Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: A janë shqiptarët rrënjëshkulur?
E premte, 21.06.2013, 08:43 PM
Gjaku,
rrënjët dhe trualli
A janë shqiptarët rrënjëshkulur?
Nga Gani
MEHMETAJ
Shumica e
dalmatëve, por edhe e kroatëve intelektual, më mburrje ta thonë se kanë gjak
ilirë. Dalmatët e sotëm nuk duan ta pranojnë se janë ardhacak në Dalmaci, por
thonë ata, janë vendës, më rrënjë të forta ilirë, të përzierë ca- më të tjerët.
Të gjitha emërtimet e lumenjve, qyteteve e të katundeve i nxjerrin me rrënjë
ilire. Tezën e tyre duan ta fuqizojnë me disa analiza laboratorike të ADN-së,
ku ata dolën më përqindje të lartë të gjakut ilirë. Edhe në “Guidën turistike”
(2012) të Dalmacisë vihet në pah se fjala Dalmaci rrjedh prej fjalës shqipe
delme.
Rrënjët,
gjaku dhe trualli kanë shumë rëndësi për ta.
Shkrimtari
nga
Është po
ashtu e habitshme sa këmbëngulës janë sllavët e Maqedonisë për të kërkuar të
kaluarën e tyre në antikë, tek ilirët, atje ku nuk i kanë rrënjët dhe ku nuk
ishin kurrë gjatë historisë.
Të
skandalizon përvetësimi agresiv i kolosit ilir-dardan- Konstandinit të Madh që
ia bënë historiografia serbe, ndërsa ne
i kalojmë në heshtje këto përvetësime. Edhe ata duan t’i kërkojnë rrënjët atje
ku nuk i kanë, sepse të qenit fis nomad i vë në siklet.
Sllavët e
Maqedonisë, duan ta përvetësojnë të kaluarën e të tjerëve, për të futur rrënjët
e tyre në thellësinë e tokës, e cila kurrë më parë nuk qe e tyre. Duke
përvetësuar herë një kolos, herë një tjetër, përpiqen t’ua përplasin etnisë
shqiptare euforinë e mujsharit. Duke përvetësuar kulturën dhe personalitetet
antike, Lekën e Madh, babanë e tij, Filipin, u ngrehin monumente gjigante të
papara kund tjetër, u këndojnë himne, ua shtrembërojnë të kaluarën dhe
përkatësinë, sepse e kanë pushtuar tokën e tyre. Duan të bëjnë shtetin, por mbi
gënjeshtra e përvetësime.
Ne nuk ua
bëmë asnjë përmendore Konstandinit të Madh apo Lekës së Madh, nuk i kujtuam në
asnjë përvjetorë dhe nuk u kushtuam asnjë vepër artistike (libra, portrete,
filma, monumente). Ende më keq, nuk reaguam as kur i përvetësuan të tjerët. I
ndjekin këto përvetësime me gjakftohtësinë budiste, s’na bëhet vonë as sot dhe
as në mot. Pavarësisht neglizhencës sonë të pafalshme, të bënë nervoz se si
edhe serbët rrënjëshkulur, përpiqen të përvetësojnë Konstandinin e Madh, njërën
ndër figurat më të mëdha të historisë kombëtare, i lindur në Iliri, (
Për ne gjaku, trualli dhe rrënjët sikur s’kanë rëndësi!
Pse duam t’i shkulim rrënjët?
Ne i kemi
rrënjët, e kemi të kaluarën e lavdishme, i takojmë gjakut dhe truallit ilirë,
por nuk u bëjmë nderët e duhura paraardhësve tonë, apo figurave të lavdishme,
nuk mburremi më ta, nuk i përjetësojmë në vepra kinematografike e letrare, i
trajtojmë sikur të ishin të huaj.
Përderisa
ne jemi shpërfillës ndaj të kaluarës, nuk i kërkojmë rrënjët, nuk e përfillim
gjakun dhe truallin, mercenarët shqipfolës (por që nuk janë shqiptarë,
kryesisht janë aziatik të vendosur në trojet shqiptare gjatë okupimit turk ),
duan të na i shkulin rrënjët, të na shkëpusin nga e kaluara, t’ua falin të
tjerëve truallin dhe gjakun tonë dhe të na shndërrojnë në fise nomade me çadra
beduinësh. Kjo dukuri e shëmtuar është e pranishme në Kosovë dhe, tek
shqiptarët etnik në Shkup e Kumanovë. Derisa mercenarët antishqiptarë punojnë
në koordinim më armiqtë tanë historik që i përvetësojnë personalitetet apo
historinë tonë, ashtu sikurse e pushtuan truallin tonë, pjesa më e vetëdijshme
e kombit-elita është bukur inerte,
apatike, nuk shkruajnë as nuk i kujtojnë emrat e kumbueshëm të antikës, nuk e
përmendin fare lavdinë e Dardanisë, Konstandinin e Madh, apo heronjtë ilirë, i
shmangen festave apo traditave antike (Darka e Lamës, flamuri i Dardanisë, prodhimet
antike vendëse etj). Ndërkaq, mercenarët antishqiptar e përqeshin më
dashakeqësi të kaluarën, ku e ku përpiqen ta heshtin fare, sepse atë detyrë
kanë- të shlyejnë historinë dhe të himnizojnë pushtuesit.
Të
tretët, ata të frymës ideologjike synojnë ta pronësojnë të tashmen për interesa
meskine politike, ekonomike e pushtetore, duke shpërfillur historinë, thua se
çdo gjë fillon nga viti 1999 ashtu sikurse për partizanët që çdo gjë fillonte
pas vitit 1945. Nga frika se mos ua zënë diellin e lavdisë emrave të luftës së
fundit, i kanë lënë në harresë të tërësishme heronjtë e antikës, nuk i
përmendin as në përvjetor dhe, as në hierarkinë e emrave të kumbueshëm. Si do
ta plotësojnë boshllëkun dymijë vjeçar? Me zhurmë shurdhuese e tullumbace?
Madhështia
e mbretit Agron, mbretëreshës Teuta, Bardhylit, Dhimitër Farit, Batos,
Konstandinit të Madh, Lekës së Madh, Gjergj Kastriotit, Lekë Dukagjinit, Gjin
Bua Shpatës e të tjerëve nuk e zbeh asnjë personalitet të sotëm që ra në
mbrojtje të atdheu. Madhështia e
personaliteteve të antikës a të mesjetës dëshmon se nuk jemi rrënjëshkulur, se
jemi populli më i vjetër i Gadishullit, se kemi arsye të mburremi më të
kaluarën tonë. Lavdinë e të parëve tanë duhet ta përjetësojmë më
monumente-shtatore, me libra, filma artistik e dokumentar dhe më forma të tjera
të shprehjes artistike.
Gjaku, trualli dhe rrënjët janë fondamenti i kombit tonë.
Historinë dymijë vjeçare po e fshijmë nga kujtesa!
Është
vështirë të arsyetohet heshtja që u bëhet personalitete të fuqishme të
historisë kombëtare nga antika e deri në mesjetë, është vështirë pse
shpërfillen bëmat e tyre, ose pse lejohet që bëmat dhe emrat e tyre të
përvetësohen nga serbët apo nga sllavët e Maqedonisë. Maqedonasit i ngritën
përmendore Lekës së Madh, ndërsa ne nuk ia bëmë asnjë bust të vetëm në
Prishtinë, Tetovë apo në Tiranë. Leka ishte i fisit tonë jo vetëm nga nëna
(Olimbia), sikurse e paraqesin historianët, por edhe nga babai, sepse maqedonasit
ishin pjesë e fiseve ilire. Sllavët erdhën më shumë se dhjetë shekuj pas bëmave
të Lekës së Madh.
Në vend
të zgjerojmë gamen e heronjve, në vend të dalin nga dhjetëvjetëshi i fundit,
sepse nuk e kemi një histori dhjetëvjeçare, ashtu sikurse duan të na e
imponojnë trushkulurit, sikurse duan të na e imponojnë Lindja e Perëndimi, ne
jemi mbyllur në dy-tre emra, duke i rënë vi historisë gati dymijë vjeçare.
Dardania
antike ishte Kosova e sotme, por me territor dy-tre herë më të madh, ndërsa ne
nuk e përmendim fare, sikur kemi frikë mos na akuzojmë për pretendime
territoriale ndaj Serbisë së sotme apo Maqedonisë. Dardania antike kishte
heronjtë e vet, simbolet dhe traditën, ndërsa ne u heqim vi, sepse disa qarqe
duan që historia e shqiptarëve të filloj nga ata. S’ka gazetë, s’ka televizion apo ueb- faqe që
nuk shkruan me dhjetëra herë për të njëjtët emra të dhjetëvjetëshit të fundit,
duke e fshirë me gomë traktori gjithë të kaluarën tonë.
Jemi
popull pa rrënje? Kemi të kaluar, kemi të tashme, apo të ardhme? Sepse nëse
s’kemi të kaluar, pra, nëse duam ta fshijmë historinë dymijë vjeçare, s’do të
kemi as të ardhme. Sipas qëndrimit politik e institucional, apo sipas asaj që
lexojmë nëpër gazeta, që shohim në televizion, ose që na e imponon literatura e
pavlerë historiografike, “kosovarët” dolën në skenën historike vetëm në
mileniumin e tretë! Kjo tezë po
përvijohet gjithnjë e më shumë.
Kujt i
duhet kjo gjë? Shteteve që duan tutelë të vazhdueshme mbi ne, atyre që kanë
angazhuar mercenarë shkombëtarizues, duke u përpjekur të na imponojnë ideologji
të reja lindore, thua se pak e patën komunizmin. Të gjitha ideologjitë:
komuniste e islamike ishin dhe janë thellësisht antishqiptare. Sa më parë ta
kuptojnë këtë gjë elitat politike e pushtetore, aq më mirë për kombin tonë,
ndryshe rrezikojmë të rrëshqasim në harresë, të mos jemi, ose të bëhemi
territor për pazare ndërkombëtare.