Kulturë » Berisha
Sejdi Berisha: Biro, tash është vjeshtë
E enjte, 07.11.2013, 08:22 PM
Sejdi
BERISHA:
CIKËL
POEZISH
BIRO,
TASH ËSHTË VJESHTË...!
Tash është
vjeshtë
Duhet përgatitur
për gjumë të rehatshëm
Vjeshtë është
tash
Babai
thoshte duhet mbledhur bereqetin
Edhe drutë
e dimrit për t’i siguruar
Por edhe
një grimë mish pastërme
Për fëmijë
e darkë mysafirësh
Tash është
vjeshtë
E vërtetë
është
Por tjetër
vjeshtë më thonë
Atëherë s’ka
gjumë
Por vetëm
shikim kah shikllat e tavanit
Ka ëndrra
që asnjërën s’di ta shpjegosh
As në kafenë
e mëngjesit
Tash është
vjeshtë, biro...
Kështu më
thoshte babai im flokëthinjur
E, unë qysh
atëherë
E kapja
meselenë e babait
Këtij
mjeshtri të stinëve
Por që tash
kanë kapërcyer decenie
E stinët
e shekujve imponuar m’i kanë
Biro,...
Tash është
vjeshtë
E shirat
mund të vërshojnë
Kurse
prrojet bjeshkët i gërryejnë
Mund të bjerë
edhe borë
M’u duk
se isha ulur
Në cung të
druve duke medituar
E, sërish
babai më thotë
Nuk është
mirë të ulësh në cung
Ku prehen
e shkurtohen drutë...
Biro
Tash është
vjeshtë
Sëpata
mund të rrëshqasë
E nuk i
dihet tehut të saj
Haj medet
Ndoshta
vetvetes
Se më të vërtetë
Tash është
vjeshtë
Edhe unë i
thash birit tim...
KALO MBI
TRUPIN TIM
Nëse do
digjesh si kalorës kohe
Me damarët
e gjakut tënd
Kalo mbi
trupin tim
Nëse do për
ta mos kënduar
Këtë serenatë
dashurie
Merre
trupin tim
E unë rrjedhën
tënde të gjakut
Atëherë
Do
shtohet edhe një tjetër planet
Dhe
vuajtja
Në kështjellë
bukurie do shndërrohet
Ndoshta, ia vlen aty për të jetuar
NË VIGUN
E LUMIT TË FSHATIT
Atëbotë kur
kaloja
Nëpër
vigun e lumit të fshatit
Poshtë shikoja
rrjedhën e kthjellët të ujit
Gurgullima
ma kujtonte flladin dhe freskinë
Dhe ikja
në anën tjetër të lumit
Duke e përbuzur
shokun e lagjes
Që e
kishte ëndërr kalimin mbi vig
Tash, një
ditë
Se kur,
nuk e di as vetë
Ktheva
tek vigu i lumit
Të cilin
dikur
Si rrugë dhish
e kisha bërë
Aty s’kishte
ngelur gjë
Vetëm një
trup gështenje i kalbur kohësh
Edhe tash
si atëherë
Në vetvete
dhembshëm e digjte historinë
Uji i
kthjellët brenda kujtesës
Me atë gurgullimën
Me
flladin brigjeve shpërndarë
Damarët e
jetës m’i freskonte
S’kishte
ngelur gjë
Pos gurëve
të lumit
Dhe
hedhurina kohe
Nga hidhërimi
Fryma
thekshëm më iku
Thellë në
zgurë
Zemra më theri
Sërish
nxora frymën nga vetvetja
Shpejtë e
shpejtë
Ktheva në
vend vigun e dikurshëm
Kalova nëpër
te
Mbi lumin
me ujin e kthjellët
Duke e përqafuar
gurgullimën e tij
Por,
trupi gështenje
I tretur
nga ecja
Sikur më doli
përpara e më tha:
Atëherë vig
kam qenë
Mbi
trupin tim
Si shumë të
tjerë ke kaluar
Dhe po atë
moment
Si të mos
kishte qenë
Ra si lis
kohe i shkapërderdhur
Shikova përreth
Sa regji
të mirë kisha bërë
Dikush m’i
nxori lotët e kohës
Të përmallimit
apo të hidhërimit
Ku ta di...