Kulturë
Hyqmet Hasko: Fatorinoja e trenit
E hene, 11.11.2013, 08:33 PM
FATORINOJA E TRENIT
Tregim nga Hyqmet Hasko
Kishte dy
ditë që shiu në Tiranë, binte shtruar e shtruar, sikur kishte aq nge sa nuk do
të mbaronte së laguri peizazhin e bymyer të pranverës së hershme tiranase për
një kohë të gjatë.
S’kishte
të pushuar ai shi i pikamadh dhe rrugët shpesh herë bllokoheshin nga uji i tepërt,
që rridhte e rridhte gjithandej.
Ditën e
dytë unë kisha vendosor të dilja për të pirë kafe me shokët, se qeshë bërë zeher
nga mërzija dhe trishtimi. Nuk kisha lënë asnjë takim me ta, por ua dija vendet
ku rrinin.
Në fillim
shkova te “Migena”, një kafene e vogël përbri hotel Tiranës, por aty nuk kishte
asnjë nga të njohurit e mi. Kalova përballë, te bar restorant “Ulqini”, por as
aty nuk gjeta askënd.
Pastaj
shkova tek kafene “Petrela”, e cila është në rrugën “B. Curri”, poshtë pallatit ku ka shtëpinë Dritëro Agolli
dhe Ismali Kadere.
Këtu më eci
fati. Pashë se në tavolinën ku unë rrija shpesh ishte urlur avokat Adili, një miku
im, i cili porsa më pa, ma bëri me dorë. U afrova dhe i dhashë dorën.
-
-Si ke
qenë? - më pyeti ai kur unë nuk isha ulur ende.
-Mirë,
zoti Adil. Nuk qahemi…
-
- Jo, nuk e kam marr vesh, o Adil. Tani
që e mora vesh, nuk do të gaboj më, të jap fjalën e nderit…
Të dy ja
dhamë të qeshurit për pergjigjen që unë i dhashë.
Porosita
një kafe dhe kamarieri e solli shumë shpejt. Te dy po rrufisnim kafenë në heshtje.
-He, - i
thashë unë me shaka, -ke kapur ndonjë peshk?
-Ç’peshk,
o derëzi! Unë s’di të kapë grep me dorë!...
-E kisha
fjalën për një lloj tjetër peshku. Ndonjë…
viktimë…
Tjetri
tundi kokën dhe nënqeshi, duke më vështruar me një soj vetëironie…
-
-Hëëë!-ia
bëra unë, qoftë e hajrit! Mbase duhet të jetë ndonjë femër që të ka mbetur në mendje dhe tashmë të
ka ardhur në dorë.
-Ha-ha-ha-ha!
-qeshi avokati. –More shejtan, çfarë telpatie që më ke!...
-
-Atëherë dëgjo,
se ti m’i nxjerr fjalët me grep! Ti je gjuetar rrëfimesh, e cyt tjterin të tregojë
të fshehtat e tij. Mba vesh atëherë e dëgjo…
Atëhere
isha 16 vjeç, prindërit më vdiqën njëri pas tjetrit, në shtëpi mbeta vetëm dhe
nuk mund të përballoja dot jetesën. Për mua kujdesej vetëm nusja e xhaxhait tim
të ndjerë që dhe ai kishte vdekur shumë kohë më parë se të vdisinin prindërit e
mi. Bajamja, kështu quhej nusja e xhaxhait, vinte në shtëpinë time, lante,
pastronte dhe sillte ndonjë gjë për të ngrënë.
Por jeta
ime sa vinte e vështirësohej dhe një ditë vendosa të shkoja në Tiranë, tek një kushëriri
im i largët, se ndoshta më ndihmonte të më shkollonte apo të më gjente ndonjë punë
që unë të jetoja si njeri.
Keshtu që
i hipa trenit në Gur të Kuq, Pogradec, për
të shkuar në Tiranë. Të them të drejtën, në xhep nuk kisha asnjë lekë.
Ishte dimër
dhe unë isha bërë qull nga dëbora që binte pa pushuar. isha veshur shumë hollë dhe shungulloja nga i ftohti.
Fatorinoja,
një grua shumë e re, duke më parë që dridhesha, më mori dhe më çoi në lokomotivë,
atje më erdhi shpirti në vend dhe fillova të skuqesha.
-Ua, -ia
beri fatorinoja, - ti qenke djalë shumë i bukur! Pa shih shih çfarë syshë të kaltër…Mua
më vinte turp nga fjalët e saj dhe ktheja kokën e hidhja vështrimin tej në horizont,
duke parë tokat qe zbardhëllenin nga dëbora.
Për pak
kohë u krijua një heshtje, por që u thye nga mashinisti,i cili i tha fatorinës
që të më çonte në vagon, se në lokomotivë nuk lejohej.
Fatorinoja
më çoi në kabinën e saj dhe më tha të shtrihesha e t’ia fusja gjumit, se kishim
dhe pesë orë rrugë për të bërë.
Unë u
shtriva dhe ajo më hodhi sipër pallton e saj të zezë.
Kisha
fjetur goxha gjumë, kur në kabinë hyri fatorinoja duke qeshur, disi e ngazëllyer.
Kur qeshte I bëheshin ca quka në faqe dhe dukej shumë e bukur. Tani që po e vëreja
me kujdes, e kuptova se ajo kishte një bukuri të veçantë, që të binte në kokë,
bukuri trallisëse, që të linte pa mend, pa frymë e pa gojë!...
-Hë,
bukurosh, a fjete?
-
Asaj i
ndritën sytë nga falenderimi dhe më puthi me shumë afsh në faqe, sa më bëri të skuqesha.
Treni
sapo kishte arritur në stacionin e Kasharit.
-Për 15
minuta jemi në Tiranë, - më tha fatorinoja. -Ku do shkoni?-pyeti ajo.
Unë ngrita
supet dhe nuk dija çfarë t’i thosha.
-Nuk ke
njeri në Tiranë? - më pyeti.
-Kam, - i thashë, - por nuk ua di shtëpinë,
kam një kushëri të largët nga mamaja.
Ajo
heshti dhe nuk foli gjersa arritëm në Tiranë.
Me
hamendje, une shkova tek një pallat në rrugën “Ali Demi”. Pyeta disa banorë të pallatit,
por askush nuk e njihte tim kushëri. Nuk dija çfarë të bëja, ishte ora 21 e
darkës dhe unë i vetëm, pa kokërr leku në xhep, vërtitesha jerm nëpër rrugët e
Tiranës.
Vetmia është
një e keqe e madhe, por kur je në atë moshë, siç isha unë, gjashtëmbëdhjet vjeç,
ajo është e papërballueshme…
Në këto çaste,
teksa meditoja për gjendjen time pa rrugëdalje, dëgjova hapat e një gruaje dhe
pashë se ishte fatorinoja e trenit.
Ajo më vështroi
dhe duke buzëqeshur në shenjë intimiteti, më tha:
-
-Këtu
mendoja se ishte, por nuk qënka. Me sa duket, kam gabuar adresë.
Ajo me vështroi
nga koka deri tek këmbët, pastaj u fut në apartamentin e saj.
Ndoqa
siluetën e saj tek lëkundej në ikje dhe më kapi një vetmi e papërbalueshme. Çfarë
po bëja i vetëm në këtë vend ku nuk njihja askënd dhe nuk më njihte askush!?
Mora një rrugicë
leshi që ishte te pragu i derës së jashtme të apartamentit të saj dhe u ula
shtruar. Më kishte hipur një temperaturë dhe dridhesha i tëri. Pas pak fillova
të villja, duke ulëritur nga sikleti.
Në këto çaste,
doli fatorinoja dhe më futi brenda në shtëpi.
Më urdhëroi
që të zhvishesha dhe të futesha në vaskë, për të bërë banjo me ujë të nxehtë.
Ajo më solli
sapun dhe peshqir, bëri gati vaskën dhe u largua.
Un u futa në vaskë me gjithë mbathje, se
kisha turp. Në vaskë për pak desh më zuri
gjumi, por u çova në këmbë menjëherë nga një përplasje tenxherje që vinte nga
kuzhina.
Dola dhe
trokita tek dera e banjos, sakaq e zonja e shtëpisë erdhi menjëherë.
-Të duhet
gjë? - më pyeti.
-Nëse
mundesh një palë mbathje, - i thashë.
Ajo më solli
një palë nga të sajat.
-Këto
kam, - më tha.
Unë i
vesha pa e zgjatur.
Dola nga
banja dhe u futa në kuzhinë ku ngrohtësia e saj më mbështolli në një vorbull kënaqësie
të çastit. Por mua po më çanin hundët aroma e vezëve të skuqura me gjalpë që qëndronin
në tavolinë.
-Eja, -më
tha, - hamë darkë bashkë.
Pa
hezituar, fillova të ha me shumë uri, pasi kisha dy ditë pa ngrënë.
Në mëngjes,
kur u ngrita, pashë që isha vetëm.
Fatorinoja
kishte lënë një copë letër ku më sqaronte që të rrija aty deri sa të vinte ajo,
se kishte shkuar në mbledhje në drejtorinë e
hekurudhave në Durrës. Ajo sqaronte se do të vinte në orën
…Me
fatorinën brodha dy ditë për të gjetur kushëririn tim, por askush nuk e njihte,
kështu u dorëzova dhe vendosa të kthehem
në vendlindje.
Fatorinoja,
duke parë hallin tim, vendosi të më mbante në shtëpinë e saj, duke me paraqitur
tek komshinjtë e pallatit si djalë motre, pra më bëri si nip.
Avokati
psherëtiu thellë, hodhi vështrimin nëpër sallë dhe përshëndeti dikë nga fundi i
lokalit.
-
-Më tej, -vijoi
tjetri duke ndezur një cigare, - po të them vetëm një detaj.
Ishte ditë
e shtunë dhe unë isha futur në vaskë për t’u larë, por kisha harruar peshqirin,
ndaj kur mbarova i kërkova fatorinos të më binte një peshqir. Mua më vinte
turp të dilja nudo para saj dhe zgjata
dorën për të marrë peshqirin, të cilin ajo e mbante përpara trupit të saj, pa e
lëshuar. Ajo m’u afrua, ma hodhi
peshqirin në shpinë dhe filloi të më përkëdhel.
Të them të
drejtën u ndjeva pak keq, u hutova dhe më hipi një zjarrmi përvëluese. U ktheva përballë saj dhe pashë se ajo qe
lakuriq, me një trup të bardhë qumësht, verbues dhe drithërues. Më tërhoqi në krevatin
e saj, më shtriu dhe filloi të më puthte me shumë pasion, duke murmuritur fjalë
të ëmbla, plot afsh e dëshirim.
Unë fillova t’i
përgjigjem me të njejtën monedhë…
Këtë rit
të çmendur, një ngërthim pasioni e dëshire që nuk kisinh të sosur, e vazhduam
gjatë dhe sa më shumë shtyhesha drejt krahëve të saj, aq më fort e dëshiroja.
Në vitin 1994,
ajo u largua për në Gjermani, shtëpinë ma la në dorëzim mua, deri sa të kthehej
ajo. Gjithçka u bë me noter dhe në bazë të ligjit.
Prej shumë
vitesh nuk e kisha parë më, kisha folur disa herë në telefon me të. Unë mbarova
magjistraturën dhe fillova pune si avokat.
Një ditë më
erdhi një burrë rreth të pesëdhjatave dhe më dorëzoj një prokur që ia kishte dhënë
fatorinoja. E lexova me vëmendje dhe pashë se ishte e firmosur nga ajo, prokura
thoshte se shtëpinë duhej t’ia dorëzoja këtij personi që sipas saj ishte burri
i motrës. Për ta vërtetuar unë fola në telefon me të. Dhe ajo më tha se duhej t’ia
dorëzoja se i kishte marrë lek borxh dhe vetem në këtë mënyrë mund t’ia shlyente.
Desha s’desha,
ia dorëzova duke shkuar tek një shtëpi
me qera.
-Përseri
avokati ndaloi së foluri dhe po më shikonte në sy, disi i shpërqëndruar.
-Ti, a je
martuar, miku im?- e pyeta.
-Eh, ia bëri
duke tundur dorën në ajër sikur donte të zbonte një mushkonjë të bezdisshme, -martesë
leshi. U martova, por martesa nuk më eci, bëra dhe nje vajzë me të dhe u
divorcova. Unë e kisha mendjen tek fatorinoja, se mos kthehej një ditë, por nuk
u kthye. Rrija e prisja me orë, me ditë, me javë, me muaj e me vite, se mos
dukej silueta e saj e dëshiruar me aq ngulm e pasion prej meje. Nuk ka çast të jetës
që nuk kam menduar dhe nuk mendoj për të, saqë ajo më është kthyer në një hije.
Një hije munguar. Një hije e vdekur. Një hije që dhemb.
Avokatit
i shpëtuan dy pika lot dhe ai i fshiu me pëllëmbën e dorës.
-Çfarë ka
ndodhur, miku im?- e pyeta.
-Ehhhh,
si gjithmonë poet, femra e mirë kurrë nuk ka fat, punon, robëtohet dhe kur vjen
puna përfundon ne burg.
-Pse, ka
bërë burg ajo?! - pyeta unë me kureshtje.
-
-
-Nuk e
di, por më duket nga stresi. Këto ditë ka
ardhur në Shqipëri vajza e saj dhe e kam takuar dy herë.
-Çfarë kërkon
ajo? A ka lidhje me ty?
-Ajo ka
ardhur që shtëpinë t’ia marrë atij maskarait
që u hoq si burrë i motrës. Avokati i asaj çeshtje do të jemë unë.
-Ka
veshtersi per t’u zgjidhur? -pyeta unë.
-Ka, po
do t’ia dalë.
Avokati
heshti dhe një pamje hijerëdnë I mbuloi fytyrën e tij të rrudhur…
-Por më e
bukura, -foli ai duke ndezur cigaren për të pestën herë rresht, - është se ajo
më thotë se është vajza ime dhe më ka kërkuar që të bëjmë testin e AND-së.
-Vërtet?!
- pyeta unë i habitur.
-
Avokatit
i shpëtuan disa lot përsëri, por këtë radhë m’u dukën lot gëzimi.
-Vajza më
ka kërkuar që mbasi të mbarojmë këtë çeshtjen e shtëpisë dhe të vërtetoj se është
vajza ime të shkoj dhe të banoj në Gjermani. Ajo paska lënë dhe një pasuri të vogël, qe e
paska fituar me punë të ndershme dhe shteti gjerman nuk ia ka prekuar.
-
-Nuk e di
mor poet, ndoshta dhe do të shkojë, se vajza më tha se e ëma ka lënë dhe një letër
të gjatë për mua, por akoma nuk e kam lexuar, se është në Gjermani.
Ne pimë dhe
teket e rakisë që i morëm për të zgjatur muhabetin dhe u ngritëm për të dalë. Jashtë
akoma binte shi, tashmë dhe më i shtruar, më i butë dhe më romantik se më parë.
Binte lehtë dhe pa trazime, sikur donte të mbyste hidhërimin e një mungese të gjatë,
që lexohej si trishtim në sytë e avokatit.
U ndamë me mikun tim avoakt, me shpresën që të takoheshim përsëri dhe të bisedonin për rrjedhën e ngjarjeve të mëtejshme të procesit dhe vendimit që ai të shkonte për të banuar në Gjermani.