LUTFI
HAZIR SHAMIA
Nga
Xhevat Bislimi
Vendi
yne, per fajin dhe pergjegjesine e klases politike dhe institucionale, eshte
perfshi nga nje degradim dhe degjenerim gati-gati i pergjithshem. Me te
degraduarit dhe me te degjeneruarit jane pjesa me e madhe e atyre qe politiken
e kane perfitim, privilegj, pushtet, para e tendera, "lavdi" e lakmi...
Degjenerimi, degradimi dhe devalvimi ka prek edhe shumicen e segmeneteve te
shtetit dhe shoqerise. Kesaj te keqeje madje nuk i ka shpetuar as Universiteti
publik, tash "Hasan Prishtina" dhe arsimimi pergjithesisht (publik e
privat). Perballe kesaj gjendjeje inteligjencia dhe klasa intelektuale
pergjithesisht po hesht, ka kyqur gojen, ka frenuar mendjen dhe ka mbytur
guximin e saj qytetar, politik dhe intelektual. Po deshmohen te pafuqishem, te
ndrojtur dhe moskokecares! Rasti me i mire i kesaj gjendjeje dhe i ketij
degjenerimi te klases politike eshte deputeti dhe kandidati per kryetar komune,
Lutfi Haziri, i cili me nje shrlatanizem dhe azganllek anadollak perqafoi
shamine fetare dhe e mori ne mbrojtje ate, mu si Fuad Ramiqi-"myslimani"!
E liria dhe e drejta per te bartur veshje dhe simbole fetare ne shkolle eshte
cenim i lirive dhe te drejtave te shumices se njerezve dhe shtetaseve ne
Republiken tone. E njejta gje eshte edhe me lirine dhe te drejten e dikujt per
ta thirrur ezanin me altoparlant! Ne fakt kjo eshte shperdorim i lirive dhe te
drejtave te njeriut. Veshja e shkolles dhe e Kosoves me SHAMI eshte ne
kundershtim me vlerat themelore republikane. Shteti yne eshte laik dhe jo shtet
i sheriatit! Feja eshte e ndare nga shteti ne vendin tone. Sipas logjikes
bajate te Lutfi Hazirit, i cili edhe ne kete menyre mendon te perfitoje ndonje
vote, ne kete vend duhet te zbatohet drejtesia dhe liria selektive! Nese ndonje
vajze e nxitur nga prinderit apo nga organizata te ndryshme politiko-fetare
paska te drejte te shkoje ne shkolle me shami, atehere pse nuk kane te drejte
te shkojne ne shkolle edhe djemte me plisin e bardhe ne drite te syrit (ky
eshte edhe simbol kombetar qe kur njihet dhe shkruhet historia, para
krishterimit dhe islamit)? Ose pse nuk kane te drejte te shkojne me veshje te
tjera e dikush edhe nudo-lakuriq? Shkojme me tej. Nese ne shkolle mund te
shkoje, te vishet dhe te sillet kush si te doje, atehere pse nuk mund te hyhet
ne xhami mbathur, te pihet alkohol, te vallezohet e kendohet, etj.? Nuk po
zgjatem me shume, por po dua te them qe secili mjedis, institucion i ka
rregullat e veta, sepse, perndryshe do te behej dyjeja harabat, o Lutfi Hazir
Shamia! Feja-religjioni ne Kosove eshte i sterlejuar. Madje me keto tendenca
per shnderrimin e Republikes sone ne nje republike islamike, feja-religjioni i
politizuar ekstremisht ne vendin tone eshte bere kercenim per njeriun ne toke
dhe per Zotin ne qiell. Feja-religjioni duhet te merret me punet e Zotit e jo
me politika shteterore e kombetare. Peseqinde vjet te sundimit turk dhe
njeqinde vjet (te fundit) te sundimit serb nuk kane mundur ta ndryshojne
identitetin dhe qenien kombetare shqiptare. Pranda shoku-zoti Lutfi lereni
vajzat shqiptare te rriten dhe te edukohen te lira ne token e tyre arberore, te
lira si vete shqiponjat e malit, sepse gruaja dhe vajza shqiptare nuk e
pranojne shtypjen dhe ferexhen qe po ia afroni ju! Iken ato kohera te zeza
sterre per gruan shqiptare! Kurre nuk do te kthehen! Me mire do te ishte, sic
pata propozuar njehere, qe burrat si Lutfi Hazirin t'i veshim ne dimi e t'i
mbeshtjellim ne shami, sepse nuk meritojne ta qeverisin kete vend! Jane e zeza
e tij, mjerimi i tij!