Kulturë
Nexhat Halimi - Vjedhësit e hënës
E diele, 10.11.2013, 05:28 PM
Botime
Vjedhësit e hënës
Libër i ri për të vegjlit i Nexhat Halimit, botuar nga Shtëpia Botuese “Fad” e Prishtinës
Shkrimtari
i shquar Nexhat Halimi ( shkruan poezi për fëmijë e të rritur, prozë të shkurtër
dhe të gjatë, si dhe dramë) botoi librin e vet të radhës “Vjedhësit e hënës”. Ky libër për fëmijë, i
botuar nga Shtëpia Botuese “Fad” e Prishtinës, në shumë rrjedha dallon nga
librat paraprak të autorit. Libri është realizuar me një lirizëm të rrallë, në varg
të matur dhe të lirë. Ka vjersha të realizuara në formë të sonetit, gjë që aplikohet
shumë rrallë ndër ne, ndoshta pse është ndër më të vështirat për t`u realizuar,
apo qëndron një arsye tjetër, e fshehtë, që nuk e kemi të qartë. Sido qoftë, këtë
formë - për fëmijë dhe për të rritur,
autori e aplikon dendur dhe e
realizon me shumë sukses. Tematika është e lidhur me tokën e
njeriun e këtushëm. Fëmijët, në secilën
vjershë, do të ndihen - në këtë apo në atë
mënyrë, personazhe në këto krijime... Në përgjithësi, krijimet sa janë të qarta
po aq dhe të cytin të mendosh, të preokupojnë për gjëra dhe dukuri të ndryshme;
ato janë plot ritëm, por edhe mendim dhe
mbahen mend për kohë të gjatë... Me ikjen
nga mesi ynë i disa nga shkrimtarët më të shquar për fëmijë - V. Kikaj,
R. Kukaj, A. Deva, Y. Elshani... letërsia
për fëmijë për kohë të gjatë mbeti mjaft e varfëruar me botime cilësore. Shpresën,
vite me radhë - megjithatë, e mbajtën dhe e mbajnë gjallë librat e A. Canajt, I.
Balajt, G. Xhafollit e të ndonjë tjetri. Në vitet e fundit, këtë gjë e bën me
sukses edhe N. Halimi, njëri ndër lirikët më të shuar ndër ne. Ai shkroi edhe më
parë për fëmijë, por shquhej sidomos në krijimtarinë për të rritur. Me librin “Molla
e fshehur”, “Lulja që qan”, “Zogu fle në çinar” dhe këtë të fundit “Vjedhësit e
hënës”, ky autor sjell forma dhe përmbajtje të reja në këtë fushë të letërsisë,
poezi që do t`i përballojnë kohës dhe do të prekin ndjeshëm shpirtin e
lexuesit, të cilit i dedikohen. Risi
padyshim do të sjellin poezitë, në të cilat vetë lexuesi do të ndihet pjesë përbërëse
e vargjeve. Jo rrallë, ndihet mallëngjimi i autorit për fëmijërinë e vet të ikur,
të cilën e kujton në vjershat Narcisët, Prapë në Dumnicë, Nëna, Mollë në tojë,
etj. Në këtë të fundit, në pyetjen e nipit se a është lojë dashuria, ai përgjigjet,
- Jo, është mollë e varur në tojë! Për fund shkëputëm edhe dy vargje nga “Sajat
e arta”, ku autori e kujton fëmijërinë... “