Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Një mal shpifjes e falsifikimesh
E premte, 22.03.2013, 09:12 PM
Raporti për auditimin, një mal shpifjes e falsifikimesh
Zyrtarët e MKRS-së manipulojnë dhe keqpërdorin postin për të lansuar shpifje e gënjeshtra në përpjekje për të shmangur ekzekutimin e vendimit dhe për të fshehur të pabërat e veta, por do të përballën personalisht me gjyqin për shkeljet e rënda të ligjit.
Nga Gani MEHEMTAJ
Gazetarët
nga mediet e shkruara e elektronike me informuan se Ministria e Kulturës, ka
shpërndarë një raport për kinse
auditimin e projektit “Kukumi” (2004)
dhe të veprimtarive të Kosovafilmit. Sipas asaj që me infornuan
Sekretari
Firzi me njerëzit e vet, është duke
keqpërdorë detyrën zyrtare në përpjekje për të denigruar personalitetin tim,
meqë kohë më parë bëri shkelje të rëndë të ligjit. Në vend të zbatoj vendimin e Këshillit të Pavarur
Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të
Kosovës, i cili e ka obliguar që brenda 15 ditësh të më ktheje në punë, ai me
pengoi me forcë dhe më kërcënoi me policinë e partisë së tij.
Projektit
Kukumi ia ka bërë auditimin para shtatë vjetësh auditori i brendshëm dhe
auditori i përgjithshëm. Asnjëri nuk gjetën parregullsi. Ku i gjeten
parregullsitë tash?
Sekretari
Firzi e auditori Gashi në raportin e tyre e mashtrojnë opinionin për kinse
mungesën e dokumentacionit . T’i arsyetosh 300.000 euro lipsen një mal
dokumentesh, ndërkaq këto fatura, kontrata e dëshmi janë në tri vende: në
Kosovafilm, në Shërbimin Financiar të MKRS-së dhe në Ministrinë e Financave,
sepse thesari nuk te jep para, nëse nuk i ke arsyetimet. Të gjitha këto fakte i
dinë ata që e shpërndanë raportin më shpifje e falsifikime.
Ditën që
e kam lëshuar zyrën e drejtorit të Kosovafilmit, i kam lënë pesë dosje për
projektin Kukimi dhe projeketet e tjera, të cilat duket se janë fshehur ose
zhdukur, sepse ushtruesja e dëtyrës ka hyrë më dhunë në zyre, pa pranim-
dorëzim të dëtyres, duke e thyer derën si në kohën e Milosheviqit.
Gati dy
vjet isha në Kosovafilm edhe pas ardhjes së administratës së tashme. Pse nuk
kërkuan asnjëherë auditim derisa isha aty? Sepse e dinin se do t’ua përplasja
para hundeve dokumentacionin, me dokumente e dëshmi.
Sipas
praktikës në ministri, asnjë projekt nuk finansohet në vitin vijues, nëse nuk janë arsyetuar të
gjitha projektet e kaluara me fatura e kontrata. Këtë e di edhe auditori, B.
Gashi, i cili në bazë të këtij dokumentacioni shtatë vjet rresht e ka bërë
auditimin e Kosovafilmit dhe nuk gjeti asnjë parregullsi. Duket sekretari Firzi
e ka detyruar të shpif e të falsifikoj, por për këtë do të përgjigjet para
gjyqit.
Projekti
“Kukumi” (2004) është vjetrua sipas ligjit, sepse pas pesë vjetës nuk mund ta
kontrolloj as prokurori e lere me auditori i brendshëm. Këtë fakt e di auditori
i teledirigjuar Gashi dhe sekretari Firzi, por manipulojnë me letra.
Auditori
i brendshëm i MKRS-së, B. Gashi, do të përballet me padi në gjyq për shpifje
dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare, nëse nuk e demanton raportin e publikuar
në medie. Ndaj zyrtarit që me pengoi të ushtroj detyrën me datën 5 e 6 shkurt
2013 e në vazhdim (Firzi ) do të ngre kallëzim penal, meqë pengimi në punë është shkelje e rëndë e
ligjit, ndërsa mund të dënohet deri në tre vjet burg. Pres vetëm prononcimin e
kryeministrit Thaçi e të kryeparlamentarit Krasniqi, të cilët para një muaji
morën letër nga kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil
të Kosovës për shkeljen e rëndë që kanë bërë dy zyrtarët e MKRS-së. A do të
ndëshkohen, apo do të shpërblehen nga shefi i tyre, duhet të presim edhe ndonjë
ditë. Mbase dy zyrtarët shkelës të ligjit, shpresojnë se do t’i ikin burgut,
meqë presin mbështetjen e dikujt nga qarqet e larta qeveritare, por unë do t’i
ndjek penalisht deri në fund.
Por
shpifja e ulët e auditorit Gashi, për kinse mungesën e 300 mijë eurove dhe për
kinse mungesat e tjera, pasi këtë projekt e ka kontrolluar auditori i
përgjithshëm pa asnjë vërejtje, i kalon të gjithë kufijtë.
Çka
shpreson auditori, i cili renditë një mal shpifjesh kundër zyrtarëve e
krijuesve të Kosovafilmit? Përkrahje nga shefat e vet? Shpërblim, apo gradim?
E ndjej
vetën shumë më mirë si i akuzuar nga shpifësit e MKRS-së, se sa që e ndjenë
veten ai si akuzues, i cytur nga të tjerët. Nuk e arsyetoj edhe pse ia
përmendin si hendikep të qenit anëtar i LDK-së (ndërsa profesionistët e LDK-së
i pushuan gati të gjithë nga puna), apo meqë e bëri gjashtë herë auditimin
e të njëjtit projekt, e detyruan të
nënshkruaj gjëra që janë turp për një profesionist. Prandaj, do të përballet me
gjyqin. Do të kërkoj t’i hiqet e drejta e auditimit, meqë e keqpërdori detyrën
zyrtare për shpifje e falsifikim, sepse gjashtë herë ka deklaruar që s’ka asnjë
vërejtje financiare, ndërsa për herën e shtatë, renditë një mal shpifjesh. Kur
e tha të vërtetën dhe, kur gënjeu auditori i MKRS-së, B. Gashi?
U
përqendrova në këtë auditor, sepse është ai i cili nën kërcënimin e
përjashtimit nga puna i ka bërë gjashtë auditime në vitin 2006-2007 për
projektin Kukumi. Ma ka thënë se pati presione të tmerrshme nga kabineti i
ish-ministrit për të gjetur ndonjë parregullsi. E takova javën e kaluar në
rrugë afër kino ABC-së. Nga përshëndetja
prej fajtori që ma bëri dhe nga rrudhja më supe e kuptova se donte të thoshte
se s’ka ç’bënë. U përpoqa ta arsyetoj
disi qëndrimin e tij që dëshmon shumë për mungesat në karakter, por, kur i
lexova gjithë ato shpifje në gazetë, me kapi tmerri se si mund të bëhet dikush
aq i paskrupullt, pavarësisht presioneve.
Nuk po u
hy me radhë akuzave të auditorit një nga një, sepse ka absurde që s’t’i kap
mendja., por dua ta pyes auditorin e jo urdhërdhënësit e tij: ku e ka
dokumentin që unë tërhoqa 10.000 euro nga xhirollogaria? Pse gënjen kur e
përmend shifrën prej 300.000 euro, kinse nuk janë dëshmitë për to. Faturat i ka
paguar shërbimi i financave të MKRS-së e jo unë. Për fshehje të dokumenteve ai
apo shefi i tij mund të ndëshkohen. Pse shpif gjëra që u
Pse
gënjen për shumën 112 mijë euro, duke e fshehur dokumentacionin (faturat,
kontratat, dëshmitë). Mediat mbase nuk ia kërkuan dëshmitë, por gjyqi do t’ia
kërkojë një për një. Do ta ndihmojnë në gjyq ata që e futën në këtë lojë? Nuk
ma merr menja. Do ta lënë në baltë.
Të
shpifesh në medie me raport përplot
falsifikime dhe pa asnjë dëshmi nuk është e vështirë, por të përballësh
me ligjin, do ta kesh shumë më vështirë, z. Auditor që i ndryshon ngjyrat e
partive politike dhe paragrafët e raporteve, varësisht cili ministër është në
krye.
Projektin
Kukumi dhe projektete e tjera deri me 2010 nuk i udhëhoqa unë, çështjet
financiare i kishte përsipër shefi i financave të Kosovafilmit, Adil Begolli.
Ai ishte njëri ndër producentët më të mirë jo vetëm në Kosovë, por në
ish-Jugosllavi. Kurrë s’pati vërejtje
ndaj punës së tij. Asnjëherë nuk kam dyshuar as unë në te, nuk dyshoj as tash,
e di se të gjitha ato që thuhen në raport për shefin e financave janë shpifje
të auditorit. Ndërkaq, duan ta baltosin edhe filmin “Kukumi”, filmin që mori
çmime ndërkombëtare më shumë se të gjithë filmat ndër ne.
Akuzat denigrues
në stilin e shpifjeve të UDB-së, përmendin vjedhjen e kamerës, prapë si akuzë
ndaj meje! Mënyra se si është intonuar thyerja e zyrës sime, sa s’thuhet,
drejtori është i dyshimtë! Kanë kufij pisllëqet e zyrtarëve të MKRS-së? Mendja
e sëmurë e burokratëve dhe urrejtja patologjike kundër meje arrijnë deri në atë
shkallë?
Dhe krejt në fund.