Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Kur periferia dikton politikën kombëtare!
E hene, 17.06.2013, 10:26 AM
Kur periferia dikton politikën kombëtare!
Mendësia e shpirtit të skllavit, apo ata që iu shiten djallit, ish- Jugosllavinë e zëvendësuan me Turqinë, kurse nga komunist u bënë islamik të skajshëm.
Nga Gani MEHMETAJ
Kur një hoxhë islamik preku në sedrën e femrave shqiptare, duke i fyer e moralizuar me kutin e mesjetës islamike, reaguan më në fund edhe qarqet zyrtare e publicistike të Kosovës. Kur kolegu i tij –hoxhë i periferisë së Prishtinës para disa vjetësh preku në emrin e figurës më të madhe shqiptare të shekullit XX, pos një grupi intelektualësh, pak kush e ngriti zërin kundër tij. Ai mbajti edhe predikime-udhëzime për burrat kur duhet ta rrahin gruan dhe primitivizma të tjera mjerane, që mendja e shëndosh nuk t’i kap. E paditën në gjyq disa shkrimtarë, por nuk kam informacion për fundin e procesit. Por e di që pas fyerjes ndaj Nenës Terezë nga një hoxhë periferie të varfër, ai u bë i njohur: një seri intervistash vërshuan gazetat tona, ndërsa një ditore prishtinase e angazhoi për analiza politike. Kështu, “eksperti” që i mëson myslimanët kur duhet ta rrahin gruan, tash u jep mend lexuesve shqiptar të Kosovës se si duhet ta mbështesin qeverinë e Erdoganit, se si duhet t’i dënojnë demonstruesit turq, të cilët sipas tij janë cytur nga Perëndimi. Sipas “analistit politik” me çallme, Perëndimi është ai që nxit trazira në botën islamike, megjithëse ne Perëndimin e kemi aleatin më të fuqishëm dhe shpëtimtarin e kombit.
A e do hoxha Stambollin më shumë se Orhan Pamuku?!
Hoxha i
periferisë së varfër pretendon t’u jep mend emrave më të mëdhenj të kulturës
turke, ai përpiqet t’i bind lexuesit shqiptar se e do Stambollin më shumë se sa
shkrimtari i famshëm turk, Orhan Pamuk që ia ka kushtuar disa romane këtij
qyteti. Dhe gazeta prishtinase e boton këtë “nasihat” të hoxhës.
Një hoxhë
tjetër në “youtube” u drejtonte shigjeta të helmëta intelektualeve shqiptar pse
janë kritikë ndaj Perandorisë Osmane dhe, pse nuk po e quajnë çlirimtare
Turqinë, ashtu sikurse këmbëngulin zyrtarët e Ankarasë. Ai nuk fliste si hoxhë,
ai fliste si militant mesjetar turk me një urrejtje të çartur kundër
shqiptarëve, ai e thoshte atë që po ua kërkojnë zyrtarëve tonë. Askush nuk ia
tërhoqi vërejtjen hoxhës, askush nuk i tha se kjo nuk është punë e tij, askush
nuk ia bëri me dije se ai xhaminë po e keqpërdorë mizorisht. Qeveritarët dhe
opozitarët heshtin, sepse edhe ata po flirtojnë me qarqet turke pro islamike.
Prandaj s’pati asnjë reagim të zyrtarëve e të publicistëve.
Sikur të
ishin vetëm dy –tre hoxhallarë, as që do t’ia vlente të merreshim me ta, zërat
e vetmuar janë pikë uji në shkretëtirë. Mirëpo, ende nuk kam takuar hoxhë që të
flas me simpati për SHBA-të, madje shumë prej tyre kanë gjuhë të helmët, të
dënueshme sipas ligjeve të shteteve demokratike. Ata flasin kundër shtetit mik
si të ishin paguar nga
Zërat e
tillë mercenarë po bëhen gjithnjë e më agresiv. Gazetarët shpirt shitur e “kolumnistët
” e jashtëkohshëm ta kujtojnë vjershën “Përmbi vorr të Kajmekamit” të Filip
Shirokës. Janë kjo kategoria me shpirtin
e skllavit, apo më shpirtin e shitur të djalli, të cilët jo shumë kohë më parë
ish- Jugosllavinë e propagandonin si shtetin më të mirë në botë. Të njëjtit
çirreshin në kupë të qiellit për komunizmin si shpëtimtarë të shqiptarëve. Kur
u shpartallua Jugosllavia me të njëjtën aparaturë propaganduese e zëvendësuan
Jugosllavinë me Turqinë, ndërsa nga komunizmi më lehtësi të habitshme kaluan në
islamizëm militant, madje përpiqen të na bindin se islamizmi i shpëtoi
shqiptarët! Por as atëherë dhe as tash nuk e bënë këtë kot. Edhe tash e bëjnë
për para.
Është
vështirë të kuptohet struktura e cila s’ka asfare interesi material, pos
mungesës së identitetit kombëtar, ndërsa përpiqen të gjejnë strehë morale të
ish-pushtuesi. Dy qendrat shqiptare ( Tirana e Prishtina) fare s’kanë punuar në
ngritjen e vetëdijes kombëtare, që është temë në vete, prandaj edhe hoxhallarët
injorantë bëhen faktorë në rrëmujën e Kosovës së pasluftës. Nga periferia e
varfër përpiqen të diktojnë politikën dhe strategjinë kombëtare!
Modelet e kombit
Shqipëria
dhe Kosova duhet ta kenë model e fanar orientimi Bashkimin Evropian. Çdo
përpjekje tjetër është dështim më pasoja të paparashikueshme. Asnjë shtet dhe
asnjë asociacion i shteteve nuk mund ta zëvendësoj Bashkimin Evropian, ashtu
sikurse që është iluzion, donkishotizëm dhe kriminale t’i shkoj mendja dikujt
se miqësinë e përhershme më SHBA-të mund ta zëvendësojmë më Turqinë apo me
ndonjë shtet tjetër të lindjes. Lindja po ngulfatet në çrregullimet kaotike,
lindja s’mund të merret model për asgjë.
Në
kundërshtim më interesat tona kombëtare strategjike, ka zëra të mykur të cilët
thonë se nëse s’do të na pranojë BE-ja, do të futemi nën ombrellën e shteteve
islamike! Nuk e thonë këta çakej se Turqia bën përpjekje titanike të futet edhe
vet në BE, por BE-ja nuk e pranoi.
Evropa
Perëndimore është e gatshme ta pranoj Shqipërinë e Kosovën, (një shtet apo dy
shtete, të shohim) po patën mend e sinqeritet elitat shqiptare. Shqipëria është
afër, po të mos e pengonte opozita me kaprice! Kosova është ca më larg, sepse
ka një veprim kaotik e konfuzion, por po u këndellen pozita dhe opozita, po nuk
lakmuan ende bakllavatë e Bosforit, mund të jenë para Maqedonisë. Bëmë shumë
gabime në dhjetëvjetëshin e fundit, i toleruam në mënyrë të pafalshme grupimet
fundamentaliste islamike, por po u këndellem ende nuk është vonë.
Edhe në
planin e strategjisë kombëtare më e përshtatshme për bashkëpunim është Turqia
liberale, laike, jo islamike, ndërsa pos presionit të jashtëzakonshëm Turqia
islamike s’na e dha ndonjë ndihmë.
Edhe ne sikurse demonstruesit turq kemi arsye të shtrojmë me forcë kërkesën: “Nuk duam xhami, duam shkolla!”