E diele, 01.12.2024, 07:49 PM (GMT)

Kulturë

Vangjush Saro: “Telefoni i prishur”…

E marte, 12.11.2013, 09:02 PM


“Telefoni i prishur”…

Intermexo

Nga Vangjush Saro

...ishte një ndër zbavitjet e fëminisë. Rrinim ulur te sofatet apo ku na kishte zënë loja; dhe i pari thoshte një fjalë a fjali në veshin e të dytit; ky e përsëriste këtë në veshin e të tretit; kështu deri te i fundit. Kishte raste që fjala e fjalia përcilleshin në mënyrë korrekte. Por ndodhte që ato s’dëgjoheshin mirë dhe tjetërsoheshin rrugës…Atëherë, duhej gjetur ku ishte “prishur telefoni”. Në këtë lojë (dhe jo vetëm) bashkoheshin me ne edhe vajza të mëhallës. (Mendoj, ndër arsyet pse një pjesë njerëzish iu qasen femrave me shumë butësi, besim dhe nderim, është se ata janë mësuar që në fëmini të shoqërohen me vajza, të rrinë, të lozin dhe të duhen me to…Nuk di ç’të flas për harbutët.)

Pra, po thosha ndodhte shpesh që fjalët dilnin tjetër për tjetër. Të pëshpërisje një fjalë a fjali në veshin e një vajze, ndërkohë që flokët e saj të gicilonin, mund edhe të gaboje. Pastaj, ndër ne, dikush ishte edhe thuthuq dhe kështu fjala zhbëhej…Druaj se më tej nuk do të rrëfej me të njëjtën elegancë. Ndonjëherë, më bëhet se filli i atij “telefoni të prishur” ende rreh të na prishë jetën. Si të shpjegohem...flasim dhe nuk merremi vesh. Ndodh që në gojën e të parit dhe në veshin e të dytit, fjala është “lule”; në fund, del një gjë e shpifur, le të themi “llum”. I bën dikujt nder dhe fjala që del në fund është “qeder”. (Së paku, të ishte një fjalë shqip.) Ose merr e thua se reticensa (heshtja artistike) formësohet përmes (vetëm) tre pikave; por gjithkush vazhdon sipas zellit të vet: kush gjashtë e kush shtatë e kush shtatëmbëdhjetë pika resht, si dallëndyshe në tel…I lutesh një miku që të mos ndërhyjë në wall-in tënd apo këshillon dikë tjetër të mos bëjë pëlqim te krijimi i vet, sepse ç’kuptim ka kjo; por sikur ke folur me “telefon të prishur”...

Meqë fjala sjell fjalën. Në rafshet politike, është zi e më zi. Interesa klanesh të pakontrolluara deformojnë frikshëm jo më një fjalë, por misione. Të dalë dikush dhe ta shqiptojë si duhet fjalën Gërdec...Kur në “lojë” janë politikanë të dalldisur e servilë, edhe fjala NATO në fund del...Ma thoni ju si del? S’po i jap krahë fantazisë, por zelli i tepërt i mëtonjësve e puthadorëve, i ka përcjellë dhe i përcjell përherë brenga këtij vendi. “Siguria që kanë rrjedh nga marrëzia e tyre.” (F. Kafka) Kështu. Çdo gjë që tjetërsohet, shëmtohet. Kujt ia merrte mendja se e gjithë jeta do të na zhbëhej heraherës përmes një telefoni të prishur...

Lexohemi.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora