Kulturë
Agim Bajrami: Pengu i një ikje
E enjte, 14.11.2013, 07:52 PM
Agim
Bajrami
Pengu i
një ikje.
Poetit Çam
Bedri Myftari pak para se të ikte nga kjo jetë.
Si
shmangem dot vështrimit tënd
Tek kafe
Centrum plot poet
Tryeza e
kreut në një kënd
Me muza e
vargje flet e flet.
I vogël
shtati, malli det
Nën
pranga hasmi rrënjë e prag
U bënë kaq
kohë vëlla që pret
Ta çash këtë
qiell sarkofag.
E të vraposh
me hap shigjetë
Si zog i
qiellit purpurak
Në atë vënd
ku edhe retë
Ngjasojnë
si çame me duvak.
Në atë vis
ku nuja e gjor
Vajton baban
“shakrie tat”
Ku degë ullinjsh
të rrijnë kurorë
Dhe thërrasin
zotrit nëpër natë.
Ku pret
Qerpikëve
ende fshin një lot
Me flokë të
shpleksur në tufane
Me rrënjë
prej dheut tonë Suliot.
Në ato
male krah pëllumbi
Ku
Kalamaja psherëtin
Në se se
shihni tek “Centrumi”
Andej
kerkojeni Bedrinë.
09- xI- 2013