Kulturë
Sokrat Habilaj: Atdheu s'ju do vetëm nën dhe!
E enjte, 07.11.2013, 08:24 PM
SOKRAT
HABILAJ
ATDHEU
S'JU DO VETËM NËN DHE!
-Cikel
poetik-
TEK
KALAJA E VASILIQISË
Ti vrapon
e lagur nga uji, gjysmë lakuriq,
Nëpër
shkallët e kalasë që zbresin në det.
Dhe çuçurit
gurgullueshëm, në ke frikë,
Ndërtomë një
kështjellë të ndihesh i qetë.
Me dyer e
dritare mbyllur me kapakë,
Ku vetëm
ti të më trokasësh e hysh atje,
Mos u
tall!
Ndërsa
princesha Vasiliqi tepër e re!
Pashait,
shpesh koka e tij s'i hynte në punë,
Veç nga
hiret e Vasiliqisë kishn drojtje.
Mos qesh!
Në një pikë ndjehem me trim unë,
Sepse nuk
kam frikë nga bukuria jote!
Pashait,
s'i trokiste njeri lehtë në kala,
Ndërsa zëmrën
e hapi krejt para princeshës.
Dinak siç
ish, pendohej që portathapur la,
Dhe ëndërronte
të mbante fshehur një çelës.
Muret e
rrënuara të moshës, natyrisht,
S'mund ta
mbanin brenda atë nur e bukuri.
Dhe ndërtoi
në breg një kala të brishtë,
Vetëm për
princeshën e ëmbël Vasiliqi.
Kur ai të
harrohej në luftëra e bëma,
Me
Veç ai ta
mbante, për atë që ish' brenda,
Çelësin
sekret që do të hapte portën.
Dallga
gjithë trupin ty ta ledhaton e puth,
Si të dojë
të tallet me guximin tim të brishtë.
Mbase
pati të drejtë pashai i urtë,
Unë
Ti më mërmëritë
brenda buzëve të mia:
-Ndërtomë
një kala si kjo nëse ke merak!
E dashur,
ish’ e re si ti Vasiliqia,
PROZAIKE
Të lodha
shumë, (Si në çdo dashuri),
Me fjalë që
veçse për ty ? kam shpik’.
Se desha
të isha zjarr. (Si në rini).
Dhe të mos
dukesha aspak prozaik.
Ashtu të bukur,
si sytë e drerit.
Harroj
fjalët e pëshpërit me vete,
Krejt
prozaikisht:- Faleminderit!
TI JE KAQ
E MIRË
Ti je kaq
e mirë, sa ndihem me faj,
Madje nuk
dua të më lexosh tani.
Çmendurisht
më vjen të qesh, a qaj,
Druhem se
s’të fala, shumë dashuri.
Druhem se
tjetër gjë jep e tjetër merr,
Kur
pafund dhuron gjithçka, në heshtje.
Druhem se
ndërsa, ndriçon për të tjerë,
Ti
ndoshta harron të bësh dritë për vete.
NË KËTË QYTET
Mbi krye
një re, derdhë pika të trishta,
Anash
mure betoni e fjalësh ngritur.
Ne
zvarritemi si kulpër në rrugica,
Me përtypje
germash e kafe të hidhur.
Dhe nuk e
kuptojmë si endemi kuturu
A si na
mbyllen gjithë shtigjet ca nga ca.
Dreqi ta
hajë, kaq herët të presim kështu,
Të vijnë e
të na nxjerrin pastaj në krah...!
KY ËSHTË IM
BIR
Biri im është,
unë me emër tjetër,
Ai që qeshë
e qanë vet i dytë.
Ai që dhe
në faj, shton gaz më tepër,
Më ofron
veshin, unë i puth sytë.
Ai që më lodhë
si s’më lodhë njeri,
I gjendur
keq, pëshpëritë me lutje.
Mbështetur
tek unë, më ngjishet në gji,
Që të çlodhem
unë, me të mbi supe.
Ai që më puthë
thinjat mbi flokë,
Kur m’i
numëron sa hynë tek dera.
Ai që thotë:
- M’i jep t’i ndajmë tok!
Në çast
pa dashje, më shton ca të tjera.
Ai që më rend,
si fëmijë ndër mote,
E vjen ta
hedh lart, si dikur me duar.
Ai që nga
mua nuk ka më ndrojtje,
Kur shoh
tek qafa një puthje harruar.
Ai që zhurmon
kur hynë, apo
E nisë krenohet:
-
Mbi
nervat e mia bërë kaçurrel,
Shpesh e
zë gjumi, sa më mund malli.
Ai që bezdiset,
kur i flas jo pak,
Ndërsa
thotë:-Ika udhëve të mëdha!
Dhe kur
nuk më sheh, ndihet në merak,
Më drithëron
zilen, e thërret: - O ba...!
ATDHEU
S'JU DO VETËM NËN DHE!
Kujt ia
latë Atdheun ju që ikët larg,
Ndërsa
luteni:-Veç të vdesim atje!
Po Atdheu
nuk është thjesht një shtrat,
Ku mund të
prehesh, para ikjes nën dhè!
Kujt ia
latë Atdheun, mallin e vjetër,
Kur thoni:-Ikëm,
ikëm! Aty jeni ju!
Po Atdheu
nuk ka as dhe një tepër,
Të vdekur
a të gjallë të enden kuturu!
Kujt ia
latë Atdheun, ashtu të vetmuar,
Dhe
lotoni:-Atje të prehemi për jetë!
Po Atdheu
s'është varrezë e harruar,
Me gurë të
bardhë, pllajës së zbehtë!
Kujt ia
latë Atdheun, ju që thoni nga larg:
-Na ruani
një shtrat, a varrin e heshtur!
Po Atdheu
juaj, e mira ju marrtë,
Nuk pretë
t'u mbajë vetëm të vdekur!