E enjte, 02.05.2024, 02:52 AM (GMT+1)

Editorial

Dibran Demaku: Ikjet dhe buzëqeshjet

E hene, 15.07.2013, 08:05 PM


IKJET DHE BUZËQESHJET

Ikjet e të rinjve shqiptar nga Kosova nuk kanë të ndalur! Ata lënë shkollën, Universitetin, familjet dhe ia mësyejnë perëndimit!Kalojnë nëpër nëntë rrathët e ferrit të Dantes me shpresë për një të ardhme më të mirë! Ndërkaq e ardhmja e tyre është e zymtë, tepër e zymtë,sepse perendimi i mbanë të mbyllura dyertë për të rinjtë e Kosovës!E zyrtarët e Kosovës në vend që të shqetësohen për këtë fenomen tragjik, për  zbrazjen e vendit nga pjesa më vitale e shoqërisë, ata flasin e ngrisin zërin se të rintë e ikur po ndikojnë keq në raportet Kosovë-Bashkim Europian!

NGA DIBRAN DEMAKU

Në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit që lamë pas, atëherë kur Serbia me aparatin e vetë represiv bëri pushtimin klasik të Kosovës dhe kur shqiptarët i përzuri nga puna, një mik imi që ishte zgjedhur në strukturat udhëheqëse të Sindikatave të pavarura të Kosovës dhe kujdesej për punëtorët shqiptar të mbetur pa punë më tregonte:-Kishim shkuar të vizitonim një punëtor të mbetur pa punë.Me vete kishim edhe adresën e tij(rrugën dhe numrin e shtëpisë).Kur arritëm në vendin e duhur para nesh doli një shtëpi që të them të drejtën na mahniti me bukurinë e saj!Njëherë menduam se e kishim gabuar adresën,por jo adresa ishte e saktë dhe shtëpia i përkiste pikërisht personit që kërkonim ne.Kur hymë brenda njëri nga ne i mrekulluar nga ajo që shihnim e hapi bisedën:-Ne kemi menduar se ti nuk ke asgjë, ndërkaq ti paske gjithë këtë shtëpi!Ndërkaq tjetri vazhdoi:-Ne kemi ardhur të shohim se a ke nevojë për ndihmë,por sa po shohim ti i paske të gjitha të mirat!

-Mos u nxitoni të nxirrni konkludime të gabuara nga kjo që po shihni!-ua kishte kthyer mikpritësi.Këtë shtëpi që po shihni e kam ndërtuar sa ishim në punë unë dhe ime shoqe,por duhet ta dini se tash unë dhe ime shoqe jemi të pa punë dhe të pa bukë!Shtëpia që po shihni nuk hahet!Merreni po deshët shtëpinë,por ju lutem më sillni ndonjë kafshore buke!

Nga ajo ëfarë kishin dëgjuar nga mikpritësi,miku im dhe të tjerët,ishin bindur se ai kishte shtëpi të bukur,por nuk kishte bukë!Dhe e kishin renditur në listën e të papunëve që duhej ndihmuar…

Kryeadministratori i Kosovës Mihael Shtajneri, sa ishte me mandat shërbimi në Kosovë, mandate që ia kishte dhënë Organizata e Kombeve të Bashkuara, në çdo takim me udhëheqësit vendorë të administratës së përkohëshme të kohës, gjithnjë do të kërkonte nga ata punë, punë dhe vetëm punë.-Ne jemi këtu për të punuar në ndërtimin dhe rindërtimin e Kosovës së rrënuar nga lufta!-do të deklaronte ais a e sa herë.Ai vinte nga Gjermania, vendi cili mbi gjithçka tjetër punën e ka në vend të parë!Dhe natyrisht që ai do të kërkonte punë, punë dhe vetëm punë!-Ne duhet t`i kryejmë detyrimet që kemi marrë!-do të shtonte ai.Kosova duhet të ndërtohet e rindërtohet në të gjitha drejtimet!-do të këmbëngulte ai.Ndërkaq udhëheqësit politik shqiptar të kohës, në çdo takim me Shtajnerin do të kërkonin Pavarësinë dhe vetëm Pavarësinë e vendit!Ai do t`ua kthente:-Unë së bashku me ju kemi marrë mandat që ta ndërtojmë dhe rindërtojmë këtë vend,ndërkaq atë që kërkoni ju do të vijë më vonë,pasi të jetë ndërtuar dhe rindërtuar ky vend!-Pavarësi, pavarësi dhe vetëm pavarësi!-do të shtonin udhëheqësit politik të kohës në Kosovë!-Njëherë e duam Pavarësinë e pastak shohim e bëjmë!do të shtonin ata.-Por, Pavarësia politike pa pavarësi ekonomike nuk ka asnjë vlerë!-kishte insistuar gjermani._Ne duam Pavarësinë e pastaj shohim e bëjmë!-ia kishin kthyer udhëheqësit politik të kohës në Kosovë.

-Veçse Pavarësia nuk është diçka që hahet!-ua kishte kthyer Shtajneri.Këtij vendi së pari i duhet siguruar ushqim, punë e mirëqenie ekonomike e pastaj vjen edhe ajo që kërkoni ju!

Kështu disi informonin atëherë mjetet e infrminit në Kosovë…

Vetëm një javë para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, autorit të këtyre rreshtave në vendin ku jeton, i kishte ndodhur diç e pakëndshme.Derisa po kthehej nga puna, kryepunëtori i firmës ku punonte do ta pyeste:-Po dëgjoj në mjetet e ndryshme të informimit se vendi juaj do ta shpallë Pavarësinë! Mua nuk më intereson fare akti politik i shpalljes, por desha të dij se vendi juaj a ka Pavarësi ekonomike, ose të them më shtruar vendi juaj a mund të jetoj si i pavarur ekonomikisht?!Kur autori i këtyre rreshtave ia kishte kthyre se vendi i tij së pari dëshironte të kishte Pavarësi politike, ndërkaq Pavarësinë ekonomike do ta krijonte pastaj, ai kryepunëtori gjerman ia kishte kthyer:-Pavarësia politike pa Pavarësi ekonomike, sipas mendimit tim nuk ka vlerë! Megjithate pasi që po insistoni në të uroj që ta keni!...

Kosova tash pesë vite është shpallur shtet sovran dhe i pavarur.Kështusë paku thonë politikanët në Prishtinë!Kësaj Pavarësie i janë gëzuar të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë ata: në Kosovë, në Shqipëri, në trojet etnike në ballkan dhe në Diasporë.

Tash kur Kosova e ka Pavarësinë politike, të njohur dhe të pranuar ndërkombëtarshit nga më shumë se njëqind shtete anë e kënd rruzullit tokësor, na doli se në një mënyrë ose në një tjetër Pavarësia politike pa atë ekonomike na qenka e mëngët!Dhe këtë nuk e themi ne, por e thonë rreshtat e gjatë të të rinjëve shqiptar të Kosovës, nëpër rrugët e mërgimit! Ata, pra të rinjët kosovar lënë shkollat, Universitetet dhe ia mësyejnë rrugëve të mërgimit!Strukturat udhëheqëse politike në Kosovë sikur nuk shqetësohen fare për rreshtat e të ikurve!Ndonjëri nga ata nxjerr edhe ndonjë psherëtimë habie duke thënë se të rinjtë kosovar nuk kanë arsye që të braktisin vendin e vet?!-Ne kemi bërë aq shumë shkolla dhe Universitete për ta si asnjëherë më pare!Ata mund të mësojnë sot kudo!Dhe kaq! Për punësimin e tyre asnjë fjalë! Sikur të rinjëve kosovar nuk u mjaftoka shkollimi por na dashkan edhe punë?!...

Dhe ikjet e të rinjëve shqiptar nga Kosova nuk kanë të ndalur.Ata lënë shkollat, Universitetet, familjet dhe ia mësyejnë perëndimit.Kalojnë nëpër nëntë rrathët e ferrit të Dantes me shpresë për një të ardhme më të mirë. Ndërkaq e ardhmja e tyre është e zymtë,tepër e zymtë, sepse perendim i mbanë dyertë e mbyllura për të rinjtë e Kosovës.E zyrtarët e Kosovës në vend që të shqetësohen për këtë fenomen tragjik, për zbrazjen e vendit nga pjesa më vitale e shoqërisë,ata flasin dhe ngrisin zërin se të rinjtë e ikur po ndikojnë keq në raportet Kosovë-Bashkim Europian?!

Ministresha e ashtuquajtur  për Integrim Europian, do të bënte mirë sikur para kamerave televizive moe t`i tregonte thonjtë e saj të gjatë dhe buzët e lyera me manikyr të shtrenjtë si dhe të buzëqeshë më pak kur flet për të ikurit, sepse nga luksi i jetës së saj ajo nuk është në gjendje të kuptojë hallet e atyre të shkretërve që ikin nga vendi i tyre,sepse nuk kanë mundësi që të bëjnë një jetë të dinjitetëshme, dhe kur ajo buzëqeshë, familjet e të ikurve qajnë!Kështu së paku ministresha e (ç) integrimeve t`i kursejë ata që lënë familjet e tyre dhe marrin rrugë me njëmijë të panjohura!...



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora