Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Florim Zeqa: LDK, koalicion vetëm më popullin

| E marte, 12.11.2013, 08:31 PM |


LDK, koalicion vetëm më popullin e Kosovës

Nga Florim Zeqa

Edhe në këto zgjedhje u dëshmua se mungesa e profilizimit të subjekteve politike ishte pëngesë për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore.

Mirëpo e njëjta gjë nuk po bëhet pëngesë për lidhjen e koalicioneve për balotazh dhe pas procesit zgjedhor!

Lidhja e koalicioneve të panatyrshme për balotazh po shkakton lajthitje tek elektorati, zhgënjim dhe thyerje shpirtërore...subjektin që deri dje akuzonin për hajni, keqeverisje, korrupsion, krim të organizuar e ftojnë apo shkojnë mbështetje dhe bashkqeverisje, duke krijuar kështu një "mishmash" të pandershëm politik !

Nga koalicionet e deritanishme vrejmë subjekte të caktuara politike që herë ngrehin majtas e herën tjetër djathtas, duke dëshmuar mosprofilizimin dhe pavendosmërinë e tyre politike, që të rikujton qasjen e akademikut të dështuar; "shituni, por mos u shitni lirë".

Një qasje e tillë jo vetëm që është e gabuar, nuk i shërben të ardhmës së vendit, mirëqenjes së qytetarëve dhe as vet subjekteve politike.

Si do që të ndodhë një gjë është e kjartë, balotazhi do të përcaktoj kryetarët e 24 komunave të Kosovës, në shumicën e të cilave kandidat për kryetar janë nga LDK-ja, partia e parë politike në vend.

Suksesi i arritur i LDK-së në zgjedhjet e 3 nëntorit, është shprehje e vullnetit të shumicës së dalur në votime (rrethë 45 %), apo përkthyer në elektoratin shqiptar i bie rrethë 35 % të votuesve të dalur të në zgjedhje besimin i dhanë LDK-së dhe kandidatëve të saj për kryetar dhe asambleistë të komunave të Kosovës.

Për të përmbyllur suksesëshëm edhe raundin e dytë, LDK-së në radhë të parë i duhet ndihma e qytetarëve dhe aleatëve tradicional të saj (subjekteve aleate të saj nga vitet e '90-ta) dhe iniciativave të reja qytetare, që kanë duart e pastra, vizionin pro-përendimor, qartësinë e veprimeve të tyre në të ardhmën dhe guximin për t'u përballur më luftën e pakompromis kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative.

Ndryshimi i shumëpritur në Kosovë tashmë ka nisur dhe është i pakthyeshëm. Hapërimi drejt ndryshimit pozitiv do të vazhdoj tutje, pavarësisht përmbylljës së ciklit të balotazhit për kryetar komunash.

Marrja e shumicës së komunave nën qeverisjën e LDK-së do të ndodhë, mos sot nesër gjithësesi, mirëpo nuk do të jetë shumë e rëndëshishme marrja e një komune ose humbja e një tjetre sa do të jetë e rëndësishme shtrirja e vizionit rugovian sa ma thellë dhe sa ma gjerë, respektivisht ngritja e saj në piedestalin më të lartë.

Lidhja që ka krijuar LDK-ja më popullin është koalicioni më i madhë dhe më i fuqishëm, garanca më e fortë e ndryshimit substancial në vend.

Ruajtja dhe ngritja e këtij koalicioni është i mundur më mbrojtjën e linjave programore të saj, vizionit dhe synimit që ka populli Kosovës për ç'rrënjosjën e korrupsionit, krimit të organizuar.

LDK-ja, si parti dhe trashëgimi e vlerave rugoviane është shëndrruar në simbol shprese për ndryshim, ardhmëri dhe jetë dinjitoze në ketë vend.

Lidhja e koalicioneve joparimore dhe të panatyrshme për marrjen në qeverisje të ndonjë komune, LDK-së mund ti shkaktoj efekte tejet negative në projektin afatëgjatë të saj për ndryshime pozitive në vend.

Zgjedhjet parlamentare, siq po shifet do të jenë shumë afër si shkak i humbjës së legjitimitetit të kësaj qeverie nga humbja e numrave në parlament dhe nga humbja e besimit në elektoratin e saj.

Do të ishte absurde t'i lejohet kësaj qeverie të shkojë tutje më qeverisjën e shumicës në vend me votat e pakicës shqiptare dhe asaj minoritare !

Fuqizimi i fitores së elektoratit rugovian që erdhi më 3 nentor, do të ndodhë shumë shpejtë në zgedhjet parlamentare më fitorën e kthesës së madhe, të rikthimit të vlerave njerëzore dhe kombëtare në qeverisjen e vendit.