Kulturë
Vjollca Tiku Pasku: Mozaiku i mallkimit
E marte, 12.11.2013, 09:17 PM
MOZAIKU I MALLKIMIT
Nga Vjollca Tiku Pasku
Sapo isha
kthyer nga emigrimi për disa ditë pushimi.Doja
të shijoja gjithë kuitancën e ditëve të pranverës dhe të ngopesha
me ajrin e vendlindjes.Shtëpia ime
atërore ishte njëkatëshe me avlli,
e mbajtur mire. Ajo ishte si kërthiza e vendqëndrimit e të gjitha
motrave të mia.Kudo që shkonim ktheheshim aty, dhe ata gurë na prisnin buzagaz.Në
hapsirën rreth e qark me pemë të ndryshme
doja të inçizoja zërin më të thekshëm të zogjve, të filmoja gjithë bukurine e luleve me sytë e mi, të fiksoja në
flegrat e hundës gjithë aromën e tyre.Këtë koktej pranvere doja ta ruaja në tabakanë
e kaltër të qiellit, dhe kujtesa të ma servirte sa herë ndihesha e malluar në emigrim.Përkëdhelja
çdo gur të avllisë që koha e kishte grryer me stuhitë tranzite apo me puthjet e
përvëluara të diellit.Ndjenjat e fëmijërisë më pushtuan dhe doja të hidhesha të
kërceja , të marrosesha bashkë me ajrin.Syri
më zuri disa tulla të hequra duke formuar nje vrimë të madhe katrore me
shtëpinë fqinjë. Ajo vrimë dikur e vogël
më lidhte me miken time më të mirë në vogëli. Para disa vjetësh e kishin
shitur shtëpinë, e cila ishte blerë nga një familje tjetër. Teksa po sistemoja
tullate avllisë dëgjoj një ngashërim të mbytur. Hapa sytë kureshtarë dhe pashë një vajzë të vrarë nga
dhimbja.Lotët e saj ridhnin si tufat e shpendëve të zinj, dhe krahët e ujta
viganë nuk lejonin të depërtonin grimca
drite, e më pas gremiseshin për tu
shkrirë në marshin funebër që luante shpirti.
Më erdhi keq u afrova ngadalë dhe
i thashë;
-Më fal që hyra nga muri. Jam fqinja përbri.Më quajnë
Jeta.Shtëpia e blerë prej jush ishte e shoqes sime të fëmijërisë. Të gjithë janë jashtë vendit. Mund të të quaj si miken
time,megjithëse jam më e madhe në moshë.Një profesor thotë ;çdo problem ka
zgjidhje në jetë , veç vdekjes.
-Mirë e
the , veç vdekjes- tha ajo
-Nuk të kuptoj,
mos vallë je e sëmurë?
Ajo
ngriti sytë e përlotur,sikur donte të depërtonte në retinat e mia.Ishte shumë e
dobët.Thuajse një tis lëkure mbështillte
një grumbull kockash.Sytë e tërhequr në dy gropëzat e thella dukeshin si dy
ullinj të kalbur të rrethuar nga qeskat e zeza të mbyllura të vuajtjes.Lëkura e
fytyrës tregonte formën e saj ovale.Kur ishte e shëndetëshme duhej të kishtë qënë e bukur,ndërsa tani ajo dukej si lule e tharë,
nga thëllimi i papritur.E mora prej dore dhe u ulëm tek dy stolat e gurit pranë
pemës me lule molle.-Po të tregoj historinë time,-tha ajo- ato kujtime nuk i
ngre qielli, dhe nuk ulen as në tokë.Isha vitii parë në gjuhë-letërsi atherë.Isha e bukur.Më pëlqente të tërhiqja vëmëndjen e të
tjerëve.Megjithëse shoqet e mia kishin nga një të dashur, dhe kishin hyrë në rrugën
e kënaqësisë trupore, unë mendoja se kur të dashuroja me zemër do ti jepja edhe
shpirtin tim.Nuk kaloi shumë dhe një djalë me emrin Laert, ndeshte gjithmonë në
rrezen e vështrimittim. Një ndjenjë e rrufeshme më zgjoi nga mbretëria e përgjumur
e ndezi lulezjarri në zemrën time.Mu duk sikur banoja në mbretërinë e valëve të
kuqe të ndjenjave.Shpirti im mori në dorë spektrin e dashurisë e jetoja në botën
që unë shndërroja si me shkopin magjik të
Zanës.Kambanorja e ndjenjave nuk pushonte asnjëherë së rrahuri. Agjentët e
ajrit më vishnin sytë.Të gjitha shoqet e mia më thanë ‘kujdes , nuk flasim mirë
për atë djalë’ por mua arsyeja më dukej
demon.Ai ishte përmua idhull, tempull, Perëndi.Ai ishte mesatar, me sytë të qeshur
të mëdhenj e me flokë të drejtë, që i shkëlqente gjithmone me
brilantinë,i veshur gjithmonë shik, me një fjalë simpatik.Një ditë pas leksionit m’u afrua dhe më tha’
-Përshëndetje
Lindita. Më quajnë Laert. Dita ime vërtet
lind nga sytë e tu.Madje edhe natën më je futur në ëndrrat e mia. E kam të pamundur mos të shoh, mos të mendoj për ty, mos të shkel
në hapat e tua.Do të dëshiroja të njihemi më nga afër.Natyrisht, unë pranova.Në
një nga ditë në vazhdim, ai më shprehu
dashurinë e tij, me fjalët magjike’të dua’.Shikimi i tij ndeshi në fortifikatën
me dyer të hapura të syve të mi.E kuptoi që unë isha tërësisht e dashuruar pas
tij , si shigjeta e busullës ku tregon vetëm një drejtim.Zemra ime bubullinte
tik-taket e saj, dhe u strehua në gjoksin e tij ,për të kërkuar simetriken e
lumturisë.Nuk flisja dot. Më dukej sikur isha në një ëndërr e s’mund , të rendja,
isha si e ngërthyer nga një stuhi e zjarrtë.Ai vazhdoi,
-Nëse nuk
më do, atherë nuk do më shohësh më. Kur dëgjova këto fjalë zemra më ngriu. Kush vallë e ka këtë forcë dhe
këtë fuqi kaq të madhe sa nga njëri çast në tjetrin zhegu përvëlues i diellit të
ngrijë si akullnajë.,fjala apo ndjenja?Me shpejtësi i thashë –Edhe unë të dua. Sytë
e tij ndriçuan si të tigrit.Atherë më puthi lehtë, çdo puthje lindte një fidan
i cili rritej dhe çelte një lule.Dashuria
mi zuri sytë. Vegimet e saj më shfaqnin qiellin me vesën transparente të ndjenjës.Një
copëz e këtij qielli më shëtiste në yjet e kuq dhe tokën me gjelbërim.Në njërën prej këtyre netëve u bëra gruaja e tij në shtratin
e vezullues të hënës.Mendoja se isha në krahët e dashurisë që nuk do më lëshonin
kurrë. Arkitekte e ëndrrës, ndërtoja mure të njomë shtëpie, fëmijë, profesionin
e adhuruar e mbi të gjitha projektoja dritë mbi rrugën e jetës.Një ditë ai
erdhi vetëm në shtëpinë time dhe më kërkoi dorën..U justifikua për prindrit e
tij se nëna ishte e sëmurë,ndërsa i ati nuk largohej,pasi i shërbente asaj. U
habita sepse nuk më kishte thënë diçka të tillë
Prindërit e mi, ma kishin ënë në dorë fatin tim.Edhe pse nuk u pëlqeu
shumë zgjedhja ime, ata pranuan.Laerti tani që siguroi fejesën, më bindi të punonim
të dy sëbashku jashtë vendit,pasi ekonomia jonë nuk do të rregullohej asnjëherë
me rroga shteti.Shkollën mund ta vazhdoja me korrespondencë.Bleu dy viza dhe
udhëtuam me avjon në drejtim të Belgjikës.Pasi arritëm morëm një taksi dhe
ndaluam tek një ndërtesë e madhe.Diçka të keqe ndjeva në shpirt.Hajde –më tha- e
më tërhoqi prej krahu, dhe u futëm në portën e madhe të rrethuar me hekura. Më ndolli
mendimin e një burgu.Dy njerëz erdhën drejt nesh, më kapin me forcë dhe më mbyllën
në një dhomë.U tmerrova,nuk e mblidhja dot mendjen , se ç’farë kishte ndodhur.Nuk doja ta besoja, mos vallë
…jo…ai ishte dashuria ime…Teksa mendoja një njeri i veshur me lëkurë të zezë dhe
mustaqezi m’u hodh sipër si një dem
ieksituar, më shqeu rrobat …kundërshtova me të gjitha forcat …Ai hoqi rripin prej lëkure të pantallonave të
tij dhe filloi shumë herë të binte
fuqishëm mbi trupin tim.Rrëpirat e gjakut i lëpinte me qef, si vampirët që ndjejnë
ekstazë kur thithin gjak.-Klithmat e mia dukeshin sikur e kënaqnin.Çdo goditje
nxirrte një mllef.Një film horror që luhej
në realitet.Kur mbaroi punë, tha---Do të punosh për mua bukuroshe, i dashuri yt
të shiti. Do nxjerrësh të gjitha paratë e shitjes dhe fitimin tim. Kur dëgjova
këto fjalë e alivanosur prej rrahjes dhe poshtërimit pësova psikozë akute.Nuk e
di sa kohë isha e pavetëdijshme dhe ç’bënë me mua.Di që kur u përmenda më dhanë
një kapsulë me forcë. ‘drogë ‘ekstazia’.Kjo gjendje vazhdoi tre muaj.Kështu
filloi skëterra e jetës sime.Shihja panteonin e shpirtit të dhunuar. Hija e zezë
e kishte ngërthyer në sarkofagun e kyçur hermetikisht të humnerës, ku u hodha.Fati
im mbante vulën e të dënuarës.Edhe po të egzistoj ferri, aq më bënte.Më zi se ferri i kësaj toke nuk mund të ketë.Era
e keqe dhe kupat e bardha që derdheshin mbi trupin tim më tmerronin. Endërroja të vdisja, por s’kisha
asnjë mundësi.Mumja e trupit tim lëviste për inerci të drogës.Një herë kur isha
me mendje të kthjellët, u afrova mustaqeziut dhe i shërbeva. Pasi u kënaq prej
shërbimit tim e pyeta’
-Përse
gjithë ky mllef kundër femrave?
- Sepse të
gjitha jeni kuçka,tha ai.
-Diçka
duhet të të ketë ndodhur ;-i thashë
- Askujt
s’ja kam thënë, e çuditshme që po ta them ty.Kur isha i ri doja marrëzisht një vajzë. Do bëja gjithshka
për të Edhe qiellin po të ma kërkonte do t’ja ulja poshtë.Mendoja që do
emigroja dhe do t’i siguroja të gjitha kushtet për të krijuar një familje.Kur
ju afrova edhe i thashë ç’ndjeja, ajo më tha ‘ ik ore bythë grisur’ . Bota m’u
nxi.Vendosa, me ç’do lloj mënyre të pasurohesha, dhe të hakmerresha.Punova në të
zezë dhe vura pasuri. Ajo u bë gruajae
një tregtari.Pasurinë e përdora për ta falimentuar. Burri i saj tregtar i madh
vari veten. Pagova të gjithë qytetin mos të gjente punë.Erdhi dhe më lëpiu këmbët, mua ‘bythëgrisurit’. E poshtërova
dhe nuk i dhashë asgjë.Lyp dhe ushqehet në koshat e plehrave.
-Eshtë e
dhimbshme të ofendosh dhe të lëndosh dashurinë –i thashë unë. Shija e hidhur e
saj nuk zhduket prej gjuhës, të infekton
pa dashur.
- Mirë bëri,
ndoshta po të mos ishte ajo nuk do isha kaq i pasur- u zgërdhi mustaqeziu.
- Po unë që
dashurova pastërtisht.
-Ashtu
ishte shkruar fati yt.
-Kam një lutje…nëse
ma plotëson do punoj dyfishin e kohës time..
-Ç’farë –m’u
drejtua duke skërmitur dhëmbët..
-Lejomë të
shoh prindërit e mi, për pak ditë, kam mall.Për një moment m’u duk sikur një erë
e zezë u lirua prej tij dhe fluturoi larg. U mendua për një moment dhe tha;
-Mos më merr
për budalla,
-Jo, por
zëre se është dëshira ime e fundit para ekzekutimit. Në çdo epokë , të dënuarit
me vdekje pyeten për dëshirën e fundit.
-Mos të shkon
në mendje të hakmerresh…hë.. zotëria na ka bërë shërbime të tjera.Natyrisht është
paguar.Do të lejoj, por të kthehesh përsëri këtu, ti e di që kemi njerëz kudo. Edhe
në vrimë të miut të futesh do të gjejmë, mendo pasojat.Nëna dhe babai yt s’do bëjnë
hije mbi dhe.
-Mos ki
merak i thashë e lehtësuar.Mora avionin e parë dhe erdha. Nëna nuk u besonte
syve kur më pa bashkë me babain.Ardhja ime shkaktoi më tepër vuajtje tek ata.Natyrisht
nuk dinë ku punoj, dhe ç’farë bëj , dinë vetëm se jam ndarë nga i ‘fejuari.Më mirë mos të më kishin
pare,kështu si jam katandisur.Erdha të përmbush betimin që i bëra shpirtit tim të vrarë.Kërkova ylberin e rremë me stemë
prangash, që më lidhi e vazhdon të më godasi
me shigjeta rrufeje të helmatisura,deri
sa të më mari edhe atë pak frymë që më ka ngelur.Kur i preva rrugën Laerti më vështroi
i habitur si një eklips,ku u errësua papritur.Për momentinm’u duk sikur shpirti
më doli nga gryka dhe po e mbysja.Në atë moment isha si një armë, ku nga çasti
në çast do shkrepesha ti mirrja jetën.Sa e kisha pritur atë çast.
- Mos u
tremb i thashë, do ishte fare e lehtë të tërhiqja këmbëzën dhe të vrisja. Nuk
do ta jap këtë kënaqësi.Tani mezi ndalon të më dëgjosh. Gjithë kjo kamje,, shtëpia,
dyqani , jeta e rehatshme është paguar nga trupi im dhe i ndonjë tjetre që mashtrove.
Sa të kam dashur. Do bëja gjithshka për ty. Më thanë, u martove, me mblesëri,i pazoti për të gjetur një vajzë.
Ti, i shkathëti...A të do gruaja jote, po aq sa unë dikur. Për ty jepja edhe
jetën time. Por gruaja jote a do ta jepte zemrën po të nevoitej?A do ti
dhuronte sytë po të verboheshe.Hë..një grua
e mirë për ty,që veç fjalëve, nuk besoj se ka ‘dashurinë e madhe’ Me atë fuqi që të desha me atë fuqi të mallkoj.Ai
u drodh dhe vuri dorën përpara sikur donte të më thoshte‘ndal’.Buzëqesha me
ironi. Shpirtin tim ta dhurova ty. Ti e shite, për një grusht euro.A ka më keq në këtë
botë të jesh pa shpirt? Tani unë jam e pashpirt.Të mallkoj të ndjesh
dhimbje në çdo qelizë të trupit, të mos kesh kurrë prehje në këtë tokë. Të mallkoj
ta kërkosh vdekjen, dhe mos të marri.Çdo
rrahje zemre të të shtërngojë,të mbysë, të errsoftë trurin.Errësira mbuloftë sytë
e tu, e grimcat e ajrit t’u bëfshin gastare shpuese në çdo frymëmarrje.Klithmat e
mia t’u bëfshin melodia e veshëve të tu,dhe ngulçet eankthit unaza e fytit tënd.Çdo
natë këtej e tutje qoftë një hap drejtë fundit
përpëlitës.. Të mallkoj edhe për jetët e tjera që i shite,Mallkimet e
mia të zeza, shpresoj të shuajnë dritën e shpirtit tënd, që ti të mos shuash jetë të tjera.Ç’të ndodhi mostër
mashkullore, mos e humbe gjuhën. Ai tmerruar sikur kishte parë djallin me sy ,
belbezonte ‘jo, jo;Nga fryma e këtyre mallkimeve qielli u mbyll dhe toka u bë gur. Piktakimi qiell- tokë u
bashkua dhe formoi një unazë të zezë mjergulle sipër kokës së tij.Për momentin
hija e tij u shkatërrua si hiri dhe më pas u mblodh kruspull.Ai zuri veshët me
duar dhe thërriste ‘mjaft’…. iku me të shpejtë
duke hedhur hapat si i dehur.Lotët i binin si
topa qelqi e thyeshin rrugës.
-Më beso,
atë çast që kisha ëndërruar për ditë me radhë, u ndjeva sikur edhe unë qëllova
me të njëjtën përcëllimë ere që më qëlluan edhe mua, megjithëse ai ishte autori
i fatit tim të zi.Ndihem keq, ndaj nuk më lënë lotët.
Isha tërësisht
e tronditur nga ai rrëfim i dhimbshëm. E përqafova atë jetë të drobitur dhe i thashë;
- Lindita
do bëj ç’mos të ndihmoj, do shfrytëzoj gjithë njohjet e mia.Je e re dhe do e
marrësh veten shumë shpejt. Mos u kthe më kurrë atje. E di,… kam të njohur e
mund të ndihmoj të fillosh një jetë të re me një emër të ri, mos të gjejnë kurrë.Nuk
besoj se ata do hakmerren me nënën dhe babain tënd.
- Faleminderit
Jeta, je njeri i mirë, por jeta ime është e djegur.Rrjeti i tyre është i hapur në shumë vende.Janë të pa shpirt.Përpara syve të mi
kanë kaluar shumë egzekutime. Kur vajzat nuk mund ti përdorin më, ekzekutohen
me një plumb në kokë.Më pas i dërgojnë të mbyllura hermetikisht nëper shtëpitë e
tyre, nën pretekstin e një sëmundje të keqe në kokë.Këto raste i bëjnë shembull,
të rrimë urtë.
- Lërmë të
mendohem, një zgjidhje do ketë patjetër. Nuk e besoj se kjo botë është vetëm e
errët.
Sa për atë
njeri të paskrupullt, të jap fjalën se do paguaj çdo gjë që ka bërë.U ndava nga
Lindita ,me lotë të plagosur që ridhnin nga qënia ime.Të nesërmen e kërkova përsëri
Linditën.E ëma më tha ‘se kishte fluturuar në shtetin ku punonte’….U interesova
dhe pagova një dedektiv privat të mbidhte prova për fajësinë e atij njeriu përbindësh.
.Dedektivi më tha’’se do bënte çmos, por asnjëherë në vendin tonë nuk është bërë,
një gjyq i tillë, pasi luan paraja.Në ngjarje
të tilla njerzit marrin vetëgjyqësinë në dorë.-Vazhdo punën,pastaj të shohim ç’mund
të bëjmë- i thashë.
Ditët
kaluan dhe më duhej të kthehesha në vendin fqinj.Ajo ngjarje ishte një vurratë,në
qetësinë e jetës time..Nuk kisha asnjë, mundësi komunikimi me Linditën.Lajmi
famëkeq i vdekjes së saj më erdhi pas tre muajve.Pikërisht ashtu si e kishte
parashikuar fundin e vet. Më dukej vetja fajtore, që u tregova e pafuqishme për
ta shpëtuar.Kur u ktheva përsëri në qytetin tim të lindjes,pyeta dedektivin për
hetimet.Ai i kishte ndërprerë tërësisht.Hapa sytë dhe i kërkova shpjegim.-Eja me mua- më tha ai. …Vajtëm në një
shtëpi trekatëshe ku luksi binte në sy menjëherë.Hymë në njërën nga dhomat e shumta..Një njeri i
mbledhur kruspull i zbehtë si limoni, pa bebëza përceptuese të shikimit,me një grumbull
eshtrash plehra ku i mbulonte një tis lëkure si thes i endur përpëlitej nga
dhimbjet.Ato ishin të padurueshme.Qetësusesit nuk e mbajnë për shumë kohë –më thotë infermierja. Agonia e gjatë ishte këllëf i
shpirtit të errët.Qante me lotë të thatë. Gjuha e tij e trashë si e shkretëtirës, ku ka vetëm
gjembaçë belbëzonte, pas pak çastesh ulurinte mbytur..Ka tumorr në kokë-tha
dedektivi. Dola nga ajo atmosfere mbytëse të marr frymë lirisht.Porosita një kurorë për varrin e
Linditës dhe shkrova’Nëse nuk egziton drejtësia njerëzore, egziston drejtësia më
e madhe, ajo hyjnore.’