E merkure, 24.04.2024, 03:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Zanë uji

E hene, 11.11.2013, 08:17 PM


ZANË UJI

 

QAZIM SHEHU

 

ZANË UJI

 

Ky zjarr i ujit të dha shpirt, krahë të bardhë të dha,

Pastaj mavi, u nxi, dhe frymë  në hone ra.

E lart u ngrit përsëri, kur shpirtin të dhuroi,

 Bimës si fëmijë në gji,rritje i  mëkoi.

Dhe botës jetë i dha, dhe fresk e shpirt ,

Të krijoi ty,zanë…për të na ardhë pranë,

Kur uji nuk na shuan, në zjarr të zemrës së strukur,

Ne të shohim ty, si nënës bijën e bukur…

 

MËNGJESI

 

Në qiej të tjerë ranë yjet e natës,

Ora u zgjua nga gjumi e syte me dritë lau,

Fosforin natës së shkuar ia dha për zjarr,

Të ndriçojë ëndrrat që në tradhti u vranë.

 

Mbulesë e natës u gris si napë,

Me fashon e saj të lidhet një plagë.

Si përrua i nrohtë ra mëngjesi,

Kur mbyll natën e ditën hap,

Minutat të nisë me vrap…

 

NDJEKJA

 

Nëse unë s`të ndjek, mendja ime po,

Mendja dhe trupi  janë në diskordancë,

Të ndara ecin shpejt,

Në drejtime të ndryshme,

Në distancë.

 

Edhe po të takohen rastësisht,

Në galaktika, apo fare afër,

Ata do dridhen e do thonë tinëzisht,

Sa( i),(e), varfër…

 

PUTHJA

 

Çeli përsëri si luleborë e vjeçme, puthja.

Si një plagë e ëmbël me thellësi.

Filiz i saj në brendësinë tonë u shtri,

Sa doli andej në ajër u shkri.

Dhe i kërkojmë gjurmët e saj ngado,

Ndonëse afër nesh mbetet e nga ne del,

Siç duket ,më s`do vijë se të tjera gjëra kishim,

Kur humbëm nëpër terr.

Të bëjmë një përpekje mos e gjejmë

Se për të thenë se jetojmë,ajo na shpëton,

Të pak çaste veten të gënjejmë,

E të na duket se dashurojmë…

 

SI?...

 

Njerëzit shpirtin e tepër hodhën në xhepat e grisur.

Sa u duheshin ,ëndrra të arsyeshme mbajtën të majmurit.

Prandaj xhepat e tyre s`grisen kurrë.

Edhe të veshësh një rrobe të hekurt trupin s`e kufizon,

As mëkatet që me porosi nga lart jepen,

As dashurinë që e mbjell ku zemra nuk shkon.

Si mund ta përziesh këtë ndarje të thiktë,

Këtë pengesë si mund ta kapërcesh,

Si tia heqësh fatit prangën e çeliktë,

Dhe veten në anën tjetër ta gjesh?

 

NUSJA

 

Sa shumë stoli  kanë vënë  mbi vello.

Bojna e ojna që rrezëllijnë.

Asnjë stoli s`pranon zemra,

Ajo pranon veç dashurinë.

 

Të gjitha do i heqë në të errët,

Në shtrat të burrit, përbri.

Po njerëzit me këngë e ahengje,

I këndojnë veç për ato stoli.

 

Më vonë s`dihet nëse kështu,

Zemra, vallë, do gurgullojë,

Për stolitë si diamante blu,

Ajo do ndjejë një pendim të pagojë.

 

Dhe do i kërkojë siç ia dhanë,

Si atë ditë të parë,

Pa e kuptuar se nuk kanë qenë

Veçse një maskë që jetës duhet t`i ngjajë…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora