Kulturë
Entela Binjaku: Elvi Sidheri - ''Emigrantja''
E premte, 08.11.2013, 09:29 PM
Dy fjalë për Elvin...
Nga Entela Binjaku
Ai pëlqen
Pablo Nerudën, njeh mirë 7 gjuhë të ndryshme,
ekipi i tij i zemrës është Milani, i pëlqen
shumë Roma është njohës shumë i mirë i historisë, mendon se “dashuria bën
mirë gjithmonë”.
Kështu e
njoh unë Elvi Sidherin, një ndër miqtë më të mirë të “Zemrës Shqiptare” dhe nga
redaktorët më aktivë. Shkrimet e tij janë një dëshmi e informacionit të gjerë, aftësisë përpunuese të tij, reflektimeve të guximshme, humorit simpatik dhe të vërtetave
shpotitëse.
Por
romani i tij me titullin “Emigrantja” ishte një befasi e vërtetë! Dhe një emocion
i bukur që të dhuron surpriza.. Një punim
voluminoz, mbi 400 faqe, shkruar me kohë në mendjen e tij, por që prej disa ditësh
kemi mundësinë të prezantohemi me të.
Sot jam e
kënaqur që lajmin për botimin e romanit
të Elvi Sidherit ta përcjell edhe për
mijra lexuesit e zemrës shqiptare.
Me dëshirën
e madhe për të ftuar të gjithë lexuesit t´i bashkohen leximit të këtij romani,
dhe më urimin për një rrugë të gjatë dhe të mbarë Elvit në krijimtarinë e tij,
i përcjell urimet më të mira edhe nga ana e redaksisë së revistës.
Më poshtë
do të gjeni edhe një prezantim të shkurtër
që Elvi ka përgatitur për lexuesit e tij të “Zemrës Shqiptare”.
Nuk mund
të shkruaja më mirë se ai vetë.
“Është një libër që siç ndodh me çdokënd që merr përsipër të shkruajë diçka, posedon vetë shpirtin e autorit (timin) përbrenda dhe do dëshiroja që kjo gjë të përçohej edhe tek lexuesi eventualisht. Flet nëpërmjet personazheve, vendeve, situatave, njerëzve dhe ngjarjeve për përvoja unike sa edhe të kujtdo që ka provuar emigrimin pas viteve 90-të, një fenomen i cili ka shenjuar zhvillimin psiko-social-ekonomik të Shqipërisë gjatë këtyre dy dhjetëvjeçarëve, por që për "habi" të veçantë nuk përmendet nga askush, sikur fare të mos kishte ndodhur realisht, sikur 1 milion e gjysëm shqiptarë mos të kishin emigruar nëpër Europë e botë, 800 mijë prej tyre në jug të vendit tonë,pra në Greqi. ...Dhe sikur jeta dhe kontributi i tyre t'ia vlente të përmendej vetëm për kontrabandistë, krim të organizuar apo për votat e zgjedhjeve, për lekët që çojnë rregullisht pranë familjeve të tyre dhe ekonomisë së vendit dhe për festa, Pashkë, Vit i Ri e Krishtlindje kur vijnë dhe i vonojnë kufinjve. Të tjerat po ua lë juve t'i zbuloni".
Lexoni ose shkarkoni falas librin e Elvi
Sidherit ''Emigrantja'' duke klikuar në këtë lidhje: