| E hene, 11.11.2013, 08:17 PM |
ZANË UJI
QAZIM
SHEHU
ZANË UJI
Ky zjarr
i ujit të dha shpirt, krahë të bardhë të dha,
Pastaj
mavi, u nxi, dhe frymë në hone ra.
E lart u
ngrit përsëri, kur shpirtin të dhuroi,
Bimës si fëmijë në gji,rritje i mëkoi.
Dhe botës
jetë i dha, dhe fresk e shpirt ,
Të krijoi
ty,zanë…për të na ardhë pranë,
Kur uji
nuk na shuan, në zjarr të zemrës së strukur,
Ne të shohim
ty, si nënës bijën e bukur…
MËNGJESI
Në qiej të
tjerë ranë yjet e natës,
Ora u
zgjua nga gjumi e syte me dritë lau,
Fosforin
natës së shkuar ia dha për zjarr,
Të ndriçojë
ëndrrat që në tradhti u vranë.
Mbulesë e
natës u gris si napë,
Me fashon
e saj të lidhet një plagë.
Si përrua
i nrohtë ra mëngjesi,
Kur mbyll
natën e ditën hap,
Minutat të
nisë me vrap…
NDJEKJA
Nëse unë s`të
ndjek, mendja ime po,
Mendja
dhe trupi janë në diskordancë,
Të ndara
ecin shpejt,
Në drejtime
të ndryshme,
Në distancë.
Edhe po të
takohen rastësisht,
Në galaktika,
apo fare afër,
Ata do
dridhen e do thonë tinëzisht,
Sa( i),(e),
varfër…
PUTHJA
Çeli përsëri
si luleborë e vjeçme, puthja.
Si një plagë
e ëmbël me thellësi.
Filiz i
saj në brendësinë tonë u shtri,
Sa doli
andej në ajër u shkri.
Dhe i kërkojmë
gjurmët e saj ngado,
Ndonëse
afër nesh mbetet e nga ne
Siç duket
,më s`do vijë se të tjera gjëra kishim,
Kur humbëm
nëpër terr.
Të bëjmë një
përpekje mos e gjejmë
Se për të
thenë se jetojmë,ajo na shpëton,
Të pak çaste
veten të gënjejmë,
E të na
duket se dashurojmë…
SI?...
Njerëzit
shpirtin e tepër hodhën në xhepat e grisur.
Sa u
duheshin ,ëndrra të arsyeshme mbajtën të majmurit.
Prandaj
xhepat e tyre s`grisen kurrë.
Edhe të veshësh
një rrobe të hekurt trupin s`e kufizon,
As mëkatet
që me porosi nga lart jepen,
As
dashurinë që e mbjell ku zemra nuk shkon.
Si mund
ta përziesh këtë ndarje të thiktë,
Këtë pengesë
si mund ta kapërcesh,
Si tia
heqësh fatit prangën e çeliktë,
Dhe veten
në anën tjetër ta gjesh?
NUSJA
Sa shumë stoli kanë vënë
mbi vello.
Bojna e
ojna që rrezëllijnë.
Asnjë stoli
s`pranon zemra,
Ajo
pranon veç dashurinë.
Të gjitha
do i heqë në të errët,
Në shtrat
të burrit, përbri.
I këndojnë
veç për ato stoli.
Më vonë s`dihet
nëse kështu,
Zemra,
vallë, do gurgullojë,
Për
stolitë si diamante blu,
Ajo do
ndjejë një pendim të pagojë.
Dhe do i
kërkojë siç ia dhanë,
Si atë ditë
të parë,
Pa e
kuptuar se nuk kanë qenë
Veçse një maskë që jetës duhet t`i ngjajë…