| E diele, 10.11.2013, 07:01 PM |
Muzika nuk ekziston pa njeriun
Nga Dr. Ilir Muharremi
Muzika
dhe dehja shkojnë për mrekulli, krijojnë ritmin bashkëlidhen, pozojnë ndjenjën,
ndikojnë. Krijojnë diçka që nuk mund të kuptohet, shpjegohet, thjeshtëzohet. Melodia
është e bukur, por askush nuk ia di kuptimin. Këtu qëndron mrekullia e artit të
muzikës. Nuk ka gjë më të bukur se e pakuptimta e cila arrin majat e ndjenjës,
logjikën e çrrënjos , ndahet nga ajo. Ndjenja
është e papërgatitur për ta kufizuar logjikën e muzikës. Në vete dominon, logjika distancohet dhe është
si një kupë e mbushur me magmë. E thellë me një ndërgjegje efektivisht e pa identifikuar, nuk dimë të japim
konceptin bazë të modelit, mjeshtërisë, përsosmërisë në vete , arrin të na lozë,
të na pëlqej neve, trupin ta përdorë, t’i shërbehemi për të arritur në rreth me
larmi tingujsh.
Ritmi një
lëvizje e rregullt e formave shpirtërore,
brenda tij ekziston parregullsia, që buron nga ndjenja dhe pasioni. Përse duhet rregullsia? Ajo dikton monotoninë,
parregullsia thellësinë e lëvizjes shpirtërore. Timpanet lirohen kur nuk i nënshtrohen
lëvizjeve të rregullta. Çoroditësja bashkon trupin me ndjenjën, mendjen e përjashtoj
se paragjykon ngaqë ajo spastron pasionin e tingullit. Gjykimi në muzikë kthjellë
filozofinë dhe mendimin. Këtu nuk ka tip të mendimit, por liri absolute, çlodhje,
në fakt lodhje për të arritur çlodhjen. I dehuri me padurim konvertohet në muzikën,
nën mushkëritë e saja, diafragmën, frymëmarrjen, të gjitha i bashkon, pastaj
imiton vetën, objektiven, të keqën të mirën e poetikës së Aristotelit. Nuk mund
t’i ikim as në muzikë imitimit. Aristotelin duhet kuptuar kur e ngarkojmë mbi
vetën si një tingull që përforcon qëndrimet, ngaqë ai nisë çdo gjë në vetën e
parë. Vagnerin duhet arrirë në lartësi, në pesimizëm, në larmi, në distancë të kohës,
edhe pse servilet brenda kohës. Arrin kulmin e formës brenda dramës. Ekstaza
Ditirambike kthjellohet mbi simfoninë e tij. Vagneri “armik” i Nietzches,
filozofit të arratisjes, ai që imitojë vetën,
që u deh nga Vagneri, por dehja më e mirë ishte imitimi i vetës. Edhe në
muzikë, më mirë imitohet nga vetja se sa nga dëshira e Aristotelit. Por, prapë vetja
na kthen te vetja, melodia e vetës arrin vetëm ta çlodh trupin, këtu muzika
arrin kufijtë e dominimit. Forcën piktoreske të tingullit, simbolin e zërit,
harmoninë, sensualitetin çlodhjen, harren, gëzimin, bukurinë, por pa u nisë nga
lodhja nuk mund të ngjiten në shkalla stimulative. Vivaldi: pranvera, vera,
vjeshta, dimri, imitacion individual, kulminant, apostrofal, larmi e ngjizjes. Prapë
shëron trupin, frymëmarrjen dhe shpirtin. Subkoshienca sikur përjeton të kaluarën,
melodia e Vivaldit ngjitë në maje dhe menjëherë të shpie poshtë, aty nga ka
filluar, vazhdon ritmin, qetësinë, butësinë, prapë ngjitjen, por të pajisura me
shtrembëri, të gjetheve, luleve, lëvizjeve, prapë kthim. As ai nuk arriti tek
vetëvrasja, tek përgjigja e limitit të mendjes. Aty përfundon edhe muzika, aty
nuk ka kthim. Jeta e muzikës është imitim dhe përsëritje për të vazhduar.
Muzika
qetëson neurozën, shpesh ngritë edhe dhimbjen ngaqë përshtatemi mbi të dhe në mundësitë
e imitimit. Muzika nuk ekziston pa njeriun, në fakt thellon edhe individualitetin e bimëve, por
ajo jeton në heshtje pa prezencën tonë. Aty ndeshemi si me: Bethovenin,
Mozartin, Vagnerin, Pink Floydat, Jim Morrisonin, të gjithë, i japin kuptim
duke imituar porret dhe lëvizjen e tyre. Zhanret, vetëm thelluan ndryshimin,
por si të jetojnë këto pa njeriun? A do vallëzoj kafsha apo do qëndroj e
shtanguar duke u ngacmuar nga melodia pa ditë kuptimin? Muzika kalon kah
logjika dhe shërbehet me ndjenjën pastaj me trupin kur liron çdo të keqe, por sërish
e kompenson. Bëhet shpirt i njeriut, bënë
që trupi të harroj lëvizjen duke u rrumbullakuar me të. Përse e thashë më lartë
që muzika nuk mund të ketë rrënjë pa njeriun. Muzika në vetë eksiton tek stinët,
tek bimët, por si do të shfaqet melodia nëse logjika nuk e analizon, thjeshtëzon
dhe transmeton. Logjika vetëm arrin të kuptoj, por jo ta krijoj, krijimi mund
ta zbehë të vërtetën e muzikës absolute të bimëve. Logjika prishë simfoninë e
tyre nëse përpiqet t’i ilustron. Prapë indiferenca e imitimit logjikë të muzikës
të vërtetës që vështirë përcakothet dhe hulumtohet për të. Sido që të jetë,
muzika stimulon thellësinë, shpirtin e vënë në lojë, jo në mashtrim për të vazhduar,
por në një ekstazë, një të panjohur, pa deshifruar, larmi lëvizjesh, tonesh,
gradacionesh, pauza, prapë rrëmbimi, lojë e kuptimit, lojë e vdekjes, e stërlodhjes,
pushimit. Kjo është muzika e mirëfilltë e kuptuar . Muzika dhe dehja kanë lindur
të njëjtën ditë , të njëjtën sekondë dhe minutë. Janë farefis. Loz ndikimin, përpiqet të shërbej, të ndikon
mbi atë që do të veproj.
Edhe një gjë , muzika stimulon të shkruarit, sikur na
bënë të rrëshqasim pa kushte mbi të, të humbim në vargun, dhe ta plasojmë tekstin,
tekstin e të imituarit, të një “Humnere”, të panjohur, por të këndshme. Qetësia
imiton vetëm vetën, muzika bashkon dhe zhduk qetësinë, për të vë në lëvizje çdo
metaforë, element. Qetësia mrekullohet me ekstazën e dehjes. Muzika përsëritet,
sepse nuk kuptohet në tërësi, sikur të kuptohet nuk do mbjellë përjetësinë. Do
vdesë mu atë ditë kur dëgjohet. Tingujt e thellësisë janë të panjohur, por
arrijnë të ngacmojnë timpanet dhe logjikën, disi mënjanë krijojnë kureshtjen. Kështu
jeton në përjetësi. Edhe tingulli nuk mund ta kupton thellësisht shpirtin,
sikurse shpirti atë.
Kur zëri
përpëlitet, dominon muzikën, thërret kuptimin e shpirtit, aksentët e logjikshëm,
humbet në ajër, mbetet dikund thellë, që askush nuk mund të kujtoj fundësinë. Prapë
i kthehet fillimit dhe larmisë. Italianët, Francezët, Kroatët, Hebrenjtë,
Anglezët, Amerikanët... prekën lartësinë në muzikë. Nuk do argumentoj ngaqë janë
të njohur, por vetëm thellohem në atë që përformojnë. Muzika fiton kur pushton
trupin dhe mendjen, në kthen në një ekstazë antike. Pavetëdije, shpirt i përsëritur
i kërkuar që të vazhdoj, gjithmonë të vazhdoj pa interes, pa hile. Por, pa
njeriun ajo është vetëm urtësi. Muzika është
art i thjeshtësisë nga gjërat më të vështira. Liritë e tingujve janë forma, jo
të gabuara, por mundësi të ndërtimit dhe vazhdimit. Vazhdimit ritmikë, shprehje
e instrumentalizuar, por nuk do ta përjashtoja Vagnerin siç e quan Nietzche
mungesë forme. Nuk mund as Vagneri të krijoj mbi imitimin, nuk duhet akuzuar,
ose pohuar se nuk ka dramaticitet, drama është e thellë tek Vagneri. Muzika dhe
jeta imitohen për tu jetuar dy herë.