Kulturë
Cikël poetik nga Burhanedin Xhemaili
E merkure, 06.11.2013, 08:09 PM
Burhanedin
Xhemaili
FRYMËZIMI...
Pas
vargut të parë
tastiera
ndali lëvizjen e syve
nga
mendimet e zhbiruara
në labirintin
e harresës,
dhe
formave të turbullta
që lëviznin
rreth meje
në momentin
e heshtjes,
e figurat
lëvizëse ziheshin mes veti
dhe nuk i
zgjonin përfytyrimet
e çasteve
rinore
të bartura
nga ëndrra
në ëndërr...
ZËRI YT
Për të satën
herë po më fton
zëri yt
nga
ballkoni i harruar
i rrugicës
me gjysmë dritë
e nuk
mund të takohemi
për ta thënë
të vetmen fjalë
që m’ ka
ngelur peng i heshtur...
Pastaj,
sikur të shembet
edhe qielli
bashkë me
yjet,
nuk do ta
përsëris më atë fjalë
që po më ndjek
si hije
ngado që po
shkoj
e po
kthehem...
KTHIMI...
Sa herë që
degdisem
udhëkryqeve
të jetës
pëshpërimat
hijerënda
rrotullohen
rreth meje e teje
e fjala
nuk e mund arsyen
as ëndrra
zhgjëndrrën,
por pikëpyetjet
e shfrenuara
humbin
peshën e kuptimit
dhe
kthimit
në pikën
zero
për
fillime të mbara
nga e
para...
PËRTEJ
LARGËSIVE
Duke
shikuar portretin e tretur
dhe të zhbiruar
përtej
largësive të harruara,
nuk më trishtoi
pamja e llahtarisur
që dikur
e ndjeja në thellësi të shpirtit
ngrohtësinë
e saj diellore,
sepse në kujtesën
time
mbeti i përjetshëm
portreti
i hershëm...
NATA E
HESHTUR
Kjo nat? e
vonshme
p?rjashtoi
marshin
e ?ndrrave
t? trishta
pran? dhomave
t? gjumit,
aty ku
shkrihen ndjenjat
e zgjuara
sikur
vesa n’agim,
dhe zgjoi
heshtjen e fjetur
brenda
shtratit t? guac?s
me
tingujt e afris?
dhe me
dritat vezulluese
t? p?rjet?sis?...
KËNGA E
ZGJIMIT
Kur fjala
e vërtetë
e lindi këngën
e zgjimit,
u mbyll në
vetvete heshtja
dhe
mendimet e skeptikëve
që ziheshin
mes veti
për të vetmin
qëllim,
e nuk
arritën të dalin në dritë
nga hijet
e trashëguara
që i
ngjanin
pemëve të
zhveshura...
NATA E
HARESHME
Kur ranë yjet
me
shkreptimë,
shpëtuan ëndrrat
reale
dhe kënga
e zgjimit...
pastaj,
heshti kënga
e qyqes
mbi murin
e rindërtuar
që u
derdh disa herë
nga tërmeti
dhe përmbytja
e shiut
të përlloçur...
KUR MË ZË
TRISHTIMI
Kur më zë
trishtimi
e koka më
pëlcet si kripa në diell,
mundohem
t’i ruaj shpresat e mia
dhe
ndjenjën e këndshme
të krenarisë,
gjersa
nuk më ikën përfytyrimi
i dritës
së diellit në agim
dhe kënga
e stërgjyshërve
që mbeti
trashëgim,
dhe udhëtregues
i vërtetë
për të ecur
horizonteve
të reja...
KËNGA E
ZOGJVE TË HARLISUR...
Në kohën
e buzëmbrëmjeve të ndrydhëta
nuk dëgjohej
kënga e zogjve të harlisur,
as degët
e mollëve nuk valëviteshin
në flladin
pranveror...
Ngjante,
sikur
mashtruesit me maska të zeza
po e
krijonin përshtypjen e rrejshme,
se po përmbytet
jehona e furishme
e heretikëve
të padëgjueshëm
në heshtjen
e territ frenues
dhe në shpatën
e zjarrit djegës
që të soset
vrulli
dhe përkushtimi
i trashëguar
për ta ndërtuar
piramidën
e vlerave
njerëzore,
por
harruan se ky rrugëtim
nuk do të
ndalet kurrë...
NJË DITË...
Kur do të
takohesh
me njerëzit
brengëmbytur
do të humbesh
rrugës
që shpie
udhëkryqeve moderne
pa shenja
dhe udhëtregues,
dhe do të
triumfosh si humbës
se rrugën
e humbjes ke trazuar
duke ëndërruar
famën
me përralla
odave të lëna
shkretë
pa e çuar
një gurë
te ura e
kalimtarëve
si shenjë
e ekzistimit,
se në këtë
botë të mjerë
me shkallë
të drunjta
mund të ngritesh
lartësive
rrëshqitëse,
por rrëshqitja
të shpie
në humnerë...
IMAZHET E
DEFORMUARA
Çfarë fati
po na ndjek
në kapërcim
të moteve
kur kotësia
po e matë kohën
me pëlhurë
të zezë
e
metafora e deshifruar
po e merr
trajtën
e
metamorfozës pa emër
dhe nuk
po i shohin
imazhet e
deformuara
t? lugetërve
t? trashëguar
nga koha
e pistë
q? po ulërijnë
me fjalor të huaj
sipas
parimit të mbrapsht
pështyj të
mirën e lavdëro smirën
për ta dëmtuar
zërin e zemrës
që buron
nga preokupimi i drejtë
dhe
vizioni dobiprurës
që synon
kështjellën e unitetit
aty ku
bukës i thonë bukë e ujit ujë...
FIGURA TË
KËNDSHME ARTISTIKE
Të japësh
mendim për një vepër artistike, të krijuar nga një krijues që e njeh si mik dhe
si krijues qenka mjaft e vështirë. Duke e njohur si mik gjatë rrugëtimit për
shkollim dhe në rrugëtimin jetësor gjatë të cilit e sheh të papërkulur, e as që
driblon për të ecur më lehtë drejt të ardhmes, e logjikshme është të kesh
krijuar një mendim për të. Mendim ky që të obligon që të takohesh me ate, nëse
jo për punë atëherë për të pirë kafe bisede... Po edhe më tepër ma vështirëson
punën e dhënies së mendimit për t’i dhënë rrugën jetësimit të veprës që veç është
bërë gati për botim nga një krijues, i cili këmbëngul në kërkimin e “dritës”,
lirisë, edhe duke i parallogaritur faktet se, “edhe nëse format e kërpudhave bëhen
realitet”, varg i shkëputur nga poezia “Dy mijë vjet të kërkova” nga libri i
parë (Drita e vonuar), apo thënë me gjuhën time, edhe sikur të plasin bombat
atomike, çdo kujt do t’i paraqiste vështirësi... Andaj jam i detyruar që dhënien
e mendimit tim (që pa dyshim se është po dhe po, se ka vlera, ka të bukurën dhe
e ka porosinë brenda veprës së tij, por ka edhe figura të këndshme artistike e
stilistike, ndjenë ëndjen që ta çelë shpirti, madje edhe habitë lexuesin me këmbëngulësinë
e kërkimit të dëshirës së tij pa llogaritur çmimin si dhe kohën që brenda veprës
të rradhisë pjesët ashtu siç dëshiron ai), ta ilustroj me shembujt e nxjerrë nga
vepra. Kjo mënyrë më trembë se mos po i kalon shkrimi normat e një recensioni.
Burhanedin
Xhemaili shkroi dhe nga arsyeja e vet del një mendimtar, të cilin mendim e paraqet
përmes krijimit të tij në mbretëreshën e artit, në poezinë, përmes së cilës ne
shohim një njeri (krijues) të mirë, human, vizionar, të ndershëm, me kulturë të
gjërë, dashamirë, kozmopolit. Përmes veprës e shohim autorin si një njeri që dëshiron,
që dashuron dhe është respektues i vlerave nacionale dhe universale. Shihet
qartë se ai nuk është racist, aspak
uzurpator, e donë shumë lirinë dhe jo vetëm për vete, por për gjithë ata që janë
pjesë e globit. Ai e donë dhe mundohet për përparimin shoqëror, për jetën e lirë
dhe të mirë dhe merr pjesë në krijimin e saj, jo me turne por i përhershëm në veprim
për ta ruajtur atë që është arritur, në veprim të përhershëm për ta bërë realitet
synimin e vet dhe të popullit të tij, dhe përherë në veprim kundër Kalit të Trojës,
gjarprit, helmit, snobëve e shpirtkëqinjve... Në këtë punë, në këtë
veprim, në këtë krijim të bukur prej poezive, ai nuk na paraqet vetëm përkrahësit
dhe kundërshtarët, por ai me mjeshtri paraqet dhe demaskon ata që jetojnë në kurriz
të tjetrit, kërpudhat, pa kurrizorët, pseudointelektualët...
Ndërtimin
e veprës poetike e bën me përkushtim të madh duke trazuar ndjenjat e brendshme
dhe kërkesat reale të shprehura përmes intuitës dhe frymëzimeve poetike, të derdhura
në vargjet e ngjeshura me figura stilistike dhe me porosinë e qartë me nota
kritike kundër të keqes, të shëmtuarës, kundër të vobektit në kokë, frikacakëve,
e hajnave të cilët sigurinë e vet e gjejnë vetëm pas mureve mes shokëve, mes
krahinave, popujve e shteteve, por që dritës që jep fjala e shkruar: “dritën e
fjalës së shkruar”, ai e sheh përmes bindjes dhe intuitës: “po e shoh” se si këto
mure ka filluar t’i prishë shpendi i vogël (faktori i lirë): “qukapikthi i larmë”...
Këtë libër ai e fillon me poezinë “Muret”, që për t’i prishur ato duhet gjetur
rrugët me të cilin emër në librin e tij vjen
poezia e dytë “Rrugët”, të cilat duhet të ndërtohen me “Erërat e reja” poezia
e tretë që do të thotë me ide dhe vizione të reja të ndërtojnë rrugën e
progresit... Në të cilin ndërtim merr pjesë çdo pore e jetës komplekse, ku mbi
të gjitha triumfon logjika e punës së largët e të re, me të cilën pasqyrohet
edhe shpirti veprues (edhe fizik) i poetit të paraqitur si dëshmi në kohë e hapësirë,
brenda të përjetshmes që janë vetëm vlerat dhe njerëzorja. (Nazmi Beqiri)
NDËRTHURJE
DHE GJETJE INTERESANTE POETIKE…
Dëshmia
se kemi të bëjmë me një poet që ka imagjinatë të bujshme krijuese (si në librat
e tij paraprakë me poezi dhe prozë), e këtë imagjinatë së bashku me gjetje
krijuese i ka paraqitur bukur mirë nëpër të gjitha vëllimet poetike, gjithashtu
edhe në këtë përmbledhje poezishë, janë tregues të një kualiteti krijues të poetit
dhe prozatorit të njohur Burhanedin Xhemaili. Pata rastin ta lexoj dhe ta
rilexoj dorë-shkrimin e këtij libri me poezi i cili në brendinë e vet përbëhet
nga një brum poetik të ngjeshur, të cilin autori bukur mirë e ka shndërruar në poezi
që ngërthejnë në vete gjetje motivuese interes-sante, shprishin aktualitetin
kohor të shtrirjes së tij krijuese. Semantika e poezisë së këtij libri shtrihet
në ndjeshmërinë e kohës dhe të motiveve përka-tëse të cilat i ka derdhur nëpër
këtë vëllim të ri poetik. Libri “Ëndrra e zgjuar brenda syve” në tërësinë kuptimore
paraqet një përpjekje të autorit që sa më mirë dhe sa më të efektshëm ta ndërtoj
vargun, sepse autori i librit ka një kriter të fortë ndaj sajimeve të veta si në
poezi ashtu edhe në prozë, gjë që dëshmon për kreativitetin e tij krijues në këto
dy zhanre letrare.
Frymëzimet
poetike të autorit, të derdhura gjithandej këtij libri tërheqës për lexim,
japin sinjalin se kemi të bëjmë me poezi të ndërtuar me mjete poetike duke mos
e anashkaluar në asnjë çast përdorimin e figuracioneve, të cilave iu ka gjetur
vendin e duhur në pikat kyçe të vargjeve poetike. Këto figura stilistike, ndër
të cilat më e theksuar është krahasimi lenë të kuptojmë se poeti i ngjesh dhe është
latues i poezive të tij, sepse idetë i artikulon bukur në rrafshin e kujtesës nëpër
kohë dhe në barkun e ndodhive të saj. Muret, ia shprishin ëndrrën autorit, ai përmes
vargjeve poetike dhe tejet psikologjike e filozofike paraqet dëshirën për rrënime
të tjera të mureve ekzistuese të cilat ende ndajnë e përçajnë popuj dhe, për
poetin është ëndërr e zgjuar brenda syve... Vargjet poetike të poetit të shprishura
dhe prezente në tërë vëllimin poetik korrespondojnë lirshëm në mes veti, pa
ndonjë vështirësi ko-munikimi dhe interkomunikimi, të pajisura me simbole dhe të
shoqëruara me një gjuhë të rrjedhshme poetike, gjë që e bëjnë këtë libër të avancuar
artistikisht.
Poeti në këtë
libër na del i përgatitur me një gjysëmhermetizëm, paraqet idetë e tij të vargëzuara
gjithnjë, pasqyron një tabllo shumë reale të ndryshimit të kohëve dhe të situatave
të ndërlikuara të cilat ndodhën dhe janë në gër-fyellin e ndodhive me një optimizëm
të theksuar për erërat e reja që lanë në kujtesë të autorit dhe në kujtesën tonë
kolektive që mos të harrohen kurrë ato të zeza, ato të bëme nëpër shiritin tonë
jetësor nëpër kohë. Përveç kësaj brendia e librit shoqërohet edhe me poezi të gjata
të ndara në këngë të cilat dosido e kanë forcën dhe ndërtimin e vargut si: /Sytë
e hënës/, /Pas shiut/ ,/ Midis dy realiteteve/, /Zëri i largët/, /Heretikët/, (poezia
përkushtimore për poetin emblemë të poezisë bashkëkohore Ali Podrimja, poezi
kjo e shkruar me një përkushtim të denj dhe të veçantë) Koha e vjedhur/, /Majave
të larta/ dhe / Kujtimet/, poezi këto që përpos vlerës së realizuar paraqesin
qartë edhe kondi-cionin krijues të autorit.
(Bilall Maliqi)