Kulturë
Përparim Hysi: Më tepër se një trishtim...
E merkure, 13.11.2013, 06:52 PM
Më tepër
se një trishtim...
" Trishtimi i një koloneli" i Mystehak Xhemalit
(esse)
Nga Përparim Hysi
Sa e
mbaron romanin e prosadalë nga shtypi " Trishtimi i kolonelit" të Mystehak
Xhemalit, vetvetiu të lind pyetja: - Përse është i trishtuar Koloneli?
Siç kuptohet,
koloneli ynë (tani nuk do përdor thonjëza) jo vetëm është gjallë dhe gëzon shëndet
të plotë, por është i trishtuar se vepra
e tij aq madhore, ende, nëpërkëmbet dhe ca më keq qëndron si një shpatë Demokleu, jo mbi kokën e kolonelit, por
mbi tërësinë territoriale të vendit tonë. Heroi i romanit të Mystehaku është pikërisht ai kolonel që ia zbardhi
faqen Shqipërisë, kur "qeveritarët tanë" hynë në pazare të ndyra me
shtetin grek për kufijtë detarë të Shqipërisë. Kur këto "allishverishe"
arritën pikën më të nxehtë dhe afër 350 km katrore det do t'i dhurohej Greqisë, u ngrit ky, Kolonel ( mendoj
që dhe si ndajshtim duhet shkruar me gërmë të madhe!) dhe e bëri zërin kambanë duke
argumentuar me gjuhën e shkencës,
sigurisht, se asnjë milimetër katror nuk
i takon shtetit fqi. Natyrisht, sado i vetëm, ai vuri kryqin e rrezikut mbi shpinë dhe, pa i bërë syri tërr,
u pozicionua në atë istikamin e bukur ku me argumente vuri poshtë gjithë sharlatanët e pazareve të flliqura
pragmatiste dhe nuk lëshoi pe,deri sa çështja mbrriti në Gjykatën Kushtetuese. Qe fat i madh për vëndin tonë,që
kjo trupë e lartë drejtësie, këtë radhë gjykoi me objektivitet. Qeveritarët
mbetën në klasë dhe, në vend të kafshonin gjuhën për këtë tentativë kaq të turpshme, përkundrazi: lëshuan mbi kolonelin patriot "artilerinë
më të zezë" me fjalorin e tyre pervers. Se nuk ka më paradoksale se sa mosmirënjohja.
* *
*
Paradokse
të tilla ku i ndershmi dhe
patrioti, në vend të nderohen, nëpërkëmben,
historikisht, në Shqipëri kanë ndodhur plot.
Sa për të cekur diçka, duke rëmuar xhepat e kujtesës, kujtoj, veç tjerash,
se kur Zogu dëboi Fan Nolin si kryeministër (këtë e bëri përmjet Sërbisë), kërkoi
ta shpërblente Sërbinë duke i dhënë Vermoshin ( sikur ky ta kishte Vermoshin
pronë të tij), u ngrit kundër malësori
patriot, Preng Cali që u bë mburojë për ta shpëtuar. Atëherë, Zogu
dhuroi Shën Naumin. Dhe, ndërsa për
Zogun, kemi ngritur përmendore ( sado që
harroi opangët poshtë krevatit,sse do dilte në mal e do bënte hatanë!!!), kurse
Preng Calin e "shpërbleu" Enveri,
duke e dërguar në atë botë. E di që kush do lexojë, do të zërë të tund kokën me
përçmim. Por e vërteta kështu është. Kështu dje. Kështu dhe sot. Jo më kot nuk
do sjellë,përmjet mjegullës së kujtesës, vargjet e një poeteje që më kanë mbetur
në mendje prej kohësh. Poetja, Irma
Kurti, që po citoj, do të më falë,
në se nuk janë vargjet pikë për pikë siç i ka shkruar ajo. Thotë: "... gënjeshtra
i jepte leksione ndershmërisë dhe platea,mbushur me klakerë,oshtinte nga
duratrokitjet". Ia kam prishur vargëzimin, Irmës ( e keqja sëhtë që nuk
njihen fare me të!!!!), por nuk e luan topi që kështu është.
* *
*
Tema që trajton
autori, është paksa tabu, por Mystehak Xhemali ka guxim e qytetari. Nuk e merr
personazhin e tij dhe ta degdis tutje, mjegullave të kohës ( pak banalisht: nuk
fshihet pas gaxhoit!!!), por vë pikat mbi i. Koloneli dihet nga të gjithë kush është,ashtu
siç dihen, pak a shumë, gjithë personazhet që gëllojnë në roman. Për të ruajtur
etikën (a-ja e çdo krijuesi me intregitet), nuk i ka emërtuar personazhet me
emrat e tyre, por nuk ke vështirësi fare
për t'i dalluar.
Në qendër
të romanit është Koloneli Mirand Kaja që bëhet mburoja e pakalueshme dhe e
pathyeshme në çështjen aq të "nxehtë" të tjetërsimit apo "korregjimin"
e një sipërfaqeje detare në favor të shtetit grek. Sado që për pjesën ndërrmuese
njihet beteja Kolonel-shtet, në roman e prek si me dorë dhe nuk ke se si mos
mbushesh me emocione simpatie, për këtë oficer patriot dhe kaq të guximshëm. Autori
e evokon dhe ti si lexues nuk ke se si mos mbushesh me urrjetje për palën tjetër:
kundrështarët tani janë pranë nesh. Ata janë o në kupolën e shtetit ( bile maja
më e lartë e kësaj kupole!) ose diku në labirintet ku as më pak as më shumë kërkohet
të denigrohet figura e Kolonelit.
* *
*
Në roman (
kjo ia rrit vlerën dhe bën sa më të kërkuar)
* * *
"Mos prit se ç'do bëj Atdheu për ty, por ç'do bësh ti për Atdheun". Duke perifrazuar këtë thënie me vlerë,them: qoft Koloneli,qoft autori kanë vënë nga një gur të çmuar në "murin mbrojtës të Atdheut". E thënia tjetër, është e nobelistit kilian, Pablo Neruda. Kur Kili qe në rrezik, ky poet patriot, lëshoi kushtrimin: "... është koha kur secili kilian duhet të japi qoft dhe diçka për Kilin. Poeti vargjet, fshatari një copë lëndinë e... " , për të mos vazhduar me të tërë frazën, them: "Koloneli Mirand Kaja e fali"lëndinën e tij", dhe autori e ka " falur", duke amplifikuar zërin e tyre, dhe, për fat të keq, "shpërblimi" është i trishtë. E sa për njerëzit e ndershëm, ata vuajnë altruizimin e tyre dhe, shpesh, "shpërblehen" keq. Ja,pse them,që është më tepër se sa një trishtim . Një trishtim që të lë një shije të keqe. Lexojeni dhe do më jepni të drejtë.