E merkure, 30.04.2025, 03:34 AM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Humbja e gjeneralit

E merkure, 13.11.2013, 08:55 PM


HUMBJA E GJENERALIT

Nga Dibran Demaku

Kur Partia demokratike e Kosovës e kandidoi për kryetar të komunës së Prishtinës gjeneral Agim Çekun, të painformuarit mirë thanë se këtë herë partia në fjalë do ta fitojë udhëheqjen e kryeqytetit. Gjithandej flitej se gjenerali do të fitojë. Vetëm poshtë e lartë qarkullonte pyetja: se a është pozicioni politik i ministrit më i lartë se pozicioni i kryetarit të komunës, qoftë ai edhe i kryeqytetit, dhe përballë kësaj shprehej habi se përse Partia në pushtet e sakrifikonte një ministër?!

Por që në fillim të kandidimit të gjeneralit për kryetar të kryeqytetit u shfaqën ca paqartësi:Së pari ministri Çeku nuk dha dorëheqje nga pozita e ministrit, ashtu siç bëri ministrja Mimoza Kusari-Lila, por ai vetëm e ngriu pozitën e tij! Me ngrirje të tilla tashmë opinioni publik kosovar sikur është mësuar. Le të na kujtohet vetëm  posti i ngrirë i ish kryetarit të LDK-së Fatmir Sejdiut, i cili kishte ngrirë postin e tij për të ushtruar postin e Kryetarit të Repoblikës, por që Gjykata kushtetuese e Kosovës pati konstatuar se „ngrirja e postit“ ishte në kundërshtim me kushtetutën dhe Fatmir Sejdiu ishte i detyruar që të jipte dorëheqja nga pozita e Kryetarit të Kosovës!Andaj edhe“ ngrirja“ e pozitës së ministrit Çeku nga opinioni publik sikur nuk u pëlqye, por?!. . . Kjo të bënte të konkludoje se ministri në fjalë në veçanti, ashtu edhe partia e tij në përgjithësi nuk besonin në fitore, andaj e ruanin si rezervë postin e ministrit?!Mbase mund të ndodhë që pas balotazhit nëse nuk e fiton postin që synon,Mimoza Kusari-Lila, t`i kthehet pozicionit të ministres! Themi mbase, sepse në Kosovë dhe në politikën kosovare është gfjithçka e mundur! A pak ministra e kryetar komunash deri tash kanë dhënë dorëheqje dhe vetëm pas pak ditësh janë penduar apo i kanë rënë pishman dhe janë kthyer sërish në vendet e tyre udhëheqëse?!

Në anën tjetër gjenerali Çeku me premtimet e tij paushalle dhe të pambulesë ekonomike gjatë fushatës zgjedhore sikur nxiti iritim tek zgjedhësit. Deklaratat e gjeneralit se nëse do të fitonte pozitën e kryetarit të Prishtinës ai do të ndërtonte Metro që nga kryeqyteti e deri në aeroportin e Sllatinës, tek opinioni publik kosovar u kuakifikuan se premtime boshe të fushatës zgjedhore, apo si përralla për fëmijë! Se si do ta bënte Metronë dhe nga do t`i merrte paratë(kur dihet se ndërtimi i “Metrosë” ka një kosto të lartë financiare) për realizimin e atij projekti, nuk dinte të përgjigjej as vetë gjenerali kur u pyet në një debat televiziv!

Krahas kësaj nuk u mor parasyshë edhe fakti se gjenerali nuk është prishtinas i lindur si dhe në Prishtinë ka jetuar fare pak. E Prishtinasit ata që nuk janë lindur dhe nuk janë rritur në Prishtinë, sikur nuk i duan!Apo Partia demokratike sikur e harroi këtë fakt? Nëse e ka harruar duhet të përkujtohet. Vite më parë, Partia demokratike e kishte kandiduar për kryetar të Prishtinës një kandidat që nuk ishte lindur në Prishtinë, por që në krahasim me gjeneral Çekun, ai kishte jetuar më gjatë në Prishtinë. Ai edhe shkollimin e kishte bërë në Prishtinë!Edhe përkundër kësaj nuk e kishte fituar postin e kryetarit të Prishtinës!Ishte ai Fatmir Limaj atëherë nënkryetari i parë i partisë demokratike të Kosovës!

Si ilustrim të kësaj që u tha më lartë se Prishtinasit e duan dhe e votojnë për kryetar të qytetit të tyre vetëm kandidatin që është lindur dhe është rritur në Prishtinë është rasti i Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes, i cili edhepse kandidoi për herë të parë, mori shumë më shumë vota se gjenerali!

Në zgjedhjet lokale të tre nëntorit në Kosovë pati të fituar dhe humbës. Mbase humbja më i dhimbshme ishte humbja e gjeneralit!Vëtë pozicioni i tij politik si dhe grada e lartë që bartë mbi supe domosdo që të nxitë ndjenjën e keqardhjes! Nga ky pozicion lind pyetja:Përse e morën këtë hap vetë Agim Çeku dhe partria e tij?! A kishin menduar më parë se kandidati i tyre edhe mund të humbiste, dhe humbja e tij nuk ishte një humbje e zakonshme?! Andaj dikush edhe mund të pyet:Përse dhe kujt ju desh që në këtë mënyrë të sakrifikohej Gjenerali?!

Pas humbjes në zgjedhje për kryetar të kryeqytetit, gjeneral Çeku ju kthye postit të ministrit të Forcës së sigurisë së Kosovës!Nuk dihet vetëm se atje u kthye me një gradë më pak apo më shumë?!Humbja mbase ia ka zvetnuar paksa gradat?!. . .



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx