E shtune, 20.04.2024, 09:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Muzika nuk ekziston pa njeriun

E diele, 10.11.2013, 07:01 PM


Muzika nuk ekziston pa njeriun

Nga Dr. Ilir Muharremi

Muzika dhe dehja shkojnë për mrekulli, krijojnë ritmin bashkëlidhen, pozojnë ndjenjën, ndikojnë. Krijojnë diçka që nuk mund të kuptohet, shpjegohet, thjeshtëzohet. Melodia është e bukur, por askush nuk ia di kuptimin. Këtu qëndron mrekullia e artit të muzikës. Nuk ka gjë më të bukur se e pakuptimta e cila arrin majat e ndjenjës, logjikën e çrrënjos , ndahet  nga ajo. Ndjenja është e papërgatitur për ta kufizuar logjikën e muzikës.  Në vete dominon, logjika distancohet dhe është si një kupë e mbushur me magmë. E thellë me një ndërgjegje efektivisht  e pa identifikuar, nuk dimë të japim konceptin bazë të modelit, mjeshtërisë, përsosmërisë në vete , arrin të na lozë, të na pëlqej neve, trupin ta përdorë, t’i shërbehemi për të arritur në rreth me larmi tingujsh.

Ritmi një lëvizje e rregullt e formave  shpirtërore, brenda tij ekziston parregullsia, që buron nga ndjenja dhe pasioni. Përse  duhet rregullsia? Ajo dikton monotoninë, parregullsia thellësinë e lëvizjes shpirtërore. Timpanet lirohen kur nuk i nënshtrohen lëvizjeve të rregullta. Çoroditësja bashkon trupin me ndjenjën, mendjen e përjashtoj se paragjykon ngaqë ajo spastron pasionin e tingullit. Gjykimi në muzikë kthjellë filozofinë dhe mendimin. Këtu nuk ka tip të mendimit, por liri absolute, çlodhje, në fakt lodhje për të arritur çlodhjen. I dehuri me padurim konvertohet në muzikën, nën mushkëritë e saja, diafragmën, frymëmarrjen, të gjitha i bashkon, pastaj imiton vetën, objektiven, të keqën të mirën e poetikës së Aristotelit. Nuk mund t’i ikim as në muzikë imitimit. Aristotelin duhet kuptuar kur e ngarkojmë mbi vetën si një tingull që përforcon qëndrimet, ngaqë ai nisë çdo gjë në vetën e parë. Vagnerin duhet arrirë në lartësi, në pesimizëm, në larmi, në distancë të kohës, edhe pse servilet brenda kohës. Arrin kulmin e formës brenda dramës. Ekstaza Ditirambike kthjellohet mbi simfoninë e tij. Vagneri “armik” i Nietzches, filozofit të arratisjes, ai që imitojë vetën,  që u deh nga Vagneri, por dehja më e mirë ishte imitimi i vetës. Edhe në muzikë, më mirë imitohet nga vetja se sa nga dëshira e Aristotelit. Por, prapë vetja na kthen te vetja, melodia e vetës arrin vetëm ta çlodh trupin, këtu muzika arrin kufijtë e dominimit. Forcën piktoreske të tingullit, simbolin e zërit, harmoninë, sensualitetin çlodhjen, harren, gëzimin, bukurinë, por pa u nisë nga lodhja nuk mund të ngjiten në shkalla stimulative. Vivaldi: pranvera, vera, vjeshta, dimri, imitacion individual, kulminant, apostrofal, larmi e ngjizjes. Prapë shëron trupin, frymëmarrjen dhe shpirtin. Subkoshienca sikur përjeton të kaluarën, melodia e Vivaldit ngjitë në maje dhe menjëherë të shpie poshtë, aty nga ka filluar, vazhdon ritmin, qetësinë, butësinë, prapë ngjitjen, por të pajisura me shtrembëri, të gjetheve, luleve, lëvizjeve, prapë kthim. As ai nuk arriti tek vetëvrasja, tek përgjigja e limitit të mendjes. Aty përfundon edhe muzika, aty nuk ka kthim. Jeta e muzikës është imitim dhe përsëritje për të vazhduar.

Muzika qetëson neurozën, shpesh ngritë edhe dhimbjen ngaqë përshtatemi mbi të dhe në mundësitë e imitimit. Muzika nuk ekziston pa njeriun, në fakt  thellon edhe individualitetin e bimëve, por ajo jeton në heshtje pa prezencën tonë. Aty ndeshemi si me: Bethovenin, Mozartin, Vagnerin, Pink Floydat, Jim Morrisonin, të gjithë, i japin kuptim duke imituar porret dhe lëvizjen e tyre. Zhanret, vetëm thelluan ndryshimin, por si të jetojnë këto pa njeriun? A do vallëzoj kafsha apo do qëndroj e shtanguar duke u ngacmuar nga melodia pa ditë kuptimin? Muzika kalon kah logjika dhe shërbehet me ndjenjën pastaj me trupin kur liron çdo të keqe, por sërish e kompenson. Bëhet shpirt i njeriut,  bënë që trupi të harroj lëvizjen duke u rrumbullakuar me të. Përse e thashë më lartë që muzika nuk mund të ketë rrënjë pa njeriun. Muzika në vetë eksiton tek stinët, tek bimët, por si do të shfaqet melodia nëse logjika nuk e analizon, thjeshtëzon dhe transmeton. Logjika vetëm arrin të kuptoj, por jo ta krijoj, krijimi mund ta zbehë të vërtetën e muzikës absolute të bimëve. Logjika prishë simfoninë e tyre nëse përpiqet t’i ilustron. Prapë indiferenca e imitimit logjikë të muzikës të vërtetës që vështirë përcakothet dhe hulumtohet për të. Sido që të jetë, muzika stimulon thellësinë, shpirtin e vënë në lojë, jo në mashtrim për të vazhduar, por në një ekstazë, një të panjohur, pa deshifruar, larmi lëvizjesh, tonesh, gradacionesh, pauza, prapë rrëmbimi, lojë e kuptimit, lojë e vdekjes, e stërlodhjes, pushimit. Kjo është muzika e mirëfilltë e kuptuar . Muzika dhe dehja kanë lindur të njëjtën ditë , të njëjtën sekondë dhe minutë. Janë farefis.  Loz ndikimin, përpiqet të shërbej, të ndikon mbi atë që do të veproj.

Edhe një  gjë , muzika stimulon të shkruarit, sikur na bënë të rrëshqasim pa kushte mbi të, të humbim në vargun, dhe ta plasojmë tekstin, tekstin e të imituarit, të një “Humnere”, të panjohur, por të këndshme. Qetësia imiton vetëm vetën, muzika bashkon dhe zhduk qetësinë, për të vë në lëvizje çdo metaforë, element. Qetësia mrekullohet me ekstazën e dehjes. Muzika përsëritet, sepse nuk kuptohet në tërësi, sikur të kuptohet nuk do mbjellë përjetësinë. Do vdesë mu atë ditë kur dëgjohet. Tingujt e thellësisë janë të panjohur, por arrijnë të ngacmojnë timpanet dhe logjikën, disi mënjanë krijojnë kureshtjen. Kështu jeton në përjetësi. Edhe tingulli nuk mund ta kupton thellësisht shpirtin, sikurse shpirti atë.

Kur zëri përpëlitet, dominon muzikën, thërret kuptimin e shpirtit, aksentët e logjikshëm, humbet në ajër, mbetet dikund thellë, që askush nuk mund të kujtoj fundësinë. Prapë i kthehet fillimit dhe larmisë. Italianët, Francezët, Kroatët, Hebrenjtë, Anglezët, Amerikanët... prekën lartësinë në muzikë. Nuk do argumentoj ngaqë janë të njohur, por vetëm thellohem në atë që përformojnë. Muzika fiton kur pushton trupin dhe mendjen, në kthen në një ekstazë antike. Pavetëdije, shpirt i përsëritur i kërkuar që të vazhdoj, gjithmonë të vazhdoj pa interes, pa hile. Por, pa njeriun ajo është vetëm urtësi.  Muzika është art i thjeshtësisë nga gjërat më të vështira. Liritë e tingujve janë forma, jo të gabuara, por mundësi të ndërtimit dhe vazhdimit. Vazhdimit ritmikë, shprehje e instrumentalizuar, por nuk do ta përjashtoja Vagnerin siç e quan Nietzche mungesë forme. Nuk mund as Vagneri të krijoj mbi imitimin, nuk duhet akuzuar, ose pohuar se nuk ka dramaticitet, drama është e thellë tek Vagneri. Muzika dhe jeta imitohen për tu jetuar dy herë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora