E shtune, 27.04.2024, 11:58 AM (GMT+1)

Mendime

Elona Zhana: Ç’mitizimi i demokracisë

E hene, 18.11.2013, 08:29 PM


Mitizimi i rrezikut dhe ç’mitizimi i demokracisë.

Nga Elona Zhana

Nëse do të donim të bënim një studim sociologjik korrekt në lidhje me fenomenin e « JO- shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri », puna do ta donte që ky fenomen të ndahej në dy segmente.

Ai i pari dhe realisht i vetmi që mund të studjohet gjer diku me objektivitetin që e lejojnë shkencat jo-egzakte, do të konsistonte në studimin e rrezikut apo benefitet që një sipërmarrje e tillë do ti sillte Shqipërisë dhe shqipëtarëve. Në stadin e sotëm të zhvillimeve, fakti që shteti i dytë më i fuqishëm në Europë i cili për më tepër nuk shquhet fare për qasje pro-amerikane, më të gjitha gjasat do të kontraktojë sipërmarrjen në fjalë, do të thotë që çështja e rrezikut duhet të ketë qënë  një mistifikim. Sa për benefitet, në këte rast të humbura nga ne, flitet për një buxhet që e trefish -kalon buxhetin e qeverisë shqiptare në totalitetin e aktivitetit të saj, pa llogaritur edhe krijimin e ndonjë ngërçi të përkohshëm e të pjesëshëm, le të shpresojmë,  me aleatin tonë historik.

Segmenti i dytë, po aq i rëndësishëm sa i pari është mobilizimi popullor. Pavarësisht të gjitha kushteve, apo para-kushteve, atyre reale apo të skicuara, vullneti i shqiptarëve ishte i pakontestueshem. Për më tepër shqiptarët  jo vetëm që shprehen vullnetin e tyre por edhe morën kujdesin që ky vullnet të respektohej. Kjo e fundit përben një risi në historinë bashkëkohore të Shqipërisë.

Politikëbëresit dhe mediat , siç ndodh rëndom në Shqipëri, arkitekturojnë një katrahurë sociale duke u përpjekur të gjejnë "fajtorë " (për humbjen e një rasti të volitshëm ) apo "fitues e heronjë" për shpetimin nga e keqja. Ceshtja çalon që në shtrimin e problemit : nuk ka as fitues e as fajtorë! Shqipëria funsionon sipas rregullave të veta të bazuara në arsye që vetëm shqiptarët i njohin, madje edhe kjo puna e "të njohurit" duhet marrë me rezervat dhe distancën e një analize cognitive. Shqipëria është krenare, kokëfortë dhe tokë pasioni. Ka qënë, është dhe me sa duket nuk është e nxituar të ndryshojë shpejt!

Ajo që është shqetësuese sa në studimin e fenomenit edhe në studimin e këndveshtimit të analistëve dhe opinionformuesve shqiptarë, është mungesa e sjelljes në kujtesë të opinionit publik, të raporteve që një shtetas duhet të ketë me demokracinë.

Demokracia, në të gjitha format e saj, edhe pse ne shqiptarët njohim vetëm dy : atë perfaqësuese dhe atë direkte, nënkupton respektimin e së drejtes ligjore dhe shtetit. Në zhargonin popullor do të përkthehej : i kë dhënë votën filan fistekut, atëherë lëre të punojë për aq kohë sa ai nuk del nga roli që i referon ligji.

Fenomeni i "JO-armëve kimike në Shqipëri" nuk ngre çështjen e zbulimit në u bë mirë a keq!  As kush kishte të drejtë e kush jo. Ky fenomen flet më shumë në lidhje me raportet që egzistojnë mes shtetasit shqiptar dhe besim/ mosbesimit të tij në demokraci.

Carl Devos (i qëndrës së majtë) , dekan i shkencave politike në Universitetin e Gentit i cili ka botuar së fundmi një studim mbi krizën e demokracisë në Europën perëndimore dhe që repertorohet në best seller-at e ketij viti për lexuesin hollandishtfolës të Belgjikës do të fliste për një shndërrim të nocionit demorkaci në folje të zgjedhimit të pare.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora