E marte, 05.11.2024, 10:29 AM (GMT)

Kulturë

Cikël poetik nga Shefqet Sulmina

E hene, 11.11.2013, 07:22 PM


SHEFQET SULMINA

 

Kuajt dhe drita

 

Lufta e kuajve dhe lufta e ngjyrës

Nuk është lufta e Kalit te Drurit

Është lufta e kalit me drurin.

 

Është lufta e civilizimit te shtetit

Te ardhur prej ames kushedi ku

Dhe drurit nuk i interesonte se ku?

 

Vetëm kur lindi arra u kuptua

Komete e toke lidhur nja shtu*

Arra u shndërrua ne dy gjysma flu.

 

Kafazi dhe Luani

 

Kafazi dhe Luani e njohin veten

Njeri njeh teorinë e hekurit...

Tjetri energjinë dhe teorinë për rrezet.

 

Hekuri dhe luani kanë lindje të ndryshme

Pas lindjes së luanit sorkadhe...

Pas lindjes së hekurit, linden kafaze...

Pas lindjes së luanit prapë sorkadhe...

 

Zogjtë dhe fluturimi janë tjetër teori

Teoria për fluturimin dhe rrezet

Jo teori peshqish që rrjetave ngecin.

 

Teoria e gjuhës mbytur në ujë

Është teoria e borës, reve, frymës dhe zjarrit

Kapur mat(Tam) në krye të Tomorit

Teoria e gojës dhe mira kullit.

Ti je

 

Duke te kujtuar ty dhe doja zërin tënd

Duke kujtuar muzikën ty dhe ngjyrat

Aty kam ngecur e dot nuk shuhem

Aty me ty mes gishtërinjve dhe pyjeve.

 

Dërgoma një frymë, një buzë, një sy

Një gërshet, një degë ku përmes të thyhem

Lë të shkundët qielli me pluhur mielli të lashtë

Je Rozafa, Deja, Hera, mjaft që të më duash.

 

Ku s'do te jem

 

Kur unë s'do të jem dhe s'do te pyes më për dritën dhe për shirat,

As ti s'do të jesh dhe s'do të hyjnë në punë më labirintet

Më kot do të heqësh pas vete një fill të ngushtë hijesh

Me të cilën lidh ditën time në xhunglën tënde të marrëzive.

 

Më kot veshja jote do ti ngjajë polit nord, Ariut të bardhë

Se Ariu i bardhë pjellë këlysh dhe zgjohet kur vjen pranvera

Ti s'ke për tu zgjuar kurrë sepse ti nuk ke ç'të pjellësh

Nëpër labirintet e tua tërheq një fill peri plot me plehra.

 

Alo! Alo! Alo! Ballkan!

 

As vaskë, as zog, as dru, as zjarr

As lule te gjej parfumin tënd.

As sy, as ujq, as hënë nuk kam

As mund te pi e te fle pastaj.

As mundem të qaj, të qeshe, të ha

As mundem të fle pa ty dhe pa...

As qesh, as flet, as nuk me thua

Çfarë ke me mua dhe pse me mua?

Nuk mund te vi dot ne Sarande!

Jo se nuk dua po me çfarë? në Finlandë?

Po ti e di që unë s'rri pa kënduar

Për Milano po marrë trenin e parë...

Ti, rri. Hesht., Lexon ç'teh shkruaj

Për mua nuk gërric ti asnjë varg.

Nesër në Murin. Për Vushtrri po nisem

Paqe për ty dhe trëndafila të bardhë!

Nëse në Elbasan nesër do kthehesha?

Dhe në Francë do të më gjendeshe ti?

Një avjon gjithësesi do të gjeja,

Të pija një shampanjë për ty në miqësi.

Kalorës pa shpatë e kalë mes yjesh

Dhe një oqean të tërë do notoja për ty.

Mjaft, tani po fle si Deda në shtylle.

Alo? ...azhdi,...ushnja jam Deda i bardhë.

Dhe telat këndojnë bukur në celular

Alo, Athinë, Tiranë, Beogradë... !

 

Alo! Alo! Evropë, Ballkan?

As sy, as ujq, as hënë nuk kam,

Po atë e kërkojë, nuk mund të hesht

Kudo nga një lule për numrin e saj...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora