| E hene, 18.11.2013, 08:29 PM |
Mitizimi
i rrezikut dhe ç’mitizimi i demokracisë.
Nga Elona Zhana
Nëse do të
donim të bënim një studim sociologjik korrekt në lidhje me fenomenin e « JO-
shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri », puna do ta donte që ky
fenomen të ndahej në dy segmente.
Ai i pari
dhe realisht i vetmi që mund të studjohet gjer diku me objektivitetin që e
lejojnë shkencat jo-egzakte, do të konsistonte në studimin e rrezikut apo
benefitet që një sipërmarrje e tillë do ti sillte Shqipërisë dhe shqipëtarëve. Në
stadin e sotëm të zhvillimeve, fakti që shteti i dytë më i fuqishëm në Europë i
cili për më tepër nuk shquhet fare për qasje pro-amerikane, më të gjitha gjasat
do të kontraktojë sipërmarrjen në fjalë, do të thotë që çështja e rrezikut
duhet të ketë qënë një mistifikim. Sa për
benefitet, në këte rast të humbura nga ne, flitet për një buxhet që e trefish -kalon
buxhetin e qeverisë shqiptare në totalitetin e aktivitetit të saj, pa
llogaritur edhe krijimin e ndonjë ngërçi të përkohshëm e të pjesëshëm, le të shpresojmë, me aleatin tonë historik.
Segmenti
i dytë, po aq i rëndësishëm sa i pari është mobilizimi popullor. Pavarësisht të
gjitha kushteve, apo para-kushteve, atyre reale apo të skicuara, vullneti i
shqiptarëve ishte i pakontestueshem. Për më tepër shqiptarët jo vetëm që shprehen vullnetin e tyre por
edhe morën kujdesin që ky vullnet të respektohej. Kjo e fundit përben një risi
në historinë bashkëkohore të Shqipërisë.
Politikëbëresit
dhe mediat , siç ndodh rëndom në Shqipëri, arkitekturojnë një katrahurë sociale
duke u përpjekur të gjejnë "fajtorë " (për humbjen e një rasti të volitshëm
) apo "fitues e heronjë" për shpetimin nga e keqja. Ceshtja çalon që në
shtrimin e problemit : nuk ka as fitues e as fajtorë! Shqipëria funsionon sipas
rregullave të veta të bazuara në arsye që vetëm shqiptarët i njohin, madje edhe
kjo puna e "të njohurit" duhet marrë me rezervat dhe distancën e një analize
cognitive. Shqipëria është krenare, kokëfortë dhe tokë pasioni. Ka qënë, është dhe
me sa duket nuk është e nxituar të ndryshojë shpejt!
Ajo që është
shqetësuese sa në studimin e fenomenit edhe në studimin e këndveshtimit të analistëve
dhe opinionformuesve shqiptarë, është mungesa e sjelljes në kujtesë të opinionit
publik, të raporteve që një shtetas duhet të ketë me demokracinë.
Demokracia,
në të gjitha format e saj, edhe pse ne shqiptarët njohim vetëm dy : atë perfaqësuese
dhe atë direkte, nënkupton respektimin e së drejtes ligjore dhe shtetit. Në zhargonin
popullor do të përkthehej : i kë dhënë votën filan fistekut, atëherë lëre të punojë
për aq kohë sa ai nuk
Fenomeni
i "JO-armëve kimike në Shqipëri" nuk ngre çështjen e zbulimit në u bë
mirë a keq! As kush kishte të drejtë e
kush jo. Ky fenomen flet më shumë në lidhje me raportet që egzistojnë mes
shtetasit shqiptar dhe besim/ mosbesimit të tij në demokraci.
Carl
Devos (i qëndrës së majtë) , dekan i shkencave politike në Universitetin e
Gentit i cili ka botuar së fundmi një studim mbi krizën e demokracisë në Europën
perëndimore dhe që repertorohet në best seller-at e ketij viti për lexuesin
hollandishtfolës të Belgjikës do të fliste për një shndërrim të nocionit
demorkaci në folje të zgjedhimit të pare.