Mendime
Haxhi Muhaxheri: Jo importimit të armëve kimike
E enjte, 14.11.2013, 08:34 PM
Alarmi
JO
IMPORTIMIT TË ARMËVE KIMIKE NË SHQIPËRI
Një JO e
sotme për armët kimike, do të thotë një
Nga Haxhi
Muhaxheri
Bashkohuni
të gjithe për ti thënë JO importimit të armeve kimike në Shqiperi. Kësaj radhe
duhet të flasim të gjithë njëzëri për ta parandaluar këtë të keqe të madhe që po
i kanoset Shqiperisë. Ndaj, protestat duhet të jenë sa më masovike. Duhet
protestuar bashkarisht të gjithë qytetaret shqiptar, shoqeria civile,
intelektualet, mjeket, artistet, studentet, punëtoret,...
Armet
kimike duhet të shkatërrohen në vendin e origjines dhe jo në Shqipëri. Ato janë
shumë të rrezikshme dhe mund te sjellin pasoja fatale për shqiptaret. Nga shkatërrimi
i tyre mund të kontaminohet toka dhe uji. Kësisoj, shqiptaret mund të perballen
me pasoja të paimagjinueshme. Mund të perhapen sëmundje nga me të rrezikshmet. Mund
të lindin fëmijët me të meta. Mund të rritet në menyre drastike mortaliteti. Madje-madje,
mund të ndryshoj kodi gjenetik…
Nga
kontaminimi i tokës dhe ujit do të vijnë mëpastaj edhe shumë pasoja tjera të paparashikueshme.
Të gjitha prodhimet vendore do të jenë të kontaminuara dhe do të ndalohet
eksportimi i tyre. Turizmi do të ketë rënje.
Investitoret e huaj do të ikin. Ekonomia do të dobësohet tejmase dhe
jeta e shqiptarëve do të jetë shumë më e varfër.
Sekëndejmi
shtrohet pyetja, pse armet kimike nuk shkatrrohen në Amerike kur dihet se
Amerika i ka të gjitha potencialet e mundshme për ta bërë një gje të till?! Amerika
i ka mjetet me bashkekohore per shkaterrimin e ketyre armeve. Pse vendet tjera shumë me të përparuar për
nga teknologjia nuk pranuan ta bëjnë këtë punë? Pse u dasht të gjendej Shqipëria,
kur dihet se nuk i plotëson as p?r se afërmi kushtet për shkaterrimin e ketyre armeve shumë
të rrezikshme?
Prandaj
duhet thënë JO importimit të armeve kimike në Shqipëri. Prandaj duhet ngritur zërin e protestes të gjithë
qytetaret shqiptar. Prandaj, o sot o kurr, duhet ta thone fjalen e vet edhe
intelektualet dhe akadamiket shqiptar. Prandaj, kudër kësaj të keqeje duhet
protestuar edhe artistet; shkrimtaret,
piktoret, aktoret, solistet, rapsodet…
Ti thuash
JO kësaj të keqeje, do të thotë ti thuash
Thjesht,
një JO e sotme për armet kimike, do të thotë një