Mendime
Elida Buçpapaj: Kthimi i Ilir Kernit si drejtor i TOB
E hene, 11.11.2013, 08:03 PM
KTHIMI I ILIR KERNIT NË SHQIPËRI SI DREJTOR I TOB
NGA ELIDA
BUÇPAPAJ
Ilir
Kerni, primobalerin dhe baletmaestro i Teatrit të Baletit në Zagreb, braktis
normalitetin e jetës të artistit të suksesshëm në një metropol të Europës dhe
pranon të kthehet në Tiranën e metropolit dhe rrëmujës ballkanase si drejtor i
ri i TOB me synimin për t’i kthyer dinjitetin e humbur këtij teatri e për ta bërë
realitet ëndërrën e shndërrimit të tij në kult të Kulturës shqiptare dhe shtëpi
të përbashkët për të gjithë artistët shqipfolës kudo që ata ndodhen.
Kam dëgjuar
histori të pafundme të trishta për TOB këto vitet e fundit. Ajo më e njohura
dhe më skandalozja është se nuk i ftonte yjet shqiptare nëpër botë të jepnin
shfaqje, me gjithë mallin dhe dëshirën e artistëve për të dalë gratis në skenën
shqiptare. Merrni me mend këngëtarë, këngëtare, instrumentistë e balerinë me
famë botërore që nuk kanë marrë ftesa nga ky institucion. Të shpallur në heshtje
„non grata“. Kam dëgjuar histori se si TOB i largonte artistët kur i trokisnin
në derë; se si TOB ua refuzonte projektet e tyre artistike dhe në vend që të jepte
mbështetje financiare për të zbukuruar jetën artistike dhe shpirtërore të qytetarëve
bënte të kundërtën. Kuptoni?! Dmth kërkonte para prej tyre! Pra ishte një TOB
si nata me ditën krahasuar me ëndërrën e Ilir Kernit.
E dëgjuam
Ilir Kernin të intervistuar nga moderatorja e Top Channel Arbana Osmani tek Tête-à-tête
në programin
Jemi shumë
që mendojmë si Ilir Kerni. Se vendi dhe demokracia shqiptare po fundosen dhe kërkojnë
ndihmë përmes SOS – Save Our Spirits. Ky ideal, për të ndihmuar vendin tonë duhet
të na bashkojë të gjithëve.
Sot Shqipëria
ka nevojë për shqiptarët më të mirë. Sot shteti shqiptar ka nevojë për
sakrifica, për ideale, për unifikim, për konsensus, për dialog, për
bipartizanizëm, për konstruktivitet, për ura, për respektim të ligjeve, për
zbatim të rregullave, për meritokraci, për integritet, për njerëz fjalëpak e
punëshumë, për njerëz dinjitozë që kanë ëndërra dhe që aspirojnë t’i realizojnë
ato.
Kur Ilir
Kerni u emërua drejtor i ri i TOB, askush nuk tha se ky emërim është politik. Sepse
nuk ishte i tillë. Emërimet politike po e kthejnë Shqipërinë në Titanik.
Ilir
Kerni e ka ndërtuar jetën e tij dhe të familjes me talentin dhe arritjet
personale. Shteti i tij ishte në tranzicion. Nuk pyeste për artistët. Artistët
ashtu si 3 milionë shqiptarë kishin marrë rrugat me fëmijët e plaçkat në krahë.
Sikur të kishte pritur shtetin Ilir Kerni nuk do të ishte ky që është sot. Ai
nuk u bë balerin i parë dhe baletmaestro në Teatrin e Zagrebit me abra kadabra.
Atij iu desh që ta derdhte djersën lumë. E fitoi atë vend me meritokraci. Prandaj
shqiptarët besojnë tek Ilir Kerni, se do t’ja dalë. Tek kjo lloj kategorie dëshirojnë
shqiptarët të mbështeten, duke qenë të bindur se nuk do të nëpërkëmben, nuk do
të zvarriten, nuk do të tallen nga një strukturë si ajo e mëparshmja që e kish
transformuar TOB në një vend të ndarjeve politike, të antikulturës, si një shpellë
të ftohtë, të ndyrë, kur në dimër të duhet të shkosh me batanije të ndjekësh
shfaqjet.
Nuk ka
shtet pa Teatër – tha Ilir Kerni. Ai shtet që nuk ka Teatër nuk është shtet. E
njëjta vlen edhe për letërsinë, për pikturën, për poetët, për shkrimtarët. Ai
vend që nuk ka poetë, shkrimtarë, piktorë, balerinë, aktorë nuk është vend. Ai
vend është shkretëtirë.
Diçka e
ngjashme ku ndodhej TOB, sikur të ishte qendër zëri e propagandës e sherreve
partiake. Si të ishte pushtuar nga barbarët këta 23 vjet tranzicion, si të ishte
plaçkë tregu e zhvleftësuar, të cilin sot Ilir Kerni synon që ta shndërrojë në një
tempull paqeje për artistët, në një metropol të kulturës të kontinentit
europian, në një kryeqendër të Artit Shqiptar, kudo ku flitet gjuha shqipe. Let‘
it be! le të bëhet! Ashtu të bëhet!