Mendime
Alma Lama: Në tokën që kërkon pavarësi
E enjte, 07.11.2013, 08:44 PM
Një udhëtim në Katalonia, tokën që kërkon pavarësi
Nga
Barcelona, Alma Lama
Nuk është
aspak e vështirë të ndjehen përplasjet ndërmjet grupeve në politikën katalonase
në lidhje me aspiratat për pavarësi të këtij territori.
Natyrshëm,
janë politikanët ata që bartin më së shumti këtë frymë, edhe pse mënyrat e
artikulimit janë përplot nuancë; nga ato që fillojnë me pavarësi të plotë nga
Spanja, e deri te ato zëra që kurrsesi nuk e paramendojnë shkëputjen.
Të tjerët
janë në mes, me ide që variojnë nga e drejta për të zhvilluar referendum; pavarësi
më e madhe brenda Spanjës; federatë; lëvizje brenda një procesi paqësor apo
krijimi i realitetit në terren me idenë se pse duhet të pyetet e tërë Spanja për
vullnetin e katalonasve. Vetë emrat e partive në Kalatonia kanë fjalë të tilla
si “convergenzia” dhe “union” gjë që flet shumë për programet e tyre politike.
Nuancat e
politikës së brendshme në Spanjë e Katalonia, për ne shqiptarët janë të rëndësishme
në lidhje me një barrierë jo
Gjendja
duket e komplikuar edhe pse Kosova nuk është një argument për shkëputje në diskursin
e politikës katalonase. Kosova nuk është asnjë argument as në opinionin publik
spanjoll, përkundrazi, disa politikanë lokalë nuk ngurrojnë ta quajnë turp
faktin që Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Të gjithë flasin me një zë, që
ajo nuk është përdorur apo keqpërdorur nga flamurtarët e pavarësisë, mirëpo ka
një frikë në qeverinë e Spanjës, frikë e cila është mjellë nga ish-kryeministri
Aznar, dhe kjo është e qartë.
Çështja është
a bëhet fjalë për frikë irracionale siç janë të gjitha frikërat apo frikë e
bazuar mbi dyshime të arsyeshme?
Gjëja më e
rëndësishme është se në Katalonia, askush nuk pranon ta krahasojë rastin e kërkesës
për pavarësi të këtij vendi me Kosovën. Madje as Partia Popullore, e cila është
më konservativja kur është fjala për nivelin e autonomisë politike të territoreve
brenda Spanjës, e që tani është në pushtet , e as partitë më të flakta për
pavarësi.
Të parët
i mëshojnë faktit se para pesë shekujsh ishte bashkimi me vullnet i dy mbretërive,
ndërsa të dytët i mëshojnë identitetit të veçantë si motiv për pavarësi. Ndërsa
Kosova në diskursin e tyre është vendi që përjetoi dhunë e represion. Asgjë e
ngjashme nuk ka ndodhur në Katalonia, ta zëmë nga spanjollët edhe pse gjuha e
tyre dhe promovimi i identitetit ishin shtypur mjaft nën regjimin e Frankos. Por
kjo si shumë liri të tjera nën diktaturën 40 vjecare.
Beteja e
katalonasve për të qenë të pavarur është e gjatë, por autonominë që kanë tani e
kanë fituar vetëm në vitin 1979, me hartimin e Kushtetutës demokratike e cila
akomodoi deri në një farë mase kërkesat e tyre. Katalonia gëzon statutin e
autonomisë së gjerë dhe vetëqeveriset.
Mirëpo
prej 1979 gjërat duket se kanë lëvizur shumë përpara. Me 2006 katalonasit të pakënaqur
me nivelin e autonomisë, përgatitën një tjetër statut, i cili në fakt u draftua
nga qeveria qendrore (Partia Socialiste), u miratua në parlamentin rajonal të Katalonisë
dhe në
Ëndrra e
katalonasve për më shumë pavarësi pësoi një goditje të fortë kur Gjykata
Kushtetuese, katër vjet më pas i hodhi poshtë nenet më të rëndësishme të këtij
statuti. E këto nene kishin të bënin me njohjen e kombit katalonas, në vend të kombësisë
që ua garantonte statusi i vitit 1979; me njohjen e përparësisë së gjuhës
spanjolle; decentralizmin e gjykatave etj.
Vendimi
kontrovers i Gjykatës Kushtetuese duket se i ka hedhur benzinë zjarrit të nacionalizmit.
Vetem pak ditë më pas, rreth 1.5 milionë katalonas dolën në rrugë për të protestuar,
si kurrë më parë. “Nëse dikush do më thoshte para tre vitesh se ne do të vijmë deri
këtu, nuk do ta besoja kurrë,” thotë një gazetare e njohur e L’Avanguardia.
Ndërsa një
nga avokatët më të njohur në këtë vend, hartues i vetë Kushtetutës me 1978 që bëri
ndryshimet e mëdha, e cilëson këtë vendim si “brutal” dhe “absurd”. Kjo sepse bëhet
fjalë për një vendim të miratuar në Parlamentet e Spanjës dhe te Katalonias dhe
në referendum nga katalonasit. Ai ngre pyetjen fondamentale se si mundet një gjykatë
të shkelë mbi vullnetin e vetë popullit.
Gjykata
Kushtetuese thotë ai ka bërë deklarata politike në vendimin e saj se Katalonia
nuk mund të jetë komb. Nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese ka fshirë disa nene të
cilat janë krejtësisht të njëjtë me ato të statusit të Andaluzisë. Parlamenti i
Katalonisë ka bërë deklarata politike në lidhje me pavarësinë, por të gjitha
janë anuluar më pas.
Kërkesat
politike janë gjallëruar edhe si pasojë e krizës së rëndë ekonomike që ka përfshirë
Spanjën e cila ka arritur në 25% përsa i përket nivelit të borxhit të brendshëm.
Kjo gjë duket
se më së shumti i vret katalonasit e pasur të cilët japin rreth 25% të brutoproduktit
vendor ndërkohë që përbëjnë 19% të popullatës së Spanjës. Në fakt shumica e
analistëve me të cilët pata rastin të bisedoj e pranuan se kriza ka një rol në ringjalljen
e kërkesës për pavarësi. Intelektualët e këtij vendi ndahen në këtë pikë në lidhje
me përmasat e ndikimit, por jo me vetë ndikimin e ekonomisë si agjent i
ndryshimit të agjendës politike.
Sondazhet
janë nga më të ndryshmet, ndërsa ato variojnë në shumicë absolute për të drejtën
e referendumit. Është tepër e vështirë të parashikohet se cili do të ishte
rezultati i referendumit për pavarësi nëse mbahet sot.
Por ndërsa
beteja politike vazhdon, katalonasit duket se po e farkëtojnë identitetin e
tyre. Një nga gjërat për të cilat testohet një kandidat për polic, është niveli
i njohurive për historinë e Katalonias, përndryshe nuk ka asnjë shans të veshë kostumin
e “Mossos d’Esquadra.”
Nga ana
tjetër në këtë vend të mrekullueshëm për nga kultura dhe tradita, të zhvilluar
e të pasur, një pjesë e mirë e njerëzve pohojnë se ndihen njëkohësisht edhe
katalanas, edhe spanjollë. Pra asnjë përplasje identitetesh, si ato të Ballkanit,
ku identitet kombëtare jo vetëm që nuk mund të mbivendosen, por vështirë të rrinë
edhe pranë njëri-tjetrit.
E ndërsa
katalanasit gjithnjë e më shumë ngrenë zërin e tyre për pavarësi, duke mos e
krahasuar veten me askënd, barriera spanjolle ndaj pavarësisë së Kosovës duket
më e vështirë se kurrë për tu lëvizur dhe për t’i mundësuar shtetin tonë integrimin
në BE, edhe pse pikërisht ideja e Evropës, integrimi në këtë familje të kombeve
të civilizuara kishte qenë faktori kryesor në tejkalimin e tranzicionit të vështirë
të këtij vendi, pas diktaturës së errët 40 vjeçare.