E merkure, 30.04.2025, 03:51 AM (GMT+1)

Mendime

Vana Jerliu - Ramadani: Njerëzit nuk duhet të nisen nga interesat personale kur votojnë

E shtune, 09.11.2013, 07:25 PM


Tri javë para balotazhit për pushtet lokal

Njerëzit nuk duhet të nisen nga interesat personale kur votojnë për një kryetar komune

Populli duhet ta kuptoj se merita duhet t`i takojë njeriut që vërtet është në arenë dhe fytyra e të cilit është dëmtuar nga pluhuri, djersa dhe puna, i cili përpiqet për një jetë më të mirë për familjen e tij dhe shoqërinë.

Shkruan: Vana Jerliu-Ramadani

Politika duhet të jetë pjesërisht profesion i çdo qytetari që dëshiron të mbrojë të drejtat dhe privilegjet e popullit dhe të ruajnë trashëgiminë kombëtare. Nëse ne qytetarët nuk mbështesim politikanët tanë, atëherë ne sakrifikojmë imagjinatën tonë se premtimet e dhëna do të bëhen realitet, deri në fund duke besuar atë. Atëherë nëse nuk përkrahim ata, ëndrrat tona bëhen të pa vlefshme. Kam përcjellë deri diku edhe nga larg vullnetin e popullit tim për të votuar. Vullneti i tyre është shpresa për ndryshime. Ata kanë nevojë për ndryshime dhe që të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të barabitë, varësisht nga klasat ekonomike dhe gjinitë, të kenë një qytet më të mirë me institucione, me shërbime sa më të mira për popullin. Ata kanë nevojë për t`u trajtuar nga njerëzit me fuqi në mënyrë më njerëzore. Kanë të drejtë të kenë një shkollë të mirë për fëmijët e tyre, të kenë ujë të pijshëm, të kenë një spital apo ambulantë ku i sëmuri trajtohet në mënyrë të  drejtë dhe humanitare. Ata kanë nevojë të mos u ndalet rryma e uji. Të rinjtë kanë nevojë të punësohen edhe më shumë. Te inkuadrohen njerëz me njohuri dhe shkollim edhe më të lartë. Në mënyrë që sa më mirë të udhëheqin institucionet e qytetit të tyre. Më e mira është se nuk duhet të jemi të pasur për të shprehur mendimin tonë, për të dhënë votën tonë. E drejta e secilit qytetar është që të votojë duke e zgjedhur kandidatin më të mirë për të gjithë njerëzit dhe jo vetëm për disa. Andaj duhet përkrahur kandidatin më të mirë, me shpresë se premtimet do të bëhen realitet. Populli lodh mendjen me akuza e kritika se zbatuesi i veprave si kryetari i Komunë është dashur të bënte vepra më të mira e më shumë, apo flasin për meritat e larta se si ai ka bërë shumë etj.

Njerëzit shpirt-ftohtë  s`e njohin as fitoren as humbjen

Populli duhet ta kuptoj se merita duhet t`i takojë njeriut që është në të vërtet në arenë, fytyra e të cilit është dëmtuar nga pluhuri, djersa dhe puna, i cili përpiqet për një jetë më të mirë për familjen e tij dhe shoqërinë, atyre që çdo ditë vijnë në punë me shpresë se dita e nesërme do të jetë më e mirë, atyre që kanë entuziazëm të madh, devotshmëri të madhe, që kushtojnë veten në një punë të denjë që të arrijnë triumfin e arritjeve te larta, atyre të cilët edhe nëse dështojnë, të paktën nuk e humbin guximin e madh për punën e tyre. Të paktën ata nuk duan të jenë sikur ata shpirtrat e ftohtë  dhe të turpshëm të cilët as nuk njohin fitoren e as humbjen. Sepse po të njohin fitoren, duhet të kenë parasysh se si e kanë fituar atë pozitë, apo po të njohin humbjen, duhet ta kuptojnë se pse kanë humbur. Andaj, njerëzit duhet të jenë sa më të vetëdijshëm se kujt do t`ia japin votën, sepse është shumë e rëndësishme se kush do të jetë kryetar i Komunë për katër vitet e ardhshme. Nuk duhet t`i jepet vota dikujt vetëm për një qellim personal, por duhet të zgjidhet njeriu i duhur për qytetin dhe shoqërinë e tyre.



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx