| E hene, 18.11.2013, 09:02 PM |
Devijohet
traseja e rrugës në fshatin Bokshiq
Blerja e
votave me asfalt nga pushteti i PDK-së në Klinë
Nga
Florim Zeqa
"Nusja
e mirë me syrin qorr apo rruga me pikë të zezë"!
E nisa kështu
shkrimin, jo për të zgjuar kurreshtjën e lexuesit, por më qëllim të tërheqjës së
një analogjie të thjeshtë mes të bukurës dhe të shëmtuarës.
Padyshim
së korrupsioni është ndër dukuritë më të shëmtuara të pasluftës në Kosovë. Ky
virus i keq shoqëror për fat të keq ka përfshirë të gjitha segmentet e jetës
institucionale dhe shoqërore.
Rregullimi
i infrastrukturës në vendet rurale; të rrugëve, ujësjellësit, kanalizimeve, ndërtimit
të shkollave, etj, është i mirëseardhur dhe ndikon drejtëpërdrejtë në mirëqenjen
e qytetarëve, ...por jo rrallë ndodhë që shkaku i dhënjës së mitos (ryshfetit),
korrupsioni të bëhet edhe "mollë sherri" mes banorëve të një fshati
apo lagjëje.
Asfaltimit
të rrugës për Bokshiq, rrugë kjo që vjenë nga Klina dhe pret të lidhet më Gllogjanin,
respektivisht më rripin asfaltues të Lugut të Baranit, pos bokshiqasve, asfaltimit
të kësaj rruge ju gëzuan edhe shumë fshtra tjera për rrethë. Është ky një vazhdim
i projektit të filluar që në vitin 2004 (i mbetur në gjysmë shkaku i mjeteve
financiare!).
Tani pas
tetë viteve, vazhdimi dhe përfundimi i kësaj rruge në kohën e fushatës
zgjedhore, nga shumëkush është cilësuar si një projekt për blerjën e votave, mirëpo
kur kihet parasysh numri i vogël i votave të marrura në këtë fshat nga na e
pushtetarëve, në kohën kur kostoja e blerjës së votës është shumë e ulët (më pak
së 20 euro) e menjanon këtë mundësi!
Janë interesa
tjera këto, për të cilat nuk dua të flas tani, nuk dua të flas për koston e kësaj
rruge, as për cilësinë e punimëve, trashësinë e asfaltit.. janë gjëra që shifen
dhe do ti dëshmoj koha, por dua të ndalem tek projekti i rrugës.
Në momentin
kur hartohet projekti i një rruge, projektuesi (i përgjegjëshëm) në radhë të parë
studion mundësinë evitimit të kthesave dhe lakimeve të panevojshme, uljën e
tapjetave dhe zgjerimin e ngushticave në rrugë më qëllim të qarkullimit sa më të
mirë dhe parandalimit të fatkeqësive në komunikacion.
Për habi,
projektuesi i kësaj rruge në disa raste ka bërë të kundërtën, vijën e drejtë të
rrugës e shëndërroi në vijë gjarpërore, duke e nxjerrë rrugën nga shtrati i
drejtë i saj (për motive ryshfeti dhe korrupsioni) për të legalizuar uzurpatorët
e rrugës, ...ndërsa në anën tjetër të rrugës uzurpojnë në mënyrë të paligjshme
pronën private të tjetrit.
Rasti më enklatant
ka ndodhur në aksin rrugor mes familjeve Zeqa dhe Uka, më ç'rast dikush këtyre
të fundit u ka legalizuar uzurpimin e rrugës më puseta dhe gypa të vendosur
paraparakisht në rrugë nga ana e tyre.
Projektuesi
(urdhërdhënësi i tij) në vend mënjanimit të tyre zhvendos rrugën në drejtim (shumë
afër murit) të shtëpisë së familjës Zeqa. Kjo ka ndikuar në acarimin e mardhënjeve
tradicionalisht të mira mes këtyre dy familjeve, më një fjalë ka hapë një plagë
dhe ka shëmtuar një rrugë!
Qëllimi i
këtij shkrimi nuk është zgjidhja e këtij konteksti pronësor të shkaktuar për
interesa personale të dikujtë, ...do të jenë rrugët ligjore që do të përcaktojnë
trasenë ligjore të rrugës, por qëllimi është tek parandalimi i së keqës së nesërme
që mund të sjellë ky lakim i rrugës.
Pikërisht
kjo pikë (e zezë) e lakimit mund të bëhet shkak i fatkeqësisë fatale për
familjen (Zeqa) që banon aty afër, të cilëve nga çasti në çast mund t'ua "prish"
gjumin përplasja e ndonjë makine në murin e shtëpisë. Ky lakim i rrugës do të jetë
rrezik permanent për kalimtarët dhe ngasësit e makinave.
Më mirë është
të paguaj dikush sot koston finaciare dhe morale të këtij "gabimi" se
sa nesër ta paguaj dikush më jetë, ...kur kjo rrugë të lidhet më asfalt më atë që
vjenë nga Lugu i Baranit, do të bëhet arterija më e frekuentuar rrugore në këtë
anë të rrafshit të Dukagjinit, ngase shkurton distancën kundrejt vijave tjera
rrugore për afro 20 km.
Andaj më këtë
rast u bëjë thirrje; kuvendit komunal, shërbimit katastal, prokurorimit, gjykatave
dhe shërbimit policor në Klinë që të shkojnë në këtë fshat, të bëjnë ekspertizën
e duhur dhe të marrin masat e mënjëherëshme për rikthimin e rrugës në vendin e
vet, mos ta hudhin topin tek njëri-tjetri, por te veprojnë bashkarisht në zgjidhen
e këtij problemi më pasoja afatgjata.
Nëse
s'mund të bëjnë gjë tjetër, le ta vendosin në këtë pikë (të turpit) mbishkrimin
"Pika e zezë", siq vendoset në çdo aks rrugor më shkallë të lartë të rrezikut.
Për
moszgjidhjen e këtij monstruoziteti korruptiv, përgjegjegjësia pos ndaj
shkaktarëve, do bie edhe mbi autoritetet e sipërpërmendura komunale.