Lidhja e
koalicioneve joparimore dhe të panatyrshme për marrjen në qeverisje të ndonjë komune,
LDK-së mund ti shkaktoj efekte tejet negative në projektin afatëgjatë të saj për
ndryshime pozitive në vend.
Zgjedhjet
parlamentare, siq po shifet do të jenë shumë afër si shkak i humbjës së legjitimitetit
të kësaj qeverie nga humbja e numrave në parlament dhe nga humbja e besimit në elektoratin
e saj.
Do të ishte
absurde t'i lejohet kësaj qeverie të shkojë tutje më qeverisjën e shumicës në vend
me votat e pakicës shqiptare dhe asaj minoritare !
Fuqizimi
i fitores së elektoratit rugovian që erdhi më 3 nentor, do të ndodhë shumë shpejtë
në zgedhjet parlamentare më fitorën e kthesës së madhe, të rikthimit të vlerave
njerëzore dhe kombëtare në qeverisjen e vendit.