Mendime » Radovani
Fritz Radovani: PKSH (PPSH)... parti terroriste!
E merkure, 06.11.2013, 09:21 PM
PKSH (PPSH)... ME PASUESE, ISHIN DHE MBETEN: PARTI TERRORISTE !
Nga Fritz RADOVANI
Shqipnia
dhe Shqiptarët në vitin 1941 nuk ishin të angazhuem në asnjë front të Luftës së
Dytë Botnore, dhe tue pasë mundsi me u bashkue me Trojet e veta, tue krye pra,
këte bashkim në mënyrë paqsore me evolucion, pa asnjë konflikt, dora sllave
gjeti terroristin Enver Hoxha, që me megallomaninë e tij çoi Popullin Shqiptar
në një luftë civile, dhe per 47 vjetë Shqipnia ishte nder shtetet ma
diktatoriale të Europës. Fillimi i kësaj katastrofe historike asht data 8
nandor 1941, dita e zezë e themelimit PKSH.
Instruktimi
i tyne në interesin e nenshtrimit të Popullit Shqiptar, dhe premtimet e
mercenarëve jugosllavë ndaj Enver Hoxhës per kolltukun e drejtuesit të shtetit
vasal, sollën ate, që ky me tradhëti e spastrim tue vra shokët e bashkpuntorët
e vet, mërrijti per 40 vjetë me qendrue në krye të PKSH (PPSH) dhe të shtetit,
ku viktimat e masakrueme dhe të zhdukuna nder hetuesi e kampe shfarosje i
kalojnë tmerret e Luftës II Botnore.
Tue iu referue
gjithnjë librit “Diplomacia” me autor z. H. Kissinger, në kjoftë se Rusvelti
shihte tek Stalini: “...një mik të vertetë!” dhe si dhuratë të “simpatisë” së tij
prej paralitiku, i dha diktatorit Stalin “të drejten e vendosjes së pushtetit
sovjetik në qendren e Kontinentit Europian...” (fq. 465) që pasohej me “mospranimin
e zbarkimit të trupave amerikane në Ballkan, tue i dhurue “Jugosllavisë, perveç
tokave Shqiptare të humbuna që në 1913, e që ishin të çlirueme që në vitin 1941,
bashkë me ta edhe Shqipninë Nanë.”
Duhet
pranue se, u “harrue” shpejt thelbi i fatkeqësisë: “Idetë ruse të drejtësisë shoqnore
dhe ekonomike do të udhëheqin gati një të treten e Botës!” (fq 469). Dy shtetet
ballkanike “Jugosllavia dhe Shqipnia, ishin të vetmit shtete diktatoriale
komuniste mbas Luftës së Dytë Botnore, në gjithë Europen. Ndersa, nder shtetet
tjera të Europës Lindore pranohet me paturpësi se: “demokracia nder ata vende
asht e mbulueme me një gjethe fiku”... Kur Ushtria e Kuqe arrijti në lumin
Edhe pse
Shteti Shqiptar i shpallun në vitin 1912, nuk kishte as një gjysë shekulli që njihej
në Europë si Shtet i Pavarun, edhe pse hundët sllave kullonin nder të gjitha
zyrat e të gjithë drejtuesëve të Shtetit, që nga 1913 e deri me 1939...Populli
Shqiptar në gjithë historinë e kenjes së vet, asnjëherë nuk e ka pranue
zgjedhen sllave as turke aqsa atë italiane, apo të ndonjë shteti tjeter të imponuem
nga Fuqitë e Mëdha!
Kjo
krenari kombtare duhej shpartallue me të gjitha mjetet antikomtare!
Ishte
pikrisht PKSH (e ma vonë PPSH) vegla ma adapte në doren sllave, per me
shkatrrue perfundimisht deri në temel binanë e Shqipnisë së ngritun me gjak dhe
me sakrifica të pashembullta, gja që e vertetojnë edhe sot fletët e Historisë së
Shqipnisë, ku Emnat e Atdhetarëve Shqiptarë, që dhane edhe jeten per një Shqipni
të Pavarun dhe me pikpamje Europjane Perëndimore, “nuk janë askund ndër fletët
e saj”! Dëshmia ma e saktë e këtij fakti asht Monumenti i Pavarsisë së 1912, i
ngritun në Vlonë në vitin 1972.
PKSH dhe
drejtuesi i saj terrorist Enver Hoxha, i dha provat e para me shitje të Trojeve
dhe i garantoi per “besnikërinë” ndaj politikës tyne antikombtare, me të gjitha
gjyqet, ndjekjet nder male, vrasjet me gjyq e pagjyq, interrnimet, shfarosjet,
shnderimet, dhunimet, terrorin dhe perkufizimin e të gjitha këtyne në “luftën e
kllasave, vepra më e shkelqyer e organizuar dhe drejtuar nga PKSH (PPSH), dhe
udhëheqësi i saj E. Hoxha.”
Kur BRSS
ishte rreth 200 miljon rob nen diktaturën e perbindshit Stalin, numri i të vramëve
në luftë, në burgje e kampe shfarosje apo gulagët e tij, arrinte në 50 miljon. Kjo
shifer e mnershme asht pranue edhe nga e bija e tij në vitin 1992.
Shqipnia
në vitin 1944 kishte 1.200 000 banorë. Pa shenue këtu të vramit në luftë civile
(të ashtuquejtun “Nacional Çlirimtare”), para vitit 1944 dhe të kosovarëve të premë
në besë nga Kukësi e deri në Masakren e Tivarit, ku ishin mbi 12.000 vetë... Dy
drejtuesit komunistë, (dhe asnjeni Shqiptar), anadollakët Enver Hoxha dhe Ramiz
Alia, kanë vra dhe kanë krye të gjitha krimet që ka ba Stalini, por besoj, se
edhe ia ka kalue jo vetem per numrin e popullsisë... por edhe me ate që nuk ka
arrijtë as Lenini e as Stalini, me “Gjenocidin kunder Klerit Katolik Shqiptar 1944
– 1990”, ku janë perfshi mbi 131 Klerikë nder rreth 200 Klerikë, që ishin në vitin
1944. Pa shenue Klerikët e besimeve tjera!
Numri i të
vramëve dhe të shfarosunëve nder hetuesi, kampe dhe burgje, deri në vitin 1974
në gjithë Shqipninë, i kalon 50.000 Shqiptarë të masakruem...Ndersa, numri i të
burgosunëve dhe të interrnuemëve nga viti 1944, i kalon mbi gjysë miljoni njerëz.
Duhet
percaktue shifra e saktë e krimeve të kryeme nga PKSH (PPSH) nga viti 1944 deri
në vitin 1991, kur PKSH (PPSH) e drejtonte terrosti Enver Hoxha dhe pasuesi i
tij Ramiz Alia. Mosdenimi i krimeve të komunizmit në Shqipni, asht pasojë fatkeqe
që vjen nga trashigimia e qeverisjes nga bashkpuntorët e djeshem dhe të sotëm
me PKSH (PPSH), qeverisë dhe vegles terroriste e masakruese të tyne: Sigurimin
e shtetit.
Krimet,
vrasjet, vjedhjet dhe plaçkitjet e miljona miljona dollarëve nga drejtuesit e
Shtetit Shqiptar, po vazhdojnë mbas 1992... e do të vazhdojnë prap... perderisa,
terroristët që vodhën e vranë Atdhetarët tanë, “më vështirësi i banë shtrati i
topit”, kur ngordhin!
Pa u dënue
krimet e kriminelët e Popullit Shqiptar, Asnjëherë në Shqipni nuk
do të arrihet Pajtimi Kombtar, elementi i domosdoshem per
Vllaznimin e Shqiptarëve mbi bazat e Paqës, Drejtësisë dhe vendosjes së Shtetit
Demokratik.
Pa këta
elemente kurrë Shqiptarëve nuk do t’ ua hapin askush Dyertë e Europës
Perparueme. Arritja e Pajtimit Kombtar në Shqipni, siguron Qeverisje
Demokratike!
Qeverisja
Demokratike nga Shqiptarët e vertetë, asht mjeti ma i sigurtë edhe per arritjen
e Marrveshjeve të Drejta dhe Paqësore me të gjitha Shtetet Fqinjë, ku interesat
dhe detyrat e ruejtjes së mardhanjeve reciproke dhe Paqësore janë të Baraspeshueme!
***
Kurrë mos
e harroni thanjen e Fratit të dijtun të Shkodres, me intelektualët e Korçës,
kur Shqipnia po zharitej nga PKSH në vitin 1944... At Anton Harapi, u ka thanë:
“...Ta
kundërshtojmë terrorizmin, imoralitetin, luksin e alkoolin, vesin, dhunën,
pasuninë e padrejtë etj.; e, jo, të kapemi për punë feje. Të na mbushet mendja
mirë, se, sikurse nuk janë fajtorë myslimanët pse janë shumicë në Shqipni,
ashtu nuk kanë ma pak të drejtë kristianët, vetëm pse numri i tyne asht ma i
vogël...
Me
gjak e ndasi jemi ngopë. Kemi provue edhe se shka asht kthetra e huej.
Jemi
rysë tashma me të gjitha provat e egoizmit vetjak e kolektiv të partive dhe
kemi pa e prekë me dorë se, një popull i përçamë me grindje të mbrendshme asht
i gjykuem me mbarue...
A sot, a kurrë, të mobilizohemi për Fé e Atdhé! Ja, ky asht besimi e kjo asht Shqipnia që po na zhduket ndër duer.... Nuk shpeton, jo sot, as Xhamia pa Kishën, as Kisha pa Xhaminë, por as njena as tjetra pa Shqipninë.”