Kulturë
Nuhi Veselaj: Paskajorja pas Konferencës së Durrësit
E diele, 10.11.2013, 06:03 PM
NGA JEHONA E PASKAJORES SË MIRËFILLTË NË E
PAS
KONFERENCËS SË DURRËSIT
Nga Dr. Nuhi Veselaj
Siç mësojmë nga masmedia në
Konferencën shkencore të Durrësit (dhjetor 2010) pas paraqitjeve të kumtesave
pro paskajores nga studiuesit e pranishëm të sipërcekur: (Imri Badallaj,
Shkumbin Munishi, Julia Kolgjini, Mehmet Elezi), dhe sidomos pas paraqitjes së
prof. B. Bokshit, i cili në kumtesën e tij me titull Problemi i
paskajores në gjuhën shqipe, pasi shpjegon se edhe toskërishtja e ka
pasur bashkë me lidhoren edhe paskajoren, ashtu si edhe gegërishtja e
atëhershme dhe e sotmja, por ajo (toskërishtja) nën ndikimin e greqishtes “e
kishte humbur (qysh në shek XIII) kur në gjuhën shqipe ishin dobësuar së
tepërmi lidhjet veri-jug, andaj së këtejmi del se standardit të sotëm
mbi bazë të toskërishtes i mungon paskajorja,
“që do të ishte në
funksion varianti me lidhoren. Nga ky aspekt paskajorja e tillë e ka vendin e
zbrazët në sistemin foljor të shqipes standarde. Meqë një paskajore e tillë
ekziston në gjuhën shqipe që është shumë e përdorshme në dialektin gegë, në
kushtet e bashkëjetesës së intensifikuar të të folmeve të dialekteve tona, kjo
paskajore ushtron presion për të hyrë në standard... dhe duke qenë formë
foljore pa vetë e pa numër është e seleksionueshme më me lehtësi se lidhorja e
ngarkuar me këto kuptime...
Dhe pas këtyre shpjegimeve dhe ndonjë
tjetër autori përshpall zgjidhjen shumë të pritur e logjikisht
Paskajore e gjuhës standarde mund të bëhet vetëm paskajorja e gegërishtes ...me format e pjesores së saj bashkë me format e toskërishtes lënë, thënë etj... Duke u bërë pjesë e sistemit të shqipes standarde paskajorja nuk imponon ndryshimin e formës së pjesores së kësaj gjuhe... Kështu paskajorja e gegërishtes imponohet të hyjë në shqipen standarde edhe për arsye se nuk provokon efekte ndryshimesh të tjera në morfologjinë e kësaj gjuhe... Me paskajoren e tillë si variant i lirë me lidhoren në gjuhën standarde të shkruar bëhet e mundur edhe një shprehje stilistike me përzgjedhje herë të lidhores herë të paskajores që i mungon shqipes strandarde.
Dhe përfundon:
Kjo formë e paskajors, si kategori foljore që përfaqëson
kulmin e abstraksionit gramatikor në sistemin foljor të një gjuhe nuk është
futur në gjuhën standarde në Kongresin e Drejtshkrimit (1972) për shkak
të mendimit të gabuar se me të do të imponohej ndryshimi i pjesores së
standardit, gjë që do ta lëndonte shumë bazën dialektore të saj.
Shqipja standarde e ka paskajoren e gegërishtes mundësi të begatimit të
shprehjes. Në rrugët e kësaj mundësie duhet të ndihmohet, me u ndihmue duhet.
Dhe fill pas k;saj paraqitjeje nga
reagues të caktuar të pranishëm në atë Konferencë, u ndez njëfarë debati, rreth
nevojës së inkuadrimit, apo jo, të paskajores në standard. Së këndejmi ne e
pamë të arsyeshme që rreth jehonës së reagimeve, jo vetëm të
atypëratyshme nga individë të caktuar, por edhe atyre të më vonshëm, pas
miratimit të pikës 8 të Vendimeve të Konferencës: Të
studiohet mundësia e integrimit të paskajores në standard dhe në
vijimsi veç ndonjërit që u përmend në krerët e mëparshëm, këtu, në këtë krye do
të sjellim edhe fragment-citate të reaguesve të tjerë, të cilët, së paku,
përveç mënyrës së të shprehurit karaktarizohen edhe me ndonjë risim.
Në të vërtetë, në këtë krye jehona e
paskajores në e pas Konferencë, do ta trajtohet në dy nënkrerë, së pari, pjesë
nga jehona e imponimit të paskajores nga kjo konferencë e në rrjedhojë të saj
dhe së dyti, komenti ynë i shkurtër lidhur me paskajorefobët dhe paskajorefilët.
Natyrisht brenda nënkrerëve, sipas materialit që imponohet, do të ketë nëntituj përkatës plotësues, por më parë, e shohim të arsyeshme që si sqarim paraprak, ta shprehim opinionin tonë të paraformëzuar lidhur me këtë çështje.
Sqarim pararak
Me thënë të drejtën, për ne
propozim-porosia: Të studiohet mundësia e integrimit të paskajores gege në
standardin e shqipes, që zuri vend si pikë e veçantë ndër Përfundimet e
Konferencës, edhe pse
Gjithsesi bindjen tonë përveç fakteve
që kishim parashtruar më përpara (që nga vitit 1992) e përforcuan dhe
përforcojnë edhe gjuhëtarët e intelektualët përkatës me mendimet e tyre të
shprehura në dobi të integrimit të paskajores, siç i pamë në kreun e mëparshëm,
të cilat u parashtruan arsyeshëm nga dhjeta e dhjeta studiues përkatës,
argumentet e të cilëve, janë të parrëzueshme, prandaj i konsiderojmë si argumente
përplotësuese të mjaftueshme, siç e thamë, edhe për çdo lexues të rëndomtë,
sepse tashmë, vërtet, del e kuptueshme mirëfilli se vendimi rreth mundësisë së
integrimit të paskajores në standard del i vonuar, dhe se obligimi rreth
jetësimit të menjëhershëm do të dilte domosdoshmërisht më i arsyeshëm se çdo
pikëpamje tjetër. Mirëpo, për ne ishte befasi jo e këndshme që edhe në atë
tubim, për çudi, dolën individë kundër integrimit të saj në standard, madje nga
të dy krahët, edhe nga mohuesit që mund t’i quajmë paskajorefobë fanatikë edhe
nga pohuesit ekstremistë të vlerave të kësaj forme, që mund t’i quajmë paskajorefilë ekstremistë,
prandaj propozimin e prof. Bokshit patjetër tani e kuptojmë si shumë me vend, e
jo pa rend, kur kemi parasysh mentalitetin që ende ekzistuaka te disa gjuhëtarë
(me emra jo të panjohur), që për ne ky gjest i tyre ishte i papritur, i
pabesueshëm, andaj edhe fjalë-propozimin e prof, Bokshit e cilësojmë, njëherazi
edhe si një veprim të matur urtësie, ashtu si dhe pikën e miratuar në atë
Konferencë.
Pikërisht reagimeve të atypëratyshme do t’u qasemi në vijim dhe pastaj si në formë atitude do t’i cekim edhe mendimet e dhjeta reaguesve të tjerë, të cilët në masmedia u shprehën kundër ose pro integrimit të paskajores.
Në të vërtetë, disa pjesë nga diskutimet para, në e pas Konferencës së Durrësit emër për emër të diskutuesve përkatës rreth paskajores, përveç atyre të cekur në dy librat e publikuar më herët prej nesh, i dhamë në krerët e mëparshëm të këtij punimi dhe tani do të përqenderohemi vetëm në disa raste të tjera që na u dukën si më karakteristike dhe kanë vlerë dhe mund të cilësohen si ndihmesë me ineres jo vetëm të njihen, por edhe të shfrytëzohen si mbështetje e mbulesë në të ardhmen, sepse do të ndihmojnë që më me lehtësi të kuptohet nga secili individ i interesuar: domosdoja e integrimit të menjëhershëm, apo jo, të kësaj forme (mënyre) në standardin e shqipes. Në të vërtetë, së pari, pra do të bëjmë fjalë për jehonën e reaguesve në Konferencë, së dyti, rreth jehonës së mohuesve të paskajores më vonë, dhe, së treti, rreth pohuesve të paskajores po ashtu pas kësaj Konference.
1) Pjesë nga jehona e reaguesve në Konferencë
Nga pikëpamja teorike mundësinë e integrimit të paskajores
gege në sistemin gramatikor të shqipes standard e argumentoi Besim Bokshi
(Prishtinë), specialist nga më të mirët të kësaj fushe, dhe e mbështeti Kolec
Topalli (Tiranë), i cili gjithashtu e ka studiuar në hollësi sistemin foljor të
shqipes. Sipas këtyre dy gjuhëtarëve paskajorja do të përdoret në standard në
formën që ka në gegërishte me punue jo me punuar. K. Topalli argumentoi se kjo
formë e foljes mund të kushtëzohet në mënyrë pozicionale, duke shpjeguar se
pjesorja punue do të ndeshet me pjesëzen me, ndërsa pjesorja punuar me pjesëzen pa
e duke....
Mirëpo, vazhdon autori (Xha Xhai):
Shumë specialistë të tjerë po përmend vetëm Bahri Becin,
Mehmet Çelikun e Seit Mansakun u shprehën kundër këtij integrimi...
dhe si arsyetim për një qëndrim të
tillë mohues nga të tillët sillet edhe aludimi si fakt jashtëgjuhësor ngase:
Për të mos e përfshirë paskajoren me punue në standard
janë kategorikisht edhe ata që e bojkotojnë konferencën(!).
Me thënë të drejtën, mbasi disa prej
këtyre bojkotuesve (nënshkrues të Njoftimit) që i njohim ne
mjaft mirë dhe kemi konsideratë ndaj tyre, nuk besojmë se janë aq kategorikë
kundër integrimit të paskajores dhe vlerave të saj dhe për këtë kemi edhe
argumente, sepse mendimet e disa prej tyre i kemi cituar më përpara si prova të
forta në punimet tona. Pra, numri i 50 bojkotuesve mohues realisht duhet të
jetë shumë më i vogël, por shumica prej tyre mbase mund të jenë kundër nxitimit
dhe sjelljeve a veprimeve pa takt lidhur me këtë.
Sidoqoftë, me rëndësi është fakti se
tani, autori, gjë që për ne dhe për të tjerët është me shumë
rëndësi, pozicionohet pro paskajores, duke iu kundërvënë të 40-50 bojkutuesve
dhe kundërshtuesve të pranishëm dhe të tjerëve, pra, edhe kundër mendimeve të
mëparshme të veta, me arsyetimin, siç e thotë goja e penës së tij:
Edhe unë kam besuar se sistemi i sotëm i standardit nuk e pranon dot paskajoren, mirëpo, si linguist më duhet të dëgjoj dhe të marr parasysh mendimin e tyre (një shkodrani, matjani, një kosovari, ose një tetovari) para mendimit tim, sepse janë ata folës dhe ato treva janë që e vuajnë humbjen dhe gjymtimin e një mjeti gramatikor, jo unë... Shtoj këtu se megjithëse kam pasur një pikëpamje tjetër, argumentimet e Bokshit dhe të Topallit m’u duken më bindëse, ndërsa jo kundërshtimet e Mansakut dhe të Becit të mbështetura në kritere të përgjithshme dhe disi apriorike.
Siç e kemi theksuar ne edhe gjetiu,
siç ka vepruar e kuptuar tani Xha Xhai, që për ne, po përsërisim, ishte bafasi
e këndshme, kërkojmë të veprojnë sa më parë edhe studiuesit e tjerë. Pra, të
esëllohen, të mendojnë e veprojnë si shqipfolës e jo vetëm si toskërishtfolës.
Shembulli i gjirokastritit Xha Xhai (alias A. Vehbiu), vërtet
meriton respekt të veçantë, ngase e parapëlqen më shumë mbështetjen në gjuhën e
përbashkët kombëtare të natyrshme shqipe edhe me paskajoren gege, sesa atë mbi
bazë të një dialekti, edhe pse të dialektit të vet.
Pra, po e rikujtojmë me ngulm se
gjithkush duhet ta dijë se si sot si dje nuk duhet të ishte për objekt qëllimi
i normëzimit të sistemit foljor të toskërishtes as ai i gegnishtes, por kishim
të bënim për normëzimin e sistemit foljor të gjuhës shqipe, ku
bëjnë pjesë edhe toskërishtje edhe gegërishtja, apo jo?!. Ajo që ndodhi me
normëzimin e sistemit foljor të një dialekti, vetëm i toskërishtes, ishte një
aksident pa qëllim, po me pasoja shumë të rënda, të cilat po ndihen edhe sot
për shkak të mungesës së paskajores (gege) në atë standard (normëzim).
Mirëpo, për çudi, siç tregon autori,
kundër integrimit të paskajores qenkan shprehur, si me thënë, jo vetëm
paskajorefobët e sipërcekur, por edhe disa gegofilë ekstremistë(!): gjuhëtari
Ardian Klosi dhe shkrimtari i ftuar Primo Shllaku ngase sipas tyre:
Orvatjet për të integruar paskajoren e tipit me punue në shqipen standarde do t’i dëmtonin rëndë, në mos do t’i shkatërronin krejt përpjekjet për të ringjallur përdorimin e variantit letrar të gegërishtes paralelisht me standardin...
Në të vërtetë, për një sugjerim a
shfaqje të tillë se mospranimi i paskajores në standard domosdo
ushqen kërkesën për rikthimin e gegnishtes në një standard të vetëm
ose si një rival të fortë, kjo që sot po del sheshit si realitet, ne, po për
këtë fakt e kemi pas paralajmuar para dhjeta vitesh dhe për këtë ua kemi pasë
tërhequr vërejtjen profesorëve të deklaruar aso kohe si
paskajorefobistë: I. Ajetit, Sh. Demirajt, M. Çelikut e të tjerëve,
madje, tash po kjo vërejtje vlen edhe për rezervëdeklaruesit si B. Beci e S.
Mansaku, madje sigurisht edhe për Sh Rrokajn, I Bajçincën, Q. Muratin, R.
Mulakun, A. Hajdarajn, R. Parnaskën dhe të gjithë ngurruesit e sotëm rreth integrimit
të paskajores, pa përjashtuar, pra, as bojkotuesit përkatës. Ne, këtë të
vërtetë që e kemi pasë parashikuar, atëherë po shihet qartë se po del për fushë
nga qëndrimi i P. Shllakut dhe A. Klosit, siç e thekson autori, ngase tani
këta, që nuk janë pa emër e pa pozita, për hir të ringjalljes së
gegnishtes paskajoren si vlerë e padiskutueehme që është, nuk
dashkan t’ia japin toskërishtes të emnuar në funksion standardi
(thuase kjo qenka një gjuhe tjetër nga gegnishtja (!)) dhe
pikërisht ky qëndrim i gegofilëve si parapropagandë e nëndheshme ose edhe e
hapur, supozojmë se paska pasë ndikuar ndoshta për mosmarrëveshje ndërmjet
palëve para mbajtjes së Konferencës së Durrësit, andaj si pasojë edhe qenka
shfaqur edhe reaksioni i bojkotuesve përkatës, të cilët edhe paskan pasur
njëfarë të drejte të shqetësohen për lindjen e një standardit rival me
yrysh mbi bazë të gegnishtes, me të cilin avaz synohet mbase të përmbysurit
e standardit zyrtar në fuqi, gjë që, hë për hë, një synim i tillë mendjesisht
për ne është i pakapshëm. Por, gjithsesi një tentim i tillë nuk është pa pasoja
edhe lidhur me paskajoren dhe për këtë shllim, disa standardistë të sotëm (siç
i cekëm më sipër), s’dimë sa janë të vetëdijshëm se me refuzimin ose
prolongimin e mëtejshëm e pa afat të integrimit të paskajores me + pjesore të
shkurtër në standard, vetë ishin dhe janë fajtorët kryesorë që dialekti tjetër
ose koineja gege të nis me neostandard(?!), apo jo, sepse, sipas
qëndrim it të tyre të ngurosur t prej tyre mbase konsiderohet gegnishtja si një
gjuhë tjetër, sepse gjoja, sipas tyree pipat e asaj peme nuk mund të shartohen
në pemën e standardit të sotëm, apo jo?!
Sidoqoftë, qëndrimi i tillë gjithsesi ka nxitur reaksionin përkatës, sepse me veprimin e tillë mohues këta paskajorefobë vetë e kanë ushqyer dhe po e ushqejnë,pra, me vetëdije apo jo, ringjalljen dhe sforcimin e një dukuri të tillë jo vetëm neostandarde(!), qoftë si rebelim, qoftë si skizmë, siç e cek ak. M. Kraja, por edhe më keq ose më shumë se aq.
Para se të shprehim edhe disa opinione tona lidhur me këtë, po ua rikujtojmë standardologëve dhe opinionit të gjerë të vërtetën se përjashtimi ose të lënët nën hije i sistemit foljor të toskërishtes në Komisinë Letrare të Shkodrës 1917, siç dihet ishte me pasoja, por edhe më me pasoja ishte dhe është e do të jetë, si po shihet katërçipërisht sot, nëse vazhdohet me përjashtimin komplet të sistemit foljor të gegërishtes (M. Çeliku), që ndodhi, para, në e pas Kongresit të Drejtshjkrimit 1972. Prandaj ne mendojmë se rikthimi i paskajores në standard duhet bërë menjëherë, kështu me një veprim të tillë do të zbutet ose do të neutralizohet kërkesa ekstreme për neostandard, dhe njëherazi do të hapet rrugë normale evoluimi ose konsolidimi të këtij sistemi në mënyrë të natyrshme në kuadër të standardit dhe kjo fare nuk pengon ringjalljen ose konsolidimin e gegnishtes letrare, përkundrazi e bën atë më të afrueshme me standardin e shqipes.
Sidoqoftë, në këtë kontekst na duket
se
Të gjithë jemi dakord se standardi duhet pasuruar me fjalë nga gegërishtja. Si do t’i marrim këto fjalë nëse gegërishtja nuk lëvrohet si variant letrar? Ajo duhet të fitojë edhe prestigj letrar. S’mund të barazohet me standardin, por duke u lëvruar si variant letrar hedh në qarkullim pasuritë leksikore e sintaksore. Nuk mendoj se duhet të ketë dy standarde. Pra, të lëvrohet gegërishtja, pse mos të ketë gazeta, revista lokale, p.sh. në Shkodër. Të gjitha këto konsiderohen si pasuri e gjithë shqipes.
Edhe ne jemi të një mendimi me prof.
Mansakun, se shqipja s’ka nevojë për dy standarde, por nuk e kemi të qartë çka
e pengon prof. Mansakun e të tjerët që nuk e zbusin kriterin ndaj paskajores,
kur dihet, siç e di edhe ai vetë, se gegërishtja me sistemin e vet foljor ose
standardi sotëm, pra edhe me paskajoren, më natyrshëm u afrohet gjuhëve romane
(italishtes, frëngjishtes) madje më fort se vetë rumanishtja si gjuhë romane që
është, dhe se një ditë edhe ky me sishokët refuzues, kur kemi parasysh edhe
frymën politike gjuhësore të kohës në ecje e sipër rreth botës perëndimore dhe
kulturës së saj edhe gjuhësore, patjetër do ta pranojnë paskajoren në standard
si vlerë e pasuri morfologjike, sintaksore e leksikore, siç është me të vërtetë?
Kështu me rezervë për paskajioren si prof. Mansaku patën menduar, madje qenë shprehur edhe publikisht edhe profesorët e nderuar Besim Bokshi e Kolec Topalli me të tjerë, ndër të cilët si më i zëshëm ishte Ardian Vehbiu, por tani pasi është studiuar ose pasi e studiuan dhe e analizuan ose e mësuan mirë të vërtetën rreth kësaj teme (ndoshta të ndikuar paksa edhe nga studimet tona dhe të tjerëve), e kanë ndryshuar mendimin, siç bëri edhe A. Vehbiu, prandaj, po e përsërisim disa herë, kur të esëllohen edhe kundërshtarët e sotëm të paskajores, sigurisht do të ndryshojnë e gjykojnë mendimin e tillë të gabuar. Në të vërtetë, ne nuk e kemi të qartë, pse disa gjuhëtarë lidhur me këtë pikë, jo se nuk dijnë, por ende bëjnë ndoshta taktëzime të tilla që ne i quajmë aksident si rikuerci në tunel pa drita(R.Memushaj, M, Çeliku, E. Lafe etj). Sigurisht, pra, jo nga mosdija por mbase për ndonjë arsye tjetër jo të vogël, ndoshta për hir të ndonjë strategjie a taktike politike të kohës, e ku ta dimë!? Manovrimet e tilla, sipas nesh, vërtet janë fare të panevojshme, të rrezikshme dhe shumë të dëmshme për shëndetin e shkencës shqiptare, e konkretisht për gjendjen e standardit të sotëm të gjuhës shqipe dhe për mbarëvajtjen e tij.
2) Nga jehona e refuzimit të paskajores pas Konferencës së Durrësit
Ne e quajmë shumë të dëmshëm, pra,
pengimin ose mospranimin e paskajores në standard, qoftë nga mohuesit
fanatikë paskajorefobë, qoftë edhe manovruesit apo edhe
nga paskajorefilët ekstremistë, por nuk i quajmë të dëmshme
shqetësimet që shprehen nga njerëzit e thjeshtë, dashamirës të gjuhës shqipe,
të cilët pasi nuk kanë njohuri të mjaftueshme lidhur me këtë çështja pa fajin e
tyre, me reagimet ose diskutimet e veta shprehen kundër ose tregojnë se kanë
nevojë për sqarime. Këtu më poshtë po i citojmë mendimet e tre reaguesve
kryesisht jo pjesëmarrës në Konferencë, të cilët janë shprehur kundër
integrimit të paskajores, jo pse e kanë studiuar, por pse ashtu e kanë më të
dëgjuar se gjoja ajo vërtet prishka standardin e gjuhës shqipe.
a) Nga reaguesit paskajorefobë joprofesionistë
E pamë të arsyeshme të përmendim
mendimet e këtyre tre reaguesve, të cilët për këtë pikë diskutimi po i quajmë
joprefesionistë:
1) Medai Sheholli, beson,
pra, atë që ka dëgjuar në një emision polemikanësh, ku, siç thotë ai:
Profesori (
2) Edhe Isuf
Bytyqi, beson se
Standardi ’72 është një produkt i punës së pandërprerë të
ajkës së shkencës së gjuhës shqipe.... Paskajorja problem mbi probleme
(!)...por nuk është gjithçka paskajorja, sepse ajo mbulohet në dy forma pa
kurrfarë qalimi... përdoret zëvendësimi për
të punuar.
3)
Paskajorja gege nuk ka nevojë të futet në standard, sepse
ajo veç është zëvendësuar me mënyrën lidhore, pra paskajorja gege me
punue – shqipja standarde: të punoj.
Sigurisht, nuk përjashtohen as reagues të tjerë që dalin kundër paskajores e në mbrojtje të normëzimit të sotëm, duke menduar se vërtet të gjitha konceptet e paskajores i mbuluaka plotësisht lidhorja ose paskajorja e dytë, vetëm pse ashtu kanë dëgjuar ose lexuar në burime të caktuara, por pa u ndalur në vërtetësinë e tyre.
b) Nga reaguesit paskajorefobë me profesion gjuhëtari
1) Sidoqoftë, viktimë të
një propagandimi të tillë ose kemi të bëjmë me ndonjë lloj taktizimi të
qëllimtë e shohim të shprehur tash së voni, edhe nga gjuhëtari ynë i
mirënjohur prof. Shezai Rrokaj, i cili, si dekan fakulteti, siç
mësojmë nga masmediat, në një takim gjuhëtarësh të mbajtur në departamentin e
gjuhës në Tiranë (tetor 2011), ku paskan marrë pjesë edhe studiues nga
Kosova, edhe pse e pranon se pa të drejtë:
Gjuha standarde e ka lënë menjanë dialektin gegërisht...
dhe se:
Nuk ka asnjë pengesë sa i përket leksikut, porse ky
kompensim nuk mund të arrihet në një kohë të shkurtër
lidhur me formën e paskajores shpreh
rezervë ose e tepron, kur kalon në taborin e refuzuesve të saj, ngase, s’do me
ia prishë komoditetin e deritashëm standardit, edhe pse e di forrt
mirë se asnjë standard artificial nuk bën t’i kundëvihet, normës së natyrshme
të gjuhës, vlerave të saj, sepse, sipas tij:
nëse paskajorja gege do të përfshihej në standard do të jetë një kosto e madhe, sepse duhet nisur nga e para.(!!!). Paskajorja prish standardin e tanishëm(!!!) dhe hap punën për krijimin e një standardi të ri me mbështetje në standardin gegë(!!!).... dhe njëherazi do të cenonte edhe vetë dialektin (!!!) ...
Me thënë të drejtën, ne duam të dyshojmë në vërtetësinë e thënieve të mësipërme të autorit (pikëçuditjet janë tonat n.v.), mbase ato do të jenë stilizime të gazetarëve, sepse futja e paskajores si rast i veçantë në standard nuk do të thotë aspak të nisesh nga e para, të ndryshosh krejtësisht standardin, të cilin e përmbajnë tri shtyllat themelore që fatmirësisht i kemi: drejtshkrimi, gramatika e leksiku, por vetëm duhet të përmirësohen e të plotësohen ato në ndonjë pikë, sepse paskajorja ka nënfushat e veta specifike (autonome) semantike që mbulonte normativisht e mund t’i mbulojë edhe sot, madje, sigurisht, më mirë mund t’i mbulojë se sinonimet përkatëse të ngarkuara për koncepte të tilla, të cilave me futjen e paskajores në standard do t’u lehtësohej ajo barrë – ngarkesë e tepërme. Sido që të jetë, megjithatë kësaj teme do t’i kthehemi në fund të këtij kreu për të trajtuar e qartësuar më mirë dy pasaktësitë e sipërcekura nga ai tekst: e para, gjoja paskajorja prishka standardin, çka nuk është e vërtetë dhe e dyta gjoja me një rast të tillë integrimi u cenuaka vetë dialekti gegë(!), çka është edhe më e pavërtetë.
2) Po ato ditë gjuhëtarja, jo pa emër të mirë në standardologjinë shqiptare, prof Kristina Jorgaqi, në një intevistë, veç tjerash, jep mendime, pothuaj, kohësisht të konsumuara, pikërisht rreth çështjes së paskajores. Ajo në pyetjen:
U la jashtë shqipes standarde edhe trajta e paskajore e foljeve. A është dëmtuar standardi prej kësaj?
Përgjigjet kështu:
Struktura gramatikore e standardit është ajo e toskërishtes, kurse paskajorja është tipar i gegërishtes. Për këtë arsye ajo mbeti jashtë shqipes standarde. Ndërkohë funksionet e saj në standard i kryen mënyra lidhore(!). Mbase keni dëgjuar të flitet për rifutjen e paskajores në standard. Dua të sqaroj që është një kërkesë, e cila nuk vjen “nga poshtë”; pra nga përdoruesit e gjuhës, pasi këta nuk e ndjejnë nevojën e përdorimit të paskajores. Rifutja e paskajores është një kërkesë “nga lart”, me qëllim që të rehabilitohet ky tipar thelbësor i gegërishtes. Harrohet që ndërhyrjet në gjuhë bëhen duke respektuar prirjet e natyrshme të saj jo duke i shkuar atyre ndesh.
Me thënë të drejtën, edhe pse të
gjitha fjalitë, madje edhe jo pak fjalë nga ky pasus dalin jo të
padiskutueshme, sepse, siç kuptohet ose duhet të kuptohet nga konsteksti,
pyetja kishte të bënte për standardin e gjuhës shqipe të natyrshme dhe jo të
një dialekti të saj, apo jo?!!, prandaj përgjigjja na duket se del sigjysmake.
Megjithatë ne e falenderojmë autoren, xhuvaneshë(!) që me qilterinë e saj rreth
kësaj forme na dha profilin e paskajorefobit purofanatik, që nuk besonim që
tash 10 e sa vite mund të ketë mbetur dikush i tillë kaq antipaskajore në mesin
e intelektualëve tanë e aq më tepër në mesin gjuhëtarëve pedagogë në
Universitetin e Tiranës, dhe me këtë nuk dimë, sa ajo pasqyron dijen e vet,
qëndrimin e rrethit ose të shokëve të grupit pasues paskojorefobë, apo e
reflekton pa u distancuar dijen e oponentëve të mëparshëm, të cilët kanë përgatitur
formimin e kuadrove të tillë gjuhësorë e shkencorë në një kohe të pa
kohë? Mbase edhe kjo taktizon kështu për ndonjë qëllim, ndoshta?!
Sidoqoftë, meqë, sipas fjalëve, kemi
të bëjmë, si të thuash, pra, me një përfaqësuese të standardologjisë së sotme
gjuhësore (zyrtare) të një grupi paskajorefobësh fanatikë, të cilët,
mjerisht, pa e studiuar si duhet çështjen e paskajores po përsërisin të njëjtat
fakte si slogane të para gjysmëshekulli, të tipit: trys se të mbys, përërisin,
si me thënë, fjalë kuturu, për të arsyetuar kështu, mohimin a mungesën e
paskajores në standardin e sotëm, vërejtjet tona po i japim në disa pika, më
fort, drejtuar në formë pyetjesh, me dëshirë që ato edhe në qofshin teprime, le
të mbesin sfiduese jo për individin assesi a personin përkatës, për
të cilin vërtet kemi respekt si njeri e si punëtor), por për dukurinë
mbeturinore apo për gjithë grupin e standardologëve të tillë paskajorefobë:
Së pari, kur thuhet
se krejt struktura gramatikore e standardit qenka
toskërisht (fjala e saj), a do të thotë se ajo strukturë nuk qenka
plotësisht e gjuhës shqipe, apo jo?! Me sa dimë, vetëm sistemi
foljor kryesisht mund të jetë ashtu me një strukturë të tillë (M. Çeliku),
ndërsa ai emëror jo tërësisht?! Së këndejmi,
Së dyti, kur thuhet se ndërkohë (të
gjitha) funksionet e paskajores në standard i kryen mënyra
lidhore, nënkuptohet se gjoja vërtet i kryeka të gjitha ato funksione,
apo vetëm ndonjë? Me sa dimë, funksionet e paskajores, edhe pse jo plotësisht,
po sinonimisht (përveç lidhores) i kryejnë edhe trajtat e
mënyrave të tjera të sistemit foljor, si ato të kushtores, urdhërores,
dëshirores, e sidomos të dëftores, madje edhe disa a ndonjë koncept të
saj sinonimisht e kryen a mund t’i kryejë edhe ndonjë ketegori e sistemit
emëror, si asnjanësi prejpjesor e ndonjë emër tjetër i mirëfilltë në funksion
kryefjale etj., prandaj konstatimi i tillë në raportin lidhore/paskajore dalka i
dyshimtë, sigurisht, jo i plotë, apo jo?!
Së treti, ndërlidhur me pikën e
mësipërme shtrohet çështja, qysh mund të besohet që ndonjë mësimdhënës
universiteti me titull të lartë shkencor, pjesëtar ose përfaqësues i një grupi
standardologësh, të përgatitur në Universitetin e Tiranës etj., nuk i njihka
fare nënfushat semantike ose funksionet që i kryente paskajorja në ish-shqipen
letrare zyrtare mbi bazë të gegnishtes, së paku, para një gjysmë shekulli e në
anën tjetër jepen gjykime të prera se ato funksione ndërkohë
(!) janë mbuluar e po mbulohen tërësisht me trajta të
mënyrës lidhore?! Pra, pa hyrë në hollësi të tjera, a nuk u ditka se në
ish-letrarishten zyrtare paskajorja kishte edhe funksionin e trajtës
përfaqësuese, pothuajse ngjashëm qysh e kishin dhe e kanë sot të gjitha
gjuhët e zhvilluara europiane, perëndimore e lindore, që në shqipe tani pas
përjashtimit arbitrar të paskajores, ai funksion i është ngarkuar ta kryejë jo
një trajtë e mënyrës lidhore(?), po veta e parë e njëjësit të mënyrës
dëftore?! Një lapsus, edhe pse i paqëllimtë i tillë, na bën të
dyshojmë, apo jo, për shumë gjera, qoftë për sistemin shkollor të gjuhës
shqipe, duke filluar që nga bazat e para më të ulëta të fillores, deri në
shkallët më të larta pasuniversitare, të së kaluarës jo të largët, qoftë të
sistemit të ri, ku po formohen sot intelektialisht e profesionisht gjuhëtarët e
tashëm e të ardhshëm të standardologjisë gjuhësore shqiptare, apo jo?!
Së katërti, a është e mundur që një
mësimdhënës i kulturës së gjuhës shqipe ose i lëndëve normëzuese ose
i sociolingustikës apo i planifikimit gjuhësor të saj (pra jo
vetëm i toskërishtes) nuk e ditka se për integrimin e paskajores në standard
nuk dëgjohet të flitet sot si fjalë sokaku (!),
siç del nga përgjigjja e mësipërme, po për integrimin e saj në standard
paraprakisht janë shkruar vepra shkencore dhe janë kumtuar një numër
relativisht i madh kumtesash (për të cilat, vallë, nuk paskan njohuri, edhe
standardologët e tillë(?!). Madje a s’u ditka se, së fundi, integrimi ose
mundësia e integrimit të paskajores me+pjesore është rekomandim i një
Konference shkencore, i propozuar e arsyetuar nga kryesuesit e dy Akademive
Shkencore tona (Tirana e Prishtina). Vallë, edhe këtë nuk e ditkan, apo aq më
keq nuk dashkan ta dijnë?!
Së pesti, mirë është konstatuar nga
autorja, edhe pse e thënë paksa me cinizëm, se kërkesa, vërtet,
paska ardhur nga lart, jo nga poshtë.
Së gjashti, është e mundur, apo jo,
të mos dihet nga profesionistët e gjuhës shqipe të këtij grupi standardologësh
se paskajorja me+pjesore jo vetëm për nevoja të brendshme komunikimi, por edhe
për nevoja shkencore dilte në përdorim si nevojë e detyrueshme, siç del, pra,
edhe sot, madje edhe më me forcë për disa nënfusha semantike, siç janë barasvlerësia
ndaj infinitivit të gjuhëve të huaja, përdorimi në fushën e kulturës së gjuhës:
në shprehje lapidare, thënie frazeologjike, idioma etj., pastaj në
vepra letraro-artistike sipas lëndës së trajtuar, madje sigurisht edhe në
domene sinonimike. Ishte e pranishme edhe në traditën e krijimtarisë
popullore edhe në viset jugore shqipfolëse. Sa për ilustrim po e sjell një
strofë nga një këngë polifonike:
Mike moj, në të kem mike,
Kur të vdes të bëhesh qyqe
Dil me qa brigje më
brigje
Herë me vaj, herë me ligje...
të cilën Kresonofon Dilo (Shih
zsh 26.08.2013) këtë trashëgimi popullore e quan me të drejtë testament
shpirtëror. Siç po shihet, paskajorja me qa
Së shtati, gjithsesi, dihet, apo jo,
se paskajorja, del e nevojshme për t’u përdorur edhe në analiza gjuhësore, si
mjet konkretizimi në interpretimin e disa rregullave të drejtshkrimit në fuqi
të gjuhës shqipe (si b.f. te foljet mbi temë në zanore a togzanor të tipit brej
brerë (me bre), ziej zier (me zie) etj), sepse
vetëm nga kjo trajtë kuptimore del qartë tema në zanore ose togzanor, që
përmendet në Drejtshkrimin e gjuhës shqipe (1973) apo jo?!
Pastaj del e nevojshme në analiza formëformuese, fjalëformuese e trajtëndërtuese
të fjalëve e të fjalive të shqipes së sotme dhe për këtë kemi prova jo të
pakta, aq më tepër, kur kemi parasysh faktin se 2/3 e shqipfolësve atë formë e
kanë të formëzuar në sistemin e tyre ligjërimor? Dhe kjo nuk u ditka ?!
Së teti, nuk e kemi aq të qartë, pra,
se me çfarë kuptimi autorja e përdor foljen rifutje (e
përsërit dy herë), kur dihet fakti se ajo (paskajorja e mirëfilltë) në
Shqipërinë e pas Çlirimit(!) në asnjëortografi zyrtare të
gjuhës shqipe nuk ishte e futur? Së këtejmi, pranohet, apo jo nga ky grup
paskajorefobësh se shqipja kishte standard zyrtar para atij Çlirimi, mbi
bazë të gegnishtes, apo jo, standard ky që në Kosovë pati vazhdimësi jete derë
në prag të Kongresit të ‘72-shit, prandaj për t’u kuptuar të rifututurit
si duhet, patjetër koncepti i standardit të sotëm duhet
ndërlidhur me hallkat e standardit, ku paskajorja jetonte natyrshëm në gjuhën
shqipe, ku prania e saj dilte jo vetëm e domosdoshme, por edhe ishte trajtë
përfaqësuese ose shtyllë kurrizore e asaj strukture, apo jo?!
Së nënti, dihen apo jo
edhe këto dy fakte:
e para, rifutja e
paskajores në standard si rast i veçantë për nënfushat e caktuara sinonimike
etj. nuk prish asgjë nga normëzimi i sotëm i sistemit foljor, por
ndihmon e ndreq shumëçka dhe
e dyta me rifutjen ose integrimin e
paskajores në standard plotësohet kushti që standardi i sotëm me u
quajtë vërtet standard i gjuhës shqipe, sepse
përfshin në gjirin e vet të gjitha tiparet thelbësore të gjuhës së natyrshme
kombëtare shqipe, apo jo?
Së dhjeti, sido që të jetë, edhe pse
në fjalinë e fundit të tekstit në shqyrtim, siç duam ta kuptojmë ne, mendimi
E para, e quajmë kuptimplot mesazhin
e shprehur: Harrohet që ndërhyrjet në gjuhë bëhen duke respektuar
prirjet e natyrshme të saj, jo duke i shkuar atyre ndesh, kur ka të
bëjë me kushtin e të rifuturit të paskajores në standard, apo jo? Për ne, pra
është fjali kuptimplote, ndërsa për paskajorefobët del bumerang, sepse kemi
bindjen se tashmë, duke respektuar ato prirje të natyrshme të
gjuhës shqipe, tashmë të dala sheshit, janë pjekur të gjitha kushtet që, pa
ngurrim, me paskajoren me + pjesore të përplotësohet standardi, apo jo?!
E dyta, për ne, po te kjo fjali
shikuar nga pikëpamja profesionale
...ndërhyrjet duhet të bëhen duke respektuar
prirjet, jo duke i shkuar atyre ndesh.
Pra, aty është:
... duke i(!!!)
shkuar atyre ndesh ,
ndërkaq (mbase!) duhet të jetë: ... duke u shkuar atyre ndesh, apo jo?!
Pra, ishalla, do Zoti(!), që
këtu kemi të bëjmë me gabim shtypi, përndryshe, nëse kjo lajthitje është e
autores profesoreshë apo edhe ndonjërit nga redaktorët, atëherë, siç është
shprehur një shok yni, mësues gjuhe me përvojë:
Vaj halli për ne, vaj halli për gjuhën tonë e mësuesit e
saj! Për një lajthitje të tilla ne në Kosovë, ishim të pamëshirshëm, jo vetëm
nxënësit e shkollave të mesme, por edhe ata të fillores gjithsesi i ndëshkonim
me notë të dobët, por edhe mund t’i ngelnim në klasë.
Pyesim, ngase nuk e dimë, për një
mosrespektim të tillë a për mosnjohje standardi çfarë masash përdoren në
universitetet, përkatësisht, mjetet e informacionit, ku ende mohohet
paskajorja se gjoja ajo prishka normën e standardit të një dialekti, ndërsa për
gabime të rënda gramatikore si kjo, kush s’e paskaj gajle(!), apo
jo?!
Së këtejmi, sikurse autorja lidhur me
mohimin e paskajores patën menduar dikur gabimisht, jo vetëm hartuesit e
rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe të njësuar, por edhe
standarvendësit e tjerë, madje edhe dikush nga propozuesit e sotëm për
integrimin e saj, pa hequr së andejmi, as emrin tim, prandaj duhet të
esëllohet, jo vetëm autorja e nderuar, viktimë e paskajorefobëve të grupeve të
caktuara, të cilët, mjerisht, pa baza shkencore, ende përpiqen me e
mbrojtë të pambrojturën ose me e mbajtë të përjashtuar nga
standardi i shqipes së përbashkët të papërjashtueshmen, andaj
shtrohet pyetja tjetër, për të shëruar nga narkotiku i propagandës jo aq të
bardhë të para e pas viteve të ‘7O të shekullit të kaluar, ndonjë
ose disa standardologë të sotëm, sidomos atyre nga Tirana e ndonjërit nga
Prishtina e Tetova(!), për mos me i marrë në qafë brezat e rij, për këtë
pikë, me proçka prapagandistike të para 50 viteve në dëm të kulturës së
gjuhës së përbashkët shqipe pa paskajore, i duhen dhënë,doza jatrokimie, apo
jo?!
Sidoqoftë, mjerisht disa paskajorefobë, ende propagandojnë kundër integrimit të paskajores shqipe në standard, duke përdorur edhe grazhdurina (trella) që nuk i ha më as mushka(!)..
3) Gjithashtu lexuam artikullin
me titull Si ta përmirësojmë dhe pasurojmë standardin e shqipes nga prof.
Remzi Parnaska, i cili fatlumnisht duke e konsideruar standardin e
shqipes si sistem të hapur, nuk mbetet në grupin e diskutuesve si mbrojës
fanatikë të normës së sotme, sepse i dallon dhe i trajton pozitivisht këto
çështje problemore, zgjidhja e të cilave vërtet e përmirëson dhe e pasuron
standardin, siç janë
1) pashquarsia emrave të përveçëm të
huaj,
2) mundësia e ngjallërimit
si në gegërisht edhe në standard, asnjanësit e tipit të punuarit,
3) mundësia e futjes së disa trajtave
mbiemërore gege, të tipit i hapët në standard...,
4) mundësia e përdorimit më të
shpeshtë të formave të mbipërbëra (gege në koncept) të kohëve të foljes kam (kisha,
pata) pas punuar,
5) aktivizimi i disa shprehjeve
(frazeologjizmave etj.) të shqipes në vend të kalkëzimeve të huaja,
6) parapëlqim i parimit morfematik
ndaj atij fonetik për zgjidhjen e disa çështjeve drejtshkrimo-edrejshqiptimore,
siç është fundorja –t ndaj –s te tipit të foljeve përgatit/përgatis,
duke pasur në konsideratë rrjedhojat: përgatitje, përgatitës, i përgatitshëm,
përgatitshmëri, përgatitur a përgatitë (me përgatitë!) etj.,
7) futja në përdorim e vizlës
(vizës-ndarëse) ose e apostrofit te rastet si Et-hem, brez-humbur,
sand-hi etj.,
8) trajtimi me kujdes rreth thjeshtëzimin të përdorimit të Ë-së etj,
dhe për të gjitha këto me sa pamë jep
sugjerime e mendime të pranueshme, por kur vjen çështja rreth integrimit të
paskajores së tipit me punue, gjykon si toskërishtfolës jo si
shqifolës, ngase gjykon jo si standardolog i arrirë, apo jo?! Me një fjalë
mbetet, siç thuhet dikund te ne, ngelcavq në grupin e
paskajorefobëve fanatikë, ngase duke e cilësuar si tipar dallues të gegërishtes
ndaj standardit (toskërishtes), edhe ky gafëzon lidhur me
arsyetimin se paskajoren, gjoja:
E para, nuk e
qaska vetë sistemi foljor i toskërishtes(??!!).
E dyta, standardi në vend të
paskajores gege përdorka lidhoren që ka të gjitha vlerat e paskajores dhe të lidhores
gege(???!!!).
E treta, futja e paskajores gege në
standard nuk sillka vlera të reja(?!!!).
E katërta, integrimi i paskajores me
+ pjesore e shkurtër e prishka normën ekzistues ose i krijuaka një vëlla
(rival) standardit gjallues (??!!!).
E pesta, standardi i ri me paskajore do të ulte autoritetin e standardit të sotëm, i cili tashmë përfillet (në botë) si një standard i një kombi të qytetëruar (??!!!).
Siç u shprehëm pak më parë, të gjitha
këto konstatime dalin tejet të diskutueshme me shumë elemente paqëndrueshmerie,
andaj edhe nga ky dhe grupi përkatës që i takuaka kërkohet esëllim, madje
autori, për të hequr këtë mjegullim, ia ka borxh vetvetes dhe opinionit të
sqarojë paraprakisht, së paku këto tri çështje:
1) Kur shprehet kështu a është
fotokopje e një propagande të konsumuar me vite nga qerthulli (i
dikurshëm) paskajorefobistë, apo vërtet i ka fjalët e veta të nxjerra nga uni i
tij shkencor, apo jo?!
2) Kur e pranon se standardi
shqipes ka sistem të hapur dhe duhet të pajiset me prurje
nga gegërishtja e pranon, apo jo, se edhe sistemi foljor në këtë
kuadër është ose patjetër duhet të jetë i tillë dhe duhet të plotësojë vetveten
me prurje që i mungojnë po nga gegnishtja, siç është paskajorja e mirëfilltë,
apo jo?!
3) Nëse, profesori i nderuar, e pranon, apo jo, se nuk ditka së paku disa nga vlerat e reja që paskajorja e mirfilltë i sjellë standardit, siç janë: nuancimet sinonimike, stilemat e ndryshme, shprehjet lapidare si dhe barasvlerësia adekuatë ndaj infinitivit të gjuhëve të huaja, atëherë për të mësuar ato kërkojmë dhe e lusim autorin që të na bëjë me dije vlerat e infinitivit në gjuhën frënge (të cilën e dimë se e zotëron), ngase po ato e pak më tepër se ato vlera i ka edhe paskajorja e mirëfilltë e shqipes, apo jo?!
Sido që të jetë, sigurish, jemi të bindur se po të mendojnë esëll e po të vijnë në vete, të mendojnë si albanologë të formuar, të gjithë profesorët e nderuar në fjalë, do ta kuptojnë katërçipërisht se nuk kemi të bëjmë me sistemin e toskërishtes, por është fjala për normëzimin e sistemin foljor të gjuhës shqipe, andaj si të esëlluar bashkë shokët e tjerë, duke shfrytëzuar përgatitjet intelektuale që kanë, për të cilat nuk dyshon kush, të gjitha çështjet e sipërcekura që ne i përfunduam me disa pikëpyetje e pikëçuditëse bashkë, atëherë jemi të bindur se vlerat e paskajores do t’i shpjegonin më mirë se ne, sepse:
1) Integrimi i paskajores do t’ia
lehtësojë shpjegimin çdo arsimtari të gjuhëve të huaja se shqipja gjoja
standardin e saj nuk e ka paskajoren si barasvlerës të plotë të infintivit të
gjuhës përkatëse, të cilën, në të vërtetë e ka në kudër të
gjuhës së natyshme shqipe që është në formën me + pjersore (gege), e
cila ishte e normëzuar në standardin e mëparshëm dhe është gjalluese
edhe sot nga shumica 70%, e bashkësisë folëse, por qe përjashtuar nga standardi
para e pas vitit 1972 e vlerësuar si plaçkë e pavlerë!, edhe pse
paradoksi mund të jetë edhe më i madh, kur edhe mësimdhënësi edhe mësimmarrësi
e kanë paskajoren e tillë në sistemin e tyre ligjërimor dhe atë e kanë në
përdorim të pëditshëm, madje dhe ia dijnë vlerat, por duhet ta ndrydhin
vetveten (të mbyllin gojë) për hir se ashtu kërkuaka standardi artificial!(!?),
rekomandim ky jo i drejtë, por që duhet respektuar, sepse dikush në një kohë të
pa kohë nga dija jo e plotëlidhur me këtë pikë e paska pas privuar nga e
drejta këtë paskajore për mos me qenë për jetë në standardin e
shqipes nënë, apo jo?! Prandaj këtë lehtësim shpirti duhet ta përligjin vetë
standardologët e esëlluar dhe kjo kërkohet nga ata, apo jo ose fundi i fundit
mos ta pengojnë atë integrim?!
2) Së këtejmi, integrimi i paskajores
me + pjesore të shkurtër nuk dimë sa do t’ia ulte autoritetin standardit pa të,
sepse pikërisht paskajorja e tillë e bën shqipen të barabartë ashtu si edhe
lidhorja për nga barasvlerësia me të gjitha gjuhët e zhvilluara të Europës e të
botës (frëngjisht, italish, spanjisht, anglisht, gjermanisht,
pastaj rusisht, çekisht, sllovakisht, suedisht, turqisht, arabisht etj.
etj., madje edhe të disa gjuhëve të ballkanit, si serbisht,
malazezisht, boshnjakisht, kroatisht) apo jo?!
3) Gjithashtu, inkuadrimi i tillë do
t’i ndihmonte edhe vetë autorin mohues të saj të shprehej më lirshëm, ngase si
duket nga një druajtje e tillë s’dimë pse pse ai thotë se me hauzimin e disa
koncepteve fjalësh gege po jo formash shkrimore u bëka gegërizimi i
standardit, që në të vërtet, sipas shembujve që paraqiten aty, duke i
shënuar rastet vetëm në toskërishte, si, të menduarit, kam (kisha,
pata) punuar, pa i shënuar trajtat gegnisht:. të menduemit, kam
kisha pata punue (për të cilat as që instojmë ne), shihet qartë se
kemi të bejmë jo me gegëzim, por me toskërizim(!) të trajtave
dhe të koncepteve të gegërishtes, apo jo?!
4) Madje, pse ngulet këmbë se
ntegrimi i paskajores me pjesoren e tipit me togzanoren –UE prishka
punë për standardin, edhe pse po formën e pjesores me -UE megjithatë e njeh
standardi. Kujto prejpjesorët: mësUE/s, i qëndrUE-shëm etj.(??!!),
andaj me një integrim të tillë të paskajores vetëm do të kompletohej standardi
i gjuhës shqipe me formën e paskajores përkatëse dhe nuk do të linte
dilema për keqinterpretime, apo jo?!
5) Gjithashtu me integrimin e paskajores së mirëfilltë do të sqarohej edhe një çështje tjetër që standardologët e sotëm po e përdorin si arsye se paskajorja e shqipes me + pjesore, edhe pse sipas disa të tjerëve pohohet se ka vlera, por nuk u qaska nga sistemi i standardit në fuqi, sepse qenka tipar i veçantë i një dialekti (gegnishtes) a nuk u shkon mendja të tillëve se rotacizmi ishte edhe ai tipar i përbashkët dallues i dy dialekteve apo vetëm i njërit dialekt?! Sidoqoftë, mendimi ynë, është se rotacizmi, ndonëse pa të nuk mbesin shumë koncepte të pambuluara, mbetet dhe duhet të mbetet në standardin e shqipes, edhe pse si tipar i një dialekti dhe po ashtu duhet të mbetet edhe paskajorja me+pjesore me vlerat e veta. për koncepte të veçanta, të cilat nuk mbulohen kënaqshëm ose fare me format që ka në dispozicion standardi i sotëm njëdialektor, apo jo?!
Sidoqoftë, ne paksa më parë tërhoqëm
vërejtjen se duhet esëllim i standardologëve të tillë, ngase tashmë, po
përsërisim, nuk është çështja ose nuk duhet ta kemi në trajtim sistemin e një
dialekti, por kemi të bëjmë për sistemin foljor të gjuhës shqipe dhe për të
gjitha pesë çështjet që më sipër i përfunduam me pikë pyetje e çuditëse bashkë,
prej nesh, si edhe nga të tjerët janë dhënë përgjigje kuptimplota më përpara,
sepse nuk i qëndrojnë kritikës, megjithatë do të rishprehim paksa mendimin tonë
edhe në vijim të këtij kreu, por tashti nga sa thamë tërheqim
vëmendjen se vërtet nuk dimë arsyen pse autorin ose më drejt tërë grupin e
paskajorefobëve aq shumë i shqetëson gegërizimi i standardit me paskajoren e
mirëfilltë, kur dihet se me një rehabilitim të tillë standardi i
gjuhës sonë, vetëm atëherë fiton atributin me u quejtë vërtet: standardi
i gjuhës shqipe, i cili pa paskajoren e përfaqëson
si deri tash s vetëm istemin foljor të një dialekti, kurse me
paskajoren me+pjesore po e përfaqëson bazën e sitemit foljor të gjuhës së
natyrshme shqipe, dhe kështu ky standard del edhe si mburojë edhe
si një armë e fortë kulturore e kombëtare që assesi nuk i ul
autoritetin shqipes e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare, por në çdo pikëpamje
e ngre edhe më lartë atë autoritet, sigurisht më tepër se standardi i
tashëm i diskutueshëm me sistemin foljor vetëm të një dielekti, apo
jo?!
Madje në rast të një integrimi të
tillë s’ka pse të preken formalisht as gramatikat normative as fjalorët
normativë përkatës, por ato burime e të tjera do të përplotësohen gradualisht
në mënyrë normale, për ndonjë rast përmirësimi bëhet pënjëhershmërisht
(automatikisht), me shpjegim me fjalë gojarisht, për të tjerat, përmirësimet
bëhen gjatë rrjedhës, me kohë, ndërkohë e nëpërkohë, pa krijuar probleme të
jashtëzakonshme, ani pse studuesit e standardit tonë do të kenë punë serioze
për të sqaruar, përplotësuar, zbardhur e ndritësuar disa çështje që
e ngrejnë në nivel më të lartë shkencën tonë për gjuhën.
Vërtet, kur dëgjojmë dhe lexojmë
konstatime të tilla të paqëndrueshme, lidhur me refuzimin e paskajores së
pavarur të shqipes, siç i pamë nga mendimet e 3 standardologëve tanë të
sotëm, të cilët janë njëherazi edhe kuadra të lartë të mësimdhënies në
univesitet tona e më gjerë, s’dimë, apo jo, se sa dalin me vend pyetjet pa përgjigjigje
që po e shqetësojnë opinionin tonë aktualisht, sidomos lidhur me këtë pikë, e
ndonjë tjetër, si:
Është e mundur, apo jo, që tash 20 e sa vite, ende, për
pika të caktuara, u vazhduaka me u dhënë ujë diturie gjuhësore opinionit të
gjerë dhe mjerisht edhe studentëve në universitet tona e të huaja, jo nga
rrjedhat e krojeve të kristalta bashkëkohore gjuhësore me kthjellësi të duhur
diturie, po nga brrakat e para 50 e sa viteve, madje kur atëbotë ai ujë diturie
ishte i pakulluar fare, ngase mungonin filtrat e kullimit, mungonin konceptet e
duhura shkencore ose praktike, teorike e pragmatike për çështjet
përkatëse?!
Ose:
Është e mundur, apo jo, që ende nuk qenka hequr nga mendja
e disa standardologëve të sotëm narkoza me vellon e propagandës herë-herë jo aq
të bardhë të viteve para e pas Kongresit të ’72-shit, kur u anashkaluan vlerat
si paskajorja për mungesë konceptesh dhe me një veprim të tillë ende mbrohet pa
u skuqur fare, me arsyetim të flashkët se gjoja nuk qenka bërë asnjë e keqe
ndaj shqipes së përbashkët të natyrshme edhe pse pohohet se standardi i sotëm
(foljor) në fuqi qenka vulosur vetëm mbi bazë të strukturës gramatikore të
një dialekti?!, i cili në strukturën e tij të ngushtë nuk paska pasur vend
të lirë të fusë të gjitha vlerat ose tiparet thelbësore të dialektit tjetër që
i takon të së njëjtës gjuhë natyrore?
Ose:
Është e mundur, apo jo, që standardologët
(mësimdhënësit e sociolinguistikës dhe të planifikimit gjuhësor ose të lëndëve
të tjera të kulturës së gjuhës), të mos e dinin dallimin në
raportin gjuhë natyrore shqipe si dhuratë e trashëguar hyjnore, ndaj
gjuhës standarde shqipe të rishhartuar artificialisht, si dhuratë e
standardologëve të kohës, e cila duhet të pranohet si bazë qoftë edhe me
presion politik, por assesi ajo gjuhë nuk bën (nuk është dashur) t’i
kundërvihet bazës së gjuhës së natyrshme kombëtare, duke i lënë jashtë vlerat
thelbësore të saj?!
Ose
Është e mundur, apo jo, që edhe sot për sot në
Universitetin e Tiranës ende vijohet me kokëfortësi mosstudimi ose alergjia
ndaj paskajores së tillë dhe kjo shihet edhe aktualisht kur asnjë mentor
(udhëheqës shkencor) nuk u rekomandon disertantëve përkatës që të gjurmojnë ose
të kenë parasysh,në punimet e tyre edhe mundësinë e integrimit të
paskajores me + pjesore në standard, madje doktoratat mbyllen me literaturë
vetëm nga Tiranatë, burime këto që pikën në shqyrtim dalin të skaduara ose të
diskutueshme?! Sa për ilustrim lidhur me këtë po përmendim vetëm dy punime
disertacioni të kandidartëve:
1) Adelina Çerpja me temën: Formimi
i normës së sotme në sistemin foljor të gjuhës shqipe (2012), ku
paskajorja e mirëfilltë nuk trajtohet si duhet në kuadër të sistemit foljor të
shqipes standarde, ngase sipas formulimit të vetë temës sistemi foljor i tashëm
s’ paska behane edhe pa të, pa paskajoren e mirëfilltë, apo
jo?!
2) Xhemile Avdiu me temën Raporte të përdorimit të paskajores e të lidhores në gjuhën turke dhe në gjuhën shqipe (2012), ku autorja vetëm e cek me vend si rast paskajoren e pavarur, duke konsatuar se “në strukturën gramatikore të gjuhës shqipe kjo çështje (paskajorja e mirëfilltë) “është një ndër çështjet më të vështira dhe më të rëndësishme”, pra, pa e shprehur të vërtetën e domosdoshme se nevojitet integrimi i kësaj formë që e ka shqipja, ngase ajo shërben si barasvlerës edekuat për isimfilin e turqishtes, apo jo?!
Pa hyrë në hollësi të tjera, po
theksojmë se jo vetëm ne, por edhe të tjerët konstatojnë se pa paskajoren e
mirëfilltë sistemi fioljor i shqipes standarde del i mangët brendapërbrenda
vetes, por edhe në raport me gjuhët e tjera, andaj zgjidhja e paskajores me
integrim vërtet del jo vetëm shumë e rëndësishme, por del e domosdoshme dhe me
këqyrë hollë e hollë nuk është aspak e vështirë për t’u zgjidhur me
integrim.
Sidoqoftë, po risjellim konstatimin e njohur se, me sa dihet, asnjë standard artificial (zyrtar), në botë, nuk mund të bëhet promotorr i zhvillimit të gjuhës natyrore të një kombi, nëse në rregullat e veta normëzuese nuk përfshin të gjitha vlerat thelbësore të gjuhës së natyrshme ose aq më keq nëse i përjashton ato, edhe pse ato vlera janë të pazëvendësueshme kënaqshëm ose fare me mjetet e dialektit të emnuem si standard, qoftë rastësisht, qoftë politikisht(!), siç ka ngjarë më standardin e fundit në fuqi të gjuhës sonë, prandaj ne, nuk dimë sa kemi të drejtë që paskajorefobët e tillë, për këtë pikë, t’i quajmë ende të pazgjuar nga pilulat narkotike të një prapagande, jo gjthherë të bardhë, e cila u futi në kokë jo ambicie të dritës shkencore, por ëndërrime syhapur të përçarta patologjike jo shkencore, të cilat mjerisht ende po ua mbajnë të mpirë njërin krah të mendjesisë e konkretisht atë rreth gjykimit mohues lidhur me paskajoren.
Si përfundim, ne këtu prekëm vetëm
çështjen e paskajores, pa hyrë në probleme të tjera në raportin gjuhë e
natyrshme shqipe / gjuhë standarde, përkatësisht gjuha
e sotme letrare/ gegnishtja, ngase zgjidhja e çështjes së paskajores
me integrim në standard është çështje kyçe, e cila jep çelësin për të hyrë në
gjykatoren e natyrshme legjitime për zgjidhjen e çështjeve (të lëndëve në
shqyrtim) me urtësi e drejtësi dhe njëherazi tregon se kështu hapen dyer e
dritare në ndihmë për të zgjidhur edhe probleme të tjera të shqipes standarde
që janë shumë më të thjeshta, të cilat gjithsesi do të lehtësojnë konsolidimin
e saj. Së këndejmi standardologët nuk duhet të punojnë për mbyllje, por
pikërisht për hapjen e rrugëzgjidhjes, andaj presim që standardologët e tillë
të profilit të Sh.Rrokajt, R. Parnaskës, K. Jorgaqit e të
tjerëve që nuk janë pa dije e pa përvojë të angazhohen me detyrim moral për të
zgjidhur si duhet edhe këtë pikë problemore të standardit të shqipes, jo të
ngelin vetëm në mbrojtjen e standardit të një dialekti, apo jo?!
Sidoqë të jetë, nga prof. R. Parnaska
dhe nga të tjerët, presim kontributin përkatës jo vetëm në fushën e fonologjisë
e të orteopisë etj., por sidomos në fushën e sintaksëse të frazeologjisë, ku
paskajorja duhet ta ketë vendin e vet të identifikueshëm, sidomos në fushën e
abstraksionit,. Madje ta konstatojnë barsavlerësinë e saj në krahasim me
korrespondueset përkatës të gjuhëve përkatëse të zhvilluara.dhe të tjera dhe
pikërisht në këtë kontekst të na shpjegojnë ose së paku ata vetë ta kuptojnë më
qartë se sa e rëndë, por domethënëse
1. Me ruajtë veten, si ka hije,
me punue me nder, pa hile.
ose
2. Me dashtë të vetin, amanet,
në punë të fillqta mos me u gjetë,
kleçkë e rravgë me i pleqnue vetë.
ose
3. Me pasë kujdes, me matë mirë fjalën,
Mos me lëshue. si pushka flakën;
Jo, me lëshue si lopa baglën!... .
Meqë kemi të bëjmë me koncepte
gjithsesi specifike që shprehen vetëm me paskajoren e mirëfilltë, të përpiqemi,
lexues i nderuar, që së bashku të cilësojmë mesazhet të shprehura me njëfarë
përshkallëzimi kuptimor vetëm në shembullin 3:
a) Me pasë kujdes - jepet
këshillë.
b) Me matë mirë
fjalën – bëhet tërheqje e vëmendjes.
c) Mos me lëshue si
pushka fjakën – tërheqje e vërejtjes me pasoja nga të nxituarit.
d) Jo me lëshue si lopa baglën - vërejtje e shkallës më të lartë me fjalë të rënda, thumbuese, apo sharje, gjithsesi me elemente banalizimi, apo jo?!
Fjalët e tilla të rënda, si
shembulli, Jo, me lëshue (fjalën) si lopa baglën ose ndonjë
tjetër si Më mirë me lehë si qen se me folë pa mend ose Keq
është fytyrën me keqavë, po më keq gojën me pështymavë e me fjalëkota me u
bythavë?! etj., të cilat thuhen në situata të caktuara kur konteksti
lejon dhe një mënyrë e tillë e të shprehurit rëndë te ne quhet me
therrë me vegsh (fjalët thumbojnë, vegshi thumba nuk ka!), andaj e
veçanta e saj del se për këto fjalë që therin nuk mund të denoncohet autori,
edhe pse mesazhi therrës shkon në vend, sepse si në të gjithë shembujt e
mësipërm me paskajore edhe në këto raste mesazhi formalisht e madje, si të
themi, edhe zyrtarisht, vlen jo për një person, por zgjerohet për
tetë veta, aty përfshihet, pra, edhe aktori, si vetë e parë.
. Pra
ky është ai farë koncepti ose njëri nga konceptet që nuk mund të shprehet me
mjetet që ka në dispozicion standardi i sotëm, andaj ne jemi me ata që kërkojnë
menjëheri integrimin e paskajores së mirëfilltë në standard, ngase
një anomali e tillë ka ndodhur atbotë kur nuk njiheshin mjaftueshëm nga
normëvënësit e caktuar specifikat e përdorimit të kësaj paskajoreje.
Sidoqoftë, tashti, në vijim, do të njihemi edhe me disa reagime pro paskajores (gege) të shprehura në masmedia pas Konferencës së Durrësit.
3) Reagime pro paskajores pas Konferencës së Durrësit
Pas Konferencës së Durrësit kontribut në dobi të integrimit të paskajores kanë dhënë autorë të ndryshëm, ndër të cilët po përmendim si më të dalluar studiuesit Agron Tufa, Daniell Gazulli dhe Gjokë Vata, kontributet e të cilëve paksa i kemi cekur në kryeun e mëparshëm, ndërsa këtu më poshtë do të japim emra të tjerë të rij:
Së pari, edhe pse nuk është ndër
reagimet e para po fillojmë me paraqitjen që e lexova në Forumin shqiptar
(botuar në internet 18.10.2011) me autor pseudonimin Prometeu, i
cili ndër të tjera shprehet kështu:
Konsideroj se paskajorja e dialektit gegë është lënë anash
pa të drejtë dhe është ky fakt që haset në”dobësinë e të shprehurit” të
shqiptarëve që flasin dialektin gegë, kur ata mundohen të flasin në gjuhën e
unisuar Konsideroj se paskajorja e gjuhës zyrtare. P.sh. folja mendoj,
paskajorja në gjuhën e unisuar për të menduar, në fakt nuk është
formë foljore, po është një artific i pavlerë në aspektin gramatik... Në
shumicën e gjuhëve botërore që e kanë paskajoren ajo shërben si formë bazë për
zgjedhimin e foljeve në kohë të ndryshme, siç shërben edhe paskajorja gege me
me: me mendue.
Autori konstatimin e tij e ilustron me shembuj, duke i shënuar dy format barasvlerëse sinonimike të shqipes: do të mendoj / kam me mendue në krahasim me barasvlerësit e anglishtes, gjermanishtes dhe të italishtes. Dhe kështu vërteton se forma për të menduar, është e papërdorshme në shqipe, ndërkaq vetëm trajta e paskajores me + pjesore ka ngjashmëri të qëndrueshme më barasvlerësit e gjuhëve të përmendura e të tjera të pajisura me paskajore. Dhe kështu na kujton dhe e përforcon faktin se gjuha shqipe me paskajoren e mirëfilltë ka natyrshmëri barasvlerësie me gjuhët e zhvilluara europiane dhe vetëm ky fakt do të mjaftonte që ta bëjë të përligjur integrimin e paskajores me + pjesore në standardin e sotëm.
Së dyti, edhe Violeta Murati,
lidhur me paskajoren, përkatësisht për dialektin e gegnishtes, shprehet kështu:
Pikërisht me gegërishten ka të bëjë një prej përfundimeve
më të rëndësishme që doli nga Konferenca: të studiohet mundësia e
integrimit të paskajores gege në standardin e shqipes. Kjo formë foljore
përbënte nyjën më të fortë të lidhjes së shqipes me këtë dialekt, që u mohua
dhe u tranformua nga Kongresi i drejtshkrimit, duke e “përkthyer” në
toskërisht... Pas 50 vitesh diktature për herë të parë lihet hapur për t’u
pasuruar standardi nga prurjet e dy dialekteve e sidomos nga leksiku i
dialektit të persekutuar gegë...
Siç dihet edhe kohë më parë është folur për përdorim të lirë të paskajores në fjalë, por vërtet në këtë Konferencë del e shënuar vetëm pak më qartë kjo liri e shndërruar në mundësi, por që në plan të gjerë, duhet nënkuptuar edhe një sidetyrë që lypset zbatuar menjëhershmërisht.
Së treti, intelektualja Haxhire
Luli, pasi përgëzon punimet e Konferencës së
Durrësit, lidhur me paskajoren shprehet kështu:
Mjaft e rëndësishme është sidomos arritja në përfundimin e mundësisë së integrimit të paskajores gege në standardin e shqipes. Kjo formë gramatikore ka jetuar historikisht gjithmonë, madje edhe sot në të folurën e shqiptarëve të veriut... Mungesa e kësaj forme paraqet vështirësi në të shkruar, në përkthim e sidomos tek mësuesit e gjuhëve të huaja, pasi përshtatja me forma të tjera gramatikore të foljes në vend të paskajores sonë paraqet parregullsi në gjuhën shqipe. Mendoj se kjo është një çështje e normës së shqipes që duhet zgjidhur sa më shpejt.
Sa më shpejt duhet zgjidhur institucionalisht, por më së mirë është që të përdoret individualisht sa herë që del e nevojshme, ngase ky vetëgjykim, po e përsërisim, del i arsyetueshëm nga e drejta universale, sidomos kur kemi të bëjmë me koncepte që nuk mbulohen kënaqshëm me format e standardit në fuqi dhe njëherazi është një demonstrim legal paqësor për të sendërtuar të drejtën e mohuar nga disa standardologë jo dhe aq të pafrustruar.
Së katërti, reaguesi Kujtim
Morina, i bashkohet mendimit për rikthimin e paskajores në standardin e
shqipes, sepse:
Rikthimi i paskajores është një nga bazat më të
rëndësishme ku duhet mbështetur reformimi i standardit gjuhësor së bashku me
pasurinë e madhe të leksikut të gegërishtes.
Edhe ky reagues përveç riintegrimit të paskajores thekson si nevojë edhe prurjen e leksikut të gegërishtes në standard.
Së pesti, Basri Matoshi,
(më 20.12.211) pasi bindet se paskajorja nuk dëmtuaka bazën e standardit të
sotëm, shprehet kështu:
Me sa kuptova, këtu nuk bëhet fjalë për ndryshime radikale
të normës së standardeve të gjuhës shqipe, por për pasurimin e saj me ato vlera
të mohuara, të cilat e varfëruan atë. Veçanërisht në mohimin e ‘paskajores’ si
një vlerë e veçantë e gjuhës shqipe. Mendoj se për gjuhën letrare shqipe nuk
është vonë që të ndërhyhet për ta pasuruar me vlerat e saj universale, duke u
larguar nga klishetë krahinoriste e ideologjike.
Besojmë se ndërkohë me të kuptuarët e së vërtetës Basriut do t’i bashkohen edhe shumë e shumë intelektualë nga ana e Toskërisë e të bëhen shokë mendimi e veprimi me të si dhe me standardologët e esëlluar.
Së gjashti, Ardian Reci, po për këtë çështje (më 23.12.2011) u shpreh paksa më në mënyrë të veçantë:
Paskajorja asht thjesht çështje teknike, kurse koncepti se duhet me vendosë shumica gjuhësore asht gur i themelit. Nuk duhet askush me u mbulue mbas gishtit se asht e pamundun. Partizanët e ‘mosndryshimit’ duhet me i thirrë mendjes, se tek e mbramja, nuk kanë se kujt me iu servilosë. Shumica gjuhësore ka me e reformue standardin jo me dhunën e Partisë, po me ligjësitë e saj, që janë të njohura në shumë procese të një(h)simit të gjuhëve botnore.
Vërejmë se jo vetëm te ky, por edhe te disa reagues të tjerë njëzimi ose njësimi i gjuhës shqipe shënohet në trajtën njehsimi(!). Sidoqoftë autori është i sigurt se integrimi i paskajores, përkatësisht reformimi i standardit do të bëhet në mënyrë të qetë, paqësore evolutivisht, ngase atë të drejtë e dëshiron ose do ta dëshirojë shumica dhe është në interes të saj dhe të vetë gjuhës shqipe.
Së shtati, e shohim të arsyeshme të
paraqitim edhe mendimet e një reaguesi tjetër me pseudonimin Willage –
Bey, i cili paskajoren e mirëfilltë e quan paskajore e vjetër, por jo me
kuptim përçmues. Ja si shprehet ai:
Paskajorja e vjetër shqipe është një nga format më të
bukura të shqipes, andaj... zotnijtë kërkojnë që vetëm kjo paskajore të
përfshihet në drejtshkrimin shqiptar. Si formë e vjetër... kjo paskajore jo
vetëm bën sens, por edhe e thjeshton të shkruemen e gjuhës. Zgjidhje
demokratike të përdorimit të gjuhës të hapun për të gjithë. Më pas t’i lëhet
përdorimit njerëzor, nëqoftëse e përqafojnë këtë formë të paskajores apo jo? I
njëjti parim u zbatue nga rilindasit në përdorimin e alfabetit, kur alfabetet
arabisht apo grek nuk i qëndruen kohës. Me pak fat mund të kthejmë siç duhet
edhe ritmin e muzikalitetin e shqipes. Shqipja e sotme tingëllon si greqisht
apo italisht... Shumë gjuhëtarë janë ithtarë të futjes të këtij lloj
paskajoreje (me + pjesore) në gjuhën standarde meqë një pjesë e madhe e
shqiptarëve e përdorin në të folurën e përditshme. Këta gjuhëtarë mendojnë se
shqipja standarde do të ishte më e lehtë dhe më me shumë mundësi shprehëse
stilistike. Ky lloj i paskajores do të ofronte përkthime më adekuate.
Sidoqoftë, edhe pse në këtë paraqitje të autori ndeshim ndonjë pasaktësi, megjithatë edhe ne e shohim të arsyeshme një mendim të tij si këshillë-premisë që e jep në fund: të kësaj paraqitjeje: Më logjike është hapja e gjuhës standarde sesa mbyllja e saj.
Së teti, po i japim edhe fjalët e katër reaguesve të tjerë, vërtet të qëlluara dhe joshëse, dhe të shprehura: thjesht, shkurt e shqip:
I pari, i ashtuquajtur Sefer
Daja ose Hyseni – Fier, shprehet kështu:
Nëse paskajorja ndihmon në të shprehurit më të saktë të
ideve ose emocioneve, pse mos të futet në standard... Jo vetëm paskajorja po
edhe mjetet të tjera të gegërishtes nëse do të kenë një efekt zbutës,
lehtësues për komunikim (jug-veri) dhe ato më duket normale që të
futen, sepse e bukura dhe e mira mund ta kenë nënë edhe jugun edhe
veriun.
I dyti, me ofiqin: Fatkeqi
(alias Gazi Peja(?)), paskajores i jep këtë vlerë të merituar:
Mendoj se gjuhës shqipe duhet kthye denjiteti që është
paskajorja. Të tjerat rregullohen vetë. Paskajorja shuan çdo
lloj “sherri”.
I treti, me pseudonimin UN,
shpreh habinë, pse, sipas tij, kur dihet se infinitivi:
është zemra apo tëmthi i një gjuhe, kurse në Shqipëri kemi
gjuhëtarë që deklarojnë: mua s’ma ndjen palla për paskajoren.
I katërti, për reaguesin Luli
Hoxha, integrimi i paskajores do të zbusë dominimin e toskërishtes
ndaj gegnishtes, andaj është i qartë në këtë kushtëzim:
Shqipja pa arritur të integrojë plotësisht paskajoren vështirë se mund të dalë përtej ideologjisë hiearkike të dominimit të toskërishtes.
Pra, sipas këtyre katër reaguesve vlera e paskajores duhet të njihet dhe të vazhdohet jo vetëm me përdorimin sa me thënë të saj, por duhet bërë edhe propagandimi i duhur në këtë drejtim në mënyrë që assesi në asnjë rast të mos injorohet ose të keqkuptohet kjo formë e të shprehurit.
Së nënti, edhe publicisti i njohur
dhe me kulturë të gjerë, po nganjëherë na duket paksa i guximshëm e
gojëlirë, Kastriot Myftaraj, e prek çështjen e paskajores, duke u
pozicionuar kundër dyzet bojkotuesve të Konferencës gjuhësore të Durrësit, që
nënkuptohet se ata ishin edhe kundër integrimit të paskajores në standardin e
shqipes, sidomos ka alergji ndaj nënshkruesit të parë të atij apeli bojkotues:
prof. Shaban Demirajt dhe lidhur me këtë e fut mjaft thellë
pllugun në lavrën e kujtesës historike, ngase e lidh këtë ngjarje me
botëkuptimin e atij krahu të gjuhëtarëve që në Kongresin e Manastirit
kundërshtonin alfabetin thjesht latin, duke anuar ose përkrahur alfabetin mikst
me elemente greke e sllave.
Në të vërtetë, kur është fjala te
emri i prof. Sh. Demirajt ne do të kishim konsideratë shumë më
të butë edhe pse dihet se edhe Prof. Demiraj, ka ndikuar shkencërisht(!) në
heqjen e paskajores me+pjesore nga përdorimi në gjuhën e shkrimit, duke e
arsyetuar me faktin se edhe shkrimtarët e vjetër gegë e kanë përdorur lidhoren,
andaj nuk është parë e domosdoshme të bëhet integrimi i paskajores, si
dyshe me lidhoren e paskajoren e dytë(!), në standard. Pastaj në vitin 1992 kur
nuk ishte më në jetë, arkitetkti i shqipes letrare kombëtare mbi
bazë të toskërishtes, prof. A. Kostallari, këtij, si me thënë i mbetet ose i
ngarkohet si barrë me i dalë zot standardit për të mbrojtur nga provokuesit(!),
gjithsesi për të mbrojtur normën toskërishte pa paskajoren gege(!), “futja e
sëcilës në shqipen letrare të njësuar do të ishte gjuhësisht e panevojshme”, ngulmonte,
si atëherë si tash, prof. Demiraj, andaj siç dëshmon edhe prof. S.
Fetiu po atë vit (1992), kur disa kolegë të tij (të Sh. Demirajt)
nga Tirana ishin bindur se paskajorja (gege) i duhej standardit, ky (Sh
Demiraj) për një kundështim të tillë kishte kërkuar ndihmën e prishtinasve,
madje edhe tani (2010), duke pranuar me qenë nënshkruesi i parë i grupit të
bojkotuesve, mbase dëshmon, apo jo, se ende është kategorik në këtë pikë, ashtu
si edhe disa gjuhëtarë e intelektualë prishtinas, por jo të
gjithë, vetëm disa kolegë, më fort siklientë, të tij(!). Lidhur me
këtë stidiuesja Hava Qyqalla, në Seminari 2011, në kumtesën me titull Format
e pashtjelluara foljore dhe funksionet e tyre në veprën e Pjetër Bogdanit, pohimin
e prof. Sh Demirajt e pohon, por e komenton pak më ndryshe, më drejt, sepse
këto dy forma, sipas saj, edhe atëherë nuk paskan zëvendësuar njëra-tjetrën
plotësisht sinonimisht, po secila paska mbuluar nënfushë tjetër semantike. Ja
si shpregon autorja:
Nga sa u dëshmua përmes shembujve mund të konkludojmë se
Bogdani kishte përdorur ( vërtet) të
dyja format e paskajores (po) me funksione të ndryshme, por më të shpeshta në
vepër na ka dalë funksioni kundrinor i formës me punuem
dhe ai qëllimor i formës për të bam... Arsyeja e kësaj frekuenca është afria
kuptimore me togjalëshin dikur të lirë nga u formuan këto dy forma perifrastike
për t’u përdorur të gramatikalizuara edhe me funksione të tjera që
na u dëshmuan edhe në këtë vepër.
Në të vërtetë, prof. Sh.
Demiraj pak si shpesh e përmend një të vërtetë(!) tjetër, që
u përmend edhe në kreun e mëparshëm të këtij punimi se hapin e parë
të kësaj gjuhe letrare (pa paskajore(!)) e paska hedhur Prishtina (me konsultën
e saj) 4 vjet para Kongresit të 1972-shit(!). Pra, atëherë, për çudi, qenka
dëgjuar (apo ishte shfrytëzuar si atu) Prishtina, por nuk përgjigjet pse sot
Sidoqoftë, ja si shprehet autori
(Kastriot Myftaraj):
Sipas Demirajt, i cili vetëm sa e zbulon frymën e Kongresit
të vitit 1972, i cili e ndërroi vendimin e Kongresit të Elbasanit 1909, ku qe
vendosur që e folmja e Elbasanit, si një pikë ku konvergonin dy dialektet
toskërishtja dhe gegërishtja, të bëhej bazë për gjuhën standarde shqipe, e cila
funksionoi deri në vitin 1944, deri me ardhjen në pushtet të
komunistëve...
ngase në këtë Kongres të vitit 1972:
u vendos që gjuha standarde të ishte dialekti
toskë deri sa toskërishtja e ka të ngjashme me gjuhët sllave dhe greqishten
mungesën e paskajores, atëherë kjo ishte arsyeja e mjaftueshme që mos të
pranohet paskajorja e gegnishtes, pra gegërishtja konsiderohet më e largët nga
gjuhët sllavo-greke...(!?)
Dhe vazhdon:
Sot lufta kundër paskajores gege është bërë ekuivalent i
kauzës së alfabetit mikst. Këtij Demirajt dhe të tjerëve si ai nuk u shkon
ndërmend sot se shqipja nuk duhet orientuar tek gjuhët sllavo-ciriliko-greke,
por te gjuhët perëndimore...
Në vijim autori lidhur me ndërhyrjen
e shtetit të atëhershëm (komunist) në gjuhën letrare të kohës sjell argumentin
e pamohueshëm:
Me deklaratën e Manol Konomit (1947),
minoritar grek, që ishte ministër i drejtësisë në Qeverinë e atëhershme dhe
njëherazi edhe kryetar i Institutit të Shkencave të Shqipërisë se:
Rruga që çeli populli (lexo Partia n.v.) me luftën e tij, duhet të ndjekë edhe
gjuha në zhvillimin e saj.... ky është kriter i shëndoshë që duhet ta kemi
parasysh në punën tonë...
Kështu, vijon autori:
Krahu i alfabetit mikst merrte revanshin dhe asgjësonte paskajoren nga gjuha shqipe, duke u hakmarrë për eliminimin e cililicave dhe germave greke nga alfabeti shqiptar.
Natyrisht edhe pse ne ndonjë konstatim (ose krahasimin) e autorit e quajmë të guximshëm që gjithsesi lypset rishikuar, megjithatë i shënuam fjalët e tij si një reagim-shuplakë ndaj refuzuesve që pa të drejtë po pengojnë integrimin e paskajores ose pse nuk po i dalin krah, si duhet, nismës për përmirësimin e përplotësimin e standardit të sotëm të shqipes.
Së dhjeti, në mënyrë të veçantë vlen
të ceket kontributi i studiuesit Ali Jashari nga Korça, të
shprehur në Konferencën e Durrësit, ku ishte pjesëmarrës, i cili në kumtesën e
tij, pasi konstaton me vend se
Gjuha si qeniet e gjalla i nënshtrohet zhvillimit të
pandërprerë në të gjitha sistemet e saj...
lidhur me paskajoren pozicionohet
kështu:
Unë mendoj se nuk ka pse të mos i qasemi standardit të
krijuar për ta pasuruar e përsosur, nuk ka pse të ikim nga propozimet për
paskajoren e gegnishtes si djalli nga thimjani, nuk ka pse të mos pranojmë
ndryshimet e duhura në rregullat e drejtshkrimit për ta bërë atë më të lehtë e
më të përdorshëm...
Në të vërtetë, ky s’mund të
anashkalojë faktin e të mos i kritikojë bojkotuesit e kësaj Konference, ngase
sipas tij:
Secili ka për detyrë të shprehë dhe të ballafaqojë
pikëpamjet e veta e jo të bëjë zhurmë mediatike, sepse këtu gjatë tri ditëve
askush nuk tha që të prishet a të ndryshohet standardi, por të pasurohet më tej
dhe kjo është krejt e natyrshme.
Vërtet, gëzon fakti që gjithnjë e më tepër studiues e intelektualë jugorë, por edhe veriorë të ish-narkotizuar, po vetëdijësohen dhe kuptojnë rëndësinë e integrimit të paskajores së mirëfifilltë në fuqizimin e standardit te shqipes së sotme.
Së njëmbëdhjeti, studiuesi Nik
Këlmendi, (në albanizmi.com, shkurt
2011) pasi shpjegon se
Gjuha shqipe e humbi paskajoren prej infektimit
të saj me rotacizëm... që në vitin 1952, e cila u eliminua zyrtarisht në vitin
1972. Eleminim ky që është një prej defekteve kryesore të gjuhës që doli prej
Kongresit të drejtshkrimit në vjetin 1972... Me infektimin e pjesores me
rotacizëm, gjuha shqipe (toskërishtja) humbi aftësinë për të krijua(!)
paskajoren (ndoshta: për mos me pranue
paskajoren gege me + pjesore të shkurtë?)...
dhe lidhur me këtë autori nxjerr
zgjidhjen:
Eleminimi i rotacizmit në pjesore rregullon të gjitha defektet e gjuhës së Kongresit
Siç po shihet autori, nëse mendon vetëm për çështjen në fjalë, për pjesoren e infinitivit, plotësisht mbështet mendimin e prof. Besim Bokshit dhe tonin për pjesoren e paskajores, por mendimi i tij mund të kuptohet edhe më gjerë, madje paksa provokues, sot për sot, nëse e ka fjalën te eleminimi i plotë rotacizmit edhe në raste të tjera (?!), pra përjashtimin ose lënien nën hije të sistemit foljor të toskërishtes, siç ndodhi në Komisinë letrare të Shkodrës (1917), veprim ky që pati lënë pasoja.
Së dymbëdhjeti, në prill
të këtij viti (2011) lexuam në faqe interneti punimin e autorit Jozef
Duoda me titull Përdorimi i paskajores gege në gjuhën letrare
shqipe, i cili u botua me pak shkurtime në gazetën Zëri të
Prishtinës. Në atë punim, autori, duke arsyetuar inkuadrimin e kësaj forme në
standard, i rrëzon të gjitha argumentet që i përdorin mohuesit e kësaj mënyre,
të cilat edhe njiheshin botërisht, sepse sipas tij paskajorja nuk është formë e
zhdukur, sepse është në përdorim të gjallë te mase 2/3 e shqipfolësve, ka
traditë bashkëjetese me lidhoren dhe nuk janë alternativë e
njëra-tjetrës, madje edhe sa i përket ndërtimit edhe në gjuhë
të tjera ndeshet paskajore analitike, si p.sh shqip me + folje
anglisht to + folje, po ashtu heqja e paraleles më gjuhët e
tjera ballkanase është një rrekje pa kuptim, sepse
shqipja gjenetikisht nuk i takon të njëjtit grup me to dhe se
shqipja ka shembullesë me gjuhët perëndimore (anglisht, gjermanisht,
frengjisht, italisht), të cilat i përdorin të dyja format paskajoren
e lidhorën për fusha të ndryshme semantike, ashtu si edhe
ish-shqipja letrare mbi bazë të gegërishtes.Këtu do të shtonim ne se jo të
gjitha gjuhët e Ballkanit e kanë të zhdukur paskajoren, siç janë serbishtja, kroatishtja,
boshnjakishtja dhe gjuha malazeze.
Sidoqoftë, autori përfundon me
pyetjen retorike: Fundi i fundit çka fitoi shqipja nga çkishërimi
i paskajores?! Dhe për këtë, sipas tij:
Vërtet s’ka argumente! Atëherë morali i studiuesit dhe morali njerëzor këshillojnë me e ripa skajimin e paskajores, të cilit i janë përmbajtur me fanatizëm, planifikuesit gjuhësor të standardit ende në fuqi.
Së trembëdhjeti, Alda Malko,
si autorët e më parshëm ka bindje të plotë se:
Paskajorja gege është pjesë e pandarë e gjuhës shqipe dhe
nuk ka argument që ta hedhë poshtë këtë të vërtetë.
Dhe se një inkuadrim i tillë nuk i sjell kurfarë dëmi standardit të sotëm, i cili edhe me këtë formë – mënyrë do të ketë përfaqësim më të denjë ndaj normës së shqipes natyrore, duke përfshirë kështu të gjitha vlerat kryesore të të dy dialekteve të saj.
Së katërmbëdhjeti, tash së voni,
analitikani: Halil Matoshi, ndonëse jo dhe aq me qartësi shpreh
mendimin rreth raportit gegërishte / gjuhë e sotme standarde me
këto fjalë:
Absolutisht gegnishtja asht e shqipes dhe si variant shumë
i lezetshëm e i ambël për komunikim të lirë, dhe si gjuhë e poezisë,
filozofisë...
Mirëpo, edhe pse nuk e përmend
nënkuptohet se lidhur me standardin thekson:
Mbasi e kemi një gjuhë- shqipen – ajo duhet të jetë gjuhë
e zyrës, e politikës, e tv-së, e radios, e gazetës, e shkollës, por (asaj
gjuhe) duhet t’i rikthehet paskajorja si dhe të përfshihet leksiku i pastër i
gegnishtes, me një rishikim të standardit të gjuhës të vitit 1972.
(Shih gazeta Zëri, 9.VI.2011 f. 11.)
Pra, edhe ky e sheh të arsyeshme që
edhe në gjuhën e zyrës etj. duhet të integrohet paskajorja me +pjesore. Në një
vend tjetër po për këtë çështje ky autor thotë:
Mendoj se ky standard duhet reformuar, sepse e kufizon shprehjen e vetqenies të kësaj “njësie të rritur”(etnosin dhe logosin)... gjuha është një kategori dinamike e jo diçka e betonuar që duhet mbrojtur me ligj.
Vërtet, kur thotë autori se kemi
rritje etnosi e logosi, sigurisht ka parasysh edhe
bashkëmarrëdhëniet dhe lëvizjen e lirë në mes të
shqiptarëve në krahasim me vitet e ’70-a kur qe shpallur standardi, kur
lëvizjet dhe marrëdhëniet ndërshqiptare, para e pas asaj periudhe, ishin të
kufizuara tmerrësisht.
Gjithashtu, në një reagim tjetër
lidhur me raportin standardi/gegnishtja, po ky autor
jep për t’u kuptuar se është për rishikimin e standardit, ngase
sipas tij njësimi gjuhësor i vitit 1972 ka
ndodhur parakohshëm me vendime politike dhe në dëm të njërit
dialekt, andaj kjo normë gjuhësore, tashti, në rrethana të ndryshuara
demokratike, nuk mund të diktohet nga askush, sepse ajo (gjuha
bashkuesenë demokraci) krijohet dhe ky krijim (reformim) do të
jetë më mirë edhe për toskërishten, sepse:
Prerja me diktat nga partia-shtet e
ka shkallmuar zhvillimin e dialektit gegë, sidomos në leksik e sintaksë (heqja
e paskajores), por kjo prerje e ka dëmtuar edhe zhvillimin e
toskërishtes, kur ishte në vlugun e saj më të madh... (Shih zsh, 23.10.2011.)
Prandaj, gjithsesi sipas autorit rishikimi dhe plotësimi i standardit është i domosdoshëm në të mirë të dy dialekteve..
Së pesëmbëdhjeti, në revistën Filologji 18 (Prishtinë 1011, f. 65-73), është botuar punimi i studiuesit Haki Hysenaj me titull Paskajorja gege midis mohimit dhe integrimit, realiteti gjuhësor, në të cilin autori, duke u mbështetur në realitetin gjuhësor të sotëm, sidomos në Kosovë del si përkrahës i mendimit të prof. Besim Bokshit dhe të tjerëve që kërkojnë integrimin e paskajores së mirëfilltë në standard, sepse ajo formë faktikisht del mbizotëruese në ligjërimin formal e joformal në tërë masën shqipfolëse pa përjashtim dhe kështu me këtë integrim përplotësohen ose respektohen të dy objektivat e punimit të tij:
- objektivi
i parë sjell rezultatin se paskajorja gege e konsideruar si variacion
dialektor është ruajtur tek folësit gegë, sepse, identifikon një bashkësi të
madhe, se është më ekonomike dhe më e lehtë për përdorim, ndërsa
- objektivi i dytë sqaron të dhënën jo të panjohur se paskajorja gege (në koncept) nuk është tërësisht e mbuluar nga trajta standarde.
Së këtejmi, sipas autorit
shumica (e albanologëve shqiptarë e të huaj) mendojnë:
Se pakajorja gege duhet të jetë pjesë e standardit, duke
arsyetuar këtë me argumentin se inkorporimi nuk shkakton lëkundje sistemi, po
aq më shumë argumentohet se pranimi i paskajores në standardin e shqipes e
begaton atë.
Dhe në bazë të këtij studimi që ka
bërë vetë autori pohohet mjaft zëshëm se:
Rezultatet kanë reflektuar faktin se paskajorja gege
përdoret gati në të gjitha stilet dhe domenet, prandaj duket se ajo po bëhet e
pashmangshme dhe si pjesë e standardit të folur, mbase edhe të shkruar, me ose
pa aprovimin e institucional.
Edhe pse për mendimin tonë autori nuk i ka shfrytëzuar edhe disa burime të tjera mbi këtë temë, ngase nuk i cek si literaturë të konsultuar, këtë punim e përfundon me argumenta të qartë, ngase sipas tij:
Shembujt e mësipërm (nga realiteti gjuhësor) dëshmojnë se paskajorja gege në ligjërimet formale dhe joformale në instituicionet shkollore dhe masmediat tona del si variacion standard. Kjo më shumë në ligjërimin e folur, në situata formale dhe joformale. Prandaj shihet trysnia e kësaj trajte foljore që të jetë pjesë e sistemit të gjuhës standarde. Po të kihen parasysh edhe funksionet e saj sintaksore, përkatësisht kundrinore, përcaktore, qëllimore dhe shpesh edhe kallëzuesore si dhe efektet e saj stilistike në ligjërimin artistik, nuk do mend se integrimi i saj në standard është “nevojë gjuhësore”.
Së gjashtëmbëdhjeti, edhe reaguesi Besi Bekteshi në artikullin me titull “Paskajorja e anatemume e veriut, botuar në gazetën Sot, fillimisht rrëfehet se rrethanat e ditës e bënë, si me thënë, që ai të rebelohet ndaj standardit të vulosun padrejtësisht më 1972, andaj është i detyruar me shkrue në dialekt dhe me e përdorë paskajoren, e cila edhe pse vazhdon të anatemohet, aq shumë e më tepër, ajo po vazhdon të përdoret, madje në Tiranë me intesitet të shtuar, ngase pothuj të gjithë e flasin Kjo (paskajorja e veriut) tashmë po përhapet gjithkund, sidomos në të folmen e sotme... (Shih edhe te ZSh, 18.10.2011.)
Së shtatëmbëdhjeti, po nga interneti volëm, edhe mendimin e një reaguesi me pseudonimin Dashi, i cli kritikon bojkotuesit e Konferencës së Durrësit, por është interesant se si objekt trajtimi për integrim parësorisht nuk e ka paskajoren gege, por pjesoren (e shkurtër) gege e pastaj vetvetiu lidhur me të del edhe paskajorja me + pjesore. Ja si shprehet ky reagues:
Me kët akt (është fjala për bojkotuesit e Konferencës së Durrësit) ata deshtën me tregue jo se ishin kundër konferencës, porse ishin partizan të devotshëm të Kongresit’72. Ata nuk i trys shkatërrimi, cungimi e krasitja e gjuhës shqipe, por frika se “vula e tyne mbi gjuhën ’72 mund të çvleftësohet... Por Konferenca (e Durrësit n.v.) bani nji hap përpara prejse ajo guxoi me e përmend paskajoren për herë të parë që nga viti 1952, kur Byroja Politike e pati ndalua zyrtarisht botimin e gramatikave gege, por gjithçka tjetër ishte kozmetike... Çashtja e paskajortes asht disi e pakjartë pse paskajorja e gjuhës shqipe asht një konstrukt dytsor, ku pjesorja dhe parafjala me shkrihen në një formë të re: paskajoren, kështu për të integrua paskajoren duhet së pari me e zyrtarizue pjesoren gege.
Autori në njëfarë mënyre e komplikon paksa çështjen, ngase nuk e përcakton formën e pjesores gege, madje del edhe tek prejpjesorët, edhe pse është kategorik në kërkesën e tij:
Nuk mund të integrohet paskajorja pa e integrua pjesoren, sepse atëherë do të duhej me thanë: “me pikturue” i frymëzuar dhe kjo tingëllon idiotike. Sjellja vetëm e paskajores në gjuhën standaarde do të krijonte pështjellim edhe më të madh, prandaj duhet nisë me integrimin e pjesores.
Me thënë të drejtën edhe ne jemi shprehur në një vend tjetër se integrimi i pjesores së shkurtër do të lehtësonte përdorimin e paskajores, ngase ato dy forma e sforcojnë identitetin e njëra tjetrës, por integrimi i paskajores (me + pjesore e shkurtër) si rast i veçantë është i mundshëm të bëhet menjëherë pa u prekur rregullat e tashme të përdorimit edhe të pjesores së zgjeruar (toske) ashtu edhe të mbiemrave përkatës, prandaj sintagma “me pikturue i frymëzuar”, hë për hë nuk tingëllon idiotike, por, si një zgjidhje normale e çështjes dhe pa operime me kosto të lartë.
Së tetëmbëdhjeti, medituesi, si
duket, njohës i mirë i çështjes, Zef Zefi, në një reagim lidhur me
faktin se gjoja integrim i paskajores prishka standardin e shqipes, më
25.10.2011, me mjafr maturi, shpreh këtë mendim:
Duhej nënvizuar se vetëm gjuha e shkruar është pa
paskajore dhe me nuanca toske, ndërsa po të regjistrosh dhe analizosh me vendje
gjuhësore edhe të folmet e toskëve me nivel të mesëm apo mbi të, vërehet lehtë
se paskajorja imponohet vetë, është prezente dhe e pazhmangshme sado për
traditën krahinore për nga vjen (!!!)... Nuk jam për qëndrimet kategorike ...
të shumë intelektualëve, shumica nga Jugu se tashmë nuk kemi çfarë të bëjmë se
po të ndryshojmë (normëzimin) vetëm me
përdorimin e paskajores përmbyset i gjithë standardi (!!!).
E thamë mendim të shprehur mjaft me maturi, por nuk do të pajtohemi me kosntatimin e autorit se gjoja paskajorja vijka nga një traditë krahinore (!), ngase paskajorja as faktikisht as historikisht nuk ka dhe nuk ka pasur karakter krahinarizmi (mbetirunor).
Së nëntëmbëdhjeti, studiuesi Rrahman
Paçarrizi, që ishte pjesëmarrës në Konferencën e Durrësit, sipas
gazetës express në nëntor 2011 në një debat lidhur me
pasurimin e standardit ka shprehur këtë ide si zgjidhje të qëlluar për
fillim, me këto fjalë
Lejimi i futjes së paskajores gege, e cila nuk
ka referenca vetore dhe i absorbon të gjitha vetat, do të ishte e mjaftuieshme
për fillim, e cila do të tërhqte pas vetes edhe një pjesore të shkurtuar(!),
gjë që do t’i bënte folësit gegë të shqipes që të ndjehen mirë brenda
standardit, meqë shqipja patjetër duhet të ketë një standard të përbashkët...
Mirëpo betonimi në këtë çështje do të shkaktojë reaksion tjetër të fuqishëm dhe
unë mendoj se shqipja standarde në këtë kujptim mund të jetë e rrezikuar seriozisht
Të vihet re shqetësimi i autorit për këmbnguljen e paskajorefobëve kundër integrimit të paskajores me pjesore të shkurtër, integrimi i së cilës në standard, siç mendojmë edhe ne, vërtet do të zgjidhte automatikisht tërë ndërlikueshmërinë e çështjes dhe e prek pak, po nuk e lëndon aspak normëzimin e sotëm. .
Së njëzeti, më 13.07.2012 lexova një
koment në internet nga studiuesi me nofkën Sherri, i cili pasi
shprehet rreth çështjes së standardit të shqipes se nuk është për
revolucion, por evolucion, lidhur paskajoren shprehet kështu:
Paskajorja e gegënishtes me punue mund të futet në
standard pa asnjë problem, ndikimet që ajo do të kishte, nuk duhet të ishin
shkas për të mos e futur në standard, por që të punohet dhe të
sqarohen këto ndikime me studim pajtohem plotësisht...Unë jam për kthim nga
diftongu ua në ue, sepse kështu do të eleminoheshin ca probleme
gjatë formimit të emrave e të mbiemrave me bazë foljen punuar -
punueshëm, mësuar mësues, pse jo mësue mësues më leht apo jo?... Kohët e foljes
të modifikohen: kam me shkue (angl. have
to go) do të shkoj angl. (wil go).
Ne përshëndesim ndihmesën që e jep me plot maturi jo sherri po Hajri, edhe pse për punë të të hajrit s’ka nevojë për kthim nga tiftongu ua në ue, ngase ata nuk e rrezikojnë njëri tjetrin, por duhet pranuar se shqipja standarde vërtet i ka dy pjesore aktive: punuar dhe punue dhe një paskajore, të cilat (pjesoret) shërbejnë me sukses edhe si tema fjalëformuese. Jemi të bindur edhe ne se studimet përkatëse dhe gjykimi i esëllt do të qartësojnë e kthellojnë edhe çdo mendje tsot ende ë shqetësuar.
Së njëzetenjëti, më 14 korrik 2012
në Panorama, Albana Dede (Ndoja), rikujton rastin
e paskajores si temë të lakuar në Konferencën e
Durrësit 2010, me këto fjalë:
Në fakt në këtë Konferencë tema më e lakuar qe ajo që
lidhet me paskajoresn e gegërishtes: me punu(e), e cila nga njera palë u
trajtua si kancer i sistemit gjuhësor... Infinitivi u mundua të zëvendësohej
deri diku nga lidhorja e paskajorja “për të punuar”, megjithëse gjuhëtarët e mirëfilltë
e dinë mirë se këto dy forma gjithsesi nuk i mbuluan të gjitha modelet
strukturore dhe kuptimet specifike që infinitivi me punu(e) përcjell. Së këtejmi kjo nuk u pa si prishje sistemi... Kemi
parasysh se po flasim teorikisht për atë strukturë që në shumicën e gjuhëve
moderne ekziston në standardet e tyre dhe përbën dhe trajtën përfaqësuese të
kokave foljore në fjalorët leksikorë. Specialistët e kuptojnë se ky pohim është
akoma më i rëndësishëm, sidomos duke pasur parasysh vendin që i kanë lënë foljes
teoritë moderne gjuhësore që e shohin atë si kryebërthamën organizuese të të
gjithë fjalisë.
Edhe pse opinioni i paraqitur këtu ka mundur të jetë më i qartë, megjithatë mesazhi del mjaft i kuptueshëm për ata që duan dhe kanë veshë për ta kuptuar të vërtetën.
Së njëzetedyti, studiuesi Senad
Neziri, në punimin me titull: Begatimi i shqipes standarde me
paskajoren gege dhe pikëpamjet politiko-gjuhësore ndaj gegërishtes (shih Filologji 19,
Prishtinë 2012, f. 147-166), siç po shihet nga vet titulli merr në vështrim jo
vetëm për vetëm paskajoren e mirëfilltë, por edhe më gjerë, megjithatë, lidhur
me paskajoren, veç tjerash shprehet kështu:
Pretendojmë të përkrahim integrimin e
trajtave të gegërishtes në
gjuhën standarde e
në këtë rast me paskajoren gege
shprehje këto nga jeta e përditshme
të cilat, sipas tij:
Jo vetëm që tregojnë praninë e
paskajores gege në të folur, por dëshmojnë se kjo paskajore nuk
krijon problem në komunikim, as nuk e pengon as e varfëron gjuhën standarde
shqipe, përkundrazi i japin një begati standardit.
Gjatë analizës kuptohet se autori e ka fjalën për integrimin e paskajores sidomos në gjuhën e shkruar standarde dhe për këtë sjell prova se ky përdorim, i cili gjithnjë e më shumë po gjen jetë në gjuhën e studiuesve përkatës, nuk duket se bie ndesh me komunikimin normal në gjuhën standarde shqipe, apo jo?!
Sidoqoftë ne po përfundojmë me paraqitjen e mendimeve të reaguesve pro paskajores dhe siç kemi paralajmëruarr tani po e japim komentin tonë të shkurtë jo vetëm, lidhur me kundërshtuesitpaskajoredfobët fanatikë që nuk duan ta qasin paskajoren në standard, por edhe nga ata paskajorefilët ekstremë që nuk duan t’ia japin(!) paskajoren standardit se gjoja u cenuaka (ligështuaka!) dialekti i tyre?!
II. KOMENTI YNË I SHKURTË LIDHUR ME
PASKAJOREFOBËT
E PASKAJOREFILËT
Po përsërisim faktin se është e njëmendtë se ne para 20 e sa vjetësh botërisht kemi pasë kërkuar (Tiranë 1992) dhe vazhdojmë të kërkojmë pa ndërprerë me forcën e arsyes që të integrohet sa më parë paskajorja në standardin e sotëm, ngase me një veprim të tillë do të pushonte si nevojë e domosdoshme të lindurit e një standardit të ri rival zyrtar me yrysh mbi bazë të gegërishtes dhe me të (paskajoren me+pjesore) do të sforcohej standardi në fuqi. Përndryshe, nëse ende vazhdohet me kokëfortësi me të njëjtin avaz të mospranimit nga standardologët fanatikë të sotëm, atëherë gjithnjë e më tepër do të marrë shtat, rritë e shëndet edhe më me hov, standardi rival mbi bazë të gegërishtes, pra, s’do mend, ndërkohë a me kohë mund të arrijë, pse jo, edhe si gjuhë sizyrtare e mbase edhe zyrtare. Për mendimin tonë punë më e urtë, hë për hë, do të ishte, siç jemi shprehur disa herë më parë, që ky standard që e kemi tashpërtash të sforcohet me prurjet nga dialekti i gegnishtes, ashtu siç janë shprehur edhe pse jo qartë, edhe prof. S. Mansaku, prof Shezai Rrokaj, e ndonjë tjetër, përkatësisht siç janë formuluar Përfundimet e Konferencës së Durrësit, për të cilat prof. Mehmet Çeliku,, duke kërkuar ribotimin e Drejtshkrimit 1973) të përmirësuar, dhe të vënët në jetë përfundimet e Konferencës shkencore të Durrësit (2010), shprehet kështu:
Të kërkohet një strategji mbarëkombëtare për shqipen, duke intensifikuar bashkëpunimin e forcave krijuese instituicionale e individuale në realizimin e veprave të mësipërme, një bashkëpunim i tillë kërkohet edhe në arsime kulturë e në komunikim mediatik (Shih albania press)
Kjërkesa shumë me vend , ku domosdo
kuptohet edhe mundësia e integrimit të paskajores
me+pjesore, por njëherazi s’ka kurrfarë arsyeje, mendojmë ne, pse mos të vazhdojë ringjallja e përdorimit të variantit të gegnishtes, sidomos në fushën e krijimtarisë letrare, publicistike etj.
Sido që të jetë, për ne janë shumë të diskutueshme këto dy qëndrime ekstreme: e para, qëndrimi i paskajorefobëve fanatikë, të cilët s’duan ta importojnë paskajoren gege, ngase ajo e prishka shqipes standardin e sistemit foljor, çka nuk është e vërtetë dhe e dyta, qëndrimi i paskajorefilëve ekstremë, të cilët shprehen kundër eksportimit të paskajores në standardin e shqipes se gjoja po u penguaka vetë ringjallja e standardit të dialektit gegë (!?), çka është edhe më e pavërtetë, siç e kemi përmendur edhe më parë.
Së këtejmi, e mira e së mirës është që të dyja palët të esëllohen dhe ne tash fill, po e shprehim opinionin tonë për këtë çështje, së pari rreth esëllimit të paskajorefobëve fanatikë dhe së dyti, rreth esëllimit të paskajorefilëve ekstremistë.
1. Rreth esëllimit të paskajorefobëve fanatikë
Si masë të parë për esëllimin e paskajorefobëve fanatikë pasi na duket se pak po lexojnë literaturë përkatëse rreth kësaj teme, e shohim të domosdoshme që nga libri Paskajorja – çështje e shqipes standarde, Prishtinë 2000 f. 58), pa hyrë në argumente të tjera që përmenden aty dhe në burime të tjera, të rikujtojmë katër vëzhgime si fakte të nëpërdukshme që dëshmojnë nevojën e integrimit të paskajores me + pjesore në shqipen letrare kombëtare (standarde):
1) Domodoja e përdorimit të formës së paskajores me + pjesore në raport me barasvlerësit përkatës të gjuhëve të huaja, p.sh. lat. exire shqip me dalë (dal), angl.to exist shq.me ekzistue (ekzistoj), serb. raditi shq. me punue (punoj), fr. trainer shq.me tërheqë (tërheq), it. pensare – me mendue (mendoj) etj. Të gjitha këto gjuhë për veten e parë njëjës të dëftores të shqipes që e shënuam meskllapash, i kanë barasvlerësit përkatës, pra jo të ngarkuar si trajta e shqipes standarde për të dyja nocionet, edhe në vend të paskajores, si trajtë përfaqësuese edhe në përdorim të rregullt të mënyrës të së tashmës së dëftores.
2) Domodoja e përdorimit të
paskajores me + pjesore në thëniet frazeologjike me abstraksion të lartë e
shprehje të tjera, p.sh.: Me shitë e me përshitë, të drejtën në dritë
me qitë; Me dalë në shesh me marrë vesh e me
u marrë vesh, që për një përshesh, me ligjin mos me ra ndesh.
3) E drejta e pamohueshme e
përdorimit të paskajores si mjet i fortë simbolik specifikues për qëllime të
caktuara ideo-estetike, metaforike e të tjera, kur shprehja e tillë vepron si
njësi e vetme, p.sh. Është një lule me prekë s’duron!; Se
shqiptari dy gëzime ka: një me le, një në luftë me
ra. Njëzet trima hekur me bre, synin
pishë shpatën rrufe!
4) E drejta e përdorimit të paskajores si mjet i nevojshëm a i domosdoshëm si sinonim në situara të caktuara, si p.sh: Sot shtrohet pyetja: Çka me bë me paskajoren?
(Sqarim: Në burime të tjera janë dhënë më shumë shembuj karakteristikë. Këtu për mos me randue tekstin po mjaftohemi vetëm me shembujt e mësipërm.)
Si rrjedhojë, në të gjitha situatat e
tilla, jo vetëm paskajorja nuk e prish standardin, por e ndreq e përplotëson
atë, sepse këto janë fusha( koncepte përkatëse) që kjo mënyrë i mbulonte në
ish-shqipen letrare mbi bazë të gegërishtes dhe me rastin e përjashtimit të saj
nga standardi, para e pas vitit 1972 ose nga mospërfshirja në këtë standard,
këto nënfusha, me kuptim të përgjithshëm abstrakt, si me thënë, mbeten të
pambuluara kënaqshëm me mjete të tjera të standardit, prandaj si rrjedhojë,
tashmë gjithnjë e më qartë po del e vërteta sheshit se ishte gabim i rëndë
mospranimi i paskajores në standard. Lëshimin e tillë e dëshmojnë shumë
argumente, që i kanë shprehur autorë të ndryshëm, por edhe ne në tre libra të
publikuar deri tash, kushtuar kësaj teme.
Sidoqoftë, edhe këtu do të themi pak
diçka, si arsyetim se ku mbështetemi për një qëndrim të tillë pro paskajores.
Së këtejmi, duke u mbështetur në gjuhën e natyrshme shqipe konstatimi ynë për
përdorimin e paskajores së mirëfilltë në nënfushat e sipërcekura me shikue
trashëgimisht, logjikisht, pragmatikësht, del shumë i drejtë dhe i
padiskutueshëm. Në vijim do të mjaftohemi vetëm me ndonjë fakt mbështetës, si
përforcim i konstatimit të mësipërm:
a) Kështu, për pikën e parë po njoftojmë lexuesin me këto dy fakte:
E para, Prof. Selman Riza,
qysh atëherë (para viteve të ’70-a, ua shihte për të madhe dhe ua
tërhiqte vërejtjen studiueve të sistemit foljor të shqipes K.Cipos e Sh.
Demirajt, të cilëve, siç shprehej ai;
“Karakterin shkencor më së forti ua ka komprometuar operimi me dëftoren e tashme si të vetmen formë foljore bazike, sepse të vetmën formë themelore të një foljeje e përbën jo koha e tashme e dëftores, por paskajorja... (Shih Paskajorja dhe standardizimi i gjuhës shqipe, Prishtinë 2006, f. 73.)
E dyta, këto ditë në internet, nga
një studiues i njohur, Nik Kelmendi, shkëputëm këtë konstatim:
Gjuhëtari Kolec Topalli krahason paskajoren latine me veten e parë të kumtueses shqipe, prej se nuk guxon me e përdorë paskajoren gege. Kështu studimi i tij merr një frymë amatore.
Me fjalë të tjera vërejtja, operimi
vetëm me dëftoren (ose kumptuesen) e tashme e jo edhe me paskajore, mund
të ishte lëshimi i parë shkencor lidhur me tëhuajsimin e paskajores nga norma e
gjuhës shqipe, apo jo, le të vlerësohet. Ne mendojmë se po, kur kemi
parasysh sistemin global foljor të gjuhës shqipe, e cila e ka paskajoren e
mirëfilltë. Pra ky ishte veprim i padrejtë ndaj gjuhës shqipe, sepse
standardologët normëvenës pas Çlirimit(!) nuk respektuan
sistemin foljor global të gjuhës shqipe mbi bazë të gegërishtes, por atë e
zëvendësuan me atë të toskërishtes, d.m.th. pa paskajoren, sepse thuhej se atë
formë gjoja nuk e kishte ai dialekt, arsyetim ky i pamjaftueshëm, kur është
fjalë për normë të gjuhës kombëtare shqipe, jo dialektore. Megjithatë, mirë e thotë
N. Këlmendi, mosguximi i thyerjes së rregullave të tilla
shkrimeve të kalibrit shkencor të K. Topallit u japin frymë amatore,
apo jo? Madje ky amatorizëm etiketon edhe vetë
rregullat nga burimet relevante të standardit të sotëm të shqipes,
apo jo?!
Së këndejmi, shtrohet pyetja a
prishej atëherë dhe a prishet sot standardi me përdorimin ose
rifutjen e paskajores si rast i veçantë? Ne përgjigjemi sigurt me jo. Këtë e
kemi vërtetuar jo vetëm ne në punimet tona të mëparshme, por edhe nga veprimet
e studiuessve të tjerë. Lidhur me këtë, këtu, shfrytëzoj rastin me e
ripërmend një fakt tjetër të fortë mbështetës:
Vetëm në një punim shkencor prof. Eqerem Çabej mbi
40 herë e ka përdorur paskajoren (e ashtuquajtur gege), sigurisht nuk është
prishur standardi i gjuhës së tij mbi bazë të toskërishtes.
Madje nuk është vetëm ai por ka edhe
shumë e shumë autorë të tjerë, shkencëtarë seriozë (gjuhëtarë e letrarë, si
prof. A. Riska, A. Vinca etj.), që si barasvlerës të infinitivit të gjuhëve
i.e. e të tjera në analiza përkatëse si barasvlerës i vetëm që është në shqipe
e kanë përdorur dhe po e përdorin vetëm formën e paskajores së mirëfilltë me +
pjesore të shkurtër, pra pa veten e parë të dëftores dhe aspak nuk shihet se
është prishur gjuha e tyre autoriale në krahasim me standardin, apo jo?
Po del e vërteta sheshit, siç e ka pa
tash së voni, edhe prof. B. Bokshi dhe jo vetëm ai, se
paskajorja e mirëfilltë nuk është futur në standard në
Kongresin e vitit ’72 ose, siç e kemi konstatuar ne më
herët, se ajo është përjashtuar nga standardi dhjeta vite përpara atij
Kongresi, me mendimin e gabuar se gjoja ajo e prish sistemin
foljor të standardit? Prandaj, përjashtimi i saj nga standardi është bërë nga
mungesa e koncepteve të standardologëve të kohës (1944-1948-1952-1972) dhe kjo
ishte si rrjedhojë e mosstudimit në thellësi e hollësi të kësaj teme. Andaj
krejt i pasaktë del konstatimi se dikush nga lart për shkaqe
jashtëgjuhësore politike, paska pasë dhënë urdhër për heqjen e paskajores nga
standardi?! Urdhëri mund të ketë qenë për t’i dhënë përparësi dialektit të
gjuhës së Partisë ((toskërishtes!!!) por jo konkretisht për heqjen e
paskajores, apo jo?! Në të vërtetë, si duket, paqartësi e pështjellim ka pasur
nga vetë kokat e standardologëve të kohës, mjerisht si sot të një pjesë e
studiuesve (toskë e gegë), që s’mund ta ndajnë paskajoren gege nga tërë
paradigmat ose struktura foljore e gegnishtes, viktima e një praktike të tillë,
dalin, mjerisht edhe sot, siç u pa edhe prof. Sh. Rrokaj e prof. Parnaska. Ne
mendojmë se po të paraqitej më qartë propozimi i Dh. Shuteriqit (1952), sipas
mendimit të A. Xhuvanit, paskajorja si rast i veçantë, siç e praktikojmë ne,
norma do të ishte kompletuar deri tashti edhe me paskajoren, e cila do
ta kishte. Vendin e vet strumbullar në kuadër të sistemit foljor e
emërformues të standardit të shqipes
Po shtojmë edhe këtë se në FGJSH
1954 janë afro 20 raste, ku del e përdorur paskajorja me + pjesore,
kuptohet jo në zera të veçantë, po në sqarime nocionesh. Kemi mendimin se
sikurse pati mirëkuptim për ruajtjen e dyzanorshit ue, te rastet: mësues,
i kuptueshëm (krahas formave paralele, me sinonimi të plotë që
ekzistonin mësonjës a mësojs ose i kuptuarshëm) e
ndonjë gegizëm tjetër, po të kishte pasur arsyetim më të fuqishëm shkencor do
të kishte mirëkuptim nga lart, madje edhe më me lehtësi për
paskajoren me + pjesore e shkurtët, e cila nuk kishte një paralelizëm të tillë
të fortë sinonimik, madje këtë formë e kishin në përdorim e sipër e
në vazhdimësi edhe prijësit më të lartë të shtetit e të partisë. Pra për
mungesë koncepti rreth zgjidhjes së pakajores nga disa standardologë të kohës
rrodhi mendimi i gabuar se gjoja paskajorja nuk mund të bashkëjetojë me
standardn e ri(!), dhe kështu u përligj përjashtimi i saj nga
standardi pa ndonjë vendim të shkruar.
Sidoqoftë, fundja, ndodhi ajo që
ndodhi, paskajorja u hoq nga standardi arbitrarisht, pa klauzulë vendimi e
arsyetimi, standard ky që sanksionohej me rregulla, të cilat u përmblodhën si
tekst të veçantë që quhej Ortografi e gjuhës shqipe(!), duke mos e pasur
parasysh paskajoren e mirëfilltë. Kështu me një veprim të tillë ka pësuar dëm
të madh, jo vetëm gegnishtja, përkatësisht gjuha e natyrshme shqipe, por
njëherazi edhe vetë standardi i pranuar mbi bazë të toskërishtes, i
cili me strukturën e vet foljore, pothuajse gjysmake (dialektore),
siç po thuhet me të madhe sot, u drunjëzua ose ra nga shëndeti,
ngase, si me thënë, mbeti shqiponjë me një krah të lënduar, ose pa
bazën e domosdoshme, shkak ky që nuk mund të fluturonte aq suksesshëm në
hapësirën mbarë kombëtare. Andaj pyesim pse mos t’i shërohet edhe krahu tjetër
me integrim të paskajores?! Përgjigjja nuk është vështirë të jepet, por kërkon
esëllim nga standardologët e caktuar të sotëm.
Në burime të tjera arsyetohet, po kjo dukuri e pamirë më me shumë shembuj, ndërsa këtu për me tregue atë që e thamë, se konceptet e paskajores nuk mbulohen kënaqshëm me mjetet e letrarishtes së sotme, sidomos ato të karakterit të përgjithshëm abstrakt do të ndalemi vetëm rreth barasvlersisë ose rreth zbërthimit të barasvlerësisë së konceptit të shembullit nga pika e katërt: Çka me bë me paskajoren?
Ose
Me folë a mos me folë për paskajoren? Me folë shumë mos shkon për lum? Me folë pak e me vend, pale a po zë vend? Me folë me thumba, kthehen me plumba, Mos me folë fare, po del punë me marre?
Shtrohet pyetja, fraza e parë si dhe
ato të tjerat kanë apo nuk kanë barasvlerës në letrarishten e
sotme? Duhet të kenë. Në të vërtetë, paskajorja e këtyre frazave ose
konceptet përkatëse në letrarishten e sotme mbulohen jo me një trajtë të vetme
sinonimike, por me tetë varacione nocionesh (shprehjesh), d.m.th. mbështetur në
tetë vetat përkatëse. Pra, shembulli i parë i mësipërm zbërthehet
ose nënkuptohet për nocionin e tetë vetave:
Çka me bë (unë, ti, ai ajo, ne, ju,
ata ato) me paskajoren? ose
Çka të bëj.../ çka të bësh, çka të bëjë (ai), çka të bëjë (ajo), çka të bëjmë, çka të bëni, çka të bëjnë (ata), çka të bejnë (ato) / me paskajoren?
Pra jo vetëm te ky rast, por edhe tek
tri-katër nënfushat semantike të sipërcekura e të tjera konceptet e paskajores
me+pjesore dalin të pambuluara kënaqshëm ose fare me elementet që i posedon të
normëzuara aktualisht letrarishtja e sotme dhe në anën tjetër përdorimi i
paskajores për nënfushat e tilla aspak, ama bash aspak, nuk bie ndesh me
rregullat e standardit të sotëm, sepse të gjitha format apo trajtat e fjalëve
të tjera përdoren ose mund të përdoren sipas normëzimit në fuqi. Është tjetër
gjë nëse norma e sotme ka probleme të tjera, përveç asaj të
paskajores, siç i përmend edhe prof. R.Parnaska, apo jo?!
Po përsërisim se në burime të tjera, jo vetëm në punimet tona, por edhe të tjerëve, dalin edhe më shumë e shumë argumenta bindës që tregojnë për anomalitë e krijuara për shkak të përjashtimit të paskajores gege nga gjuha letrare kombëtare, madje edhe vet kjo dukuri flet për nevojën e domosdoshme të integrimit të saj sa më shpejt në standardin e gjuhës shqipe, ngase vërtet s’ka kuptim as justifikim të zgjasë edhe më mungesa e mëtejshme e paskajores, kuptohet së paku si rast i veçantë në standard.
Nëse dikuj ende i mungojnë konceptet për gjuhën e natyrshme kombëtare shqipe, ose aq më keq, nuk do të dijë për vlerat themelore që posedon kjo gjuhë shqipe kryesisht dydialektore (dykoinesh) ose si gjuhë e përbashkët a “e përzier”, siç thoshte i ndrituri S. Frashëri, F. Konica e të tjerë, dhe mendon e vepron si individ vetëm si toskërishtfolës, është ndoshta e drejta e tij, por së paku nuk ka të drejtë të propagandojë kundër ose të pengojë futjen e paskajores në standard për nënfushat e caktuara, ngase kjo e drejtë e patjetërsueshme universale është shkelur para gjysmë shekulli për mungesë konceptesh, ndërsa tashti po vazhdon të shkelet nga paskajorefobët fanatikë, mbase edhe për kryeneqësi, prandaj kërkohet nga standardologët e sotëm të esëllohen dhe ta lirojnë veten ashtu edhe paskajoren nga prangosja e mëtejshme arbitrare, e shkaktuar pothuaj, para gjysmëshekulli. Kërkohet pra që të njihet e verteta rreth paskajores së mirëfilltë nga opinioni i gjerë e sidomos nga mësuesit, arsimtarët e mësimdhënësit të të gjitha cikleve të shkollimit, që nga fillorja e universiteti, ngase ata fundit i fundit kanë zotim shoqëror që mos të vazhdojnë t’i marrin në qafë si veten ashtu edhe brezat e tashëm e të ardhshëm. dhe të tjerët me proçka e arsyetime të tilla boshe, që tashmë u ka dalë boja tërësisht, se gjoja standardi duhet të mbetet mbi bazë të strukturës foljore të toskërishte pa u plotësuar me paskajoren e mirëfilltë të gjuhës së natyrshme shqipe.
Prandaj, sot, është dita që pa ngurrim të pranohet e vërteta, për çka ish-standardistët që janë gjallë edhe e kanë mundësi për rehabilitim e tyre me arsyetimin se burgosja e tillë e paskajores ishte vërtet krim, po kishte ndodhur pa qëllim. Kishte ndodhur nga padija ose nga mungësa e koncept-zgjidhjes së vetë normëvënësve të atëhershëm, por që ka mbetur ende pa zgjidhur nga stardardologët e sotëm për të njëjtin shkak, por i plotësuar edhe me fanatizëm se gjoja për të ruajtur standardin e njëzuar të përbashkët kombëtar me aq mund të fituar nga prishja, edhe pse ka vlera, paskajorja gege nuk duhet integruar!!! Vërtet njerëzve të tillë u duhen, apo jo, doza jatrokimie që të esëllohen dhe të binden katërçipërisht se integrimi i paskajores si rast i veçantë nuk e prish standardin e sotëm edhe në pastë qenë standard politikisht i urdhëruar(!), por e pëplotëson atë dhe e bën më joshës, më të sforcuar ndaj sfidave të globalizmit të sotëm gjuhësor, por gjithsesi edhe më të respektueshëm kombëtarisht
2) Rreth esëllimit të paskajorefilëve ekstremistë
Lidhur me pikën e dytë, mund të themi
me plot gojë se në kushtet e sotme folësit e gegërishtshkruesit aspak nuk do
t’i pengojë futja e paskajores në standardin e përbashkët zyrtar, përkundrazi
adhuruesit e gegnishtes, duhet ta dijnë se gegnishten aktuale ende të
përdëshiruar, ngase ishte e privuar nga liria, pa të drejtë, mbi gjysmë
shekulli, dhe tash me dhjeta vite ende qëndron pa prestigj, nën hije të
standardit zyrtar, integrimi i paskajores së saj në standard, atë (gegnishten) do
ta bëjë më të lirë, do ta bëjë më shqipe, do t’i shtojë edhe më shumë hapësirë
gjeografike në mbarë truallin shqipfolës, dhe do ta bëjë më me autoritet e më
me dinjitet e identitet të merituar. Prandaj pikërisht futja e paskajores së
saj si përforcim i standardit është në të mirë të vetë gegnishtes.Vetëm kështu
mund të bëhen dy të mira të mëdha ndaj gjuhës shqipe, folësve të saj e ndaj
popullit shqiptar, e para do të përforcohet standardi i gjuhës shqipe dhe e
dyta, duke u përforcuar norma e sotme zyrtare edhe me këtë element gegë që
është shtyllë kurrizore e atij dialekti ose koineje, d.m.th. kuptohet se edhe
vetë gegnishtja do të ketë dobi kolosale në rrafshin kombëtar dhe njëherazi do
të bëheshin edhe më të kuptueshme edhe veprat gjithsesi cilësore (të të gjitha
llojeve) të shkruara më përpara, tashti ose që priten të shkruhen në gegnishte,
qoftë edhe si nënstandard, madje mbase edhe me prestigj standardi, ku ta
dimë(!?). Por e mira më e madhe bëhet që lehtësohet komunikimi si në shtrirjen
horizontale gjeografike dhe në atë vertikale përmbajtësore gjuhësore në të
gjitha shtresat kombëtare e ndërkombëtare, përkatësisht do të inkorporohet në
të gjitha stilet funksionale të shqipfolësve toskë e gegë. Me fjalë të tjera do
të mësohet edhe më lehtë standardi i merituar i gjuhës shqipe e jo vetëm i një
dialekti, sepse do të jetë gjuhë e sforcuar edhe ndaj sfidave që
vijnë nga globalizmi botëror gjuhësor.
Me këtë duam të themi se këtu aspak
nuk prish punë nëse studiuesit përcaktojnë edhe normën orientuese ose bazën për
gegnishten letrare, duke i shfrytëzuar në mënyrë kritike ravijëzimet ose
praktikat e mëparshme të derisotme e të sotme pozitive të drejtshkrimit të
shqipes mbi bazë të letrarishtes së sotme, por edhe mbi bazë të traditës së
gegnishtes artistike autoriale, folklorike etj. Sot për sot, vetëm paskajorja e
pa përfshirë në standard përbën dallimin më të madh ndërdialektor toskërisht
/gegnisht, përkatësisht, dallimin më të madh edhe në raportin standardi i sotëm
/ shqipja e natyrshme globale –shprehen të gjithë standardologët seriozë.
Dallimet e tjera janë më të lehtëzgjidhshme, po shtojmë ne, madje disa edhe
sinonimisht mund të bashkëjetojnë brenda standardit, por për gjëra të tilla
edhe pse kemi ide, nuk do të ndalemi këtu, sepse nuk e kemi objekt trajtimi.
Diskutimi i përdorimit të zanorës –Ë
e ndonjë çështje tjetër mund të vazhdohet, po ato janë cikrrima ndaj zgjidhjes
së paskajores me + pjesore e shkurtë me integrim
Sidoqoftë, ne përshëndesim
organizimin e Konferencës shkencore me temëm bosht Gegnishtja sot të
organizuar nga Instituti i Promovimit të Vlerave në Gjuhë Shqipe, me qendër në
Tiranë, të mbajtur më 19 dhjetor 2011, nën drejtimin e Primo Shllakut,
drejtor ekzekutiv i këtij Instituti edhe pse nuk dimë shumë për përmbajtjen dhe
cilat janë vendimet e asaj Konference. Megjithatë, me sa jemi në dijeni nga
masmedia, edhe në këtë Konferencë nuk kanë marrë pjesë bojkotuesit e
Konferencës së Durrësit (dhjetor 2010), mbase arsyeja ishte se tema bosht
kishte të bënte vetëm me dialektin e gegnishtes, ringjalljen e tij, qoftë si
koine ose si nënstandard, qoftë si rivale e ardhshme e letarishtes së sotme(!),
siç mund ta shohin me të drejtë me shqetësim ata. Sigurisht edhe këtu pati
keqkuptime. Për mendimin tonë nuk duhet të ketë ngërçe as bojkotime edhe nëse diskutohen
temat e tilla. Nëse letrarishtja e sotme ose shqipja standarde, norma e saj
reformohet nuk ka kurrfarë rreziku rivaliteti, ngase ringjallja e gegërishtes
do ta begatojë edhe atë, do ta ndihmojë reformimin e përplotësimin e saj. E
thamë se raporti letrarishtja e sotme dhe shqipja e natyrshme globale nuk kanë
dallime aq të mëdha, nëse gjërat trajtohen me urti, me mirëkuptim. Për këtë ne
kemi prova dhe ide shumë të përkapshme.
Sidoqoftë, me sa kuptuam, për ne nuk
është kurrfarë befasie kur Instituti në fjalë konstaton ose zbulon të
vërtetën se edhe në Tiranë gegnishtja qenka gjallë dhe se në
atë koine shkruakan 50 ose 52 shkrimtarë. Edhe ky fakt për ne aspak nuk është
befasues, as nuk na shqetëson, madje nuk duhet ta shqetësohen për këtë as
adhuruesit e letrarishtes së sotme zyrtare. Themi kështu sepse, edhe pse ne
jemi me përkrahësit e palëkundur të standardit të sotëm me përmirësime, kur
është fjala për krijuesin letrar kemi qëndrim liberal. Dihet se varësisht nga
tema që e trajton, si do të shkruajë ai, cilën bazë gjuhësore e shfrytëzon
është e drejtë universale e vetë krijuesit. Bojkotuesit duhet ta
kenë të qartë se me një veprim të tillë (nga botimet në gegnisht) aspak nuk
rrezikohet standardi i shqipes në fuqi, sepse gjuha standarde, me të cilën sot
shërbehet shteti, diplomacia, adminsistrata, shkolla etj. etj., jo
vetëm ka përhapje shumë më të madhe e cilësore, por me atë gjuhë edhe botohen
vepra të shkrimtarëve e sidomos shkencore e publicistike jo sa shkruajnë 50
shkrimtarët gegë, por pa kufi, madje shumë më shumë sot shkruajnë shkrimtarët
në toskërishte, më qartë në letrarishte. Prandaj, jo bojkotim, po lypset
përshëndetur fakti kur kemi të bëjmë me konkurrencë lojale vlerash, sidomos kjo
vlen në krijimtarinë letraro-artistike, kur norma e standardit për shkrimtarin
në të shumtën e rasteve është fakultative.
Ne gjithashtu përshëndesim edhe
nismën e paralajmëruar për hartmin e një doracaku, me të cilin do të normëzohej
ose do të riunifikohej gegnishtja si koine, edhe pse e dimë se ky normëzim nuk
ka të bëjë aq për vepra letraro-artistike, por për një koine sistandarde, me
synim nënstandardi ose edhe me synim standardi. Kjo nuk prish punë. Ne, nga një
veprim i tillë shohim gjithsesi dy të mira:
e para do të esëllonte standardologët
e sotëm, të cilët vërtet e kanë për shpirt e zemër shqipen, për reformimin,
pasurimin e persosjen e normës së sotme standarde së saj në fuqi me prurje nga
gegërishtja, jo me fjalë, sa me la gojën, por me fakte, nëse vërtet
duan që kjo normë ta mbajë primatin e një standardi të vetëm të gjuhës së
natyrshme shqipe dhe
e dyta, domosdo normëhartuesit e
koinesë gege, patjetër do të shfrytëzojnë gjuhën e shkrimit të normës së sotme
në fuqi, me të gjitha elementet e përbashkëta që ka, gjithsesi duke
shfrytëzuar, perspektivën dhe prirjet pozitive të sotme e të mëhershme në këtë
drejtim, të cilat çojnë drejt standardit të reformuar të përbashkët. Me një
normëzim të tillë do të konsolidohej (disiplinohej) patjetër edhe gjuha e TV
RROKUM-it të Prishtinës, televizion ky që gjoja e përdor gegnishten
standarde, por bën gabime aq të rënda deri sa në ndonjë rast merr ngjyrim
separat, veprime këto që nuk arsyetohen dot nga asnjë gegë i dijshëm, i cili e
ka ose e pati për zemër ish-gegnishten letrare mbi këtë bazë dhe njëherazi e ka
për zemër gjuhën e natyrshme shqipe dhe normëzimin e vërtetë e të drejtë të
saj.
Natyrisht për një punë të tillë duhet të shfrytëzohet në parim metoda e afrimit të dialekteve, metodë kjo e praktikuar në Komisinë Letrare të Shkodrës e më përpara. Të shfrytëzohet gjuha e administratës dhe ajo publicistike e periudhës së Pavarësisë 1918-1944, e fuqizuar para e pas Kongresit të Lushnjës etj. Natyrisht pjesërisht të shfrytëzohet gjuha e gramatika e A. Xhuvanit e O. Myderrizit, e D. Sheperit dhe të tjerëve të kësaj periudhe. Po ashtu edhe ortografitë e gjuhës shqipe deri në Kongresin e Drejtshkrimit 1972, sidomos ato të Prishtinës, që në njëfarë mënyre janë cekur edhe në këtë punim tonin. Patjetër duhet pasur parasysh, b.f. evoluimi i pjesores (gege), ku do të respektohet trajta e shkurtër e saj, d.m.th as e zgjatur as e cunguar, të respektohet dyzanorshi –ue në sistemin foljor e atë emëror Në fjalëformim prapashtesa emërore –ni/-ri, ajo foljore -no, e -mo/ro, mbaresat e shumësit j/nj etj., pa i përçmuar, pra trajtat me –RI, -RO, të letrarishtes së sotme, të cilat tashmë në fjalë të caktuara janë të padiskutueshme. Sidomos ka rëndësi që të kthehet paskajorja e pavarur e mirëfilltë në vendin e vet me të gjitha elementet e saj përcjellëse në standardin e përmirësuar të gjuhës shqipe. Gjithsesi, hartuesit e normës së kësaj koineje, duhet të jenë të vetëdijshëm, për vështirësitë dhe përgjegjësinë që kanë. Për mendimin tonë duhet kërkuar ndihmë dhe angazhim, jo vetëm nga studiuesit e rij, të cilët edhe sot po shkruajnë me sukses në të dyja koinetë, por edhe nga gjuhëtarët e vjetër me përvojë si M. Çeliku, D. Luka, I Ajeti, L.Mulaku e të tjerë, të cilët një kohë edhe kanë shkruar gegnisht. Në të vërtetë, gjithsesi duhet pasur orientim të drejtë, jo separat, drejt konsolidimit të standardit të shqipes, pra jo të mbështeten vetëm te ndonjë të folmeje të skajshme gege ose toske, që përjashton ndërlidhjen me koinenë tjetër, ngase siç e thotë edhe Primo Shllaku, nëse e kemi kuptuar drejt:
Ingranimi i dialektit gegë me tanë vlerën dhe plotninë e tij..., , ka çka për të mbajtur (nga norma e gjuhës së përbashkët standarde kombëtare), por ka edhe çka për t’i dhënë – asaj.
Mos të harrojmë thënien. Njëra dorë
lan tjetrën, por të dyja lajnë fytyrën. Prandaj si toskët si gegët, duhet ta
pastrojnë ndërgjegjen dhe ta ruajnë fytyrën kombëtare, të
ndjejnë veten, siç thoshte i madhi Luigj Gurakuqi, si Shqiptarë dhe vetëm
Shqiptarë.
Ne s’kemi çka me i shtue analizës që i janë bërë gegnishtes në atë Konferencë (të fundit), lidhur me dëmin që i ka sjellë hipertoskërishtja si normë ende në fuqi, por kemi vënë re se edhe në këtë Konferencë ceket çështja e paskajores, ndaj së cilës sipas përkthyesit Zimo Kurtaj:
Është bërë devijim historik në Kongresin e ‘72-shit, sepse
paskajorja gege është gjithpërfshirëse, prandaj, paskajorja dhe rivendosja e
fjalëve të gegnishtes që nuk janë në fjalor, pikërisht janë këto dy pika tek të
cilat duhet ngulmuar.
Gjithsesi nuk mund të anashkojmë pa e cekur mendimet me vend të tre reaguesve:
Së pari, Marian Shestanit,
i cili pas konstatimit të mirënjohur se
Shqipja e dy dialekteve me aq pak ndryshime e ka
plotësisht të mundshme realizimin e një standardi kionsensual e gjithpërfshirës
Shton:
Konfernca e Durrësit ësht një fazë e parë e sukseshme, përppjekjn e rëndësishme për trajtim shkencor jashtë politike, të problemeve të standardit gjuhësor...Nuk ësht fatalitet, ësht katërcipërisht i pranuem për ata që duen me pa. Dhuna imponuese, nuk mund të gëlltitë ma në demokraci, As sot as mot nuk mund të vazhdohet ma me përjashtimin e vlerave të qëndrueshme e të pazëvendësueshme të gegnishtes (29.10. 2011).
Së dyti, reaguesi me plot sinqeritet nga Jugu, Arben Agolli, veç tjerash apelon kështu:
Për të mirën e Shqiptarëve, na duhet një revolucion në fushë të gjuhësisë. Situata në të cilën jemi është më keq se dramatike dhe nga një përjashtim i gegnishtes jemi të humbur geg e tosk.
Së treti, këtu është vendi, mendojmë
ne, me sjellë edhe mendimin e intelektualit të sprovuar Daniel Gazulli, i
cili, vetëm pse shkruan gegnisht mund të thuhet se bashkohet grupit të katërt
të diskutuesve, përndryshe me kërkesat, duke pranuar kompromise duket se më
shumë anon nga grupi i tretë i diskutuesve. Ja si u shpreh ai këto
ditë:
Na kërkojmë pasunimin e standardit për ta pasunue shqipen,
jo për hir të gegnishtes... Edhe gjuhët e standardizueme me shekuj bajnë
reforma sot e kësaj dite... Kritikuesit e standardit 1972 po dëshmojnë se e
duen me shpirt shqipen dhe njësimin e saj, prandaj edhe kërkojnë përmirësime të
standardit. Mbrojtësit me fanatizëm të standardit tregojnë se kanë mbetë peng
të konceptimit ... të asaj kohe dhe janë gati të
sakrifikojnë përmirësimin e standardit për hir të asaj ideologjie të
perëndueme...
Përkatësisht:
Që njësimi i gjuhës asht vepër e randësishme
kombëtare dhe shkencore, këtë nuk e ve njeri në dyshim. Kthimi tek dialektet
gjithashtu do të ishte hap i randë mbrapa, përsëri qoftë në pikëpamje
shkencore, ashtu edhe në atë kombëtare. Por mbrojtja e standardit
1972, si diçka e paprekshme, e papërmirësueshme, që nuk ka nevojë të plotësohet
më tej asht një fanatizëm mjeran...
Dhe përfundon:
Po 1001 herë shqipes së njësueme, jo kambënguljes
fanatike për të mos e përmirësue standardin. (Shih ZSH, 02.02.2012)
Sigurisht ka e do të ketë edhe
reagues të tjerë, për deri sa të ekzistojnë bojkotet ose deri sa çështjet e
tillë të mos fillojnë të marrin zgjidhje të mbarë e të arsyeshme nga
kompetentët, në institucione shkencore e shoqërore-politike, sidomos atje në
Tiranës, përfshirë edhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, por jo me
mendësi të vjetra rreth kësaj pike.
Sido që të jetë, ne mendimet e atyre
ekstremistëve që duan ta ndalin paskajoren vetëm për gegërishten e jo për
normën e përbashkët të gjuhës shqipe si dhe ata që nuk e duan paskajoren gege
për normë, duke e ruajtur me çdo kusht bazën e pastër të strukturës gramatikore
të një dialekti (toskërishtes), i quajmë individë shkencërisht e kombëtarisht
jo të esëlluar, për mos me shprehë ndonjë fjalë më të rëndë për ta, ngase, me
ngurrime të tilla kryejnë punën e varrmihësit të standardit të përbashkë të
shqipes, sepse siç është cekur disa herë edhe në këtë punim tonin:
Detyra e standardologëve është, që atë të folme a dialekt, që emnohet për themel standardi, bazën e tij patjetër duhet ta pajisin me të gjitha vlerat e domosdoshme që i kanë të dy dialektet ose koinetë e gjuhës natyrore shqipe.
Vetëm kështu kombëtarisht,
intelektualisht e shpirtërisht, pra, edhe me paskajoren në standard dhe me
përplotësime të tjera të domodoshme, me idioma e egzotizma, pa e përjashtuar
rotacizmin melodioz, si jugorët ashtu edhe veriorët do të mund të shfrytëzojnë
bashkërisht komunikimin e zyrtarizuar në jetën e përditshme shoqërore e
shtetërore, por do të kuptohen edhe më lehtë edhe veprat e shkruara edhe në
dialektin përkatës. Po kjo çështje meriton jo vetëm qasje më me takt, por edhe
propagandim të arsyeshëm e më të fortë, ngase me standard gjuhësor nuk kuptohet
vetëm gjuha e drunjëzuar zyrtare, diplomatike, administrative, por më gjerë,
gjuha e shkencës, e kulturës ajo tekniko-teknologjike etj. etj. Kuptohet gjuha
e cila bashkon zemrat dhe lehtëson komunikimin e bashkësisë folëse shqiptare.
Gjithsesi pozicionimi në istikame moskuptimi rivalitetesh dialektore, siç na duket se po ngjan, mjerisht, sot për sot, është për turp. Për mendimin tonë turpin e përgjegjësinë për 20 vitet e këndej për mosplotësimin e standardit me paskajore deri në ditët e sotme e sado të zgjasë kjo zvarritje, do ta mbartin standardistët e sotëm, sidomos ata nga Tirana, që janë përgjegjës, qoftë nga vendi i punës, qoftë nga pozita në institucionet përkatëse shoqërore-shtetërore që ushtrojnë, por nuk mbesin fort pas për turp e marre as disa standardistë servilë të Prishtinës.
Sidoqoftë, tashti po e përfundojmë
këtë krye të punimit me konstatimin se, siç do të shohim në vijim, pikërisht
edhe ne paskajoren e mirëfilltë të gjuhës shqipe me + pjesore të shkurtë, të
ashtuquajtur paskajore gege ose paskajore e pavarur jo
për rebelizëm, por si “nevojë të domosdoshme gjuhësore e shoqërore
kombëtare”, e konsiderojmë, siç e kemi konsideruar edhe më përpaa, si terapi të
parë për përmirësimin e shëndetit të standardit të sotëm të drunjëzuar të
gjuhës sonë.
Kemi bindje të fortë se me integrimin e paskajores, pra, shqipja fiton dy të mira të mëdha kolosale, e para, letrarishtja e sotme do të shpëtojë nga drunjëzimi i mëtejshëm dhe e dyta, gegnishtja letrare dhe përgjithësisht do të shpëtojë nga kthetrat e arkivimit të mëtejshëm.