Mendime
Asllan Dibrani: Plane të errëta të Beogradit
E diele, 17.11.2013, 07:40 PM
Plane të errëta të Beogradit ndaj pasurisë dhe resurseve të Trepçës në Kosovë!!!
Shkruan
Asllan Dibrani - art@asllandibrani.com
Kompania private amerikane”New Generation Power” në bashkëpunim me qarqet serbe për interesat
e saj cenon marrëdhëniet kosovaro-amerikane!
Ne gazetën
Ekspres të datës 15 Nëntor 2013
lexova artikullin !"Beogradi nëpërmjet
amerikanëve pretendon gjysmën e "Trepçës" nga i cili
me të lexuar krijoj një revoltë shokuese, nga i cili rast
do të sjellim një opinion tjetër
për hir të opinionit dhe mos
reagimit nga organet zyrtare të Kosovës
për një resurse gjigant siç është Kombinati Trepça në Mitrovicë.
-Sipas gazetës theksohet se
ekziston marrëveshje për bashkëpunim afarist-teknik ndërmjet Kombinatit
Xehetar Metalurgjik “Trepça”, siç vazhdon ta quaj Beogradi këtë vigan të Kosovës,
dhe kompanisë amerikane ”New Generation Power” (NGP), informate e cila u dha edhe nga mediat serbe. Shtypi serb dëshmon përmes
ministrit të Xehetarisë e të planit Hapësinor, Millan Baçeviq , i
cili ka
thënë se partneritetin strategjik
është gati duke shtuar se kanë mbetur
vetëm që të dy palët të harmonizojnë formën përfundimtare të atij dokumenti që parasheh hapjen e minierave të reja ku
rezultatet e kërkimeve gjeologjike tregojnë se kjo është me leverdi, pastaj të zgjerohet
dhe të rritet vëllimi i prodhimit në minierat ekzistuese, që ndodhen në përbërje
të “Trepçës” veriore, siç e quan kjo gazetë këtë pjesë të këtij kompleksi
xehetar.Ma tutje shton se duhet të instalohen
pajisje të reja për eksploatimin e xehes dhe do të krijohen kushte financiare për
ndërtimin e shkritores së re në Zveçan.
Cenohet territori i ynë me plane aq agresive dhe zyrtaret e Kosovës nuk reagojnë!
Është për tu çuditur me zyrtarët e Kosovës dhe organet gjegjëse në Kosovë, përse nuk e alarmojnë ketë akt aq brutal dhe të pa presidence të Serbisë , kur cenohet territori i ynë me plane aq agresive!Ky akt i vrazhde tingëllon në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare shumë keq kur është devalvuar një kompani amerikane, gjë qe Amerikën e kemi si partnerin dhe mikun ma te mirë ne sferën dhe versionin politik për interesin kombëtare!
Pasuritë e Kosovës dhe Miniera Trepça shfrytëzoheshin nga paraardhësit tanë ilirët.
-Kombinati
dhe Miniera Trepça në Stantërg i përket qytetit të Mitrovicës. Mitrovica është pa
dyshim ndër qytetet më të rëndësishme jo vetëm në Kosovë dhe për Kosovën, por
edhe në gjithë Gadishullin Ballkanik e më gjerë, për nga pasuritë minerare.
Trepça është një minierë me një histori të lashtë, që atëherë, pasuritë e Kosovës shfrytëzoheshin nga paraardhësit tanë ilirët, më pas nga bizantinët, sasët, turqit dhe së fundi nga okupatori serb. Që në kohërat e lashta është ditur për vendburimet polimetalore të sulfureve të plumbit, zinkut,argjendit, kristaleve dhe mineraleve të ndryshme .
Kompleksin industrial dhe miniera e Trepçës së Mitrovicës kishte rreth 23.000 të punësuar deri në vitin 1989, para se ta pushtonin dhe uzurponin forcat serbe!
-Këtë e
kanë vërtetuar zbulimet e shumë punimeve të vjetra minerale, galeri, puse,
vegla të punës, që janë përdorur në kohëra të ndryshme gjatë shfrytëzimit të mineralizimeve
të këtyre llojeve , si dhe mbetjet e gjurmëve nga shkrirja e tyre. Kompleksin
industrial dhe miniera e Trepçës së Mitrovicës
është një kompleks industrial, qe kishte
rreth 23.000 të punësuar deri në vitin 1989, para se ta pushtonin
dhe uzurponin forcat serbe.
Kompleksi
i minierave të Trepçës është pjesa më e vlefshme e tokës në Ballkan dhe ka një vlerë
prej së paku 5 miliardë dollarë amerikan .
Ky gjigant dhe pasuri është "Zemra e Kosovës". Trepça ka 17
miliardë tonë rezerva të thëngjillit qe konsiderohet një ndër kombinatet ma të
mëdha në Evropë. Kapacitetet e
rafinerive të plumbit dhe zinkut në Trepçë zënë vendet ndër të parat në botë.
Në këtë kombinat
u nxorën dhe u përpunuan xehet kryesore
siç ishte koncentrati i plumbit dhe zinkut, plumbi i rafinuar dhe aliazhe të plumbit,
argjend, ari, bismut, zink elektrolit dhe kadmium, acid sulfurik, acid
fosforik, plehra superfosfati, akumulatorë,
bateri nikelkadmiumi,municion të gjuetisë, gypa dhe tel plumbi, llamarinë të zinkuar
dhe produkte prej llamarinës, materiale elektrokontakti, vagoneta,
elektrolokomotiva për xehtari, pajime dhe pjesë rezervë për metalurgji dhe xehetari e produktet të tjera. Aktualisht,
Trepça nuk prodhon ma si pasojë e luftës me çka konsiderohet i doemosdoreshëm një regjenerim
i pajisjeve të reja nga të cilat regjimi serb me të ikur i plaçkiti dhe
i dëmtoj shumë. Kjo ndihet mjaft keq në prodhimin e përgjithshëm
industrial të Kosovës dhe në eksport, sepse pjesa dërmuese e produkteve të Trepçës
eksportohej në shtetet e Evropës dhe në botë, por fatkeqësisht e eksplatuar dhe e shfrytëzuar nga Beogradi edhe nga ish regjimin jugosllav. --Për riaktivizimin e Trepçës
nevojitën investime të mëdha, të cilat duhet të sigurohen nga partnerët
ekonomik i jashtëm dhe të brendshëm qe
duhet sa ma shpejt te mobilizohemi në nivel kombëtar duke shfrytëzuar edhe potencialin ekonomik të Shqipërisë dhe biznesmenëve shqiptare, kudo që janë për ta
ringjalle këtë Kombinat me vlere
të mëdha.
Trepça në ish Jugosllavi u llogaritur me një vlerë për 70 për qind te të gjithë pasurisë së minierave jugosllave sa i kishte ne atë kohë.
Kombinatit Trepça ishte ndër eksportuesit kryesorë të ish- Jugosllavisë.Trepça eksportoi 103 milion dollarë për një vit qe llogaritet se në nëntokën e këtij kombinati janë depozitat e mëdha të fshehura nga linjiti, plumbi, zinku, metale , ari, argjendi dhe të naftës , dhe me një kapacitet mbi 17 miliardë ton qymyr!
-Mos
pajtimi dhe rezistenca e sotme serbe për mos humbjen e Mitrovicës
lidhet sesa ishte nën okupimin
e saj
Kosova, prodhimi industrial i Kombinatit Trepça ishte ndër eksportuesit
kryesorë të ish- Jugosllavisë. Sipas një studimi
, në nëntokën e Kosovës , janë depozitat e mëdha të fshehura nga linjiti,
plumb, zink, metale , ari, argjendi dhe të naftës , me nje kapacitet mbi 17 miliardë ton qymyr siç e cekem edhe ma
lartë . Sipas dëshmive dhe të dhënave ,epet ky rezultat qe suksesi më i madh i kombinatit të Trepçës
u arrit në vitin 1983, atëherë kur Trepça eksportoi mallra me vlerë prej 103
milion dollarë ,që pos rrogave të
atyre punëtoreve të krahut, Kosova asgjë nuk ka përfituar as që ka shkuar në buxhetin e saj !Dihet botërisht se ari dhe
xehet e Kosovës kalonin transit nga uzinat e saje drejt
Beogradit me çka me kujtohet parulla e
studentëve të ngjarjeve të vitit 1981
"Kosova puno,Beogradi ndërto" . Kapitali i Trepçës ishte si garant i shumë kontratave qe i lidhte
ish Jugosllavia dhe Beogradi
me shtetet tjera. Fatkeqësisht kjo minierë u shfrytëzua
nga regjimi jugosllav dhe frytet e saj shumë pak u shijuan nga populli autokton
i Kosovës.
-
-Më 22
qershor 1998, edhe New York Times,
raportoi se qeveria jugosllave po bënë negociata për shitjen e aksioneve në kompleksin
e Trepçës. Ajo ishte në listën e presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviç për
ankand eventual . Në atë kohë shkroi
edhe shtypi botëror qe sytë ishin
në Trepçën si informatë
e parë qe u dha me rastin e
rezistencës se minatorëve shqiptare për
ta mbrojtur nga gllabërimi i
barbarisë serbe. Fronti dhe synimet e UÇK-së ma dolën në skene
përballë regjimit të Sllobodan
Millosheviqit.
Këto manovrime
të politikës serbe , siç shihet po hedhin paqartësi
pran opinionit botëror , nga një neglizhencë
e stafit politik të Kosovës . Qeveria e
Kosovës është ma e udhës të debatoj
në parlamentin e vet dhe në Kuvendin e Kosovës
për një gjë shume serioze dhe
shumë madhore se sa te debatojnë për
tema shterpë edhe boshe
të pa vlera !Qeveria e Kosovës nuk duhet me anashkaluar "Kombinatin
Trepça" kur dihet një kapital aq me
vlere i saj,po duhet tu dal në balle
malverzimeve qe bëhen në kurrizin
e popullit shqiptare nga interesat e
një kompanie private amerikane
jashtë interesave të dy popujve miq shqiptaro-amerikan, qe ne diskursin politik konsiderohet
,kërcënim si akt dhe " shkelje e sovranitetit të Kosovës ".