Editorial
Dibran Demaku: Fenomeni i Njëshit
E diele, 30.06.2013, 09:10 PM
FENOMENI
I NJËSHIT
Nga Dibran Demaku
Fenomeni
i të qenit i pari, i Njëshit, Bajraktarit, tek shqiptarët është i shprehur
në mënyrë shqetësuese, fenomen ky me të
cilin do të duheshin të merreshin sociologët dhe psikologët e shumtë! Ato do të duhej të bënin studime të
shumëanshme dhe shumëdimensionale dhe të vinin tek përfundimi se përse ky
fenomen është aq i shprehur tek shqiptarët! Fenomeni i Njëshit fillon që nga shkolla
tetëvjeçare, apo edhe më herët që nga
çerdhja dhe kopshti, kur njëri nga
vogëlushët e çerdhes do të zgjidhet si kryetar apo në shkollë kur njëri nga
nxënësit do të zgjidhet si kryetar i klasës. Pastaj vazhdohet me kryetar fshati,
kryetar shkalle, kryetar lagjeje, kryetar qyteti, kryetar komune, kryetar bashkie, kryetar qeverie, kryetar shteti!
Dhe që të
gjithë ata që fitojnë një post të tillë udhëheqës duan që atë post ta mbajnë sa
më gjatë që të jetë e mundur, duke menduar se vetëm ata janë më të zotët për
ato poste?! Kur u kalon mandati dhe
duhet të ikin ata do të mundohen që të mbajnë ato poste qoftë edhe duke i
shkelur marrëveshjet, statutet apo edhe
vetë kushtetutën! Fenomeni i të qenit i
pari, Njëshi, Bajraktari sikur ua mbyll sytë, dhe nuk duan të shohin, sikur ua mbyll veshët dhe nuk duan të dëgjojnë,
sikur ua ndal arsyen dhe nuk duan të arsyetojnë! Mjafton që emri i tyre edhe më tej të përmendet
dhe nami i tyre të rritet edhe më, paçka
se ai emër dhe ai nam mund të përmendet edhe në suaza të humorit, qesharakës, sarkazmës, urrejtjes! . . .
Dhe ky
fenomen thuajse tragji-komik, tek
shqiptarët është i përhapur në të gjitha porët e jetës. Veqse më i shprehur dhe
më i prekshëm se kudo tjetër është në kuadër të politikës! Fenomeni i të qenit
i pari , Njëshi, Bajraktari, në politikën shiptare ka arritur kulminacionin
saqë është shndërruar alfa dhe omega për secilin individ ! Secili, bre, secili që merret me politikë ëndërron që të
bëhet i pari dhe si i parë të qëndrojë sa më gjatë, mbase deri në fund të jetës! Sot kudo në
trojet shqiptare, profesioni më i lakmuar është të jeshë politikan, sepse përveq namit dhe përmendjes së emrit
kudo dhe për gjithçka, sot me këtë profesion fitohet edhe leku në mënyrën më të
lehtë të mundshme! Andaj nuk është çudi
kur gati çdo ditë në mjetët e ndryshme të informimit, e që tash janë me bollëk, do të dëgjosh se kaq e kaq të rijn ju bashkuan
filan partie politike! Në këtë mënyrë
ata të rinjët shqiptar, sot zgjedhin
rrugën më të shkurtër për t`u bërë të njohur, por edhe për t`u pasuruar në mënyrë të lehtë
dhe të shpejtë! Pyetja është vetëm sa do
të zgjas kjo shëmti në jetën e shqiptarëve?! . . .
Një i
njohuri im, që në ish Jugosllavi, kishte pasur poste të rëndësishme politike, pas rënies së asaj politike dhe atij sistemi, e jetonte jetën si i humbur! Kur e pyeta njëherë se përse e kishte humbur
vullnetin e jetës ai do të ma kthente:-Ti nuk e di se çfarë do të thotë të jesh
i pari, Njëshi! Unë sot i kam të gjitha të mirat materiale, por emri im më nuk përmendet askund! Dhe
mospërmendja e emrit tim, për mua është
më e rëndë se vdekja! Isha mësuar bre
vëlla që ngado që kaloja, ta dëgjoja
përmendjen e emrit tim! Përmendja e
emrit tim që nga njerëzit më të thjeshtë të lagjes së fshatit tim e deri në
strukturat më të larta udhëheqëse të vendit, më jepte kënaqësi të veqantë! Nga ajo kënaqësi
më bëhej se fluturoja! . . . Nërsa tash emri im nuk përmendet askund dhe nga
askush! A nuk është kjo një gjëmë, një vdekje për mua?! . . . Tash as ime shoqe
nuk më respekton më si më parë! Edhe
asaj sikur i ka humbur ajo krenaria e mëparshëme! Tash rrallë , shumë rrallë, bisedon edhe me shoqet e saj sepse para tyre
nuk mund të krenohet më për burrin e saj?! . . .
Ndërkaq
një fshatar imi, që për shkaqe nga më të
ndryshmet ishte më i varfëri i fshatit, ishte bre vëlla dembel dhe nuk e donte punën, megjithate krenohej me një gjë:-Fshatarët e
fshatit tim i kishin vënë ofiqin-Bahraktar! Dhe ai i shkreti tërë jetën e vetë nuk e
kishte kuptuar lojën e bashkëfshatarëve të tij!
Kryetari
i Partisë demokratike të Shqipërisë dhe kryeministri aktual i Shqipërisë, z. Sali
Berisha, ditë më parë dha dorëheqje nga
pozita e kryetarit të partisë! Një hap të tillë ai e mori duke thënë se e
ndiente vetën fajtor për humbjen që pësoi partia e tij në zgjedhjet elektorale
të pak ditëve më parë në Shqipëri! Ai me
atë rast deklaroi se tash e tutje do të ishte vetëm një anëtar i thjeshtë
partie. Dorëheqja e tij, në jetën
politike të Shqipërisë u pranua si opsioni më i logjikshëm dhe më i pranuar nga
të gjithë! Disa nga anëtarët e Partisë
demokratike, ata më afër Berishës, dorëheqjen e tij e përcollën me
Dikush
nga lexuesit mund të mendojë se autori i këtyre rreshtave është simpatizues i
flaktë i Partisë socialiste të Shqipërisë! Por, unë mund të them dhe dua të them se kam qenë
dhe jam simpatizues i flaktë i Partisë demokratike shqiptare, por edhe i partive demokratike kudo në botë! Mendoj se si shqiptar i Kosovës kam të drejtë
demokratike që të shpreh lirisht mendimet e mija! Por, kjo nuk do të thotë se nëse je simpatizues i
flaktë i një force të caktuar politike duhet që gjithmonë të flasësh dhe të
shkruash për atë forcë politike vetëm në mënyrë pozitive! Sepse mendoj se individi duhet të jetë
gjithmonë i gatshëm të deklarojë atë që mendon. Ndërkaq, mendoj se udhëheqësit e partive të ndryshme
politike në Kosovë duhet të kenë kujdes në deklaratat e tyre sa i përket
simpative ndaj partive politike dhe udhëheqësve të ndryshëm politik në Shqipëri!
Deklaratat e tyre paushalle në përkrahje
të këtij apo atij udhëheqësi politik, të
kësaj apo asaj partie politike, mund të
sjellin fërkime të pakëndshme në raportet politike Kosovë-Shqipëri!