E shtune, 27.04.2024, 11:17 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Harresa ndaj dëshmorit Rrustem Bruqi

E shtune, 16.11.2013, 10:00 PM


Harresa institucionale ndaj dëshmorit Rrustem Bruqi

Një nderim më i madh kombëtar për eshtrat e dëshmorit

Nga Florim Zeqa

Harresa është një fenomen shoqëror i ndikuar nga shumë faktor psikologjik, biologjik e social, shërimi i së cilës është i vështirë dhe i gjatë.

Sëmundja e harresës apo shlyerja e trurit, nga vende të ndryshme të botës është duke u trajtuar si sëmundje e shekullit e emërtuar në gjuhën mjeksore si "ALZHAIMER" (alcaimer).

Alcaimeri i shoqërisë kosovare, i ardhur si pasojë e egoizmit njerëzor, injorancës dhe urrejtjës ndaj njëri-tjetrit, sherimin duhet ta gjejë mbrenda vet-vetës.

Kjo është e mundur të arrihet përmes respektimit të vlerave të njëri-tjetrit, dashurisë, solidaritetit, humanizmit dhe respektimit të traditave tona fisnike kulturore dhe kombëtare.

Ne mërgimtarët, muajin gusht të këtij viti, më rastin e homazheve tek varrezat e dëshmorëve dhe veprimtarëve në Komunën e Deçanit, u ndeshëm më fenomenin e "alcaimerit" politik, të lënjës në harresë të njërit prej dëshmorëve të rënë heroikisht në fushën e betejës.

Fjala është për Rrustem Bruqin, heroin e Kosovës, veprimtarin e devotshëm të LDK-së, luftëtarin e rënë heroikisht në betejën e Loxhës, në njërën nga betejat më të lavdishme të luftës çlirimtare.

Varri i tij i mbetur në harresë të të gjithëve, i paprekur ( ndoshta i pa vizituar) nga askush tani e 15 vite më parë!

Të vetmit jemi ne familjarët që kohëpaskohe sjellim lule të freskëta dhe shuajmë mallin më Rrustemin,...jemi të indinjuar thellë në institucionet komunale dhe ato shtetëtore të cilët trajtimin e dëshmorëve të lirisë sonë po e bëjnë në mënyrë selektive; dikujtë i ndërtohen lapidare dhe komplekse memoriale më paratë e taksa paguesve, ndërsa dikush tjetër po harrohet dhe anashkalohet nga kujtesa shoqërore siq është rasti më Rrustem Bruqin e shumë të tjerëve që ranë heroikisht dhe ballë-përballë më forcat serbe, përfundon rrëfimin Dr. Sylë Bruqi (vëllau i dëshmorit) veprimtar dhe pjesmarrës i luftës çlirimtare (mjek në radhët e UÇK-së).

Padyshim së harresa e dëshmorit të lavdisë sonë kombëtare në radhë të parë është politike,...nuk ishte dashtë të harrohet nga shoqëria civile duke u nisur nga; bashkluftëtarët e tij, bashkfshatarët, qytetarët e komunës së Deçanit dhe gjithë Kosovës.

Mirëpo përgjegjësia më e madhe morale bie mbi institucionet komunale dhe ato shtetërore që dëshmorët dhe martirët e shtetit të Kosovës i trajtojnë sipas përkatësisë së tyre partiake.

Në këtë kontekst pa përgjegjësi nuk mbetët as LDK-ja që lenë në harresë veprimtarët më të devotshëm të saj, luftëtarët e vijës institucionale që ranë në altarin e lirisë.

I tillë ishte Rrustem Bruqi, aktivist dhe veprimtar i palodhshëm i LDK-së që nga themelimi i saj, anëtar i komisionit për financim (3%), kryetar i komisionit për çeshtje strukturore dhe anëtar i komisionit për informim pranë degës së LDK-së në Deçan, anëtar i këshillit për pajttimin e gjaqeve në Deçan, luftëtarë dhe bashkëpunëtor i ngusht i Sali Cekajt.

Rrustem Bruqi Betejen e lavdishme të Logjës, në luftimet ballë për ballë më forcat serbe, bie heroikisht në fushën e nderit më 6 korrik 1998, rrethë ores 14 e 30 minuta. Varrimi i të cilit u bë një ditë më pas, në oborrin e Xhamisë së fshatit Isniq, ku edhe sot e asaj dite pushon i qetë trupi i tij,...i harruar nga të gjithë dhe pa përkujdesje të askujt!

Rrustem Bruqi nuk është dëshmor i kultit fetar, qëndrimi i mëtutjeshëm i trupit të heroit të kombit në varrezat e xhamisë së fshatit është i patolerueshëm,..apo më mirë më thënë është një shpërfillje ndaj vlerave të luftës çlirimtare, nuk i bënë nderë deçanasve dhe as qytetarëve të Kosovës.

Ky shkrim le të shërbejë si thirrje në ndërgjegjën e çdo qytetari të komunës së Deçanit dhe gjithë Kosovës, së heronjët dhe dëshmorët nuk janë të asnjë partie politike, feje apo rajoni,...janë të të gjithëve, janë të shtetit të Kosovës.

Andaj përkujdesja ndaj varrezave të dëshmorëve është shprehje e respektit ndaj veprës së tyre, dashurisë ndaj atdheut dhe shprehje e nivelit kulturor të shoqërisë sonë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora