Mendime
Luan Sharri: Arsimi dhe politika në Maqedoni
E diele, 10.11.2013, 06:42 PM
ARSIMI
DHE POLITIKA NË MAQEDONI
Nga Luan Sharri
Duke u
bazuar në gjendjen e amulltë të arsimit shqip, dhe jo vetëm, në Maqedoni, do të
konkludojmë se është për të të ardhur keq e bile edhe për ta vajtuar! Vallë!
Nga erdhi kjo ?!...
Për t’u përgjigjur
kësaj, do të bëjmë një retrospektivë të ngjarjeve nga 1990-a:
Ø Ndryshimet shoqërore në Evropë, sikur hapën
shpresat e shqiptarëve në Maqedoni për të
bërë organizime që do të përmirësonin gjendjen në të gjitha fushat e jetës, e në
veçanti, në ate të arsimit e kulturës. Entuziazmi dhe vullneti i madh solli
krijimin e Partisë për Prosperitet Demokratik PPD, e cila në fillim ishte si një
lëvizje popullore, (që për fat te keq apo të mirë, le të logjikojnë vetë lexuesit),
shumë shpejt u përça. Nga disa që nuk pajtoheshin me PPD-në (udhëheqësit e saj,
mendimi im), lindi iniciative e krijimit të një partie të re Partia Demokratike
Popullore PDP.
Ø Në këtë periudhë, një numër intelektualësh të
pa interesuar për politike, interesoheshin për themelim të ndonjë asociacioni jo politik. Kështu me iniciativë të intelektualëve
shipkovicas u themelua Bashkësia
Kulturore Shqiptare BKSH .
Ø Më vonë u themelua edhe Lidhja e Arimtarëve
Shqiptarë LASH.
Themelimi
I Bashkësisë Kulturore Shqiptare BKSH në Shipkovicë, në vitin 1990, pati një jehonë
të madhe. Kërkesat e Tubimit themelues të BKSH-së dhe programi i saj për përmirësimin e gjendjes arsimit të shqiptarëve
, bënë që shtypi dhe mediat maqedonase të reagojnë në mënyra të çuditshme! Me që
kërkohej që të hapen institucionet e arsimit të lartë në gjuhën shqipe,
presidenti Gligorov mori një iniciativë për themelimin e Fakultetit Pedagogjik
në Shkup, me arsyetim se do t’i plotësonte nevojat e shqiptarëve për krijimin e
kuadrove të munguara në shkollat fillore e të mesme. Ndaj kësaj iniciative
reaguan, si politika ashtu edhe
popullata maqedonase (e nxitur nga politika), në mënyrat më të shëmtuara: organizim
protestash, nxjerja e nxënësve maqedonas në protesta ku nuk munguan edhe fyerje
të natyrave të ndryshme në baza etnike enacionale. Intelektualët shqiptarë, duke parë zhagitjen
e kësaj iniciative, me iniciativë të BKSH themeluan Universitetin e Tetovës i
cili, përkundër kërcnimeve,
represaljeve, dhunës,…, dhjetë vjet funksionoi
me ndihmën e kontributit të shqiptarëve të cilët nuk kursyen shtëpitë dhe
mjetet materiale që ky intitucion i shenjtë jo vetëm të funkcionojë por edhe të
zgjërohet e të krijohen mbi dymbëdhjetë fakultete. Gjatë kësaj periudhe pati rrahje burgosje e edhe vrasje të cilat
popullata shqiptare nuk do t’i haroje edhe se politika i ka anashkaluar.
Pas dhjetë
vjet funkcionimi, në vitin 2004, zyrtarizohet Universiteti i Tetovës duke ia dhënë
emrin Universiteti Shtetror i Tetovës
por i cunguar, pasi u ndërpre funkcionimi i disa fakulteteve.
Në këtë kohë,
kur pritej që punët të shkojnë edhe më mirë, ndodhi e kundërta! Futi dorë politika
dhe punët filluan të shkojnë si në partitë politike. Humbi kriteri i dijes,
arsimit e shkencës, rregulave e normave pedagogjike, etjera , dhe filluan të “vlejnë”
(imponohen) norma e rregulla të partive politike. Kjo solli që brenda tetë vitesh
të ndërohen katër herë rektorët, e most ë flasim për stafin tjetër akademik, të
bëhen punësime pa kriter por në vija partiake, të intervenohet në marrje notash
për militant partiak,… e shumë e shumë gjëra të pahijshme.
Nga viti 2001
e këndej edhe në arsimin fillor e të mesëm
punët filluan të shkojnë sipas të njejtit skenar. Aspektin pedagogjik e
ka zëvendësuar ai demagogjik. Mësimdhënia e mirëfillti u shndërrua në mësimdhënie
formale. Sa i takon kriterit të vlerësimit, thuajse fare nuk egziston. Përsëritja
e nxënësve thuajse është hjekë nga procedura…. E kjo është e dhimbëshme dhe shumë
e dëmshme dhe ata që nuk e kanë kuptuar, shpejt do ta kuptojnëpor, por do të bëhet
shumë vonë.
Nga ana
tjetër interesimi i prindërve është shumë i vogël , për të mos thënë se s’ju
intereson fare. Ata interesohen vetëm për të përmirësua nota, kurse sa i takon
mësimit nuk duan t’ia dijnë.
Procesi
edukativo arsimor nëpër institucione edukativo arsimore ka marrë karakter
formal, si në : respektim orari, mësimdhënie, kriter vlerësimi, realizim plan-programi,
realizim aktivitetesh, procedurë e punimit detyrave projektuese, dhënie
provimesh e tjera.
Nga kjo që
u cekë, e që nuk është cekë, mund të konkludojmë se procesi arsimor apo më mirë
të thëmi i mësimdhënies e mësimnxënies ka rrënë shumë dhe si katalizator i kësaj
është politika e cila, në vend që të merret me aspektin politik të zhvillimit
shoqëror dhe përmirësimit të gjendjes politike e ekonomike të popullatës
shqiptare në Maqedoni, politizon shkollat dhe institucionet arsimore; zëvendëson
normat pedagogjiko – didaktike e metodike me norma politike. Nuk themi se kjo është
politikë e politikës por duke plotësuar e kënaqë dëshirat e militantëve të vet,
duke i emëruar e punësuar në vende që nuk e meritojnë dhe kjo domosdo do të sjellë
situate të këtilla. Kjo bije që vlerat të humbin para jo vlerave, të mbisundojnë
jovlerat. Dhe kjo dihet se ku çon.
Në kohën
e sotme:
- Vletrat injorohen, jovlerat përkrahen!
- Pedagogjikja zëvendësohet me
demagogji!
- Të zezës i thuhet e bardhë!
- E pa arsyeshmja konsiderohet e
arsyeshme!
- E palogjikshmja merret e logjikshme!
- Etj.
Kështu
kemi ardhur në një situatë si që thotë thënia e mençur (marrë nga internet):
“Heshtja është
përgjigja e vetme që duhet t’u japim budallejve… sepse: aty ku injoranca flet,
intelegjenca hesht! “