Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Ta duash kombin nuk është nacionalizëm!
E merkure, 24.04.2013, 08:05 PM
Ta duash kombin nuk është nacionalizëm!
Goditjet kundër qenies kombëtare kanë filluar në Tiranë, janë dyfishuar me egërsinë e goditjes në Prishtinë, rrezikojnë seriozisht qenien kombëtare të shqiptarëve në Shkup, përkatësisht në tërë arealin shqiptar të asaj hapësire, që e kanë këtë kryeqytet dikur puro shqiptar...
Nga Gani MEHMETAJ
Asnjëherë
më shumë se sa tash nuk patëm nevojë për kultivimin e krenarisë kombëtare e
atdhedashurisë. Asnjëherë më shumë se sa tash nuk lipset ruajtja e kultivimi i
traditave pozitive me vlerat burimore që na mbajtën zgjuar, duke na mobilizuar
ta kultivojmë qenien kombëtare. Kurrë më parë nuk është kërkuar më shumë
vëmendje që t’u kundërvihemi sulmeve të furishme nga të gjitha anët ndaj
kulturës sonë, ndaj traditës, gjuhës, kujtesës historike, dhe gjithë asaj që na
bënë të veçantë në Gadishullin Ilirik e më gjerë. Disa ish pushtues e fqinj të
dhunshëm, në emër të ndihmave e marrëdhënieve korrekte, përpiqen të na
imponojnë vullnetin e tyre me agresivitet. Disa shoqata të dyshimta, pasluftën,
kur armiku na i dogji të gjitha e shfrytëzuan ta kthejnë një pjesë të varfërve tanë në mesjetë. Një lukuni
mercenarësh tonë thonë t’i pranojmë këshillat e ish- pushtuesve: ta harrojmë
traditën, t’i përbaltim heronjtë tanë dhe t’i quajmë çlirimtar ish okupuesit
mizor.
Fyerjet e
përpjekjet për denigrim të personaliteteve historike, janë intensifikuar si
kurrë më parë. Derisa ato sulme dikur vinin nga serbët, kur ishim nën okupimin
e tyre; nga turqit kur na mbanin me forca ushtarake; nga grekët që zhvatnin
territore tona, ndërsa tepër rrallë nga ndonjë renegat shqiptar, sot më shumë
se kurrë ato sulme vijnë nga shqipfolësit, të cilët në pjesën më të madhe nuk
janë shqiptar, por flasin shqip dhe jetojnë në mesin e shqiptarëve. Nuk është e
vështirë t’i identifikosh edhe nga pamja. Një pjesë e tyre mbase janë
shqiptarë, por me ndjenjën e zvetënuar kombëtare, janë kozmopolit të pa atdhe, me ndjenjën e qyqarisë para kombeve “të mëdha”.
Dikur të
tillët e ndjenin vetën të vegjël e të mjerë para serbit, sot e ndjejnë vetën të
vegjël e të mjerë para turkut e grekut. Kjo kategori mercenarësh na kritikojnë
kur i mburrim heronjtë tonë kombëtar, këmbëngulin të sajojnë kombin kosovar,
thua se jemi aq shumë sa duhet të ndahemi sipas feudeve, por më shumë e bëjnë për
t’ua bërë qejfin të tjerëve; ndjehen si në thera kur flasim a shkruajmë për të
kaluarën me të cilën mburremi; shikojnë me druajtje se si do të reagojnë
fqinjët tanë; ata kritikojnë ashpër kur burrështetasit tanë konstatojnë se
Preveza apo Janina ishin territore shqiptare. Si do të reagojnë në Athinë,
shkruajnë të skandalizuar këta kujdestar ndaj nacionalizmit shqiptar, e
tolerant ndaj shovinizmit grek, thua se fqinjët janë ata që e përcaktojnë
strategjinë tonë kombëtare.
Sa herë e
mburrë kombin apo vihet në mbrojtje të personaliteteve historike ndonjë
shkrimtar i madh, ata nxitojnë që ta vlerësojnë nacionalist. Është fatbardhësi
që cilësimi i tyre nuk ka pasoja, sikurse dikur në ish-Jugosllavi, kur për
cilësime të tilla të arrestonin. Është batbardhësi që shkrimet e tyre të
porositura nuk kanë ndikim, mirëpo sikur kanë filluara të na bëjnë imun më
kundër shqiptarizmin që e propagandojnë.
Nëse
intelektualët e figurat eminente të letrave shqipe bëjnë thirrje që të tillët
dhe, ata që po fundosen në baltën e të qenit i vogël, t’i vënë gishtin kokës,
të këndellen, mjeranët përpiqen të kundërvihen me sulmet agresive.
Shihi gazetat e do të mbetesh pa mend: perandorinë osmane, e cila ishte perandoria më mizore ndaj shqiptarëve, e quajnë “çlirimtare”, ndërsa fenë që na e ngulitën me gjak e më dhunë e quajnë “shpëtimtare” të kombit. Mercenarët e njëjtë shqipfolës, deri dje edhe serbët i quanin miq, më të cilët thoshin ata, e kemi fatin e pazgjidhshëm në shtetin e përbashkët. Kur vlerësimi i tyre profetik doli shterpe, iu ngjitën dikujt tjetër, sepse ata s’mund të jetojnë pa tutor.
Kur mohohet qenia kombëtare
Dikur
ishim nën okupimin e ish- Jugosllavisë, por e kultivonim atdhedashurinë sublime
e të zjarrtë. Me krijimin e rrethanave të reja, pra kur iku pushtuesi nga Kosova,
apo ra diktatura në Shqipëri, në vend të kultivohej edhe më shumë atdhedashuria
e krenaria kombëtare, në mënyrë që të kanalizoheshin energjitë pozitive për ta
ndërtuar vendin, sikur po na e zë frymën ndjenja e vetëmohimit: e përbuzim
qenien kombëtare duke i himnizuar të huajt, e përbaltim atdheun, duke paraqitur
jetën “parajsore” në shtetet tjera. Është e habitshme që edhe në planin
shpirtëror e kulturor bëjmë hapa prapa: enklava të tëra pranojmë vlera
shpirtërore e kulturore të cilat i kemi
flakur apo i kemi kundërshtuar e përbuzur para njëqind vjetësh, përkatësisht që
nuk i kemi pranuar kurrë. Depërtimi i
frymës orientale shkretinore është e frikshme në disa enklava shqiptare. Gjithë
bota e qytetëruar e ndjekin modën e Parisit, Londrës e të Nju-Jorkut, ndërsa
një pjesë e shqipfolësve kanë filluar të vishen e të kopjojnë modën e beduinëve
të shkretëtirave arabe, kinse në emër të fes. Gjithë bota e qytetëruar e
kultivojnë tolerancën, grupimet e tilla e propagandojnë dhunën kundër mendimeve
ndryshe dhe kundër feve të tjera, duke e mohuar madje edhe qenien e tyre
kombëtare. Gjithë bota flasin për barazinë e burrit e të gruas, ata flasin për
nënshtrimin e gruas ndaj burrit.
Dikur
ishim në gjendje të sikletshme, kishin mijëra arsye grupet dhe individët të
ishin të frustruar, t’ia bënin qefin okupatorit për të shpëtuar kokën e
familjen, por megjithatë, me
përjashtime, njerëzit qëndruan. Na patën rënë në qafë, por mbroheshim dhe dinim
të ruanim dinjitetin kombëtar, integritetin shpirtëror dhe krenarinë, na patën
rënë në qafë duke na akuzuar me izmat nga më të çoroditurat, (fundamentalistë,
islamistë, herë nacionalist e irredentist) por në frymonim shpirtërisht dhe
kulturalisht mendësi europerëndimore, na patën ngulfatur, por ne asnjëherë nuk
e kërkonin dhe as na duhej ndihma e beduinëve dhe e ish perandorisë osmane. Sot
kut nuk e kemi asnjë presion që na e rrezikon qenien kombëtare, se si u
nënshtrohemi presioneve të shoqatave të dyshimta, terrorit të hurmave, ndërsa
organet qeveritare nga presioni i lobeve të ndryshme i shohin nëpër gishtërinj
veprimet e paligjshme të shoqatave të tilla që propagandojnë mos durimin ndër
shqiptar, të cilave do t’ua shohim sherrin.
Të skandalizojnë një grusht kuazi intelektualësh të cilët dalin nëpër televizione, shkruajnë nëpër gazeta fetare, duke propaganduar në mënyrë të pacipë dukuri e fenomene të shëmtuara. Të duken sikur talibanë apo mulla të Homeinit. Shkallë-shkallë kësaj lukunie nga presioni i lobingjeve të caktuara iu dha legjitimiteti në medie për të sulmuar traditën tonë fetare, të kaluarën me të cilën mburremi, tolerancën dhe qenin kombëtare me mendësinë evropiane.
Shqiptari dhe peshku!
Goditjet
kundër qenies kombëtare kanë filluar në Tiranë, janë dyfishuar me egërsinë e
goditjes në Prishtinë, rrezikojnë seriozisht qenien kombëtare të shqiptarëve në
Shkup, përkatësisht në tërë arealin shqiptar të asaj hapësire, që e kanë këtë
kryeqytet dikur puro shqiptar.
Para
sulmeve të këtilla, sidomos në territoret shqiptare të sunduara nga sllavet,
pjesa e madhe e intelektualëve tanë, sillen më shpërfillje të pafalshme,
ndonjëri syresh mbron pikërisht këtë frymë talibanizmi kulturor e shpirtëror,
duke mburrur frymën antikombëtare, kinse si rojtare të kombit.
Të ne po
ndodhin disa fenomene të çuditshme, të cilat nuk ishin më parë. Shpërfaqet
diçka që s’ta kapte mendja. Mbase këtë ndryshim e shpjegon barsoleta e
japonezit, shqiptarit dhe peshkut.
Takohen shqiptari e japonezi. I tregon japonezi se si ia imponon vullnetin e
vet gjithë botës, pra edhe peshkut. Si e pyet shqiptari? “E shikoj në sy
peshkun”, ia demonstron japonezi, “kur unë e lëviz kokën në të djathtë, peshku
lëviz në të djathtë, kur unë kthehem në të majtë edhe ai e bënë të njëjtën
gjë”. Shqiptari mburret se edhe ai mund ta bëjë një gjë të këtillë. Pas gjysmë
orësh kur kthehet japonezi, pasi e ka lënë të provojë eksperimentin me peshkun,
e sheh shqiptarin se si përballë peshkut në akuarium, lëvizte buzët mu si
peshku.
Duket që një kategorie të bashkëkombësve tanë gjithkush po ua imponon vullnetin e tyre, madje edhe peshku i pa tru.