| E hene, 11.11.2013, 07:22 PM |
SHEFQET
SULMINA
Kuajt
dhe drita
Lufta e
kuajve dhe lufta e ngjyrës
Nuk është
lufta e Kalit te Drurit
Është lufta
e kalit me drurin.
Është lufta
e civilizimit te shtetit
Te ardhur
prej
Dhe
drurit nuk i interesonte se ku?
Vetëm kur
lindi arra u kuptua
Komete e
toke lidhur nja shtu*
Arra u
shndërrua ne dy gjysma flu.
Kafazi
dhe Luani
Kafazi
dhe Luani e njohin veten
Njeri
njeh teorinë e hekurit...
Tjetri
energjinë dhe teorinë për rrezet.
Hekuri
dhe luani kanë lindje të ndryshme
Pas
lindjes së luanit sorkadhe...
Pas lindjes
së hekurit, linden kafaze...
Pas
lindjes së luanit prapë sorkadhe...
Zogjtë dhe
fluturimi janë tjetër teori
Teoria për
fluturimin dhe rrezet
Jo teori
peshqish që rrjetave ngecin.
Teoria e
gjuhës mbytur në ujë
Është teoria
e borës, reve, frymës dhe zjarrit
Kapur mat(Tam)
në krye të Tomorit
Teoria e
gojës dhe mira kullit.
Ti je
Duke te
kujtuar ty dhe doja zërin tënd
Duke
kujtuar muzikën ty dhe ngjyrat
Aty kam
ngecur e dot nuk shuhem
Aty me ty
mes gishtërinjve dhe pyjeve.
Dërgoma
një frymë, një buzë, një sy
Një gërshet,
një degë ku përmes të thyhem
Lë të shkundët
qielli me pluhur mielli të lashtë
Je
Rozafa, Deja, Hera, mjaft që të më duash.
Ku s'do
te jem
Kur unë s'do
të jem dhe s'do te pyes më për dritën dhe për shirat,
As ti
s'do të jesh dhe s'do të hyjnë në punë më labirintet
Më kot do
të heqësh pas vete një fill të ngushtë hijesh
Me të cilën
lidh ditën time në xhunglën tënde të marrëzive.
Më kot
veshja jote do ti ngjajë polit nord, Ariut të bardhë
Se Ariu i
bardhë pjellë këlysh dhe zgjohet kur vjen pranvera
Ti s'ke për
tu zgjuar kurrë sepse ti nuk ke ç'të pjellësh
Nëpër
labirintet e tua tërheq një fill peri plot me plehra.
Alo! Alo!
Alo! Ballkan!
As vaskë,
as zog, as dru, as zjarr
As lule
te gjej parfumin tënd.
As sy, as
ujq, as hënë nuk kam
As mund
te pi e te fle pastaj.
As mundem
të qaj, të qeshe, të ha
As mundem
të fle pa ty dhe pa...
As qesh,
as flet, as nuk me thua
Çfarë ke
me mua dhe pse me mua?
Nuk mund
te vi dot ne Sarande!
Jo se nuk
dua po me çfarë? në Finlandë?
Për
Milano po marrë trenin e parë...
Ti, rri. Hesht.,
Lexon ç'teh shkruaj
Për mua
nuk gërric ti asnjë varg.
Nesër në Murin.
Për Vushtrri po nisem
Paqe për
ty dhe trëndafila të bardhë!
Nëse në Elbasan
nesër do kthehesha?
Dhe në Francë
do të më gjendeshe ti?
Një avjon
gjithësesi do të gjeja,
Të pija
një shampanjë për ty në miqësi.
Kalorës
pa shpatë e kalë mes yjesh
Dhe një oqean
të tërë do notoja për ty.
Mjaft,
tani po fle si Deda në shtylle.
Alo? ...azhdi,...ushnja
jam Deda i bardhë.
Dhe telat
këndojnë bukur në celular
Alo,
Athinë, Tiranë, Beogradë... !
Alo! Alo!
Evropë, Ballkan?
As sy, as
ujq, as hënë nuk kam,
Kudo nga
një lule për numrin e saj...