Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Ka mbetë edhe një copë ''Shqipni''
E marte, 12.11.2013, 09:03 PM
KA MBETË EDHE NJË COPË “SHQIPNI”...
QË KA NEVOJË PER TYM...
Nga Fritz RADOVANI
Plot 100
vjetë janë ba që me 13 Qershor 1913, i Madhi At Gjergj Fishta vendosi në kompanjelin
e Kishës së Fretenëve të Gjuhadolit të Shkodres, jo ma të vogel se kater meter
të madh Flamurin e Gjergj Kastriotit, me Shqipen dykrenare mbi shtroje të lame
me Gjakun e Atdhetarëve Shqiptarë, që dhanë jeten per Liri dhe Shqipni të Pavarun...
Kur
malazezët gjuenin me top nga të kater anët Shkodren, u gjet një tradhëtar që ua
shiti per pare pothuej krejt Veriun, e ky katil, me emnin Esad Pashë Toptani...
Shko një Esad,
e eja një tjeter si ai...
Tragjedia
që shkatrroi Shqipninë me kulm e temel filloi me Enver Hoxhen në 1941, dhe sot
po vazhdon me pasuesit e pandreqshëm të atij sistemi perbindsh!
Atëherë,
kur gjithë Europa Lindore po thente pllakat e hekurta të “Murit Berlinit” per
me u bashkue me Europën e shumdishrueme...dhe me u rikthye në gjiun e vet...bash
Shqipnia... Ah Shqipnia, e shkretë!.. Me 2 Dhjetor 1992, angazhohet në një tjeter
pakt...të menduem nga tradhëtari Ramiz Alia, e “pakti” ishte “Konferenca
Islamike”!
Pa kalue
dy javë që Erdogan i Turqisë e ndinë veten në Prizren, si në “Turqi...” dhe
mbarë Populli Shqiptar i të gjitha trojeve “ngritët në kambë”, vjen edhe një tjeter
“sihariq” nga agjensitë europjane se, Belgjika, Norvegjia apo Shqipnia, në njenin
nga këta shtete... po diskutohet “shkatrrimi i armëve kimike të Sirisë”.
Flitet (e
ku asht za, nuk asht pa gja!), se Shtetet e Bashkueme t’ Amerikës, kanë pasë kontakte
me qeveritarë shqiptarë per këte çeshtje. Sigurisht, idea e tyne ka një bazë mbi
të cilen asht ndertue kjo perpjekje e amerikanëve, per me ardhë me “shkatrrue” atë
sasi të konsiderueshme armësh në Shqipni. Gatishmënia me pritë të burgosunit
nga Guantanamo, apo “210 vllaznit e gjakut e t’ armëve” nga Irani, tregojnë se “shqiptarët”,
kanë dhanë prova para Botës se janë të aftë me “strehu, gostitë e sigurue” kedo
përveç, Shqiptarëve, që ma shumë se 1.500.000 Shqiptarë, janë shpërnda nder të gjitha
vendet e skutat e kontinentëve, vetem per me sigurue “buken” dhe qetsinë shpirtnore...
E verteta
asht se Shqiptarët ka 100 vjet që japin prova se janë t’ aftë jo vetem me
shkatrrue armët kimike, po edhe depot e armëve të veta...si në vitin 1997, e po
kje se e lypë nevoja, ata per me i ba nder Sirisë, shkatrrojnë edhe Shtetin
Shqiptar... Mjafton që:
Mos të harrojmë
kurrë porosinë e Ramiz Alisë: “Ne komunistët reformatorë,do të zbatojmë strategjinë
tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronaret e ardhshëm në një vend
socialist, të jemi Ne dhe njerëzit tanë. Me këtë strategji,brenda dy-tre
legjislaturash, do të arrjmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën
kapitaliste, e cilado të na përjetësoi në pushtetin politik të së ardhmes, që e
kemi planifikuar dhe po e përgatisim vetë... Shqipërinë do ta gëzojme Ne dhe fëmijët
tanë.
Mjerë Ata
që do të guxojnë të na dalin përpara e të na kundërvihen.
Përveç aleatëve
ideologjikë, nëse do të jetë nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të Perëndimit,
me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha...
Për këte jeni të garantuar sot e përgjithmonë... në fund të fundit rëndësi ka
pushteti, që do të jetë plotësisht yni.”
***
Fitimi i “disa
shqiptarëve”, nuk ka me kenë i vogel! Janë disa “vullnetarë” që po luftojnë perkrah
“vllezërve të vet” në Siri... Këta ua çojnë prap sirianëve dhe ata, i sjellin
prap në Shqipni...Këta ço... E ata bjeri prap... “Ma mirë kështu, se me gomone...”
E sa mund
të paguhen këta qeveritarë me shkatrrue Shqipninë dhe t’ ardhmen e Popullit
Shqiptar që asht Rinia...me shkatrrimin e ambjentit dhe me pasojat
katastrofike, që sjellë pasiguria e armëve kimike në Shqipninë e mbrapambetun të
Europës?
“
Lexues të
nderuem!
Ju lutem
mos e harroni porosinë e Nanës Tereza, në vitin 1997 në Rinas:
“O Zot hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”...