Kulturë
Drita Lushi: Burri i vjeshtës
E marte, 05.11.2013, 09:59 PM
BURRI I VJESHTËS
-tregim-
NGA DRITA LUSHI
Kishim
qenë të tria në të njëjtën klasë në të mesme, dhe e ruanim endé shoqërinë po aq
të bukur sa atëherë. Ndonse vitet kishin bërë punën e tyre, e kishim krijuar
familjet tona,kur bashkoheshim, ne ishim po ato “adoleshentet” e dikurshme, me
shaka,të qeshura e me “hidh e prit”- mes nesh.
“Vajza”- tha
gati në të thirrur Vlora një moment.
“Kam një mendim”-
vazhdoi duke na parë në sy në mënyre çapkëne, a thua se çfarë fshihte e sikur
do të na thoshte sekretin apo zbulimin më të madh.
Ne ishim
mësuar me këto “çapkënllëqe” të saj dhe bëmë sikur s’e dëgjuam e sikur s’e
kishim mendjen. E dinim që ajo do “merrte zjarr’’
E keshtu,
gjoja e zemëruar nga “mosvëmendja” jonë, trokiti lugën e kafesë në gotën e ujit
që kish para, e ne pamë nga ajo, gjoja të çuditura dhe qeshëm të papërmajtura.
Ja, këto
ishin ndër të tjera, ato që na bënin ta ruanim miqësinë me njëra-tjetrën, por mbi të gjitha ne e njihnim
mirë në brendësi sho-shoqen e s’kish’ nevojë për shumë fjalë.
Nje çast
Vlora ndaloi të qeshurën dhe vazhdoi: “Përse të mos fillojmë të dalim pasditeve
të ecim, është pranverë…”
E pastaj,
filloi me shprehjet e veta, ironike dhe qesëndisëse:”Jo vetëm që është pranverë,por
tani mbi dyzet vjeç, fillojnë të na zënë ndryshk këmbët”e qeshi, duke na përfshire
dhe ne, në atë gurgullimë të qeshure.
“Natyra,
ecja në natyrë është lindje”- foli sikur mbante fjalim ajo, e ne bëmë sikur e
duartrokitëm.
“U tha u
bë”- ndërhyri
“Tani është pranverë, dhe ta kërkon edhe shpirti të marrësh aromë lulesh në sy,e në trup”- vazhdoi
Të dyja
panë nga unë.
“Ç’më shihni”
– u thashë, “Unë, jam me ju, nuk ka pse më merrni leje e t’më hidhni vështrime”
vazhdova, me duart kryqëzuar duke ndjekur gjithë bisedën e dialogjet e këndshëm.
Vendosëm
duart mbi njëra tjetrën duke formuar një “kala”, zakon ky, mbetur që nga
gjimnazi.
Filluan
ditët tona të reja…
Pasi
ktheheshim nga puna,niseshim të tria veshur sportive, dhe ecjet tona nga kodrat
e qytetit ishin vërtet argëtuese dhe sirilindje për ne. Shpesh uleshim e
pushonim pak në stolat ngulur në kodrat
e blerta që rrethonin qytetin si kurorë.
Në këtë stinë,
ato mbusheshin plot me njerëz.Ne lëshonim batuta pa fund, merrnim ndonjë kafé në barin me xhama të artë që ish ndërtuar atë
vit.
S’ishin
prej ari vërtet, por ne na pëlqente ta quanin ashtu sic i cilesova unë, sepse
xhamat vërtet ishin shumë të bukur.
Pranverën
e verën pothuajse si ndjemë fare.Ndiheshim më të gjalla e aktive.
Ne verë,
u shkëputem një muaj në gusht, për arsye se vajtëm në det me familjet.
Në shtator
u mblodhëm përsëri dhe vijuam ecjet tona të shoqëruara me të qeshura, shaka, e
batuta.
Uleshim
pak në “stolin tonë”,e ndonjëherë në kafé, dhe rituali ynë vazhdonte i njëjtë dhe
i këndshëm ,derisa pamë atë burrin ulur në stolin afër me tonin, me një bllok ngjyrë të kuqërremtë,që diç shkruante.
“Paska
akoma të tillë, që shkruajnë nëpër blloqe!?”- tha gati me zë të lartë Vlora.”Mendoja
se tani, të gjithë shkruajnë në kompjutër”-
vazhdoi ajo.
“Sa bukur
duhet të jetë”- thashë unë, dhe ato të dyja kthyen kokat në drejtimin tim, e
qeshën fort, aq sa burri ktheu kokën nga ne.
Unë flisja
më rralle se ato, nuk isha aq impulsive, por kur thoja diçka do të thoshte që vërtet
më
Burrin e
shihnim çdo ditë, ulur në stolin bri tonit, duke shkruar nën një ritëm e përqëndrim
të bukur.E gjinim aty edhe në kthim, e po aty e linim.
“Ku ishe
në pranvere o njeri?!”- filloi të recitonte më zë të lartë
“Çfarë shkruan
aty?”- e pyeti Vlora një ditë.
“Çdo gjë që
mund të shkruhet”- tha ai.Kryesisht shkruaj në shtëpi, por vjeshtën dua ta marr
në çdo
Zëri i
tij,
Ne qeshëm,
ndërsa ai vuri lehtaz buzën në gaz, e uli përsëri kokën.
Nuk di se
si, por
Përshëndeteshim
çdo ditë, i ngrinim dorën së largu edhe kur nuk uleshim në stol.
Ai
ngrinte kokën, na shihte,duke na hedhur vështrime “bajame” si ngjyra e syve të tij.
Një vështrim
i butë që të krijonte admirim e simpati.
Dukej
sikur ne dhe burri, ishim më “stoikët” ndonse ditët kishin nisur të ftoheshin.
“Kushedi
kë ka marre sot si personazh nga ne të trija,”- thoshte duke qeshur Vlora.
Nuk e
pyetëm kurrë as për emrin, as çfarë librash
Ditët u
ftohën dhe ne futeshim shpesh në barin xham-artë, ndërsa ai, rrinte po në stol me bllokun e kuqërremtë.
Një ditë,
një ditë e pamë me një grua në kafé duke biseduar e qeshur.
“Me në fund”-
tha
Te gjitha
kthyem kokat në drejtimin ku ajo vështronte, dhe pamë “burrin e vjeshtës” të përqëndruar
në bisedë me një grua.
Nuk u futëm
në kafé, por Vlorës nuk iu durua pa e përshëndetur me një ngritje të lehtë të dorës.
Ai na përfshiu
të triave në buzëqeshjen e tij shpirtmirë e të butë si vjeshta, dhe të njëjtën
përgjigje mori edhe nga ne.
Ngriti
edhe ai dorën e na përshëndeti.
Unë veç e
vështrova me një buzëqeshje të lehtë, e zhytur në mendime të çastit.
Gruaja që
ish me të, na pa me një vështrim të shpërndarë, që nuk shprehte asgjë.
“Ndoshta
tani ai shkruan në sytë dhe vështrimet e saj” – mendova.
Nga njëra
anë, më erdhi mirë që ai kishte një grua në krah, e cila e bënte edhe të qeshte,
por… nuk di pse …
…dukej,
sikur i mungonte blloku i tij ngjyrë kuqërremtë si vjeshta…
Ndërsa
ne, ne do na mungonte vështrimi i tij ngjyrë bajame…