Kulturë
Agim Bajrami: Dimensionet e habisë filozofike
E shtune, 09.11.2013, 07:16 PM
Dimensionet e habisë filozofike dhe intelektuale në portretet
e piktorit Ardian Tragaj
Nga Agim Bajrami (kritik)
Sa herë që
bie fjala për krijimtarinë e Ardian Tragajt, mendja të shkon tek salloni
i njohur i tij atje në Shkozet, mbushur me një galeri të pafundme portretesh
e karakteresh njerëzore, njëri më i ndryshëm se tjetri. Realizuar me një teknikë
sa antike aq edhe modern. Këto portrete duket se janë varur në këto mure për të
shpalosur dhe përcjellë tek shikuesit psikollogji dhe filozofi shumëdimensionale.
Eshtë një arkeologji artistike që tenton nëpërmjet zbulimit të së djeshmes ,të na
japë të sotmen të mbuluar nga pluhuri dhe balta e veseve njerëzore.Shumë larg
stilit të zakonshëm të të pikturuarit të sotëm, gjuha artistike e këtij piktori
ja del të bëhet e lexueshme nëpërmjet përthyerjeve të stilit, si dhe frymës së tij
të spikatur rebeluese ndaj standarteve zyrtare të krijimit. I kam ndjekur pranë ekspozitat e ketyre pikturave në ekspozita
të shumta , të hapura në kohë të ndryshme, si në Tiranë ashtu edhe në Durrës,
dhe ajo që më ka mbetur e fiksuar në mendje është aftësia e autorit që nëpërmjet
një kodi të tij të komunikoje sa me veten, aq edhe me ajrin e rendë të moralit
të kohës. Brenda habisë së këtyre karaktereve, gjithkush nga ne arrin të dallojë
një barasvlerë të zhgënjimit të njeriut në momentin kur ky ndjen thyerjen e
pasqyrave të deritanishme, me të cilat ai është mësuar të shikojë vetveten. Eshtë kjo arsyeja që shumica e
ketyre portreteve shpalosen para nesh me një mungesë të theksuar të harmonisë fizike
dhe anormalitet fiziologjik linjash. Sigurisht nuk ka qënë dhe nuk është kursesi
qëllim primar i këtij piktori evidentimi i shëmtisë fizike, se sa asaj shpirtërore.
Në telajon
e autorit duket se përpara fillimit të punës është ndjerë vazhdimisht një
ajër i rëndë e i ndotur i atmosferës së botës, një mungesë alternativash,
pse jo edhe parathënie e një kaosi të pritshëm. Kjo ndjesi që i shoqëron
vazhdimisht ato u ka dhënë këtyre portreteve edhe atë mungesë harmonie
dhe vizioni që përmendëm më sipër.Portretet e Ardian Tragajt me tepër se veten
performojnë një kohë që nuk është dakort tu nënshtrohet njësive të saj matëse. Një
kohë që mund të quhet si e tillë, vetëm nga bëmat e saj perverse dhe aftësisë
së saj demoniake për të hedhur në treg këtë shumësi të deformuar elementesh të
çuditshëm dhe karikatural, që kanë fatin e keq të quhen njerëz. Jo vetëm mua
por shumëkënd nga dashamirësit e pictures na ka çuditur prirja e këtij
autori për ti kërkuar zërat e brendëshem të absurdit përtej fasadës së dukshme
dhe gjërave të njohura, por në brendi të moralit njerëzor aty ku nis koshienca
për tu rikthyer në të kundërtën e saj. Pikturat e këtij artisti po ti analizosh
me kujdes sipas kritikut Ilir Muharremi, janë të habitura. Kjo habi na vjen përms
syve të mëdhenj të sinqertë, ndërkaq veshët e tyre degjojnë, dhe ata që nuk
duan ta dëgjojnë e mbajnë për vete dhe shpërthejnë nga breshëria e mendimeve sa
që edhe e humbasin veten por në essence ato kujdesen që ta mbrojnë këtë vetë duke e izoluar atë me një mbulesë të fortë artistike.
Shpalosja e arkitekturës shpirterore të portreteve ndonëse realizohet me pak
vonesë, përsëri ja arrin asaj që synon. Dhe kjo se autori din ta motivojë
veten dhe karakteret e tij, ti nxjerrë nga metafora e heshtjes dhe
mbylljes së tyre duke transmetuar në etër ato mesazhe që një pikturë e
zakoneshme nuk është e aftë ta bëjë siç duhet. Shpeshherë mendimet që pluskojnë brenda tyre arrijne të vendosin
në ambjentin përreth pamje asimetrike të realitetit që na rrethon, duke folur
mes heshtjes së tyre e cila edhe pse është e tillë arrin të shpalosë në erë akustiken
e një dhembje njerëzore. Duke aluduar rreth shfaqjeve që ndodhin në këto
realitete, autori arrin të zbrazë tërë mllefin e tij të zhgënjimit duke
vendosur në thellësi të vetes së tij një lloj qetësie relative.
Ndonëse
portretet po ti shikosh brenda thellësisë së tyre, mund të vëresh një dramë që luhet
çdo çast, ose fillesën e një subjekti tragjik. Kështu përshembull po të shohim lotët në syrin e të ngujuarit brenda
qelive të absurdit shqiptar, mund të ndeshim brenda tyre dimensione të dy
burgjeve, burgut të individit dhe burgut të shoqerisë të cilit ai i përket. Në këto
burgje mungon vetëm gardiani të cilin autori është munduar ta zëvëndesojë me
ngjyrën e patejdukeshme të ajrit. Ardian Tragaj është një piktor që ka lindur
nga shkolla e zhgënjimit. Kjo do të thotë, se modelet e pikturave te tij jane
plazmuar mbas gjendjesh shpirterore. Ai lloj vakumi qe vihet re ne kafkat
e syve te tyre edhe pse pritet te plotesohet me nje ajer tjeter perseri
eshte I trishte dhe i pazakonte, sinonime tipike te realiteteve pa ngjyre te
shoqerise shqiptare dhe atyre ballkanike. Shumica e ketyre tipave si te dale
nga mitra e absurdit e vendosin vetveten ne pozicione sa te cuditshem aq edhe
anormal. Perballe tyre tynelet nuk kane drite por vetem nje terr fshikullues. Kjo
e motivon qendrimin individual te autorit perballe realiteteve te
prekshem dhe te paprekshem nga te gjithe. Edhe pse I vizatuar me ngjyra te
shumellojshme kontrasti mes te bardhes dhe te zezes te ngjall ne vetvete nje
ndjesi fataliteti. Ndonjehere ne ndikimin e tyre mdihem si I hutuar dhe jo si I
huaj perballe tyre. Kjo vjen ngaqe elementet qe mbartin ata dhe fryma qe
percjellin eshte aq tragjike dhe e forte sa mund te krahasohet me shendritjen e
nje vetetime perpara syve te papergatitur te njeriut. Karakteret e Ardian
Tragajt mund te krahasohet fare mire mepozicionet dhe gjendjet e ndera te
personazheve te Fran Kafkes perpara realiteteve fatale por dhe pozicioneve
tragjikomike ku I vendos personazhet e tij Dostojevski. Dikush mund te thote se
c lidhje mund te kene keto personazhe me karakteristikat e pikturave te Ardian
Tragajt, une them se te gjithe keta personazhe e karaktere I bashkon mungesa e
perbashket e drites dhe e shpreses, por edhe fryma alegorike me te cilenata e
shohindhe e pershkruajne boten e tyre mjerane.
Po te
shohesh me kujdes disa nga pikturat me evidente te Ardianit do te ndeshesh me
nje ajer qe eshte I pranishem vetem ne nje shtepi ku lengojne vetem njerez te
semure prej nje kohe te gjate, kolla dhe renkimet e tyre I kane dhene kesaj
shtepie nje pamje tragjike. Duket se edhe prania e doktorit dhe e medikamenteve
mjekesore nuk mund tu ringjalle ketyre njerezve shpresen per te jetuar pasi
fati ityre eshte tashme I percaktuar. Pertej ketyre renkimeve dhe vrimave te
zeza autori vendos si kondravers pikpamjet e tij intelektuale dhe
shpirterore, diellin e tij artistik edhe kur kete nuk e ka temjaftushem per
veten e tij. Po shohim me kujdes njeren nga pikturat e tij “FRONI IPUSHTETARIT”,
te bie ne sy detaji I gjetur I karriges I cili tani eshte shnderuae edhe
ne gjymtyren e pushtetarit, gjymtyre nga e cila e ka te pamundur te
ndahet. Kemi nekete kompozim tragjedine e pushteteve jo vetem shqiptare por
edhe ballkanike, tragjedi e cila eshte ndertuar me se miri artistikisht nga ky
autor kaq kerkues dhe me kaq fantazi. Nje tjeter pikture nga e cila eshte e
veshtire ta shkeputesh veshtire ta shkeputesh veshtrimin eshte ajo me titull “SUNDIMTARI”.
Nje sundimtar ne koken e te cilit kurora mbreterore duket sikur ka hedhur
rrenje dhe dege. Per te bere ndarjen fizike te kesaj kurore dhe kokes tashme
duhet vetem nje gijotine, ashtu si ne rastin e Luigjit te XIV. Piktura operon
sa me gjuhen e pasur te alegorise aq edhe me psikologjine e vecante qe ivesh
piktori asaj. Mjafton ti shikosh gjuhen e gjate e te nxjerre perjashta
sin je gjysme shpate me te cilen ai nuk do te nguronte te priste sa majtas
djathtas kokat e kundershtareve te tij politike. E pare ne kontekstin kohor jo
vetem shqiptar ku lufta e brylave dhe kokave te nxehta per te sunduar per te
sunduar perjetesisht eshte kaq evidente dhe e eger kjo veper eshte edhe
nje lloj kujtese e barasvlefshme me vargun poetic te Julius Fucikut kur thoshte
shume vjet me pare “Popuj jinni vigjilent”.
Nje
tjeter portret per te cilin kritika e specializuar e ka thene tani fjalen e
vete eshte piktura e “SKENDERBEUT” heroit tone kombetar ose kaloresit te
krishterimit europian. Ne veshtrimin e tij krejt te vecante dhe original autori
j aka arritur te pasqyroje me mjete te gjetura artistike dhe
shprehese epopene e lavdishme ten je kombi te vogel qe arriti te beje
histori perballe nje perandorie. Ky portret I cili e ruan deri ne fund
identitetin e vet arrin ta cfaq brendine e tij psikologjike me nje qendrim
krejt te vetin. Duket se autori ka dashur ta jape kete portret brenda konceptit
te tij individual duke shmangur shabllonet e modelet e njohura te
derisotme. Meshume se luftetar “SKENDERBEU”I Ardian Tragajt eshte nje udheheqes
vizionar. Nje njeri dhe burre shteti. Nepermjet ngjyrave karakteristike autori
ka dashur ti heqe ketij personazhi ate pjese te mjegulles mesjetaredhe feudale
duke e sjelle ata artistikisht deri ne ditet tona. Po keshtu me mjaft interes
eshte figura e “PLAKUT”qe zbret shkallet e jetes.Brenda nje metafore te caktuar
artistike autori ka mundur te shpalose artistikisht perballe nesh ate pjese te
filozofise se madhe jetesore ku shpirti dhe trupi kundershtojne njeri tjetrin. Zbritja
e shkalleve te jetes nuk nenkupton per autorin prekjen e fundit te saj, porn je
tentim te theksuar njerezor per te evidentuar kuptimin e jetes se
vertete te njeriut te thjeshte. Lufta mes ngjyrave grit e deshperimit dhe
bardhesise se shpreses ne kete kompozim jane dhene nepermjet nje gjuhe te pasur
artistike. Theksimi I deshperimit ne kete veper nuk eshte qellim ne vetvete I
autorit sepse qellimi I tij primar eshte dhe mbetet rilindja. Te flasesh per
krijimtarine e Ardian Tragajt do te thote te evidentosh pasionin e nje njeriu
qe esheh riberjen e jetes brenda lojes se ngjyrave dhe anti frymes egzistuese,
do te thote te evidentosh vlerat e nje krijuesi dhe intelektuali bashkekohor I
cili ruajtjen e identitetit te kombit te tij e shikon te lidhur ngushte
me forcimin e vlerave shoqerore brenda atyre te kombit evropian dhe me gjere.