Kulturë
Rrustem Geci: Deas Dardane
E enjte, 14.11.2013, 07:18 PM
Rrustem
Geci
Deas Dardane
Vashë me
sy të tokës
Ç´ sodit,...me
ata sy
Vashë me
sy të tokës
Gjirin,
kush ta ka shqy
( Zjarri
zjarrin e pjek
Zjarri,
zjarrin e donë
ububu,
moj Dea; pse
u njohëm
kaq vonë! )
Vashat me
sy të tokë
Janë çikat
e Kosovës
Fol o
lule e zemrës
dhe falmi
gjak këngës
Çikat me
sy të tokës
Janë vajzat
e Kosovës
Hyjneshë e
Dardanisë
A ishte
me ty Homeri?!..
Smirë e
Vitisë, 1982
P.sh. Në vitin
1981, studentët e fshatit Smirë të Vitisë, zbuluan 5 ( pesë ) rrasa guri të madhësive
të ndryshme, të kohës së antikitetit të lashtë. Në një faqe të gurit, përveç një
veshuli të rrushit, diellit,.. kishte edhe gjethe të lerthit. Gurët u zbuluan
me rastin e prishjes së xhamisë së fshatit. Smira e Vitisë nga arkeologët ,
konsiderohet s´i njëra nga 7 vendlindjet e babait të poezisë botërore, Homerit.
Thuhet se, në nëntokën afër Smirës së sotme, jo larg Kishës, ndodhet qyteti më i
madh antik, Troja e Dardanisë. Në atë kohë unë bëra një reportazhë 4 minutëshe
për RTP- ën. “Çaste me lashtësinë tonë” e transmetuar në Ditarin e lajmeve. Gurët
e Smirës, duhet të jenë në Institutin e Historisë, ndërsa xhirimet në arkivin e
RTK-së. Ju njoftoj , se teksti i kësaj poezie është bërë këngë nga kompozitori,
Izet Kallaba, për festivalin, „Zambaku i Prizrenit“ në vitin 2 mijë.