Mendime
Selim Nëngurra: Dëshmi për gjurmët katolike në Lubozhdë dhe Podgur
E premte, 15.11.2013, 09:21 PM
DËSHMI PER GJURMËT KATOLIKE NË LUBOZHDË DHE PODGUR
Nga Selim
M. Nengurra
Se
vendbanimet e Kosovës gjithandej kan qen të banueme me shqiptar të besimit të krishten
katolik prej se lindi Krishtenizmi e edhe ortodoks ma von pas ndamjes së Kishës
Katolike në ate të prendimit e të lindjës ka shumë gjurmë dhe dëshmi.
Këto
gjurmë dhe dëshmi vertetojnë katercipishtë se feja islame ka ardhë shumë vonë,
disa shekuj mas pushtimit turk të hapsinave të Siujdhesës Ilirike. Për mos me keqkuptue disa njerëz të porositun
nga sherbimet e ndryshme antishqiptare të cilët në secilin shkrim timin i
rrasin hundët me komente po e thamë me plotë bindjen se feja islame në trojet
arbnore nuk ka ma shumë se 120-150 vjetë jetë në masë të madhe çfar asht sot,
ndersa ka pas raste individuale që i ka fillet edhe ma herët kjo fe në këto
hapsina. Unë as nuk jam i pregaditun, as nuk jam kompetent të mirrem më këte
problem shumë aktual që nga koha e pasluftës në Kosovë e edhe trojet tjera
shqiptare si dhe në vetë shtetin tonë Shqipninë, por unë do flas per fshatin
tim të lindjes, per rrethinat e ti , pra per krahinën e Podgurit të Dukagjinit.
Kur pata
shkrue librin " NENGURRA E ISTOGUT "
Monografi per fshatin Lubozhdë të Istogut në vitin 2009, pata cek se në këte
fshat ka edhe varreza të shqiptarve katolik. Nuk pata shkrue asgja ma shumë per
historinë e atyne varrezave sepse në atë kohë unë nuk dija se ka pasardhësa të familjës
PALUSHI që dikur ka jetue me shekuj brez pas brezi në Lubozhdë dhe se ata
pasardhësa sot jan lagje të tana në fshatnat Krushevë e Madhe, në Dolc të Klinës
dhe edhe në vetë Klinë , dhe kuptohet se jo të gjitha sot kan mbiemnin Palushi.
Për shkak se janë rrit edhe kan ndrrue
mbiemni tue e marr emnin e ndonji gjyshi apo stërgjyshi per mbiemen.
Kam
shkrue fare pak në librin tim per rastin, ndërsa sivjet në pranverë bana nji
shkrim paksa ma të gjanë per historinë e kësaj familje dhe tragjedinë e saj në Lubozhdë
diku në vitin 1860.
Kur u
botue shkrimi im pati reagime nga ma të ndryshmet dhe mue ma së shumti
pershtypje më bani reagimi i z. Luigj Palushi i cili më shkruen në posten time
private dhe më pershendetë, më pergëzon per shkrimin dhe më jep udhzime se ku të
drejtohem atje në Klinë dhe rrethinë per të mesue ma shumë historin e familjës
Palushi të Lubozhdës. Kam këmbye letra me këte burr disa here dhe kur shkova në
pushimet verore bisedova me disa miq që i kam në Klinë dhe u binda se pasardhësit
e familjës Palushi të Lubozhdës jo të gjithë din të tregojnë diçka per të paret
e vetë kur ata kan jetue në Lubozhdë, dhe ka edhe të tillë që nuk dëshrojnë fare
të flitet per at histori, sikurse kishte edhe të tillë që e hyperbollizojnë rastin
dhe shkakun pse kjo familje në vitin 1860 detyrohet me u largue nga fshati me
rrobat vesh në trup per ta shpetue jetën e familjarve të vet.
Pra ka
versione të ndryshme per shkakun dhe masi janë shumë kontradiktore rrefimet që i
flasin sot njerzit, unë kam vendos që nuk do shkruej ma shumë se sa shkrova
edhe herën e fundit.
Nga
presioni per të konvertue në fenë islame të cilin presion kjo familje nuk e
pranojë, pati edhe perplasje me armë mes kësaj familje dhe shqiptarve të fshatrave
Vrellë dhe Lubozhdë të cilet kishin pranue islamin dhe të cilët dirigjoheshin
nga imami i xhamisë së Vrellës. Kjo perplasje bahet shkak që familja Palushi të
ik nga fshati në besen e kumbarës , nji burri të familjës Shatri e Tomocit të Istogut e kjo familje vendoset në Marmull,
dhe ma vonë shprendahen në Dollc, në Klinë dhe në Krushevë të Madhe.
Mirpo nuk
asht vetem rasti i familjës Palushi që deshmonë se në Lubozhdë para se me u
pranue islami ka pas shqiptarë të besimit krishten katolik.
Si
vendbanim Lubozhda asht vendbanim i vjeter, dhe këtu ka gjurmë që dëshmojnë se
këtu njeriu ka jetu që nga kohnat e vjetra parahistorike. Në nji kodrinë mbi
fshat asht lokaliteti i Gradinës ku ka gjurmë edhe sot e kësaj dite se aty ka
pas nji qytet i tan. Aty janë gjet tumule dhe gjana tjera që percaktojnë GRADINËN
si vendbanim i kohnave të vjetra parahistorike. Mikrotoponimi POLLAQER, dëshmon
se aty ka pas kasolla të vjetra ilire të ndertueme nga thuprat e drunit dhe
balta që janë quejt Pollaqe. Në mars të vitit 2013 bashkfshatari im Sefedin
Nezir Kadaj derisa mih nji kanal të vogël per të fut gypat e ujsjellsit has
papritmas në disa eshna tëskeletit të njeriut, krejt afer eshtnave has në shumë
gjesende hekuri, e argjendi. Stoli të ndryshme dhe disa armë hekuri apo
gjesende që i ngjasojnë armve të fotfta dhe ai ndalon mihjen, njofton Ministrinë
e Kulturës së Kosovës, aty vin arkeolog dhe ekspert të cilët i marrin ato
gjesende si dhe eshtnat e skeletit në fjalë dhe e lokalizojnë vendin si vend me
interes per gërmime arkeologjike. Disa ekspert aty ( sipas asaj që rrefen z. Sefedin
Kadaj ) supozojnë se tanë ajo hapsinë rreth shtëpisë së z. Kadaj e deri naltë te
gryka e Dragiqit, pra lokaliteti POLLAQER asht nji vend ku ka gjurmë të vendbanimeve
të vjetra ilire.
Në vetë qendren
e fshatit asht nji burim i madh uji që quhet KRONI I LUBOZHDËS dhe ky krue asht
në vet mbrendinë e nji faltoreje të vjeter që quhet Kisha e Kronit të Lubozhdës.
Sado që muret gërmadha të kësaj Kishe jan shkatrrue nga fshatarët e pandergjegjëshem,
megjithate edhe sot e kësaj dite aty gjinden themelet e saj, themele të dukshme
që percaktojnë objektin e Kishës dhe padyshim se ekspertet do e caktojshin edhe
moshen e sajë.
Këtu po e
ceku se asht interesant të dihet se tue fillue nga Radisheva e deri në Radafc në
të gjitha katundet e sotme të rranxës së Alpeve Shqiptare ka gjurmë se në kodrinat
mbi fshat ka pas Kisha.
Andaj
perderisa ato gjurmë të kishave janë evidente edhe sot e kësaj dite dhe
perderisa janë faktet se në Radafc e në Jabllanicë të Madhe fshatarët e këtyne
dy fshatnave ishin të krishten katolik deri në vitin 1875 e në Lubozhdë deri në
vitin 1860 asesi nuk qendron pohimi i disave që thonë se islami në trojet e
shqiptarve erdhi para pushtimit total osman dhe se ka themelet me shekuj këtu. Nuk
e mohoj mundësinë se në Radafc e Jabllanicë të Madhe si dhe në Lubozhdë ka pas
shqiptar që do e kan pranue islamin me hater a me dhunë edhe shumë dekada ma
herët, por fakti se në Radafc dhe në Jabllanicë të Madhe deri në vitin 1875 ka
pas familje te besimit katolik dhe se këtë vit pasi nuk pranon konvertimin në islam
ik nga këtu familja Doçi e cila vendoset në Nepolje ( Krasniqe ) të Lugut të Baranit.
Dhe se edhe në Lubozhdë familja Palushi deri në vitin 1860 ishte aty e këtë vit
u detyrue ta braktisë fshatin nga presioni per ndrrimin e fesë dëshmon se
islami si fe nuk ka jetë ma të gjatë në krahinën e Podgurit ma shumë se 120-150
vjet.
Tash pas
luftës së fundit në Kosovë dhe çirimit të sajë pasardhsit e familjës Palushi
kishin shkue e ndertue Lapidar per të paret e tyne te Varrezat katolike në Lubozhdë
dhe ato varreza si gjithmonë jan ruejt e respektue nga fshatarët e Lubozhdës që
sot të gjithë janë të besimit islam.
Me 07
shtator isha musafir në RADIOFONTANA të Istogut dhe dikush lajmrohej dy tri
here per replikë me mu në pohimet e mia per këto që i ceka këtu dhe ai zotni
thoshte se lajmrohej nga Norvegjia, por anonim se nuk e tregonte cili ishte. Ai
mundohej të më demantonte dhe thoshte se islami ka ma shumë jetë në këto anë dhe
merrte shembull xhaminë e Jabllanicës së Madhe.
Thoshte
se ajo xhami asht e vjetër diku 570-600 vjet. Unë edhe tash itham ati zotniut
anonim e edhe secilit që merr xhaminë e Jabllanicës së Madhe per argument të vjetersisë
së islamit në këto anë se ata ose nuk njofin sa duhet rrethanat dhe historinë e
asaj xhamije ose qellimisht trumpetojnë ambicjet e liderit turk Erdogan per ta
gllabrue Kosovën dhe shumë pjesë të Gadishullit Ilirik. Asht e sakt se ajo
xhami ka at moshë, pra 570-600 vjet, por ajo xhami asht adaptue në ndertesën e
kishes katolike shqiptare që ka at moshë. Pra objekti ka at moshë 600 vjeqare,
por jo si xhami, së paku 400 vjet ai objekt ka qen kishë katolike. Argument per
këte asht druni ( LISI ) i Pishës aty. Dhe dihet se lisa në oborre kishash kan
mbjell tradicionalisht të krishtenet e jo muslimanet. Aj lis aty ka vjetersinë e
570 plus minus 10. vjetve sipas ekspertve që kan ba matjen e moshes dhe të pranishem
ne matje ishin: Hysen Abazi ing. i dipl. i pylltarisë, Tahir Ahmeti , ing.i dip.
i pyllatarisë, Ismail Hetemaj dhe Sadri Zekaj imam i xhamisë. Me 12 tetor 2009
u ba matja. **
** Shenime marr nga libri i Hasan Zekaj " KULTI I TOKËS DHE KULTI I UJIT ( Etnokultura në Podgur ) faqe. 135.