Kulturë
Xhevahir Cirongu: Në folenë e dritës hënë
E marte, 05.11.2013, 07:01 PM
Xhevahir
Cirongu
Në folenë e dritës hënë
Nën hijen
e hënës
Ëndrrat
vrapuan për te ty vendlindje,
Pastaj,
një çast aty ndaluan
E takuan
Netën, Rovenën e motrën Xheni.
Një zog pëllumbi, nga retë zbriti
Me emrin
Riklajdo, vëlla na erdhe,
Dhe drita
e hënës ngjyrë floriri
Në zemrat
tona u derdhën lumenjë gëzimi!
Dhe engjëlli
me flokë gështenjë
Tunjatjeta
na përshëndet çdo ditë,
Në kullë të
shpirtit të motrave
Fluturon Xixëllonja – dritë,
Me ty vëlla,
vallzojmë çdo ditë.
Këngën në
djep të këndoi Nerënxa
Dhe
puthjet e flladit të erës,
Nina- nina-
Niati dhuroi
Së bashku
me dritën e hënës.
Pastaj, këngët e zanava ndaluan,
E
puthjet çelën në gush zambak
Te
Riklajdo aty qëndruan..
Sa herë prekim ballin tënd
Dhe
puthjet lëmë te liqenet e kaftë,
Aroma e
vendlindjes – Leskovë
Fushës në Vranisht
takon
E përqafohet
me erën e malit të Thatë.
Në folenë e dritës hënë
Miliona yje
atje vezullojnë,
Mbi
gjethet e akullta të reve
Së bashku
me netët e janarëve
Në gjokse
mburojë jorgani
Të qeta gëzimet
aty flenë.
Durrës,
tetor 2013