Mendime
Elida Buçpapaj: Çarmatosja e Sirisë pa pasoja
E premte, 15.11.2013, 07:51 PM
ÇARMATOSJA E SIRISË PA PASOJA SI NË SHQIPËRI DHE NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-SHBA-NATO
NGA ELIDA
BUÇPAPAJ
Një mik i
nderuar në Facebook më shkruante "Tash Elida do të ishte mirë të shkruash
një koment për armët kimike, e jo të postosh komentet e të tjerëve! Pershëndetje"
–
Zotëria
kishte shumë të drejtë, sepse rreth armëve kimike ne kemi heshtur në mënyrë aktive,
duke publikuar të gjitha qëndrimet. Për një gjë mbaj qëndrim të prerë, kur
sensibiliteti për armët kimike adresohet si antiamerikanizëm. Këtë lloj
manipulimi nuk e pranoj assesi.
Ndërsa
fushatat sensibilizuese të elitës, ekspertëve të fushës, ambientalistëve, shoqërisë
civile dhe shtypit natyrisht që janë të domosdoshme, duke shmangur qëndrimin
politik dhe përfitimin politik.
Për armët
kimike të Sirisë me destiancion Shqipërinë u mësua përmes një informacioni të rrjedhur.
Kam përshtypjen nga Ministria e Jashtme. Pastaj mësuam se Rama dhe Kerry kishin
folur në telefon dhe sipas Sausan Ghosheh, e dërguara në Siri e misionit të Kombeve
të Bashkuara të Organizatës Kundër Përdorimit të Armëve Kimike, „më datë 15 nëntor
pritet të mblidhet Këshilli Ekzekutiv i Organizatës për Ndalimin e Armëve
Kimike, për të vendosur lidhur me procedurat e shkatërrimit dhe vendin“. Vendet
që diskutohen janë
Unë personalisht,
si Elida Buçpapaj parimisht jam kundër ardhjes dhe demontimit të armëve kimike
si në Shqipëri ashtu edhe në Europë. Mendoj se armët kimike duhet të eleminohen
në Siri nën monitorimin e fortë të OKB-së, BE, SHBA! Mund të demontohen edhe në
vendet që i kanë shitur, përsëri nën monitorim shumë të fortë.
Ndërkohë Shqipëria
është me SHBA aleat jetik dhe dialogu me ta duhet të jetë shumë i ngushtë, shumë
luajal dhe shumë konstruktiv. Pikë.
Ish-Kryeministri
Berisha na solli ujgurë në Shqipëri.
I ndryshëm
ishte vendimi i qeverisë Berisha për importin e plehrave, ku sipas tijShqipëria
bëhej gropa e plehrave të rajonit, jo në kuptim metaforik, në kuptimin ad
literam - të cilin Rama e shfuqizoi menjëherë me një prej tri vendimeve të para
të qeverisë së tij. Bota e qytetëruar importon lëndë të para, Shqipëria
eksporton lëndë të para dhe do të importonte plehra.
Shqipëria
është e ndjeshme me temën e çarmatimeve, sepse e ka përjetuar me një tragjedi
deaktivimin e armatimeve të kohës të diktaturës, siç ishte Gërdeci. Por kur ky
proces u monitorua nga specialistët, gjithçka shkoi në rregull.
Në këtë konteskt,
unë mendoj se kryeministri Rama ka bërë një deklaratë të mirë kur ka thënë se për
të "është i rëndësishëm partneriteti me SHBA nga llogoret e Irakut tek çarmatosja
e Sirisë".
Të çarmatosësh Sirinë është detyrë e komunitetit ndërkombëtar, por problemi është që kjo çarmatosje të bëhet pa asnjë pasojë si në Shqipëri, ashtu edhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA dhe NATO-n.